• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?

“Në infermieri, më futën dëshmitarin profesionist, M.K., kurse plakut të gjorë, Hilmi G., që kishte bërë 19 vjet burg e do lirohej, ‘doktor’ Kamber B., e la të…”/ Letra e Pjetër Arbnorit, për Ramiz Alinë
“Më çuan tek një personazh i kobshëm, Skënder Kosova, anëtar i një tresheje vrasësh djallëzorë, djajve të vdekjes, që mbillte terror në Tiranë, pasi me ‘Xhip’-in e tyre…”/ Kujtimet e përkthyesit të famshëm
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?

Nga Albert Vataj

Memorie.al / Një burrë shtatshkurtër, me kokën që e mban ulur, sikur numëronte hapat që hidhte, kalonte hyrjen kryesore të godinës trekatëshe; sendërgjonte një përshëndetje që merrte formë përmes zërit që i kumbonte prej zhguallit të një timbri paqtues, teatralitetit të dorës dhe buzëqeshjes që shkruhej me shumë dëlirësi, në portretin e tij. Pëshpëritste ata hapa të lehtë në korridoret e selisë së Partisë Demokratike, për t’u shterur nga shikimi në kthinat ku e shtegtonte për në zyrën e tij, gjysmëdrita e zvargët. Ky ishte rituali i përditësuar i politikanit, demokratit, themeltarit dhe drejtuesit të PD-së, Pjetër Arbnori.

E ndërsa rrekemi të ravijëzojmë nëpërmjet një ndër-mendje të vagullt portretin e këtij burri të pashoq, këtij fisniku që erdhi dhe u fik ndër ne si një pishtar, këtij intelektuali qendrestar, kësaj pene të mendimit disident, këtij shpirti të kurajshëm e zemre delikate, veçse një mirënjohje e përunjur, kurrçka tjetër nuk bën fajde. Ai si erdhi iku, për të mbetur, jo një Shën Pjetër, por një dishepull i tij.

Ai është ndoshta nga të vetmit politikan që erdhi dhe iku pa marrë asnjë privilegj apo favor, pa kërkuar dhe pa u ankuar. E donin dhe e respektonin të gjithë, dhe kjo nuk ju ofrua si një privilegj, por si një meritë, sepse diti të ishte i ndershëm dhe i paanshëm dhe kaq i mjaftoi të ishte i mirë deri në fund, sepse nuk u përlye dhe nuk bëri pakte me djajt.

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

Më 18 janar të vitit 1935, u lind në Durrës, Pjetër Arbnori, për t’u shuar në moshën 71-vjeçare më 8 korrik 2006, në një klinikë në Napoli, pas një sfide të pamundur me zemrën, e cila pushoi për t’ia ndalur rrugën për më tej, pas një hemorragjie cerebrale.

Tek Pjetër Arbnori, Partia Demokratike kishte të mishëruar udhëheqësin dhe themeluesin e saj të mençur, të vendosur, të shquar; letrat shqipe tek ai ngulmonin njërin prej kalorësve më të zëshëm të disidencës; shoqëria shqiptare, humanistin e madh, bashkëvuajtësin, simbolin e qëndresës dhe sakrificës së mbinjerëzores, “Mandelën” e Ballkanit.

Pjetër Arbnori, përkarshi krejt kësaj shpërfaqje mbetet i ngulmët si përfaqësuesi i denjë i letërsisë shqipe, asaj letërsie të shkruar në kushtet e terrorit. Ai do të mbetet një ikonë e historisë së re të pluralizmit shqiptar, përfaqësues dhe zëdhënës i shtresës më të nëpërkëmbur të shqiptarëve gjatë 50 viteve të diktaturës.

Si politikan, ai formësoi një figurë dinjitoze në politikën e zallamahishme shqiptare, e vlefshme për t’u respektuar për ekuilibrin, tolerancën dhe vetëpërmbajtjen, deri më sot e mbetur vetanake në mbamendjen e gjeneratës. Si deputet i plejadës së parë politike të viteve ’90-të, ai ishte dhe mbeti deri në fund pjesë e filozofisë liberal-demokrate, me frymë të theksuar sociale.

Ndërsa, si kryetar i Parlamentit, ligjvënës, ai do të mbetet në kujtesën e të gjithëve, si një personalitet që të kujton figurat më të ndritura shtet-formuese shqiptare.

Sa jetoi, ia doli të mbushte me një densitet të lartë kumtues, golgotën e tij të mundimshme, me shëmbëllimit më të përkorë të një vullneti lirie. Në këtë kalvar të stërgjatë që gjarpëronte nëpër skutat më të errëta të ferrit komunist dhe vërshimet e përbindshme të llavës së ngadhënjimit, ai mbeti shpirtshëlbyer.

Prej nistores deri në të mbramë, Pjetër Arbnori mundi të sillte në jetë veprimtarin politik të zellshëm dhe të pasionuar, një krijues plot sqimë dhe dritëkungues, një njeri të ndershëm dhe të urtë. Jetoi fatin e tij tragjik pa u ankuar asnjëherë dhe pa lypur ndere dhe favore.

Rrugëtimi i korifeut

Rrugëtimi i Pjetër Arbnorit si korife i veprimit dhe mendimit, i zërit dhe kushtrimit nisi që kur ishte 14 vjeç, moshë që ndërmendet të jetë angazhuar në grupet ilegale të asokohëshme. Dy vjet e gjysmë studime në Fakultetin e Filologjisë dhe rezultatet e shkëlqyera, e përcaktojnë qartë pritshmërinë e tij dijetuese. Më tej, ai u hedh supeve të njoma, barrën e rëndë të krijimit të një organizate social-demokrate, programin e së cilës e hartoi vetë.

Prej këndej, i shkruhet me thëngjill të kuq fati i tij tragjik. Më 1961, arrestohet dhe dënohet me vdekje për agjitacion e propagandë. Pas njëfarë kohe, dënimi i zbret në 25 vjet burg. Si pasojë e aktivitetit të pas hekurave e nën zgjedhë, i shtohet dënimi edhe me dhjetë vjet, për agjitacion e propagandë. Në gusht të vitit 1989, lirohet, duke mbajtur mbi vete 28 vite e gjysëm heqje lirie, në burgjet famëkeqe të diktaturës komuniste.

Merr pjesë që në fillimet e para të lëvizjes antikomuniste në Shkodër, e cila daton 35 vite të shkuara, më 14 janar 1990, kohë kur u shtri përdhe torsi prej betoni i diktatorit. Ajo kacafytje me komunizmin që përpëlitej në agoni, shënon shkënditë e para të flakadanit të lirisë në qytetin verior. Ishte në grupin themelues dhe zgjidhet kryetar i degës së PD-së për Shkodrën gjatë periudhës 1991-1992.

Veprimtarinë e tij politike e pasuron besimi i vullnetit të sovranit, zgjedhja deputet në kohështrirjen 1991- 2001, kulmim i së cilës është detyra e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, 6 prill 1992- 24 korrik 1997. Përgjatë gjithë kësaj periudhe, Pjetër Arbnori dëshmoi vlerat më të epërme të një politikani bashkëkohor. Ai shquhej si rrallëkush për sensin e humorit dhe maturinë, tolerancën dhe urtësinë.

Nderet dhe vlerësimet

Përgjatë 71 viteve të jetës, Pjetër Arbnori është nderuar me titujt; “Mësues i Popullit”, “Pishtar i Demokracisë”, “Qytetar Nderi” i qytetit të Vaut të Dejës. Gjithashtu, Asambleja parlamentare e vendeve frëngjishtfolëse, i ka akorduar titullin “Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës”.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka dhënë medaljonin e argjendtë, “Nënë Tereza” dhe prerjen e artë “Georgus Castriotus-Scanderbeg” 27.11.1996. Instituti Biografik i Kembrixhit dhe Instituti Biografik Amerikan kanë futur biografinë e Pjetër Arbnorit, në “Who is Who” të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar, botimi 26-27.

Ka marrë medaljen e shekullit XX-të për merita. Akademia Kulturore, Romë i ka dhënë medaljen “Scodrinon” dhe diplomën 2001. Me Urdhrin “Nderi i Kombit”, dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.

Galeria krijuese e Arbnorit shkrimtar

Profili i këtij personaliteti do të ishte i paplotë, nëse nuk do të kumtohej krejt çfarë përbën galerinë e kreativitetit letrar të Pjetër Arbnorit, të cilën megjithëse ai do ta rendiste si sekondare, pas politikës, mbetet më e qenësishmja veprimtari. Tharmi i atij shpirti krijues mëtohet për veçantinë e vet, te ditari sekret: “Lufta për të mbetur njeri”, të cilin ka mundur ta mbajë larg flakëve të ferrit dhe makthit të qelive për 28 vite.

Veprimtaria e botimeve e zgjatur në kohë-rendjen 1992-2000, nis me; “Kur dynden vikingët”, novelë, 1992, për të vazhduar me romanin “Mugujt e mesjetës”, 1993; novelën “Bukuroshja me hijen”, 1994; “E bardha dhe e zeza” roman, 1995; “E panjohura” – Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996; “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman 1997; për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg. Kolanën e tij krijuese e pasurojnë: Romani “Vorbulla”, 1997; “Letër nga burgu”, “Nga jeta në burgjet komuniste”, studime historike 1992; “Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman 2000; “Lufta për të mbetur njeri” – intervista 1990-2000 dhe “Andre Morua, Historia e Anglisë”, përkthim 1996.

Shtresohet më tej ky humus i përtëritjes së vlerave të letërsisë dhe kumtimit me; “10300 ditë e netë në burgjet komuniste”, 2003, (botuar në shqip dhe në anglisht); “Martirët e rinj në Shqipëri – i nuovi Martiri in Albania”, 2004, (botuar në shqip dhe në italisht); “Martirët në Shqipëri – The Neë Martyrs in Albania”, 2004, botuar në shqip dhe në anglisht). Për ta përmbyllur këtë punë vetëmohuese me përkthimet; Andrea Morua “Historia e Anglisë”, 1998; William Shirer “Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë” në dy vëllime, përkthyer në burg, në vitin 1988.

Në ditën e lamtumirës, Dritëro Agolli shprehet se vlera e Pjetër Arbnorit, i cili vuajti 28 vjet burg në kohën e diktaturës, qëndron në radhë të parë tek vlerat e tij njerëzore. Ndonëse me një jetë tejet të vështirë, ai nuk i maste kurrë njerëzit me metrin e përkatësisë partiake, por me vlerat e tyre njerëzore dhe morale. Pjetër Arbnori është shkrimtari dhe figura e mbijetesës së intelektualit, në kohëra të vështira. Është vërtet e pamundur të ndash figurën e tij si shkrimtar, me atë të njeriut human dhe të butë. I tillë ishte dhe mbeti, atë ditë e sot. Ne e kujtojmë dhe i shprehim mirënjohjen më të thellë për krejt-çfarë ai bëri.

Epilog

Sot e përkujtojnë të gjithë ata, tek të cilët mungesa e tashsavitshme e këtij personaliteti ka lënë një bosh të thellë, por në veçanti, bashkëshortja dhe dy fëmijët. Arbnori duke u rikthyer nëpërmjet kësaj “In memoriam”, ysht në vetëdijen e politikës pendimin për harresën, me të cilën ata e ndëshkuan. Por emri dhe vepra e Pjetër Arbnorit, do të mbetet e gjithmonshme në kujtesën e atyre që guxojnë edhe sot të besojnë në idealet, të cilave ai iu dha me mish e me shpirt. Sepse ai besoi te vlerat si në të veçmet cilësi, që e përkatësojnë dinjitetshëm vendin në përfaqësim dhe kujtesë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas marrëveshjes së Enver Hoxhës me Partinë Komuniste Greke, shteti shqiptar, duhej të mobilizonte 3000-4000 refugjatë çamë, për t’i dërguar në luftën civile, por...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Next Post

“Në janar 1920, organizoi qëndresën ndaj dyndjeve jugosllave, mposhti kryengritjen në mars 1922, çarmatosi fusharakët dhe...”/ Si e përshkruan Mbretin Zog, “Encyclopedia Britannica”, (volumi 23) e vitit 1969?

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
“Zoti ju ndihmoftë dhe kam besim se miqtë, s’kan me ju leshue doret. Dëshiroj që vorri të mos hupi. Teshat që kisha me vedi në burg, i keni…”/ Letra para pushkatimit, e besnikut të Mbretit Zog, major Murat Basha

“Në janar 1920, organizoi qëndresën ndaj dyndjeve jugosllave, mposhti kryengritjen në mars 1922, çarmatosi fusharakët dhe...”/ Si e përshkruan Mbretin Zog, “Encyclopedia Britannica”, (volumi 23) e vitit 1969?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!