• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Pas kërkesës së Mbretit Zog, Qeveria egjiptiane dhe Mbreti Faruk, me një bujari të madhe, mblodhi ndihma për emigrantët shqiptarë që ishin në Itali…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

“Në luftën që u bë në Martanesh prej Haziz Biçakut, kundër forcave partizane, u plagos rëndë gjenerali englez Davis, kurse Baba Faja, shpëtoi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Më datën 14 qershor ’39, isha në Shkup, duke biseduar me Aqif Lleshin, Himçe Kabën dhe Haxhi Lleshin, të cilët donin të ktheheshin në Dibër, por…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Kujtimet e Mbretëreshës Gerlandinë / Peripecitë e familjes së Mbretit Zog nëpër shtete të ndryshme të botës…(fotot e rralla)
Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare
“Kam fillue pregaditjen e memoarëve, por më duhen shpjegime ma t’gjona e një autoriteti si ju…”/ Letrat e panjohura të Mbretit Zog në ’60-ën, me ish-kryeministrin e Shqipërisë

Nga Hysen Selmani

Pjesa e tridhjetetre

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Kairo, 12 Shtator 1946 ZOG I-rë

“Sa mora urdhrin, bashkë me ministrin, Asaf Xhaxhulin, përgatitëm një relacion, mbi të gjitha sa ekzistonte në Turqi, si edhe mbi raportet e marrura nga Shqipëria. Po ashtu, dhe nga emigracioni i tërhequr në Greqi, Itali dhe Austri, me të gjitha detajet.

Veç kësaj, u instruktua edhe kapiten Avni Dërralla, meqë ai zinte përsa i përkiste marrëdhënieve me turqit si edhe me britanikët, vendin tim, deri në kthim nga Egjipti. Nuk dihej qëndrimi im, i gjatë apo i shkurtër, e natyrisht në lidhje të ngushtë me ministrin, Asaf Xhaxhulin. Mbi të gjitha, nuk dihej gjithashtu, edhe kontakti me mua në Egjypt, në marrëveshje njëri me tjetrin.

Natyrisht se, thirra shefin e misionit të Informacionit Britanik në Istanbul, Kameronin dhe i komunikova se për pak kohë, po shkoj në Egjypt, i thirrur prej Madhnis së Tij, Mbreti Zog i I- rë, shkruan adjutanti. Këtu janë, ministri Xhaxhuli dhe kapiten Avni Dëralla, por shpresoj se, nuk do të vonoj gjatë e do të kthehem.

Gjithashtu, thirra edhe kolonel Emin Akynin, që ishte Shef i Zyrës së Informacionit Turk në Istanbul. Dhe, pata po të njëjtat bisedime. I komunikova edhe aty dhe atij i erdhi keq. Sepse, e kisha shumë mik dhe ai shpresonte se Mbreti, nuk do të më lejonte të kthehesha prapë në Istanbul”.

         Istanbul 1 tetor 1946

Pasi mbarova të gjitha sa u lipnin, unë lajmërova të gjithë miqtë. Ju bëra një vizite lamtumirë Valiut të Istanbulit dhe Polic Midirit dhe komandantit të Istanbulit, Gjeneral Halil Pashës, si edhe Ali Cetin Kajës e të tjerë, Resnjeli Osman Bej, Hamit Bej, e shumë të tjerëve.

Më datën 1 Tetor, i shoqëruar prej Ministrit dhe Zonjës Asaf Xhaxhuli, prej Resnjeli Osman Beut, Hamit Beut, Bexhet Starovës, Ferit Ypit, Rustem Tamorrit e me tepër se 40 oficerëve, e një shumicë e madhe e kolonisë, dhe dy përfaqësuesve të Valiut, e Polic Midirit, një kolonel i Komandantit të Istanbulit, kolonel Emin Akyni, kolonel Hazis Beu, Vladimir Periç, kolonel Atashe-ushtarak jugosllav, Shefi Zyrës së Informacionit Britanik Kameroni, profesor Peter Andoni, e shumë të tjerë, pothuaj më shumë se 300 vetë, që më shoqëruan deri në vaporin turk “Gjunes-Su”, u nisa. Deri sa u nis vapori, ata qëndruan në trotuarin e skelës. Ishte tamam në orën 10 të mëngjesit, kur u nisa prej Istanbulit për në Egjypt, të datës 1 Tetor 1946.

Pire, Greqi 3 tetor 1946

Me datën 3 Tetor 1946, në orën 9 të mëngjesit, arrita në Pire, shkruan adjutanti.

“Aty menjëherë lajmërova Ambasadën Turke dhe menjëherë ambasadori, Excellenca e tij, Eshron Eshrefi, bashkë me atasheun ushtarak turk, erdhi në vapor. Komandanti i vaporit, ishte Andon Bej. Këtij i thamë, se në është se mundet ta ndalojë ndonjë kohë të vogël më tepër vaporin, ai na u përgjigj se mundej. Kështu për një orë, ai e ndaloi vaporin. Aty filluam bisedimet, në sallonin privat të komandantit vaporit. Ambasadori, më shpjegoi në hollësi situatën greke. Ajo ishte shumë e keqe. Ai më shtoi se, ju kishte sugjeruar britanikëve se: Pa zhduk komunizmin prej Shqipërisë, asnjëherë qetësia greke, nuk do të jetë e qetë dhe kjo ka mundësitë që të pranohet. Por është një gjë e keqe, sepse grekët, nuk heqin dorë nga e ashtuquajtura “Vorio-Epir”. Ky është një gabim i madh i britanikëve. Që nuk ju thonë, që të heqin dorë nga kjo, që ata pretendojnë. Se sikur të heqin dorë grekët dhe të sigurohet integriteti shqiptar, sot, do të ishte pothuaj e pranueshme. Vetëm kështu do të mirren masa, si në Greqi, ashtu dhe në Shqipëri, për zhdukjen e komunizmit. Pas shumë bisedimeve, ambasadori, Ershon Eshrefi, më dha një raport të gjerë, me ja parashtruar Madhnis së Tij, Mbretit Zog. Pas dy ore bisedimesh, u ndamë dhe vapori u nis për Aleksandri”.

“Por, sa u përket emigrantëve shqiptarë, qeveria komuniste e Tiranës, kishte paraqitur një listë prej 200 personash, me Mit’hat Frasahërin e Ali Klisyrën në krye, dhe kërkonte që këta t’i dorëzonin, për t’i dënuar si armiq të popullit, ose kriminelë luftë”. Mbreti Zog I-rë, këta të dy i ka marrë nën kujdes dhe i shpëtoi me të gjitha garancitë e tija personale, pranë aleatëve. Ai madje, merr edhe të gjitha masat për t’i sjellë në Egjypt, me pëlqimin e Mbretit Faruk. Më vonë, si këta ai bëri edhe për të tjerë, që mund të ishin në dyshim.

Ndërkohë, është e pamundur që të formohet një Qeveri Shqiptare në mërgim, kur erdhën të dërguarit e Departamentit Shtetit Amerikan, në Aleksandri dhe filluan bisedimet me Madhërinë e Tij, Mbretin Zog.

Aleksandri, 5 tetor 1946

Më datën 5 Tetor 1946, në mëngjes, kolonel Husein Selmani, arriti në Aleksandri. Aty, ai u prit prej Ministrit të Oborrit Mbretnor, Sotir Martinit, prej Chamberlainit, Qemal Mesaresë. Atje ishin edhe shumë oficerë shqiptarë, në Oborrin Mbretnor. Prej aty, direkt shkoi në Pallat dhe u paraqit tek Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë e, Princi Trashëgimtar, Leka.

“I përmalluar, që nuk ishim parë prej rreth disa vjetëve të Luftës, aty menjëherë pas përshëndetjeve, erdhi koha e drekës dhe u shtrua dreka”. E pasi hëngrën drekë, Mbreti e urdhëroi kolonelin, që pas dite, do të bisedonin mbi disa çështje urgjente. Pas kësaj, koloneli mori leje e, doli e shkoi në Hotel.

Aleksandri, 5 tetor 1946

Sipas urdhrit të Madhnis së Tij, Mbretit, kolonel Husein Selmanit, në orën 5 pasdite, u paraqit para Madhnis së Tij Mbretit. Ku, menjëherë, filloi t’i parashtrojë gjendjen mbi sa vijon:

  1. “Mbi qëndrimin e Qeverisë Turke, në interesin tonë, brenda gjendjes në të cilën ndodhemi sot. Përkrahja deri ku mundet me na u dhënë politikisht, rreth përpjekjeve tona me një raport të gjerë, që nuk po e shënojmë këtu.
  2. Gjendja ekzistuese në Shqipëri dhe ndryshimet në metodë. Këto janë bërë krejtësisht nga metodat e Kominformit. Në vend, janë më tepër së 200 organizatorë sovjetikë e jugosllavë, në administratën shqiptare. Ata janë shpërndarë në Ushtri, Polici, në reforma, në shkolla, e gjithkund, d.m.th., se vendi, administrohet krejtësisht prej sllavëve. Këtu, është një raport me të gjitha dokumentat, prej hyrjes së tyre më 29 Nëntor 1944 e, deri sot. Këtu është edhe një listë, e të gjithë personelit të ekzekutuar, e të tjera. Ne, nuk po i shënojmë këtu, sepse ato zenë një volum.
  3. Situata është aq e tallavitun në Greqi, saqë shumëzohet më tepër se ajo e 1943-’44-ës në Shqipëri. Ka shumë dëme, masakra, vrasje, djegie, e të tjera mizerina. Nga kjo gjendje, ne shikojmë se vazhdon gjithnjë e më tepër, duke u egërsuar. Vetëm një ndërhyrje miqësore Britanike, përbri Rusisë Sovjetike, mund të ndryshojë diçka, sepse përndryshe Greqia, do të okupohet prej E.A.M.I.-it. Pas kësaj, ushtria britanike, nuk mundet ta pastrojë më këtë situate, sepse sot çlirojnë një vend, po nesër okupohet një tjetër. Pra, ata nuk do të kenë mundësi, që të bëjnë diçka.
  4. Rreth një bisedimi, që kemi patur me britanikët e me turqit, përsa i përket spastrimit komunist, prej tokës Greke, ju kemi dhënë me kuptu, se: Komunizmi nga toka greke, nuk mund të shkulet, sepse këto furnizohen, me të gjitha materialet e nevojshme, nga Rusia Sovjetike me anën e Bullgarisë, të Jugosllavisë, e të Shqipërisë. D.m.th., se, kufiri grek prej “Edreneje e, deri në Butrint, është në dorën komuniste. Më tepër, është kufiri shqiptar, që i furnizon me të gjitha.
  5. Mënyra më e lehtë për të shpëtuar Greqinë nga komunizmi dhe që të stabilizojë qetësinë e vendit është: Një miqësi e sinqertë me Shqipërinë duke hequr dorë nga kërkesat e saj kundër tokës shqiptare. Duke i garantuar indipendencën e integritetin të para Luftës Dytë Botërore, që kështu së bashku si aleatë, të luftojmë komunizmin shqiptar e grek. Pa u zhduk komunizmi prej Shqipërisë, kurrë nuk do të ketë qetësi prej komunizmit Greqia, se foleja e tyre, është në Shqipëri.
  6. Kjo garanci miqësie, lipset prej ndërmjetësisë britanike e turke dhe jo prej grekëve. Në këtë pike, ishte një relacion i madh me shumë detaje, sa nuk po e shënojmë këtu.
  7. Një promemorie, përmbi emigracionin në Greqi, Itali dhe Austri, e një pjesë në Jugosllavi. Sepse, ata që janë në Jugosllavi, janë dëmtuar shumë prej jugosllavëve. Edhe ata që ndodhen të gjallë, nuk e ndjejnë veten aspak të sigurt dhe po ikin përditë, e kalojnë në Greqi se këtu të paktën, janë Aleatët.
  8. Një promemorie përmbi një organizim nacional të emigracioneve. Kjo, sepse një pjesë akoma mbajnë tendenca të ndryshme. Me Mit’hat Frashërin, kam patur një korespondencë të gjatë dhe shpresohet të mbërrihet ndonjë rezultat i favorshëm. Deri më sot, është një shumicë afër 4000 vetash, por për ditë, ata po kalojnë kufirin.

Hysein Terpeza nga Ferizoviçi i Gjilanit, ka dalë tani në Greqi, me një fuqi prej 700 vetash, krejt ushtarë të rinj dhe të stërvitur. Këta, kanë qenë anëtarë të Divizionit “Skenderbej”. Janë të gjithë ushtarë pa familje dhe unë me këta, jam në kontakt të ngushtë, e nuk i kam lënë që të përzihen me të tjerët. I kam këshilluar, t’i mbajnë krejtësisht veças e po patëm mundësi, t’i sjellim këtu në Egjypt. Kuptohet, po qe se Madhëria e Tij, Mbreti Faruk, na lejon. Bile, këta janë edhe si një Gardë e fortë, për Mbretin Faruk, se janë trima e besnikë.

Në mes të emigracionit shqiptar, lipset një bashkim, duke i lënë tendencat mënjanë, për t’ju përveshur një bashkëpunimi, natyrisht, në lidhje me dëshirat e Anglo-Amerikanëve. Sot, na favorizon edhe kjo situata greke, që është në shkatërrim e sipër, prej komunistëve. Shpresohet se grekët, do të heqin dorë nga pretendimet e kota të tyre, që na sollën gjithë këto dëme, deri tani.

Pas gjithë këtyre, i parashtrova mbi sa bisedova në Pere, me ambasadorin turk, Excellencën e Tij, Ershan Eshrefin. Dhe i dorëzova raportin që më dha”.

Madhëria e Tij, Mbreti Zog, u përgjigj më pas: “Të gjitha i kuptova mirë. Rreth mundësive që keni, do të përpiqemi për një bashkim, në interes të Atdheut, por duhet edhe pak kohë. Zotni ministrit Asaf Xhaxhulit, i faleminderit shumë, për sakrificat e tija patriotike. Por, tani për tani, nuk mundemi të marrim një vendim. Pasi kam edhe unë ata që do ju shpjegojnë, mbi pengesat që na bëhen. Por sot, i shkruani Asafit, se ju nuk do të ktheheni më në Istanbul. I gjithë veprimi do të bëhet këtu, se unë kam nevojë, që ti të jesh këtu. Tani detyra juaj është këtu, prandaj gjithë detyrën tuaj, që kishit në Turqi, ta marrë përsipër Asafi, Ministri, me Avninë (Derrallën). Natyrisht, kur koha ta kërkojë, mund të thërrasim edhe Asafin këtu”.

Kështu, sipas urdhrit të Mbretit Zog, menjëherë i shkrova gjatë e gjerë, si Ministrit Asaf Xhaxhulit, po ashtu kapiten Avni Derallës, nga një letër. U shpjegova që, nuk do të kthehem për një kohë të gjatë në Turqi dhe e gjithë detyra ime atje, ju ngarkohet juve.

Në këto momente, është një problem i madh përsa i përket emigracionit. Ata janë me një gjendje shumë të vështirë, si edhe kanë frikësime të mëdhaja, nga propaganda komuniste. Aleatët, duhet t’i dorëzojnë në shtetet që ata gjoja kanë bërë krime, e të tjera. Por, Madhnija e Tij, Mbreti Zog, ka marrë të gjitha këto masa sigurimi nga ana e Anglo-Amerikanëve, që këta nuk do t’u dorëzohen.

London, mars 1946

Sikurse dihet, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, e ndau botën në dy blloqe. Ky vendim, ishte marrë kohë më parë në Konferencat e Teheranit e të Jaltës. Fatkeqësisht, në këto konferenca, mbeti Shqipëria në zonën e influencës të Rusisë Sovjetike dhe në këtë mënyrë, të gjitha përpjekjet e nacionalistëve dhe gjaku i derdhur, nuk u morën parasysh prej Fuqive të Mëdhaja. Në muajin e Nëntorit 1944, fuqitë nacionaliste shqiptare, të detyruar nga rrethanat e krijuara, u detyruan të tërhiqen. Një pjesë e madhe, morën rrugët e mërgimit dhe një pjesë tjetër e vogël, mbeti nëpër malet e Shqipërisë, duke rezistuar, me shpresën se kjo gjendje, mund të ndryshojë.

Fuqitë komuniste shqiptare, të përkrahur moralisht e materialisht nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Marshali Tito, po gjithashtu në Jug, nga forcat komuniste greke (E.A.M.I.), e shtruan vendin dhe formuan Qeverinë Komuniste. Duke vendosur kështu, diktaturën e proletariatit. Po, në këtë kohë, Aleatët e Mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Rusija Sovjetike dhe Franca, e njohën menjëherë Qeverinë Komuniste të Tiranës.

Madhnia e Tij, Mbreti Zog I-rë, që gjendej në Angli, duke parë rrethanat e vështira që ju kërcënonin Shqipërisë, e veçanërisht sa i përkiste çështjes se Vorio-Epirit, bëri hapat e duhura pranë Aleatëve Anglo-Amerikanë, në interesin e Atdheut.

Në këtë kohë, akoma qëndronin dy Legata Mbretërore Shqiptare të hapura dhe të njohura zyrtarisht, në Turqi dhe në Egjypt. Madhnia e Tij, Mbreti Faruk, së bashku me Qeverinë e tij Egjyptiane, e ftoi Mbretin Zog I-rë, që të shkonte në Egjypt, duke i premtuar se, Legata Mbretërore Shqiptare në Egjypt, nuk do të mbyllej dhe se Madhnia e Tij, Mbreti Zog I-rë, do të kishte të gjitha të drejtat e një sovrani, e ta konsideronte Egjyptin, si një Atdhe të dytë të tij.

Mbreti Zog i I-rë, duke marrë parasysh rrethanat e vështira të emigratës Shqiptare, që ishte shpërndarë në Evropë dhe kishin mbetur rrugëve pa bukë, e në kondita shumë të vështira jetësore, vendosi të shkonte në Egjypt. Këtë e bëri, për t’ju ardhur në ndihmë emigratës shqiptare dhe për t’i shërbyer me të gjithë fuqitë e tij, materiale dhe morale, interesave të Atdheut të kërcënuar nga Fqinjët. Kjo u bë me pëlqimin e Aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe.

Kështu në muajin Mars 1946, Madhnia e Tij, Mbreti, me gjithë Familjen e Suitën e Tij, u nis nga Londra për në Egjypt. Ku u prit nga Madhnia e Tij, Mbreti Faruk dhe Qeveria e Tij. Çdo gjë u bë zyrtarisht dhe me të gjitha nderimet, që i përkasin një sovrani, duke u instaluar në Kairo.

Duke u kthyer në situatën e Mërgatës, Mbreti Zog i I-rë, shkruante se: Nuk ishte asnjë ditë i qetë, sepse për ditë, i vinin telegrame e letra nga emigrata shqiptare, që me të vërtetë ndodhej nën mizorina. Ajo ishte e përsekutuar nga çdo pikëpamje. Ai u shqetësua së tepërmi, në rregullimin e qetësimin e tyre, derisa për herë të parë, falë bujarisë së Mbretit Faruk, i erdhi një ndihmë e vogël.

Madhnia e Tij, Mbreti Zog, ndërhyri personalisht pranë Amerikës dhe Anglisë, si dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që t’ju vinin në ndihmë me anën e organizatave bamirëse. Kjo, bëhej për t’i shpëtuar nga mizerja e madhe, që i kishte mbuluar, si në ushqim, banim, sëmundje, veshmbathje, e çdo nevojë njerëzore.

Qeveria Egjyptiane, me Mbretin Faruk në krye, me një bujari shpirtërore, mori masa të shpejta, duke mbledhur ndihma të konsiderueshme. Me anën e një komisioni, nën Kryesinë e Naltësisë së tij, Princit Amir Ibrahimit, u erdhi në ndihmë emigrantëve shqiptarë, që gjendeshin në Itali. Po gjithashtu edhe një komision tjetër, nën kryesinë e Theoderos Pashës, u shkoi në ndihmë emigratës në Greqi. Kjo, bëhej përveç ndihmave, që kohë pas kohe ju dërgonte Mbreti Zog. Kjo bujari vëllazërore, aq e shpejtë e kombit vëlla egjypian, me Mbretin fisnik Faruk në krye, u dha një frymë shpëtimi. Kjo, u bë në një kohë, kur emigrantët ndodheshin si mos më keq. Kuptohet se, kombi shqiptar, këtë gjest bujar, kurrë nuk e harron.

Pas të gjitha këtyre përpjekjeve e ndërhyrjeve që bëri Mbreti Zog, Aleatët, dërguan organizatat e tyre për rregullimin e emigracionit. Menjëherë, u hapën kampet “refugjate”, si në Greqi dhe në Itali, për të gjithë emigracionin e Ballkanit, që ishin tërhequr prej komunizmit. Mërgata, disi u qetësua, sepse bashkë me mbështetjen morale, i kanë sjellë edhe veshmbathje, mjekime, ushqime dhe po ashtu edhe banesë.

Në këtë kohë, Shtetet Komuniste me Bashkimin Sovjetik në krye bënë demarshe dhe protesta pranë Aleatëve. Ato paraqiten listat që përmbanin një sasi të madhe refugjatësh, të akuzuar si “kriminelë e armiq të popullit”. Komunistët kërkuan, që këta t’u dorëzonin emrat çdo shteti përkatës, për t’u dënuar nga gjykatat popullore, të qeverive komuniste.

Për, sa u përket emigrantëve shqiptarë, qeveria komuniste e Tiranës, kishte paraqitur një listë prej 200 personash, me Mit’hat Frashërin e Ali Këlcyrën në krye. Ajo kërkonte, që këta t’i dorëzonin, për t’i dënuar si armiq të popullit ose kriminelë lufte. Por, Mbreti Zog I-rë, këta të dy që ishin marrë nën vëzhgim, i shpëtoi me të gjitha garancitë e tija personale, pranë aleatëve. Ai arriti që të marrë masat, për t’i sjellë në Egjypt, me pëlqimin e Mbretit Faruk. Si këta, ishin edhe shumë të tjerë, që mund të ishin në dyshim.

Madhnija e Tij, Mbreti Zog, ishte gjithnjë i tronditur nga kjo gjendje e vështirë, kundrejt kësaj pjese emigrantësh. Ata i kërkonin ndihmë dhe për këtë, ai nuk ishte i qetë. Gjithnjë, mendonte se mos të bëhej një padrejtësi e madhe njerëzore. Me këtë rast, ai prapë u drejtoi nota, si aleatëve anglo-amerikanë, ashtu edhe qeverisë Italiane. Po, në të njëjtën kohë, ai marshoi edhe pranë Shteteve Arabe, e veçanërisht, pranë Mbretit Faruk të Egjyptit; Mbretit Abdullah të Jordanisë; Presidentit të Sirisë, Shykri Kuattly dhe Libanit.

Qëllimi, ishte që ata, të përkrahnin emigratën shqiptare, duke e pranuar instalimin e tyre, ndër vendet arabe. Pra, duke i shpëtuar nga kjo mizerie e frikësim. Kërkesave të Mbretit Zog, Shtetet Arabe, menjëherë ju përgjigjen, duke i pranuar me kënaqësi. Ata e bënë me shpenzimet e tyre, istalimin në tokat e veta dhe me të drejta si arabët, të emigrantëve. Më tepër nga të gjithë, Mbreti Faruk, arriti që të vinte në dispozicion të gjithë vaporët, për transferimin e tyre nga Greqia dhe nga Italia. Kuptohet se kjo, bëhej në vendet e caktuara dhe me shpenzimet e veta.

Ishte kjo koha, kur Mbreti, vendosi që të vendoste vetë në ndihmë të tyre: Mbreti Zog I-rë porsa mori pëlqimin e Shteteve Arabe, mbi pranimin e refugjatëve shqiptarë në tokat e tyre, me të drejtat si arabët dhe me premtimin se do të ndihmoheshin me të gjitha kushtet, menjëherë dërgoi adjutantin e vet, kolonel Husein Selmanin në Itali. Me anën e tij, u dërgoi mesazhin e vet të tri grupeve politike, pa asnjë dallim tendence. Në atë kohë, grupet që e përfaqësonin emigracionin shqiptar, ishin O.K.L.L.; ‘Balli Kombëtar’; dhe ‘Blloku Indipendent’ e disa të pa parti.

Mesazhi i tij, i garantonte, që të qëndrojnë të qetë, se asnjë e keqe kundër tyre, nuk do të ngjante. Ai i sqaronte, për pranimin me gjithë konditat, ndër Shtetet Arabe, për t’u instaluar, deri sa koha “të na lejojë, me hyrë brenda në Atdheun tonë”. Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për 25 vjet, kam qenë në Çekosllovaki, Austri, Francë, Belgjikë e Itali, i dërguar nga Sigurimi, për vrasje të emigrantëve shqiptarë dhe...”/ Dëshmia e bujshme e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Në sektorin e Çermës, Operativi i Sigurimit, përbindëshi Bujar Peza, rrugaç i lindur, e ndau brigadën, me qëllim..., kurse nipi i Lenka Çukos...”/ Dëshmitë tronditëse të vajzës së ish-ministrit

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
“Në sektorin e Çermës, Operativi i Sigurimit, përbindëshi Bujar Peza, rrugaç i lindur, e ndau brigadën, me qëllim…, kurse nipi i Lenka Çukos…”/ Dëshmitë tronditëse të vajzës së ish-ministrit

“Në sektorin e Çermës, Operativi i Sigurimit, përbindëshi Bujar Peza, rrugaç i lindur, e ndau brigadën, me qëllim..., kurse nipi i Lenka Çukos...”/ Dëshmitë tronditëse të vajzës së ish-ministrit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!