• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Finiq, sekretari partisë dhe kryetari kooperativës, vanë të hiqnin ikonat e kishës, por u mblodhën 40 gra dhe i rrahën e i…”/ Fjala e Enverit në Byro

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së që i përket vitit 1967 dhe bën fjalë mbi një mbledhje të sekretariatit, apo takim ditor të Enver Hoxhës, me sekretarët e Komitetit Qendror ku ai ka marrë në analizë dhe ka diskutuar me të lidhur me problemet e mëdha që kishin dalë në disa rrethe të ndryshme të vendit, si në Elbasan, Dibër, Sarandë etj., ku popullsia fshatare e atyre zonave kishte kundërshtuar, duke reaguar me forcë ndaj fushatës që kishin ndërmarrë komitetet e partive dhe ato ekzekutive të atyre rretheve, për prishjen e objekteve të kultit, si kishat, xhamitë, manastiret, teqetë, tyrbet etj.

Gjë e cila kishte ardhur pas direktivave që iu kishte dërguar më parë Komiteti Qendror i PPSH-së, pas vendimit të Byrosë Politike dhe fjalës që kishte mbajtur personalisht Enver Hoxha aty, e që u bë publike në gazetën “Zëri i Popullit” më datën 7 shkurt të atij viti, ku ai ngrinte me të madhe “luftën ndaj zakoneve prapanike” dhe “masave që duheshin marrë për çrrënjosjen dhe zhdukjen e besimeve fetare”.

Vendimi që kishte ndërmarrë udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën në vitet 1965-’66-të, për zhdukjen e besimeve fetare, ndalimin me ligj të fesë dhe prishjen e objekteve të ndryshme të kultit, si kisha, xhamia, manastire, teqe, tyrbe, etj., gjë e cila u sanksionua pas fjalës së Enver Hoxhës në Byronë Politikë, që u bë publike në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 7 shkurt të vitit 1967-të, pati mjaft reagime dhe kundërshtime të shumta, jo vetëm nga ana e klerikëve të ndryshëm, por edhe nga besimtarë të shumtë. Në atë kohë në adresë të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe personalisht të Enver Hoxhës, u dërguan letra dhe telegrame të shumta, ku klerikë të ndryshëm si dhe besimtarë të shumtë, herë duke dalë hapur me emra apo dhe anonimë, i bënin me dije për atë, që po ndodhte dhe kërkonin që të ndërpritej ajo fushatë që kishte filluar ndaj besimeve fetare, ku komitetet e partive dhe ato ekzekutive të rretheve, ishin vënë “në garë”, se kush i zbatonte më mirë dhe më shpejt, direktivat e Partisë në luftën kundër fesë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Mirëpo kjo gjë, pra reagimi ndaj fushatës që kishte filluar me luftën ndaj fesë, jo vetëm nuk e stepi udhëheqjen e lartë të PPSH-së, dhe personalisht Enver Hoxhë, por përkundrazi, i nxiti ata më shumë, duke e çuar atë luftë edhe me masa represive, siç ishte arrestimi i disa klerikëve katolikë kryesisht në Shkodër, Lezhë, Pukë, Tiranë, etj., apo dhe demaskimi publik i tyre kudo ku ata ndodheshin.

Por, duke qenë se edhe këto masa nuk po jepnin rezultatet e duhura, ndryshe nga fjala e tij, që u bë publike më datën 7 shkurt të atij viti në gazetën “Zëri i Popullit”, ku Enver Hoxha fliste “për zhdukjen e zakoneve prapanike me punë bindëse dhe edukative”, madje duke u kamufluar dhe e paraqitur atë si një iniciativë të organizatave të rinisë (siç ishte shkolla e mesme, “Naim Frashëri” në Durrës), më datën 27 shkurt, ai iu dërgoi një letër të gjatë me siglën “Tepër sekret”, të gjithë komiteteve të partisë së rretheve, ku jepte direktiva dhe sqaronte me detaje dhe hollësi si duhej ndërmarrë lufta kundër fesë dhe prishja e objekteve fetare, duke dalë hapur se ato “do i  rrafshonin nga faqja e dheut”.

Të gjitha këto masa represive që ndërmori asokohe udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxha, duke vënë në lëvizje edhe organet e Diktaturës së Proletariatit (Sigurimin e Shtetit, Ministrinë e Brendshme etj), situata vazhdoi të agravohej dhe pas reagimeve të shumta pothuaj në të gjithë vendin, në disa rrethe, si në Peshkopi, Mat, Tiranë, Elbasan, Sarandë etj., pati konfrontime fizike ndërmjet besimtarëve të ndryshëm dhe “shokëve të partisë e rinisë” që kishin shkuar për të prishur objektet e kultit, si kisha, xhamia, manastire, teqe, tyrbe, etj.

Kjo situatë disi e papritur që po precipitonte gjithnjë e më shumë, duket se shqetësoi edhe shumë Enver Hoxhën, i cili për t’i paraprirë apo parandaluar ndonjë reaksioni në masë, mbajti disa takime pune ditore me sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, si dhe me sekretarët e komiteteve të partive dhe ato ekzekutive të rretheve, duke dhënë udhëzimet dhe orientimet e rastit, për gjithçka që po ndodhte në të gjithë vendin, si dhe “masat që duheshin marrë me punë bindëse e politike dhe jo me forcë e masa administrative, pasi ajo gjë nuk ishte punë ditësh, por vitesh…”!

Lidhur me këtë, bën fjalë dhe ky dokument arkivor që po publikohet nga Memorie.al në këtë shkrim, ku Enver Hoxha, flet dhe diskuton me sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me disa situata “të pakëndshme” që kishin ndodhur në disa rrethe të vendit, si Elbasan dhe Sarandë, ku besimtarë të ndryshëm kishin goditur “shokët e Partisë”, kur ata kishin shkuar për të prishur objektet e kultit.

Takimi i Enver Hoxhës me sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së

  • Çështja e kishës dhe e xhamive

Me gjithë udhëzimet e shumta që u janë dhënë rretheve, gjatë gjithë këtij muaji, për çështjen delikate të besimit në popull, shumë rrethe vazhdojnë ta marrin lehtë këtë problem dhe të veprojnë “në garë” e në mënyrë administrative, për prishjen e kishave dhe xhamive nga disa fshatra të Elbasanit, më kanë ardhur letra, në Mallëngjesh, shokët e vendit janë rrahur nga besimtarët.

Udhëheqja e rrethit këtë mëndje lehtësi, ja u ngarkon ndonjë provokatori dhe nuk e sheh punën më thellë, në mungesë të punës politike të saj. Në disa fshatra të Dibrës ku ka fanatizëm, më thonë se fshatarët thonë xhaminë ta bëjmë depo, por minaren të mos e rrëzojmë. Shokët sekretarë dhe që nuk bëjnë një punë politike të dendur, kanë frikë të mos e prishin minaren “se mos mbeten pas” nuk durojnë 10 muaj, kurse kemi duruar 14 shekuj. Nuk mendojmë, se deri sa xhaminë e kemi bërë depo, 3/4 e rezistencës i kemi thyer, mbetet 1/3 e anës material, që mund ta zhdukim nesër, por shokët harrojnë kryesoren, se xhaminë mund ta zhdukin shpejt, por besimin se zhdukin dot as menjëherë, dhe as me dekrete, por me bindje dhe me punë politike dhe ideologjike intensive, dhe të vazhdueshme. Në minoritetin grek në Jug, natyrisht çështja e fesë është akute. Mendova se shokët e rrethit, do të kishin mirë parasysh vetë këtë çështje delikate, sidomos atje.

Sidoqoftë më ra ndërmend, t’i lajmëroj njëherë, shokët e Gjirokastrës, mund t’i “rrëmbejë entuziazmi”. Por arriti vonë këshillimi im, ata e kishin mbaru punën me kishat dhe me priftërinjtë.

Sot më lajmërojnë se në Finiq të Sarandës, sekretari i partisë dhe kryetari i kooperativës vanë vetë të hiqnin ikonat e kishës, dhe gratë kundërshtuan dhe i goditën, filluan 2-3 gra, por në fund u bënë 40 gra.

Sa keq, dhe prapë sekretari i komitetit të partisë të rrethit që na lajmëron, na thotë si pa gjë të keq se kjo është vepër e ndonjë provokatori.

Provokator ka patjetër, po 40 gratë s’janë provokatore dhe një provokator kur arrin të vërtiti fshatin, kjo do të thotë, se jo vetëm çështja e besimit është një gjë e thellë, por Partia atje nuk zotëron gjendjen.

Prandaj, duhet absolutisht, të jepen udhëzime të reja, të dërgohen poshtë shokë, t’i sqarojnë, të mos bien në konflikte me popullin, ta bindin, të punojnë me të me durim, me durim, pse kjo punë nuk është një punë dite dhe muaji, por vite dhe vite të tëra.

T’ja u shpjegojmë problemet, t’u marrim krahët, të konsolidojmë sukseset e arritura në këto çështje dhe të ecim me kujdes, këtu nuk është çështje kohe dhe shpejtësie, këtu është çështje ç’rrënjosje, të këqiave dhe thellimit të revolucionit./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share49TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Misioni sekret në Greqi me krerët e Partisë Komuniste që i sillja në vilën e fshehtë në Tiranë, kur ata i priste, Enveri dhe…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut

Next Post

“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit

“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!