• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga 13 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, që u krijua më 10 korrik 1943, në Labinot, vetëm dy prej tyre …”/ Historia tragjike e ushtarakëve të luftës që eliminoi Enveri

“Enverit, po deshe, çoj një divizion në Pogradec, mua këtu, m’i zhduk rojet, kur të bëhesh kryeministër ti m…, mbaj një regjiment në Durrës…”/ Sherri i Mehmet Shehut, me komandantin e Gardës, në ’67-ën
“Kur familja Kirka, i kërkoi Fan Nolit, që të ndërhynte pranë qeverisë së Enver Hoxhës, për të shpëtuar mikun e tij të ngushtë, ai iu përgjigj…”/ Historia e trishtë e rilindasit të fundit, që vdiq në Burrel

Dashnor Kaloçi                     

Pjesa e parë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të eliminimit që i’u bëri Enver Hoxha pjesës më të madhe të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që u formua më 10 korrik 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit, ku komandant i tij, u zgjodh major Spiro Moisiu, kurse komisar politik, Enver Hoxha. Fati tragjik i anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, ku nga 13 prej tyre, vetëm Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi i shpëtuan dorës së hekurt të Hoxhës, pasi Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiro dhe Baba Faja u ekzekutuan, Abaz Kupi u arratis, Bedri Spahiu, u internua dhe u burgos, Sejfulla Malëshova u internua dhe vdiq në internim, ndërsa Spiro Moisiu dhe Ramadan Çitaku, u degraduan e u mënjanuan nga funksionet e tyre, duke u lënë në detyra honorifike. Përveç anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha goditi dhe eliminoi edhe pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të brigadave, divizioneve, korpuseve dhe njësive të tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kishin drejtuar Luftën Antifashiste, ku pjesa më e madhe e tyre u pushkatuan, u burgosën, apo u internuan deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991!

Sipas një vendimi të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, më 4 korrik të vitit 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit, u mblodh Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili vendosi që të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që do të përbëhej prej 13 vetash. Sipas këtij vendimi, më datën 5 korrik u zhvillua mbledhja e parë e Shtabit të Përgjithshëm, ku komandant i tij u zgjodh major Spiro Moisiu dhe komisar politik Enver Hoxha. Më 11 korrik, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar me anë të një proklamate njoftoi publikisht me anë të trakteve se: ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane.

Gjithashtu mund të lexoni

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Po kush ishin anëtarët e këtij Shtabi dhe cili ishte fati i tyre i mëvonshëm. Pas major Spiro Moisiut që kishte qenë ushtarak i karrierës që nga koha e Monarkisë së Zogut dhe që u zgjodh komandant i këtij Shtabi, si dhe Enver Hoxhës që u zgjodh në postin e komisarit politik, anëtarët e tjerë ishin: Abaz Kupi, Dali Ndreu, Myslym Peza, Liri Gega, Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Nako Spiro. Nga të 13 anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, përveç komandantit, major Spiro Moisiut, vetëm Bedri Spahiu kishte qenë ushtarak i karrierës në vitet e Monarkisë së Zogut dhe Dali Ndreu, i cili kishte studiuar në një shkollë ushtarake në Itali. Po kështu edhe Abaz Kupi kishte shërbyer në armën e Xhandarmërisë gjatë kohës së Zogut me gradën e majorit, kurse të gjithë anëtarët e tjerë të Shtabit, nuk kishin asnjë lidhje me anën ushtarake.

Goditja ndaj anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, përveç Myslym Pezës dhe Haxhi Lleshit që i shpëtuan dorës së hekurt të Enver Hoxhës, (i cili pas Kongresit të Përmetit u shpall dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare me gradën gjeneral-kolonel), pothuajse të gjithë të tjerët u eliminuan apo u ekzekutuan me urdhër direkt të tij gjatë periudhës së Luftës dhe pas saj. Përveç anëtarëve të Shtabit që nga koha e Luftës dhe më pas, Enveri goditi dhe eliminoi fizikisht pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të çetave, batalioneve, divizioneve dhe brigadave partizane, që udhëhoqën luftën partizane.

I pari anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që u godit nga Enver Hoxha, ishte major Abaz Kupi, i cili u largua vetë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Fronti Demokratik që në vitin 1943, pas mosmarrëveshjeve të shumta që kishte me Enverin. Pas largimit nga radhët e Frontit, Kupi formoi Lëvizjen e Legalitetit në vjeshtën e atij viti në fshatin Zall-Herr të Tiranës, (ku u mbajt Kongresi i parë i Lëvizjes së Legalitetit), duke u shpallur kështu një armik i betuar i Enver Hoxhës. Pas Abaz Kupit, ishte Mustafa Gjinishi ai që u godit nga Enver Hoxha, por edhe pse Gjinishi bënte pjesë në Shtabin e Përgjithshëm, ai ishte me bindje nacionaliste dhe si i tillë, që në Konferencën e Pezës ai u caktua që të punonte me elementët nacionalistë, për afrimin e tyre në radhët e Frontit Demokratik që udhëhiqej nga Partia Komuniste, pasi ai kishte lidhje me pjesën më të madhe të nacionalistëve shqiptarë ku disa prej tyre drejtonin çetat antifashiste.

Sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, ai dyshonte tek Gjinishi se ai ishte agjent i anglezëve dhe për këtë arsye (Enveri) urdhëroi dhe eliminimin e tij, të cilin e zbatoi Liri Gega. Lidhur me ekzekutimin e Gjinishit, ka dëshmuar publikisht në shtyp Shyqëri Këllezi, ish – roja personale i Enver Hoxhës gjatë Luftës dhe më pas anëtar i K.Q. të PPSH-së. Këllezi, i cili që pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm ka pasur edhe detyrën e komandantit të rojeve të këtij shtabi, ka pohuar: “Ndodhesha pranë Shtabit të Përgjithshëm në zonën e Korçës. Enveri me Miladinin ishin ulur pranë radistit që po jepte dhe po merrte me radio. Pas pak ata të dy u çuan në këmbë dhe duke u përqafuar filluan të ngrinin në krah njëri-tjetrin. Pastaj ata dhanë urdhër që i gjithë Shtabi dhe rojet e tij të rreshtoheshim përpara çadrës. Aty Enveri njoftoi se: gjatë një aksioni në fshatrat e Peshkopisë, ishte vrarë anëtari i Shtabit shoku Mustafa Gjinishi dhe për nder të tij ne mbajtëm një minutë zi”.

Mbas vrasjes së Gjinishit, Enver Hoxha filloi goditjet ndaj disa komandantëve dhe komisarëve të çetave nacionaliste dhe atyre partizane, por siç theksuam pak më lart, krisja e parë në mes Enver Hoxhës dhe anëtarëve të Shtabit, kishte filluar që me largimin e major Abaz Kupit, i cili nuk ishte dakord me politikën që po ndiqte Enveri. Në këtë kuadër, të parët që u ekzekutuan me urdhër direkt të Enver Hoxhës, ishin: komandanti dhe komisari i “Çetës plakë” të Vlorës, Neki Ymeri me pseudonimin “Vangjo” dhe Xhemil Çakërri “Milo”. Ekzekutimi i tyre erdhi për arsye se ata nuk kishin zbatuar urdhrin e Enver Hoxhës për ekzekutimin e Sadik Premtes, një nga themeluesit e PKSH-së, që ishte caktuar në çetën e Vlorës, të cilin Enveri e cilësonte si fraksionist së bashku me Anasatas Lulën.

Anastasi, pas urdhrit të Enverit u ekzekutua nga një grup partizanësh të Beratit (me në krye Orhan Frashërin), kurse Sadik Premtja arriti që t`i shpëtonte disa herë pritave që ju ngritën. Neki Ymeri dhe Xhemil Çakërri, jo vetëm që nuk zbatuan urdhrin për ekzekutimin e Sadik Premtes, por ata ishin dhe mbështetës kryesor të tij. Kjo ishte dhe arsyeja që Enveri urdhëroi ekzekutimin e tyre, i cili ju ngarkua Liri Gegës, e cila e zbatoi atë me anë të disa partizanë të Brigadës së I-rë të Mehmet Shehut. Kjo gjë u bë pasi Dushan Mugosha dhe Liri Gega, i thërritën ata për bisedime në një fshat të Mallakastrës.

Eliminimi i anëtarëve të Shtabit në vitet 1944-1949

Eliminimi i anëtarëve të Shtabit që filloi me Mustafa Gjinishin gjë gjatë Luftës, vazhdoi më pas edhe pas Luftës. Kështu pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, Enveri projektoi për të eliminuar disa ushtarakë që nuk ishin dakord me vijën politike që po ndiqte ai në krye të PKSH-së. Pasi Enveri “mbaroi punë” me ushtarakët e lartë që kishin drejtuar Ushtrinë Kombëtare Shqiptare gjatë kohës së Monarkisë, duke pushkatuar gjeneralët Gustav Mirdash, Aqif Përmeti, (dhe disa pasues të tyre, ish-kolonelë, majorë, kapitenë, etj.), ai ju drejtua ushtarakëve madhorë të ushtrisë së tij. Në vitin 1946, Enver Hoxha liroi nga detyra e Shefit të Shtatmadhorisë gjeneral-major Spiro Moisiun, duke e nxjerrë atë në pension në moshën 47 vjeç. Kjo gjë erdhi pasi Moisiu kundërshtoi ardhjen e specialistëve ushtarakë jugosllavë në Ushtrinë Shqiptare, që sipas tij, nuk kishin ç`tju mësonin ushtarakëve shqiptarë! “Kaçakë ne, kaçakë ata. Çfarë do mësojmë ne prej tyre”, i tha Moisiu gjatë një bisede Enver Hoxhës.

Pas kësaj, emisarët e Titos që kontrollonin gjithçka në të gjitha ministritë me anë të këshilltarëve të tyre, i sugjeruan Enverit, se: nuk mund të drejtonte Ushtrinë Shqiptare, një ushtarak i Monarkisë së Zogut. Më pas Moisiu u caktua Komandant i Garnizonit të Tiranës dhe në detyra të tjera me Forcat Vullnetare, duke u lënë në detyra honorifike dhe ai ftohej vetëm në raste ceremonish zyrtare, kryesisht si ajo e 10 korrikut, që përkujtonte krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Pas Moisiut, në vitin 1947 Enveri filloi goditjen ndaj Sejfulla Malëshovës të cilin e shkarkoi nga funksioni i Ministrit të Kulturës dhe të gjitha funksionet e tjera shtetërore e partiake që ai mbante e më pas e internoi në rrethin e Fierit ku dhe ai vdiq në vitin 1971, (në rrethana ende të pazbardhura) pasi kishte punuar si magazinier duhani.

Pas Malëshovës, me akuza si “agjentë të anglo-amerikanëve dhe tradhtarë të Frontit”, Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e kolonel Mestan Ujanikut, (Komandantit të së parës çetë partizane në Shqipëri dhe deputet i Qarkut të Beratit), të kolonel Islam Radovickës (Komandant i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër), kolonel Zenel Shehut, komandantit të partizanëve të Tepelenës, që kishte financuar luftën në atë krahinë dhe kolonel Rexho Plakut, një nga udhëheqësit legjendarë të çetave partizane të zonës së Çamërisë. Të tre të parët u pushkatuan, kurse Rexho Plaku dhe disa ushtarakë të tjerë pasues të tyre, si: Nexhmi Ballka, etj., ju nënshtruan burgimeve të gjata.

Në atë kohë u arrestua dhe u burgos edhe kolonel Kadri Hoxha, ish Komandant i Qarkut të Elbasanit dhe përfaqësues i Shqipërisë në Shtabin e Forcave Aleate në Itali. Kadri Hoxha vuajti burgime të gjata deri në 1990-ën. Një nga viktimat e Enver Hoxhës, ishte dhe kolonel Baba Faja Martaneshi, një nacionalist i cili më 19 mars 1947, urdhër të Enverit, bashkë me Baba Fejzon shkoi në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, për t`i kërkuar Kryegjyshit të saj (Njiazi Dede Baba Abazit) bërjen e statutit të asaj Kryegjyshate, sipas porosisë dhe sugjerimeve të qeverisë. Kryegjyshi Bektashi, Baba Abazi, nuk e pranoi atë gjë dhe vrau Baba Fajën, Baba Fejzon dhe veten brenda në Kryegjyshatë. Një nga anëtarët e tjerë të Shtabit që u eliminua si rezultat i presioneve direkte të Enverit, ishte Nako Spiro. Sipas versionit zyrtar, thuhet se Nako vrau veten në zyrën e tij, pasi Enveri e akuzoi atë si të shitur tek jugosllavët.

Pas Nako Spiros, nga ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, u eliminua Ramadan Çitaku, i cili njihej ndryshme me pseudonimin “Baca”. Pas kthimit në Shqipëri nga detyra e ambasadorit në Beograd, “Baca” u caktua në detyra dytësore (në Bankën e Shtetit), dhe ai u vetë izolua duke mos dalë fare nga shtëpia, deri sa ndërroi jetë në vitin 1989. (Në atë kohë, pak kush e dinte se Çitaku ishte gjallë dhe se kishte jetuar në Tiranë). Pas eliminimit të Nako Spiros, në atë periudhë u eliminuan nga ushtria dhe u internuan, gjeneral-majorët Tahir Kadare (ish- komandant i Brigadës së VI-të partizane e komisar i Divizionit të Parë dhe Nexhip Vinçani zv / shef i Shtatmadhorisë. Goditjen më ta madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të I-rë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-leitnant Koci Xoxen.

Komandantët dhe Komisarët e Luftës Antifashiste që u pushkatuan, burgosën dhe internuan nga viti 1944 deri në 1991-in

Brigada e I-rë

Komandant Komisar

  1. Mehmet Shehu (i vetëvrarë) 1. Tuk Jakova (vdekur në burg)
  2. Muhamet Prodani (i burgosur) 2. Arif Hasko (i burgosur)

Brigada e II-të

Komandant Komisar

  1. Beqir Balluku (i pushkatuar) 1. Vasil Konomi

Brigada e III-të

Komandant Komisar

  1. Hulusi Spahiu (i burgosur) 1. Shahin Ruka
  2. Saliko Sulo 2. Osman Sinani (i dënuar)
  3. Muzafer Spaho (i dënuar)

Brigada e IV-ët

Komandant Komisar

  1. Nexhip Vinçani (i persekutuar) 1. Pëllumb Dishnica (i burgosur)
  2. Zija Kambo

Brigada e V-të

Komandant Komisar

  1. Abaz Shehu 1. Hysni Kapo
  2. Shefqet Peçi 2. Hito Çako (i pushkatuar)
  3. Bendo Asllani

Brigada e VI-të

Komandant Komisar

  1. Tahir Kadare (i dënuar) 1. Mustafa Matohiti
  2. Jaho Gjoliku 2. Haki Toska
  3. Sotir Filto 3. Xhule Çiraku

Brigada e VII-të

Komandant Komisar

  1. Gjin Marku (vdekur në burg), 1. Kadri Hoxha (i burgosur)
  2. Musa Daci (i dënuar), 2. Qazim Kapisyzi

Brigada e VIII-të

Komandant Komisar

  1. Hasaf Dragoti 1. Qazim Kondi
  2. Feti Smokthina 2. Minella Bulku
  3. Rasim Bazo

Brigada e IX-të

Komandant Komisar

  1. Irakli Bozo 1. Mihallaq Ziçishti (i burgosur)

Brigada e X-të

Komandant Komisar

  1. Njazi Çepani 1. Kahreman Ylli

Brigada e XI-të

Komandant Komisar

  1. Mevlan Dervishi 1. Halil Pulaj

Brigada e XII-të

Komandant Komisar

  1. Refat Bajrami 1. Qemal Klosi
  2. Rahman Parllaku (i burgosur)

Brigada e XIV-të

Komandant Komisar

  1. Gjon Banushi 1. Gafur Çuçi

Brigada e XV-të

Komandant Komisar

  1. Teki Kolaneci 1. Shahin Ruka

Brigada e XVI-të

Komandant Komisar

  1. Spiro Bakalli,  1. Avdyl Këllezi (i pushkatuar)
  2. Rrahman Uruçi (i burgosur),  2. Tajar Grepcka
  3. Nikollaq Sallabanda (i dënuar)

Brigada e XVII-të

Komandant Komisar

  1. Gjeli Argjiri (i vetëvrarë), 1. Qamil Guranjaku

Brigada e XVIII-të

Komandant Komisar

  1. Esat Ndreu ( i burgosur), 1. Miço Kallamata
  2. Petrit Dume (i pushkatuar)

Brigada e XIX-të

Komandant Komisar

  1. Thoma Xhixha,  1. Vango Mitrojorgji (i dënuar)

Brigada e XX-të

Komandant Komisar

  1. Riza Kodheli, 1. Misto Treska

Brigada e XXII-të

Komandant Komisar

  1. Sali Verdha, 1. Tonin Jakova
  2. Rexhep Zyma,  2. Nimet Ymeri
  3. Neshat Hysi

Brigada e XXIII-të

Komandant Komisar

  1. Hamit Keçi (i burgosur),  1. Xhavit Qesja ( i burgosur)
  2. Haxhi Seseri (i dënuar),  2. Mërkur Çela ( i dënuar)

Brigada e XXIV-të

Komandant Komisar

  1. Ndreko Rino 1. Abedin Shehu (i burgosur)

Brigada e XXV-të

Komandant Komisar

  1. Veli Niman Doçi (i ekzekutuar), 1. Nuri Arapi

Brigada e XXVII-të

Komandant Komisar

  1. Sadik Bekteshi (i burgosur) 1. Tajar Grepcka

(Shënim: Brigada 13, 21 dhe 26 nuk ka pasur). Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Korrik

Next Post

Zbulohet proçes-verbali i mbledhjes së 10 korrikut ’43: “Z. Abaz Kupi kërkoi heqjen e yllit nga flamuri dhe…”/ Si e fallsifikoi Enveri në librin ‘Kur hidheshin themelet’…!?

Artikuj të ngjashëm

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Dossier

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta

June 8, 2025
“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

June 8, 2025
“Ky grup armik, hyri në marrëdhënie tregtare me SHBA-ës, për blerjen e mallrave amerikane, kërkoi liçencën e Departamentit të…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, për “sabotatorët” e Ekonomisë, maj ‘77

June 9, 2025
“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
Next Post
“Nga 13 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, që u krijua më 10 korrik 1943, në Labinot, vetëm dy prej tyre …”/ Historia tragjike e ushtarakëve të luftës që eliminoi Enveri

Zbulohet proçes-verbali i mbledhjes së 10 korrikut ’43: “Z. Abaz Kupi kërkoi heqjen e yllit nga flamuri dhe…”/ Si e fallsifikoi Enveri në librin ‘Kur hidheshin themelet’…!?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!