• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, November 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por në të vërtetë…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm

“Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por në të vërtetë…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm
“Pas të pamposhturit Ramiz Reka, që e hodha disa herë në tapet, munda edhe Dhori Gërnjotin e Korçës, ku i ati i tij, mjeshtri i madh, Rafaeli…”/ Historia e trishtë e kampionit të Shqipërisë në boks
“Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por në të vërtetë…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm
“Natën e 5 qershorit 1954, shtatë burra dhe një grua, lanë shtëpitë e tyre e morën udhën, duke u ngjitur në fshehtësi…”/ Arratisja e bujshme e grupit të Refat Hysenit, nga Kamenica në Greqi   

– Historia e panjohur e ish-boksierit të famshëm Ndoc Gjoni nga Shkodra, që pasi vuajti 12 vjet në burgun e Burrelit, tentoi përsëri arratisjen nga lumi Buna në vitin 1980 –

Memorie.al / Kur Ndoc Gjoni vendosi të arratisej për herë të parë, mori rrugën drejt Elbasanit, atje ku po kryente detyrimin ushtarak i vëllai, Zef Gjoni. Ndoc Gjoni, është legjenda e boksit shqiptar, që kaloi përmes kalvarit të mundimshëm në burgjet komuniste dhe më pas u vra nda diktatura, në tentativën e dytë për t’u arratisur nga ferri komunist.

Ja si e rrëfen i vëllai Zefi, atë takim që do të përcaktonte një rrugë të mundimshme, për Ndoc Gjonin: “Ndoci erdhi në Elbasan për të më takuar dhe e pashë qartë se kishte vendosur të ikte. Mënyra si fliste, mënyra si sillej ishte e kuptueshme. Për rrjedhojë, pas 20 ditësh, ai u arratis”.

Rruga me të panjohura e Ndoc Gjonit, kalon nga pika kufitare e Muriqanit, për të mbërritur pas shumë peripecish, në në tokën jugosllave. Atëherë kur mendoi se e kishte fituar sfidën, do të gjendej në rrethana të tmerrshme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Aleksandri dhe në Port-Said, rusët do të krijojnë bazat e tyre ushtarako-detare dhe Egjypti do t’i lejojë t’i përdorin kundër Shqipërisë…” / Takimi sekret i Mehmet Shehut, me Khalid Al Wazir, 1 gusht 1970

“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur

Fqinjët jugosllavë, në atë periudhë i kishin raportet e mira me shtetin shqiptar dhe njerëzit që thyenin kufirin, me marrëveshje ktheheshin sërish në vendin e tyre. Pas 20 ditë qëndrimi në tokën jugosllave, Ndoc Gjoni do të kthehej në Shqipëri nga UDB-ja jugosllave, duke u këmbyer me dy jugosllavë, që kishin bërë të njëjtën gjë si ai, duke kaluar kufirin për në tokën tonë.

12 vjet burg në Burrel

Ishte vitit 1968, kur boksieri i famshëm shkodran, do të dënohej nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, me 12 vjet burg politik, për tentativën e arratisje, të cilat i kreu në burgun famëkeq të Burrelit. Janë vite shumë të mundimshme, ashtu si dhe për të tjerë bashkëvuajtës në ferrin komunist. Bashkëvuajtës të tij, shprehen me fjalët më të mira, për mënyrën si i ka rezistuar këtyre vuajtjeve, si i ka shprehur gjithnjë bindjet e tij, kundër shtetit të asaj kohe. Ndoc Gjoni, i pati kryer të gjitha vitet e burgut, duke mos përfituar nga asnjë falje, siç ndodhte ndonjëherë kur regjimi vendoste ulje dënimi. Ndoci u lirua nga burgu në vitin 1980.

Në përpjekje për ta nisur jetën nga e para, duke lënë pas pasionet e tij të rinisë, Ndoci u martua, krijoi familje dhe nisi të punojë në Uzinën “Drini”. Por kjo përpjekje nuk do të zgjaste shumë kohë, veç pak muaj pas daljes nga burgu.

Arrestimi i dytë

Me fotografinë e nënës dhe të mbesës së tij në xhep, Ndoc Gjoni, do të niste edhe një herë rrugën e mundimshme, tentativën e dytë për t’u arratisur nga Shqipëria. E ëma dhe mbesa, ishin për të, njerëzit më të dashur. Është i njëjti itinerar, nis në afërsi të pikës kufitare të Muriqanit dhe vazhdon drejt tokës jugosllave.

Por ky udhëtim, do të ishte i fundit i jetës së tij, sepse Sigurimi i Shtetit, e kishte ndjekur hap pas hapi, qysh prej ditës kur kishte dalë nga qelitë e burgut, deri në momentin e fundit, kur njëri prej xhelatëve, kishte zbrazur pa mëshirë plumbat e pistoletës, mbi kokën e tij.

U tha se ishte mbytur në Lumin Buna, në përpjekje për të kaluar kufirin, por e vërteta ka qenë krejt ndryshe, sepse Ndoc Gjoni, ishte vrarë nga regjimi. E vërteta rreth fatit të zi të Ndoc Gjonit, është mësuar vetëm pas rënies së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, në vitin 1990.

I vëllai i tij, Zef Gjoni, nisi shpejt përpjekjet për të zbuluar çfarë kishte ndodhur me të vëllanë, Ndocin. “Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin. Vetëm kaq. Ne nuk mund të bënim asgjë më shumë në atë periudhë. Vetëm pas ardhjes së Demokracisë, e kam mësuar të vërtetën.

Një nga kufitarët e asaj periudhe, ka ardh e më ka taku dhe më ka shpjegu krejt ngjarjen. Sipas tij, e kanë pa Ndocin nëpër ujë, e kanë ndjek nga pas, duke kaluar në tokën jugosllave dhe sa ka dalë nga uji, e kanë godit me një plumb në kokë dhe e kanë lanë aty. Kjo është mëse e sigurt”, thotë Zef Gjoni, ish-basketbollisti dhe trajneri i famshëm boksit të ekipit “Vllaznia” e Shkodrës . Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sa herë diskutohej mbi këto veti, miku im vlonjat, Luan Koka, shprehej: T’iu falemi komunistëve, që po na pajisin me instiktin e dhelprës, të qenit, të ujkut, të maces...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Next Post

“Kisha një muaj i mbyllur në qeli dhe uria po m'i gërryente zorrët, pasi për tridhjetë ditë, kisha ngjeruar vetëm presh e lakër, pa pikë t'lyni dhe gjithmonë...”/ Dëshmia e trishtë, e ish-të dënuarit politik  

Artikuj të ngjashëm

“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Në Aleksandri dhe në Port-Said, rusët do të krijojnë bazat e tyre ushtarako-detare dhe Egjypti do t’i lejojë t’i përdorin kundër Shqipërisë…” / Takimi sekret i Mehmet Shehut, me Khalid Al Wazir, 1 gusht 1970

November 26, 2026
“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur

November 25, 2026
“Vetëm dy javë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 12 dhjetor 1912, drafti u botua në revistën austriake ‘Das Interessante Blatt’, ku thuhej se…”/ Zbulimi i historianit të njohur nga Kosova
Dossier

“Vetëm dy javë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 12 dhjetor 1912, drafti u botua në revistën austriake ‘Das Interessante Blatt’, ku thuhej se…”/ Zbulimi i historianit të njohur nga Kosova

November 26, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

November 25, 2026
“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

“Kisha një muaj i mbyllur në qeli dhe uria po m'i gërryente zorrët, pasi për tridhjetë ditë, kisha ngjeruar vetëm presh e lakër, pa pikë t'lyni dhe gjithmonë...”/ Dëshmia e trishtë, e ish-të dënuarit politik  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme