• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Përpara hetuesis, ka mbajtë nji qëndrim nga më armiqësorët, duke qëndruar shumë i vendosur në rrugën e tradhtisë dhe…”/ Zbulohet letra e Mehmet Shehut, për Jusuf Vrionin, në vitin 1947

“Më çuan tek një personazh i kobshëm, Skënder Kosova, anëtar i një tresheje vrasësh djallëzorë, djajve të vdekjes, që mbillte terror në Tiranë, pasi me ‘Xhip’-in e tyre…”/ Kujtimet e përkthyesit të famshëm
Kalendari Historik 16 Mars 2022

Nga Fatmira Nikolli  

Memorie.al / Një djalë i ri, tërheqës, me flokë të kërleshur, qëndron i ftohtë dhe me sytë plotë dritë, para aparatit. Kur është shkrepur kjo foto, biri i një ish-kryeministri, ishte kthyer nga Franca, ku kishte studiuar dhe qe vendosur në Tiranë. Prej Parisit, ku i ati kishte qenë konsull, kishte sjellë edhe frymën e lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Asokohe në të 30-at e hershme, është me pranga në duar: ka kundërshtuar regjimin e sapo vendosur në Shqipëri dhe aparati që ka përballë, do të fiksojë imazhin e tij rinor, për një dosje që do të mbyllej vetëm në vitet 1990-të. Me një vëlla e një motër, që banonin mes Italisë e Francës, ai është i vetëm në Shqipëri dhe i ‘vetëm’ në qelinë ku priste akt-akuzat, si; “agjent i Francës” e, “mik i të huajve”, që ende nuk kishin ikur nga Tirana e “çliruar”! Refuzon t’u përgjigjet pyetjeve sipas andjes së hetuesve dhe fyen rëndë atë, që i del dëshmitar. Akuzohet se kur luan tenis, gjatë pushimeve, bën biseda, ku jep informata. Ai nuk i pranon akuzat, madje “mban qëndrim armiqësor”, me hetuesit.

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka publikuar pjesë nga dosja për Jusuf Vrionin. I lindur më 16 mars 1916, në familjen e mirënjohur beratase të Vrionëve, Jusufi u arsimua në Paris, pas emërimit të të atit diplomat. Në vitet 1920, Iliaz bej Vrioni, u dekorua me Urdhrin e Lartë të Legjionit të Nderit, nga shteti francez.

I shkolluar për drejtësi në Francë e Itali, intelektual i nivelit të lartë, Jusuf Vrioni u rikthye në Shqipëri, në vitin 1943. Më 13 shtator 1947, u arrestua nga regjimi komunist, me akuzën; “për faje penale kundra Popullit dhe Shtetit, si anëtar i organizatës tradhtare Social-Demokrate dhe si agjent i spiunazhit Francez në Tiranë”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë, Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët

DOKUMENTET ARKIVORE, TË PUBLIKUARA NGA ‘AUTORITETI’

Pas hetuesisë tejet të vështirë më shumë se njëvjeçare, Jusuf Vrioni u dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, më 8 korrik 1950, me 15 vjet privim lirie dhe punë të detyrueshme, “për aktivitet spiunazhi në shërbim të Francës dhe lidhje të ndryshme me të huajt”, akt-akuzë e ngritur dhe firmosur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu.

Po në akt-akuzë shkruhej se: “Përpara hetuesisë, ka mbajt nji qëndrim nga më armiqësorët, duke qëndruar shumë i vendosur në rrugën e tradhtisë dhe duke mos pranuar asnjë nga akuzat që i atribuoheshin, por ma e keqja asht, se n’asnji mënyrë nuk përgjigjesh rreth pyetjeve që i bëheshin, duke pretenduar se këta janë pyetje pa vend dhe të shkëputura, me nji fjalë kërkonte që hetuesia të ndjeki një formë procedurale t’atillë, që dëshironte ky, dhe këtë e bante gjithmonë ni nji kohë, kur vehesh në pozita të vështira dhe kur nuk kish ndonjë bazë mbrojtjeje”. Dënimin e kreu në burgun e Burrelit.

Pas lirimit nga burgu dhe internimit në Fier, në vitin 1960, u emërua përkthyes në Tiranë, në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, ku përktheu në gjuhën frënge, librat e Ismail Kadaresë, veprat e Enver Hoxhës, si dhe libra të tjerë të regjimit komunist e propagandës së tij. Jusuf Vrioni, u ndoq për 27 vjet me radhë, nga Sigurimi i Shtetit, në përpunim aktiv 2/A dhe 2/B, që nga data 29.2.1964, deri më 28.04.1991, kohë kur dosja u arkivua.

Në dokumentet e dosjes së përpunimit nr. 1452, citohet: “Është shtresë e pasur feudale, babai i tij ka qenë kryeministër, si dhe ministër fuqiplotë (ambasador) në Francë, në kohën e Zogut. Vetë ka qenë me Legalitetin dhe mbas çlirimit është dënuar me burg, si spiun i francezëve. Është anëtar i ‘Partisë Popullore’.

Ka tendenca zogiste. Miqësi me ministrin (ambasadorin) anglez.

Vrioni ka shprehur rezerva për ‘Gjyqin Special’ ndaj ‘kriminelëve të luftës’ dhe e ka cilësuar si in-kompetent, ‘ku ligji është zbatuar arbitrarisht’.

“Ka pasur kritika për mungesë lirie të shtypit; administratë të pashkolluar, dhe ka kërkuar nga misionet e huaja, që të mos e njohin qeverinë, e dalë nga zgjedhjet…”!

Po sipas raportimeve, Vrioni dyshonte në drejtësinë e gjyqeve komuniste. Sipas tij, “njerëzit janë marrë në qafë për një fjalë goje, se kanë shprehur mendimin e tyre të lirë…”! “Se nga torturat, të gjithë e kanë dhënë nga një fjalë. Demokracia e vërtetë nuk vendoset me burgje dhe vrasje”. Veç Vrionit, mbi 17 veta të rrethit të tij familjar, mbaheshin në vëzhgim.

Për më shumë rreth dosjes së përpunimit e Isuf (Jusuf) Iliaz Vrionit, e cila është de-klasifikuar nga AIDSSH më 21.1.2019, të gjithë të interesuarit, mund të njihen me përmbajtjen e saj, në përputhje me ligjin 45/2015. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Unë s’e kam takuar kurrë Enver Hoxhën, por ai ishte një nga tiranët më të ligj, po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao e, po aq i keq, sa Çaushesku, Rakoshi...”/ Intervista e rrallë e gazetarit të ‘New York Times’

Next Post

“Edhe pse kishim Gëzim Gazhelin, një ndër berberët më të kërkuar nga rinia e Tiranës në vitet ’70-të, që, në vënd të gërshërëve e briskut i dhanë martelin, komanda caktoi aty ‘Hundëçin’...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

July 24, 2026
“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë,  Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët
Personazh

“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë, Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët

July 24, 2026
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër

July 22, 2026
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
Personazh

“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm

July 23, 2026
“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

July 17, 2026
“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

July 14, 2026
Next Post
“Halim Xhelo vazhdon të shajë në çdo rast udhëheqjen, në mënyrën më të ndyrë dhe kur ishim te pusi, ai tha: ç’pret nga këta ….”/ Përgjimet nga agjenti, në burgun e Burrelit

“Edhe pse kishim Gëzim Gazhelin, një ndër berberët më të kërkuar nga rinia e Tiranës në vitet ’70-të, që, në vënd të gërshërëve e briskut i dhanë martelin, komanda caktoi aty ‘Hundëçin’...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme