• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por në të vërtetë…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm

“Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por në të vërtetë…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm
“Pas të pamposhturit Ramiz Reka, që e hodha disa herë në tapet, munda edhe Dhori Gërnjotin e Korçës, ku i ati i tij, mjeshtri i madh, Rafaeli…”/ Historia e trishtë e kampionit të Shqipërisë në boks
“Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por në të vërtetë…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm
“Natën e 5 qershorit 1954, shtatë burra dhe një grua, lanë shtëpitë e tyre e morën udhën, duke u ngjitur në fshehtësi…”/ Arratisja e bujshme e grupit të Refat Hysenit, nga Kamenica në Greqi   

– Historia e panjohur e ish-boksierit të famshëm Ndoc Gjoni nga Shkodra, që pasi vuajti 12 vjet në burgun e Burrelit, tentoi përsëri arratisjen nga lumi Buna në vitin 1980 –

Memorie.al / Kur Ndoc Gjoni vendosi të arratisej për herë të parë, mori rrugën drejt Elbasanit, atje ku po kryente detyrimin ushtarak i vëllai, Zef Gjoni. Ndoc Gjoni, është legjenda e boksit shqiptar, që kaloi përmes kalvarit të mundimshëm në burgjet komuniste dhe më pas u vra nda diktatura, në tentativën e dytë për t’u arratisur nga ferri komunist.

Ja si e rrëfen i vëllai Zefi, atë takim që do të përcaktonte një rrugë të mundimshme, për Ndoc Gjonin: “Ndoci erdhi në Elbasan për të më takuar dhe e pashë qartë se kishte vendosur të ikte. Mënyra si fliste, mënyra si sillej ishte e kuptueshme. Për rrjedhojë, pas 20 ditësh, ai u arratis”.

Rruga me të panjohura e Ndoc Gjonit, kalon nga pika kufitare e Muriqanit, për të mbërritur pas shumë peripecish, në në tokën jugosllave. Atëherë kur mendoi se e kishte fituar sfidën, do të gjendej në rrethana të tmerrshme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

Fqinjët jugosllavë, në atë periudhë i kishin raportet e mira me shtetin shqiptar dhe njerëzit që thyenin kufirin, me marrëveshje ktheheshin sërish në vendin e tyre. Pas 20 ditë qëndrimi në tokën jugosllave, Ndoc Gjoni do të kthehej në Shqipëri nga UDB-ja jugosllave, duke u këmbyer me dy jugosllavë, që kishin bërë të njëjtën gjë si ai, duke kaluar kufirin për në tokën tonë.

12 vjet burg në Burrel

Ishte vitit 1968, kur boksieri i famshëm shkodran, do të dënohej nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, me 12 vjet burg politik, për tentativën e arratisje, të cilat i kreu në burgun famëkeq të Burrelit. Janë vite shumë të mundimshme, ashtu si dhe për të tjerë bashkëvuajtës në ferrin komunist. Bashkëvuajtës të tij, shprehen me fjalët më të mira, për mënyrën si i ka rezistuar këtyre vuajtjeve, si i ka shprehur gjithnjë bindjet e tij, kundër shtetit të asaj kohe. Ndoc Gjoni, i pati kryer të gjitha vitet e burgut, duke mos përfituar nga asnjë falje, siç ndodhte ndonjëherë kur regjimi vendoste ulje dënimi. Ndoci u lirua nga burgu në vitin 1980.

Në përpjekje për ta nisur jetën nga e para, duke lënë pas pasionet e tij të rinisë, Ndoci u martua, krijoi familje dhe nisi të punojë në Uzinën “Drini”. Por kjo përpjekje nuk do të zgjaste shumë kohë, veç pak muaj pas daljes nga burgu.

Arrestimi i dytë

Me fotografinë e nënës dhe të mbesës së tij në xhep, Ndoc Gjoni, do të niste edhe një herë rrugën e mundimshme, tentativën e dytë për t’u arratisur nga Shqipëria. E ëma dhe mbesa, ishin për të, njerëzit më të dashur. Është i njëjti itinerar, nis në afërsi të pikës kufitare të Muriqanit dhe vazhdon drejt tokës jugosllave.

Por ky udhëtim, do të ishte i fundit i jetës së tij, sepse Sigurimi i Shtetit, e kishte ndjekur hap pas hapi, qysh prej ditës kur kishte dalë nga qelitë e burgut, deri në momentin e fundit, kur njëri prej xhelatëve, kishte zbrazur pa mëshirë plumbat e pistoletës, mbi kokën e tij.

U tha se ishte mbytur në Lumin Buna, në përpjekje për të kaluar kufirin, por e vërteta ka qenë krejt ndryshe, sepse Ndoc Gjoni, ishte vrarë nga regjimi. E vërteta rreth fatit të zi të Ndoc Gjonit, është mësuar vetëm pas rënies së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, në vitin 1990.

I vëllai i tij, Zef Gjoni, nisi shpejt përpjekjet për të zbuluar çfarë kishte ndodhur me të vëllanë, Ndocin. “Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin. Vetëm kaq. Ne nuk mund të bënim asgjë më shumë në atë periudhë. Vetëm pas ardhjes së Demokracisë, e kam mësuar të vërtetën.

Një nga kufitarët e asaj periudhe, ka ardh e më ka taku dhe më ka shpjegu krejt ngjarjen. Sipas tij, e kanë pa Ndocin nëpër ujë, e kanë ndjek nga pas, duke kaluar në tokën jugosllave dhe sa ka dalë nga uji, e kanë godit me një plumb në kokë dhe e kanë lanë aty. Kjo është mëse e sigurt”, thotë Zef Gjoni, ish-basketbollisti dhe trajneri i famshëm boksit të ekipit “Vllaznia” e Shkodrës . Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sa herë diskutohej mbi këto veti, miku im vlonjat, Luan Koka, shprehej: T’iu falemi komunistëve, që po na pajisin me instiktin e dhelprës, të qenit, të ujkut, të maces...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Next Post

Kalendari Historik 24 Korrik 2024

Artikuj të ngjashëm

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
Dossier

July 14, 2025
“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 14, 2025
“Një ditë, kapterët e lidhën grekun Taso dhe komandanti i kampit, Barjam Korvafa, e zuri prej gryke, ashtu siç zë me dhëmbë ujku dashin dhe ai ra pa ndjenja në tokë, por…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Për shqiptarët e Kosovës, që përbëjnë 65% të popullsisë atjeshme dhe 2/3 e Shqipërisë së 1913-ës, Partia ka heshtur, pasi Miladini…”/ Zbulohet letra e Koço Tashkos për Kominternin, por që ra në duart e Enverit!

“Shqiptari Simon Sina, nga Vithkuqi i Korçës, një nga pasanikët më të mëdhenj në Evropë, i dhuroi Athinës ndërtesën e akademisë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur të raporteve shqiptaro-greke

July 13, 2025
“Pasi kishte kaluar kufirin me varkë nga liqeni i Ohrit, Velkon e kishin mbyllur në qelitë e Degës së Pogradecit, kurse të dashurën e tij, ata shefat e Sigurimit, e kishin…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Kalendari Historik 01 Korrik 2024

Kalendari Historik 24 Korrik 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme