• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Prishja e monumenteve të kulturës është bërë natën dhe me qëllim…’, Prokuroria: drejtori i kantierit s’e dinte se ajo mbrohej nga shteti…”/Denoncimi për kishën e Vaut të Dejës

Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…

52
Shares
1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi     

Memorie.al publikon historinë e panjohur të prishjes dhe shkatërrimin e Kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës në fillimin e qershorit të vitit 1969, i cili ishte një objekt kulti me vlera të rralla për trashëgiminë kulturore shqiptare, pasi ishte ndërtuar në shekullin e XIII-të dhe konsiderohej si një nga të vetmet ndërtime të stilit romak, mbetur ende në këmbë që nga periudha e para pushtimit turk, çka e bënte atë unik, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan si i tillë, ishte futur e përfshirë edhe në katalogët e revistat europiane të trashëgimisë kulturore.  Si reagoi drejtori dhe njëkohësisht themeluesi e legjenda e Institutit të Monumenteve të Kulturës, arkitekti i njohur Gani Strazimiri, (i diplomuar në Itali dhe Bashkimin Sovjetik), duke denoncuar në Prokurorinë e Shkodrës dhe Prokurorinë e Përgjithshme, të gjithë autorët e atij akti vandal, si drejtorin e kantierit të ndërtimit, Muhedin Muço, brigadierin, Hashim Zyberi (“Hero i Punës Socialiste”), drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit të Hidrocentralit, Emin Musliu, etj., duke i konsideruar ata si fajtorët kryesorë dhe duke kërkuar nxjerrjen e tyre para gjyqit për krimin që kishin bërë, si dhe pushimin e çështjes penale disa muaj më vonë nga Prokuroria e cila doli në konkluzionin se: “drejtori i kantierit të ndërtimit, nuk e dinte se ajo kishë ishte monument kulture, pasi nuk e kishte parë tabelën në derën e saj, ku thuhej se ajo mbrohej nga shteti”?!

                                                               Vijon nga numri i kaluar

Ankesa e Gani Strazimirit në Prokurorinë e Përgjithshme, për pushimin e çështjes penale nga Prokuroria e Shkodrës

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

INSTITUTI I MONUMENTEVE TË KULTURËS

Nr. 5/25 Prot.                                                                   Tiranë më 30/8/1969

                                  PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

 T I R A N Ë

 …drejtuesit e punimeve të ndërtimit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës. Shtojmë se ajo kishë prej dhjetra vjetësh nuk përdorej për rite fetare dhe në të ishin kryer punime restaurimi nga ne, prandaj mesa duket, po të jetë e vërtetë se fshatarët faleshin dhe ndiznin qirinj në kishën e madhe, sepse e vogla gjithmonë qëndronte mbyllur, fakt të cilin e konstatuam vetë në kontrollin që bëmë disa muaj para shkatërrimit të saj.

Siç i kemi theksuar edhe Prokurorisë së rrethit të Shkodrës, shkatërrimi i kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës, është një humbje e madhe për trashëgiminë tonë të së kaluarës në fushën e kulturës materiale. Ajo ishte një monument me rëndësi të madhe historike, arkitekturore dhe artistike, ndërtuar në shekullin e XIII-të: i vetmi i stilit romak në vendin tonë (dhe ndër të rrallët në Ballkan), dhe i vetmi ndërtim që qëndronte në këmbë nga periudha e para pushtimit turk të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Përveç kësaj, në të ruheshin vlera të mëdha artistike në pikturat murale të ekzekutuara në periudha të ndryshme, duke filluar nga shekulli i XIV. Ky monument është bërë i njohur edhe jashtë vendit tonë në botimet e Degrandit, Ipenit, Betinit, etj., nga ana tjetër duke pasur parasysh vlerën e veçantë të tij, është bërë objekt i një monografie të një punonjësi shkencor të të Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, monografi e cila është botuar në buletinin e shkencave historike Nr.3 të vitit 1964, së bashku me përmbledhjen në gjuhë të huaj, si dhe në Studica Albanica Nr.2, viti 1964. Për këto arsye, shkatërrimi i këtij monumenti të rëndësishëm nuk është vetëm një humbje e madhe për trashëgiminë e së kaluarës në fushën e kulturës materiale, por i ka sjellë dëm edhe nga pikëpamja politike.

Shkatërrimi i kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës është rasti i gjashtë i shkatërrimit të monumenteve në rrethin e Shkodrës. Para disa vjetëve janë hedhur në erë dy monumente të rëndësishme, bezisteni dhe hamami në breg të Bunës, dëmtohet monumenti i kulturës pronë e Musa Dulit etj. Shkatërrimi i bezistenit dhe hamamit u bënë me paramendim natën me qëllim që të viheshin para faktit të kryer. Edhe këto raste i kemi denoncuar në Prokurorinë e rrethit të Shkodrës, por çështjet u pushuan kështu që indirekt të lejohet shkatërrimi i monumenteve të kulturës në këtë rreth.

Me këtë rast, e shohim të nevojshme t’ju vëmë në dijeni edhe Prokuroritë e disa rretheve të tjera, si të Beratit, Lezhës, etj. Nuk përballen denoncimet tona lidhur me shkatërrimin e monumenteve të kulturës, ka patur ngurrime për zbatimin e ligjeve në këtë drejtim dhe vërehet një farë pajtimi me veprimet e kundra ligjshme, qoftë edhe të organeve shtetërore apo të pushtetit, kur është rasti për shkeljet ligjore në këtë fushë.

Duke vepruar në këtë mënyrë nuk garantohet mbrojtja e monumenteve të kulturës në vendin tonë dhe u lihet dorë të lirë personave të ndryshëm për t’i shkatërruara apo dëmtuar ato, duke përdorur kurdoherë arsyet e mos pasjes dijeni se janë monumente kulture.

Për këto arsye kërkojmë që të prishet vendimi i Prokurorisë së rrethit të Shkodrës për pushimin e çështjes penale si i pabazuar, si i paplotë dhe i njëanshëm, të bëhen hetime të plota dhe objektive dhe të nxirren përpara përgjegjësisë fajtorët. Dhënia e dënimit të merituar në këtë rast flagrant do të kishte efekt pozitiv për parandalimin në të ardhmen të veprimeve të kundra ligjshme ndaj monumenteve të kulturës.

                         D R E J T O R I

                        Gani Strazimiri

Letra e Prokurorisë së Përgjithshme për Prokurorinë e Shkodrës, ku i tërheq vërejtjen për mos hetimin e plotë të ngjarjes

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

 Drejtoria e Hetuesisë                                                                          Tiranë, më 30/X/1969

 Nr. 626/III

                                               PROKURORISË SË RRETHIT

                                                   (Sektori i Hetuesisë)

 SH K O D Ë R

Dosja penale me të pandehur Muhedin Muço, i akuzuar për shkatërrim me dashje të monumenteve të kulturës nuk është hetuar plotësisht. Në to duhej të kryheshin edhe një seri veprimesh të tjera hetimore, që më kryesoret janë:

  1. Materialit denoncues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, i është bashkangjitur edhe proces-verbali datë 12/6/1969, i cili nuk është patur parasysh në veprimet hetimore që duhej të kryheshin. Nga përmbajtja e këtij proces-verbali vërtetohet se Miltiadh Papai, përfaqësues i Monumenteve të Kulturës dhe Agim Kodraliu, inspektor në seksionin e Arsimit e Kulturës pranë Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit Shkodër, janë takuar me drejtorin e Ndërmarrjes, Emin Musliun, i cili ju kishte thënë se për shkatërrimin e kishës së Vaut të Dejës kishte dijeni dhe se këtë veprim e konsideronte krejt normal. Pyetja me cilësinë e dëshmitarit e Miltiadh Papait dhe Agim Kodraliut ishte më se e nevojshme sepse këta mund t’i hapin rrugë hetimit në drejtim të zhvillimit të subjektit.
  2. Po kështu duhej të ishin pyetur sekretari i Komitetit të Partisë për Vaun e Dejës si dhe drejtori i Ndërmarrjes rreth faktit se kishin shqyrtuar fletë-rrufenë e punëtorëve, ç’kishin vendosur dhe a ju kishin dhënë përgjigje me shkrim, në rast se fletë-rrufesë i kishin dhënë përgjigje, duhej të ishte kërkuar kjo.
  3. Dëshmitari Xhemal Borova, anëtar i Komitetit Profesional të Ndërmarrjes, tregon se kur u takua me Kasem Koçiun, i kishte thënë se Komiteti i Partisë i dha përgjigje fletë-rrufesë, që kisha të shembet. Kasem Koçiu duhej të ishte pyetur për të dhënë shpjegime rreth këtij fakti, në se e kishte parë vetë përgjigjen, apo e kishte dëgjuar nga të tjerët. Po kështu edhe Hashim Zyberit, duhej t’i ishte kërkuar për ta sqaruar se kush e kishte dëgjuar që kishte dalë përgjigja e fletë-rrufesë.
  4. Dëshmitari Vangjo Pasho, inxhinier ndërtimi, i cili ka marrë pjesë në minimin e kishës ka thënë: “….për këtë shembje besoj se ka dhënë aprovimin drejtoria, për deri sa atje ka shkuar kompresori i ajrit, eksplozivi, etj”. Këtij dëshmitari duhej t’i ishin kërkuar të dhëna për të shpjeguar mënyrën e lëvizjes të kompresorit të ajrit dhe të materialeve të tjera, me qëllim që nëpërmjet tyre të administroheshin prova për të zbuluar subjektin e krimit.
  5. Duhej të ishte bërë ballafaqimi midis të pandehurit Muhedin Muço dhe dëshmitarit Hashim Zyberit, se a ishte e vërtetë që i pandehuri e kishte urdhëruar këtë të shkatërronte kishën, apo dëshmitari i’a kërkoi ndihmën këtij.
  6. Disa nga dëshmitarët e pyetur tregojnë se nuk dinin që kisha ishte monument kulture, por pranojnë se tek dera e saj ishte shkruar diçka në italisht. Ripyetja e dëshmitarëve Matish Paloka dhe Pjetër Zefnikaj ose dhe dëshmitarët e tjerë që e kanë banesën në afërsi të kishës, nëse ka patur ndonjë mbishkrim tek dera e kishës në gjuhën italisht ose ndonjë gjuhë tjetër, ishte mëse e nevojshme.

Pra, të metat e mësipërme tregojnë se hetimi nuk ka qenë i plotë dhe i kujdesshëm. Vendimin e pushimit nuk e anuluam për shkak se çështjes i ka kaluar aktualiteti, por me gjithë ato të meta t’i bëhen të njohura hetuesit për t’i patur parasysh në punën e tij.

Bashkangjitur ju kthejmë dosjen.

PROKURORI PËRGJITHSHËM

          (Lefter Goga)

 30-X- 1969

Përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme për Institutin e Monumenteve, ku njofton pushimin e çështjes penale

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

 Drejtoria e Hetuesisë                                                                   Tiranë, më 5/XI/1969

 Nr. 626/III

                               INSTITUTIT TË MONUMENTEVE TË KULTURËS

T I R A N Ë

Shqyrtuam ankesën t’uaj me Nr. 5/25 datë 30/8/1969, me të cilën kërkoni t’anullohet vendimi i pushimit të çështjes penale në ngarkim të pandehurit Muhedin Muços, i akuzuar për shkatërrimin me dashje të kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës dhe nuk e gjejmë të drejtë. Nga hetimet e zhvilluara është vërtetuar në mënyrë të plotë se kisha është shkatërruar me lëndë eksplozive nga punëtorët e sektorit të Qyrsaqit, me urdhrin e të pandehurit. Por, për të patur ky përgjegjësi penale në bazë të nenit 295/2 K.P. duhej që të kishte dijeni se ajo ishte monument kulture, gjë që na provat e administruara kjo nuk vërtetohet.

Prokuroria e Rrethit të Shkodrës e bisedoj çështjen edhe në Komitetin e Partisë për të marrë të gjitha masat që veprimet e kësaj natyre të mos përsëriten më në t’arthmen./ Memorie.al

       PROKURORI I PËRGJITHSHËM

                   (Lefter Goga)

                     5/11/1969

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share52TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 24 Maj

Next Post

Arbana, Ndrenika, Qirjaqi, Haxhiraj, Pasha dhe Shkjezi/ Nga biografitë familjare, shkollimi, rolet dhe cilësia e tyre, te divorcet, etj./ Zbulohen dosjet e kuadrit të aktorëve:

Artikuj të ngjashëm

“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
Next Post
Arbana, Ndrenika, Qirjaqi, Haxhiraj, Pasha dhe Shkjezi/ Nga biografitë familjare, shkollimi, rolet dhe cilësia e tyre, te divorcet, etj./ Zbulohen dosjet e kuadrit të aktorëve:

Arbana, Ndrenika, Qirjaqi, Haxhiraj, Pasha dhe Shkjezi/ Nga biografitë familjare, shkollimi, rolet dhe cilësia e tyre, te divorcet, etj./ Zbulohen dosjet e kuadrit të aktorëve:

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!