• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

“Në vitin 1957, një pilot i NATO-s, me gradën e majorit, uli avionin e tij “T-33” në aeroportin e Rinasit”/ Dëshmia e ish-komandantit të Aviacionit…(fotot e rralla)

“Princi Sihanouk i Kamboxhias ndërmjetësoi në ’72-in për ta lidhur Enverin me Beogradin”/ Dëshmia e rrallë e ish-Komandantit të Aviacionit Luftarak për marrëveshjen e…
21
Shares
1.4k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historitë e panjohura të dy avionëve të huaj që bënë ulje të detyruar, në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë, në vitin 1951 dhe në 1957-ën. Sipas dëshmisë së Edip Ohrit, ish-komandantit të Aviacionit Luftarak të Shqipërisë me gradën e kolonelit, rasti i parë me avionët e huaj që kanë pësuar incidente në Shqipëri, i përket vitit 1951, kur një pilot i forcave ushtarake të Greqisë, që po bënte fluturim stërvitor mbi hapësirën ajrore të vendit të tij, bëri ulje të detyruar në një fushë të vogël në Delvinë. Kurse rasti i dytë dhe i fundit me pilotët e huaj, që janë detyruar të ulen në territorin shqiptar, i përket vitit 1957(mesi i dhjetorit), kur një pilot amerikan i forcave të NATO-s me gradën e majorit, me avionin e tij “T-33”, bëri ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit.

“Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, që nga fillimi i vitit 1945 e deri në fundin e ’90-të, në territorin e Republikës Popullore dhe Socialiste të Shqipërisë, nuk është rrëzuar asnjë avion i huaj. Por janë ulur vetë dy avionë: një grek në vitin 1951 dhe një avion amerikan i forcave të NATO-s në vitin 1957”. Ky pohim vjen nga ish-Komandanti i Aviacionit Luftarak të Ushtrisë Shqiptare, kolonel Edip Ohri. Sipas dëshmive të z, Ohri, e cila konfirmohet gjithashtu edhe nga disa ish-ushtarakëve, veteran të Aviacionit Luftarak të Shqipërisë, rasti i parë me avionët e huaj, që kanë pësuar incidente në Shqipëri, i përket vitit 1951, kur një pilot i forcave ushtarake të Greqisë që po bënte fluturim stërvitor mbi hapësirën ajrore të vendit të tij, bëri ulje të detyruar në një fushë të vogël në Delvinë.

Menjëherë pas uljes, piloti grek u kap nga forcat ushtarake shqiptare dhe ai u deklaroi atyre se e kishte bërë atë ulje, pasi kishte humbur kontrollin. Ndërsa fati i pilotit grek nuk u mësua kurrë, (thuhet se e zhdukën, pasi e akuzuan për spiunazh) avioni i tij u përdor edhe disa kohë nga pilotët shqiptar, deri sa u prish plotësisht.

Gjithashtu mund të lexoni

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

Fotografi të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit

Rasti i dytë dhe i fundit me pilotët e huaj që janë detyruar të ulen në territorin shqiptar, i përket vitit 1957(mesi i dhjetorit), kur një pilot amerikan i forcave të NATO-s me gradën e majorit, me avionin e tij “T-33” bëri ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit. Piloti amerikan ishte nisur nga një bazë ushtarake e NATO-s e instaluar në periferi të Parisit, I ngritur për në drejtim të Napolit në Itali, por retë e shumta që ndodheshin mbi atë qytet, dhe një avarie që i erdhi nga prishja e një instrumenti (radio-kompasi automatik) ia penguan uljen.

Nga pamundësia për t’u ulur në destinacionin e tij, ai e vazhdoi më tej fluturimin duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe kaloi përmbi Greqi. Por edhe mbi territorin grek ai ndeshi në re të shumta dhe kohë të keqe, kështu që u detyrua dhe u kthye përsëri mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë, për të bërë më pas ulje të detyruar në aerodromin ushtarak të Rinasit.

Menjëherë pas uljes, piloti amerikan i cili ishte ndjekur që në fluturim edhe nga disa avionë shqiptarë, u mor në pyetje nga organet përkatëse të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa piloti amerikan u mbajt i izoluar për dy javë në kushte të mira në Tiranë, Aviacioni Luftarak i Shqipërisë reagoi dhe e cilësoi uljen e atij avioni, si një fitore të madhe të aviacionit tonë.

Pas dy javësh, me ndërhyrjen direkte të Nikita Hrushovit pranë Enver Hoxhës, piloti amerikan u lirua dhe u dërgua në Beograd. Më pas nga Beogradi ai udhëtoi në Paris. Ndërsa piloti amerikan u kthye në vendin prej nga kishte ardhur, disa pjesë të avionit të tij u çuan më pas në Muzeun e Armëve të Kalasë së Gjirokastrës, të cilat qëndruan aty të ekspozuara deri pas viteve ’90-të. Me skeletin e atij avioni, propaganda zyrtare e asaj kohe u tregonte të gjithë vizitorëve që shkonin tek ai muze, “Fitoren ndaj imperializmit amerikan”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016                                                                                                          

Share21TweetPinSendShareSend

Previous Post

”Kapitenit gjerman Helmut Mutte, Sigurimi i mori një deklaratë, ku ai depononte….”/ Rrëfimet e ish-të burgosurit te “Mine Peza”, ku në ’45-ën shkoj dhe Nexhmie Hoxha

Next Post

“Nexhmijen e kishte dërguar Enveri, me motrën, për t’i çuar Bahriut peshqeshet e dasmës, sipas zakoneve gjirokastrite, por ai i tha…"/ Dëshmia e ish-të burgosurit

Artikuj të ngjashëm

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940
Galeria e Fotove

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

March 25, 2023
Fotografi  të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit
Galeria e Fotove

Fotografi të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit

March 24, 2023
Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.
Galeria e Fotove

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

March 20, 2023
Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.
Galeria e Fotove

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

March 19, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940

March 17, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940

March 17, 2023
Next Post
“Nexhmijen e kishte dërguar Enveri, me motrën, për t’i çuar Bahriut peshqeshet e dasmës, sipas zakoneve gjirokastrite, por ai i tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit

“Nexhmijen e kishte dërguar Enveri, me motrën, për t’i çuar Bahriut peshqeshet e dasmës, sipas zakoneve gjirokastrite, por ai i tha…"/ Dëshmia e ish-të burgosurit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!