• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi e thirri pas shkollës shefi i Sigurimit, më 18 gusht ’65, ndodhi një aksident automobilistik dhe mësuesja bukuroshe nga Narta…”/ Misteri i vrasjes së vajzës që erdhi nga Italia

“Pasi e thirri pas shkollës shefi i Sigurimit, më 18 gusht ’65, ndodhi një aksident automobilistik dhe mësuesja bukuroshe nga Narta…”/ Misteri i vrasjes së vajzës që erdhi nga Italia
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“Pasi e thirri pas shkollës shefi i Sigurimit, më 18 gusht ’65, ndodhi një aksident automobilistik dhe mësuesja bukuroshe nga Narta…”/ Misteri i vrasjes së vajzës që erdhi nga Italia
“Pasi e thirri pas shkollës shefi i Sigurimit, më 18 gusht ’65, ndodhi një aksident automobilistik dhe mësuesja bukuroshe nga Narta…”/ Misteri i vrasjes së vajzës që erdhi nga Italia
“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën

Nga Gëzim Llojdia

Memorie.al / Narta është fshati, që fillin e ka të lidhur me lagunën. Në dajlan gjuhet peshku, kapen ngjala që të llapashitet nëpër duar. Vreshtat e Nartës kanë ajkën e verës, që të zë trutë. Verë e kuqe, brusko, e athtë. Që prej motesh në këtë vend, familja e Mihal Papës kishte mbjellë 560 rrënjë ullinj, kishte 40 dynym tokë, shtëpi dykatëshe që popullohej nga 3 djem dhe katër vajza. Kështu, Narta është kjo vendlindja me vreshta të harlisura, mbytur nga gjelbërimi, ishulli i Zvërnecit , laguna me gjallesa, mbrëmjet e largëta. Prisni, këtu lindi ajo, që shkoi për t’u kuruar dhe u kthye e gjeti vdekjen në vendin e saj. Dosjet e sigurimit u frymëzuan, duke shtrembëruar të vërtetën, duke vendosur frikë, ankth, por e vërteta, që njohin vendasit është e vërteta e shuarjes së saj. Ajo, në listën e vdekjes, ishte që ditën, që mëriti, ngase regjimi nuk i shikonte me sy të mirë intelektualët.

Largimi nga Shqipëria

Quhej Harikli Papa. 9 vjeçe e bukura vajzë, si kumbull, shtatë hedhura me ecjen si zog dhe me sy kristali, thurte ëndrra lumturie, por ftohet nga dimërkeqi dhe në krah të të atit, përfundon në Itali, për t’i shpëtuar sëmundjes.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Në Bergamo, tek miku Xhakomo, Harikli gjeti strehë, për 26 vjet. Me fillimin e Luftës, komunikimi u ndërpre. Gjatë këtyre viteve, Harikli rritet, formohet dhe Xhakomo kur e sheh të rritur, mobilizoi gjithë financat e tij, që vajza shqiptare e tretur nga ftohta, të merrte veten dhe të arsimohej. Ajo asnjëherë nuk pushon së besuari se vendlindja e saj, atdheu që gjendej në luftë dikur, do të çlirohej dhe ajo, do të kthehej, përsëri në vendlindje.

Harikli studion frëngjisht dhe italisht, ndërkohë ka mbaruar Lufta. Vajza nuk e dinte se në Shqipëri, i ati kishte pësuar fatin e shpronësimit, për të mos ndërprerë buzagazin e vajzës,që ishte në prag të fikjes, mori vendimin që të mos i tregonte asgjë.

Në vitin 1950, nëpërmjet zyrës së informacionit, mbas 7 vjetësh, vajza i përgjigjet. Ishte ndërkaq 15 vjeçe, me një lumturi qiellore. Përgjigja ndriçon rrugën e gremisur nga lufta.

“Ndodhem në Bergamo, mos u bëni merak”

Ajo ka gjetur ndërkaq strehë tek murgeshat. Pasuria intelektuale e kësaj vajze të bukur, thellësia shpirtërore e kanë bërë që, të preferohet midis të tjerave dhe emërohet mësuese në fshatin Gazinuk të Bergamos.

Gjatë kësaj kohe, familja rivendos korrespodencën dhe e malluar për të bijën, kërkon që ajo të kthehet në atdhe.

Ajo përgjigjet se ka shumë kohë, që ëndërron dhe është e emocionuar. Në vitin 1960, oficeri i marinës merr takim në Padova të Italisë, me autorizimin e prindërve dhe me miratimin e të dy palëve, vajza kthehet në vendlindje. Bukuria e saj, shpirti i pasur, filluan të vënë në lëvizje, jo vetëm vendlindjen, vendin përrallor me ishullin, por me dajlanin, që regjimi e kishte rrethuar me tela me gjemba.

Kthimi i bukuroshes

“E krehur me flokët me vijë në mes, me zërin plot joshësi me mirësi në sy, e veshur me një fustan të bardhë me pika të zeza, me një botë të pasur shpirtërore, kjo ishte motra kur mbërriti në Nartë, mbrëmjen e shtatorit 1961”, tregon i vëllai i Hariklitit. Banorët e fshatit e pritën jashtë gjithë kureshtje, ishte hera e parë që një vajzë fshati, vinte nga përtej detit, pas një mungese 20 vjeçare.

Të parën gjë, që kreu ishte porosia e Xhakomos: “Mesa dimë ne, atje sundojnë komunistët, po ta ndiesh veten keq, duhet të dalësh në fotografi shtrirë”!

Dhe ajo ashtu bëri. Doli shtrirë duke pasqyruar diellin e regjimit të mbuluar prej kohësh nga re të zeza, si vera e mbyllur në qelq.

Por a mundej të kyçej Zoti, brenda katër mureve?!

I vëllai tregon se, Harikliti thoshte: “Këtu ndodhin gjëra të papëlqyera, të cilat unë nuk i shikoj dot, më mirë të vdes. Jashtë në Itali ishte tjetër botë. Si do të na vejë halli”?

Në shtator, filloi punën si mësuese në gjimnazin Halim Xhelo në hyrje të qytetit. Kthehej nga shkolla dhe mbyllej brenda katër mureve të ftohtë të shtëpisë. Bukuroshja gjatë kësaj kohe kishte abstraguar një gjendje të rëndë shpirtërore.

“Pse kam qenë jashtë, paskam faj…”?!

Pas mbërritjes së saj në Nartë, Sigurimi i Shtetit nisi survejimin. Në dosjen e saj fokusoheshin të dhëna. Një mëngjes, thirret nga kryetari Degës së Brendshme që e priste pas shkollës, i cili i kërkon, që ajo të bëhet bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit.

Madje, duke i bërë presion, kryetari i kërkoi që ajo të jetë bashkëpunëtore, për të vëzhguar Vatikanin, ngase dyshohej, pasi kishte ardhur nga Italia, ishte strehuar tek murgeshat të cilat merrnin në mbrojtje njerëzit në nevojë. Pa dyshim që kishte lidhje me Vatikanin.

Po atë mbrëmje, Harikli Papa, i ka thënë të atit se, është në udhëkryq, se nuk mund të veprojë jashtë ndërgjegjes së saj, se i vjen turp dhe keq, sepse në botë nuk merren me këto gjëra, që i propozohen nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar!

-“Unë jam fetare, në kuptimin, që besoj dhe në ungjill thuhet se nuk duhet t’i bëj keq tjetrit, se ky është mëkat i madh që dënohet nga Zoti. Unë jam brumosur me këtë brumë dhe ndryshe nuk mund të bëjë”.

Harikli Papa, vendos pa asnjë hezitim, në përgjigjen: JO! Për hakmarrje, Sigurimi i Shtetit, përgatit mynxyrën, rrënimin e saj dhe planifikon vrasjen tragjike të saj.

Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar

Më 18 gusht 1965, Harikli Papa, kthehej e vetme nga shkolla, ecte më biçikletë si zakonisht. Në kthesën, pranë Pusit të Mezinit, goditet nga një makinë “Skodë”, nga pjesa e prapme e saj, nga rimorkio me targë Dr…..! Ju thye shtylla kurrizore.

Në spital, i thotë të vëllait Th. Papa se, nuk kishte faj, por një shofer, e kishte goditur, mundet qëllimisht…?!

Vdiq brenda ditës e vrarë nga dora kriminale e Sigurimit të Shtetit, i cili e kishte dënuar, pse nuk kishte bashkëpunuar me atë.

Sipas studiuesit Fatos Mero Rrapaj, që e ka njohur, thuhet se bukuroshja ia ka shpjeguar gjithçka, i ka thënë se: “Këta më shikojnë me sy të keq, duan të më vrasin, kam frikë! Këtu nuk jetohet, tjetër ishte Italia”!

Vrasja e dytë

Mbas vdekjes, Sigurimi i Shtetit, përhapi fjalë se, “Harikli Papa, ishte Agjente e Vatikanit”, por nuk përfundoi misionin e ngarkuar, prandaj Vatikani, i kurdisi vrasjen. Këto fjalë u përhapën në të gjithë krahinën, së bashku me thëniet se:

-“Agjentët që nuk zbatojnë detyrat e ngarkuara, kështu e pësojnë. Ja cila është feja, ja cili është Vatikani”.

Dhe për të bërë më të plotë kuadrin, një vit më vonë, vijnë në Nartë, për të diskretituar të atin e bukuroshes së pafajshme.

-“Ne e dimë se jot bijë ka qenë agjente e Vatikanit, edhe ti ashtu je, por ne nuk të fusim në burg se je kërmë dhe na qelb burgjet tona, të cilat janë qendra edukimi”.

Zor të besohej edhe në atë kohë se një vajzë si ajo e kulturuar dhe e bukur, të ishte agjente. Mjaft e besuan dhe thoshin, se: “Vatikani ka njerëzit e tij këtu në Shqipëri, që nuk na e duan të mirën”.

Sigurimi i Shtetit, çdo gjë e kishte përgatitur mirë. Ndërkohë, Harikli e pafajshme, pa e gëzuar rininë e saj, u dogj për jetë se, nuk pranoi të kryente misionin, që kërkonte policia sekrete e regjimit komunist të Enver Hoxhës, e cila edhe pas vdekjes, mundohej që asaj t’i harrohej varri, por familja që i lau qefinin, të pastër e mbante varrin në lagunë. Mirëpo, lufta më absurde rrënimtare e klasave përvijohej më tej.

Ende dyshohej se ajo bukuroshe ishte agjente e Vatikanit dhe se Selia e Shenjtë e kishte eliminuar fizikisht. Policia sekrete e regjimit, pas kërcënimit, e vrau Hariklitin e pafajshme. Dy herë të vrarë, dy herë e pafajshme. Ky gusht, që pret mbrëmje vere, ku dielli perëndueshëm zbret në lagunë është i tridhjeti vit nga koha e largimit të saj.

Të vërtetat që sollën familjarët nga Greqia, (erdhi i vëllai me foton e saj në dorë) dhanë mundësi për të rizgjuar të vërtetën mbi bukuroshen e Nartës, që ishte një vajzë e pafajshme, por e masakrua mizorisht prej Sigurimit të Shtetit. Kur kam pyetur, një herë, pas viteve ’90:

-Pse të mos besojmë se ajo ishte dërguar prej Vatikanit?

Një i afërm i saj më tha: “Po të ishte kështu, Vatikani do të ishte interesuar për atë, por askush s’erdhi në varrezën e lagunës. Në varrin e saj, nuk u shfaq asnjë murg i asaj kishe, dhe s’kishte arsye. Në varrin e saj është varrosur pafajësia. Kështu, kur muzgjet puthin lagunën dhe ngjalat llapashiten në liqen, vetëm engjëjt në mugëtirë vizitojnë varrin e një bukuroshe të pafajshme…! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më arrestuan për ‘Kartën e të Drejtave të Njeriut’ që kisha në shtëpi, se më spiunoj, burri kushërirës së parë, bashkëpunëtor i Sigurimit dhe...”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të matematikës nga Korça

Next Post

Kalendari Historik 28 Janar 2023

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 9, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
“Gjyqi ndaj inxhinierëve të kënetës së Maliqit, ishte edhe një mjet propaganda, për të justifikuar dështimet dhe vështirësitë që regjimi komunist…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Dossier

“Para pushkatimit, kur Zyrika Mano i tha të shoqit Vasilit; do ri shihemi në qiell, ndërhyri prokurori kriminel Nevzat Haznedari, duke i thënë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të kampit politik të Vloçishtit

May 6, 2025
Next Post
Kalendari Historik 5 Janar 2023

Kalendari Historik 28 Janar 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!