• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

“Ata bukuroshët korçarë, që rrëmbyen sa plasën, rrinë dhe po u sosen të hollat e nuk gjejnë më të rrëmbejnë, pandehin se po ta zaptojë Greqia përsëri Korçën, do të derdhë florinjtë…”! / Shtypi i vitit 1917
“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën
Si e eliminoi Enver Hoxha, gjeneral Panajot Plakun, tre vëllezërit e tij dhe nipin e tyre…?!
“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën
Si u zbulua dhe u godit grupi “Bashkimi i çlirimit shqiptar anti-komunist”, i toger Koço Kondilit dhe Prel Sykut, nipit të “Tuç Makut”…/ Dokumentet sekrete dhe fotot

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Gjatë gjithë periudhës 45 vjeçare të regjimit komunist diktatorial të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, si historiografia zyrtare, ashtu dhe mjetet e propagandës së saj, nuk kanë folur kurrë për krijimin e ndonjë partie tjetër politike, (në ilegalitet), përveç Partisë Komuniste Shqiptare, që u themelua në 8 nëntor të ’41-it. Po kështu, edhe pas shembjes së regjimit komunist, e deri më sot, pra për 35 vite me radhë, nuk rezulton që të jetë publikuar as dhe një dokument i vetëm arkivor, ku të flitet për krijimin e ndonjë partie tjetër politike gjatë periudhës 45 vjeçare të regjimit komunist, pra nga dhjetori i ’45-ës e deri në dhjetor të 1990-ës, që u formua Partia Demokratike e Shqipërisë. Po kështu gjatë kësaj periudhe afro 45 vjeçare, nuk ka pasur as dhe një dëshmi të vetme publike në media, ku dikush të ketë bërë me dije se gjatë periudhës së sundimit komunist në Shqipëri, është krijuar në ilegalitet një parti tjetër politike!

Pra, nga sa sipër, gjatë regjimit komunist në Shqipëri, përveç Partisë Komuniste të kryesuar nga Enver Hoxha dhe pasardhësi i tij Ramiz Alia, nuk rezulton të jetë krijuar ndonjë parti tjetër në ilegalitet. Por a qëndron ky fakt?! Nga dokumentet arkivore sekrete që ka zbuluar së fundmi Memorie.al, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezulton se; jo vetëm që është formuar një parti tjetër, madje antikomuniste, por ajo ka pasur struktura të rregullta të shpërndara nga Jugu në Veri, me kryesi, kryetar, sekretar të përgjithshëm dhe një program të saj, ka pasur vulën e partisë me të cilën vuloseshin traktet dhe thirrjet e ndryshme që ajo parti lëshonte herë pas here.

Po kështu disa nga krerët kryesorë apo anëtarë të asaj organizate, si Andrea Diamanti, Jorgji Bulgareci etj. me familjarët e tyre, kanë dalë nëpër katundet e rrethit të Korçës, si në Gor, Opar, Bulgarec dhe Çiflik, duke agjituar kundra regjimit komunist në fuqi. Jo vetëm kaq, por ajo parti ka dërguar ilegalisht disa “delegatë” të saj në Greqi e shtete të tjera perëndimore, për për të marrë pjesë në mbledhje dhe konferenca të ndryshme që zhvillonin “partitë motra” të këtyre vendeve, si dhe për të kërkuar ndihma, financime, armë, etj. etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian

“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

Madje disa trakte të kësaj partie të firmosura nga dy prej krerëve kryesorë të saj, Andrea Diamanti dhe Ahmet Shkëmbim, ku denoncohej apo dhe akuzohej direkt “Komandanti” (Enver Hoxha), madje me fjalë fyese në adresë të tij, i janë dërguar me postë kryeministrit të Italisë Alcide De Gasperi, kreut të Jugosllavisë, Marshallit Josif Broz Tito, Presidentit të Turqisë Ismet Ynonu, në Angli etj.

Të gjitha këto etj., bëhen të ditura nga disa dokumente arkivore të zbuluara së fundmi nga Memorie.al, ku bëhet e ditur se në vitin 1950, në Korçë është themeluar Partia Popullore e Shqipërisë, (antikomuniste) e drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Andrea Diamanti, kryetari Ahmet Shkëmbi, etj.. Kjo parti, e kishte shtrirë aktivitetin e saj pothuaj në të gjitha rrethet e vendit, nga Jugu në Veri, madje duke pasur aktivitet edhe brenda radhëve të Ushtrisë Popullore. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin disa dokumente arkivore të cilat publikohen për herë të parë dhe të plota (bashkë me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al

DOKUMENTET ARKIVORE ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 4 MARS 1950, KU INFORMOHET MBI AKTIVITETIN E PARTISË POPULLORE QË ISHTE FORMUAR NË KORÇË DHE SHTRIRJEN  E SAJ NË RRETHE TË TJERA TË VENDIT

BULETINI DITOR PËR DEGËN E II-të

               I DATËS 4. III. 1950

Nga njoftimet që kemi nga ana e Burrelit, rezulton se “Partia Popullore” që përpunohet nga Dega e Korçës, është shtrirë dhe në Ushtri. Ushtari i liruar, Isuf Bajram Gjepi nga rrethi i Burrelit, kishte rënë në lidhje me elementë të kësaj organizate që kur ishte ushtar në Korçë, nga ku kishte marrë trakte dhe letra për t’i shpërndarë në rrethin e tij, të cilat bënin thirrje për t’u bashkuar në radhët e kësaj organizate, siç ka qenë rasti i Sulejman Likursit nga rrethi i Burrelit, të cilit me anën e një letre i bëhej thirrje të merrte pjesë duke mbajtur lidhje me Jashar Grashën nga rrethi i Peshkopisë dhe Ismail Voglin nga Kruja. Brenda në letër ishte vënë edhe një komunikatë e “Partia Popullore”. Letra u zbulua se ishte hedhur në postën e Klosit nga Isuf Bajram Gjepi.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                         V.F.- L.P.

MINISTRIA E P. BRENDSHME                                              Tiranë, më 4.3.1950

TIRANË

Prot.

                 KOMUNIKATË Nr. 41

DREJTORIA E SIGURIMIT

B)Nga njoftime e Burrelit rezulton se “Partia Popullore” që përpunohet nga Dega e Korçës, është shtrirë dhe në Ushtri. Ushtari i liruar, Isuf Bajram Gjepi nga rrethi i Burrelit, kishte rënë në lidhje me elementë të kësaj organizate që kur ishte ushtar në Korçë, nga ku kishte marrë trakte dhe letra për t’i shpërndarë në rrethin e tij, të cilat bënin thirrje për t’u bashkuar në radhët e kësaj organizate, siç ka qenë rasti i Sulejman Likursit nga rrethi i Burrelit, të cilit me anën e një letre i bëhej thirrje të merrte pjesë duke mbajtur lidhje me Jashar Grashën nga rrethi i Peshkopisë dhe Ismail Voglin nga Kruja. Brenda në letër ishte vënë edhe një komunikatë e “Partia Popullore”. Letra u zbulua se ishte hedhur në postën e Klosit nga Isuf Bajram Gjepi.

Gjatë përpunimit të kësaj organizate (Korça) ka zbuluar një radio transmetonte, se kjo merrte trakte nga ato të diversantëve grekë prej Sotir Monakës (sot i arrestuar) dhe i kanë shpërndarë. Nga ana tjetër flitet për kalimin në Greqi të Dhorkë Shesit me motrën e saj, si delegate për këtë “Parti”, e cila do të marri pjesë në konferenca jashtë shtetit, ku do të kërkojnë ndihma, si armë, municion etj. Konstatohet se anëtarë të saj organizate, si Andrea Diamanti, Jorgji Bulgareci etj. dhe motra e këtij të fundit, kanë dalë nëpër katunde për aktivitet kundërshtar, si në Gor, Opar, Bulgarec dhe në katundin Çiflik të Korçës.

E). Një nga Korça për në Kanada dërgon tre shkresa të shtypura me makinë me përmbajtje kundra Qeverisë, Partisë dhe Komandantit, duke e dërguar njërën te Attleei në Londër, tjetrën De Gasperit në Romë dhe të tretën për Ismet Ynonu në Turqi, e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore antikomuniste, Ahmet Shkëmbi, duke pasur dhe vulën e atij Komiteti.

– Në dy letra që dalin nga Korça për në Kanada, drejtohen për gjithë qeveritë fashisto-imperialiste dhe një për Titon në të cilat ofendohet pushteti t’onë, udhëheqja, Partia, dhe kërkohet ndihmë, nën pretekstin se kanë dalë forca në mal dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë s’onë.

DOKUMENTI ARKIVOR ME BULETININ DITOR TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 11 MARS 1950, KU INFORMOHET MBI AKTIVITETIN E PARTISË POPULLORE QË ISHTE FORMUAR NË KORÇË DHE ARRESTIMIN E DISA ANËTARËVE TË SAJ, NGA SIGURIMI SHTETIT

          BULETINI DITOR I DEGËS SË II-të

                            KORÇË

Më datën 11.3.1950, elementë t’organizatës “Partia Popullore”, n’ë formë të organizuar tërhoqën makinën e shkrimit nga shkolla “Fuat Babani” Korçë, për të shtypur trakte, ditët e fundit është zgjeruar mjaft aktiviteti i kësaj Organizate, ku kanë dalë një sërë elementësh të rinj, më të shumtët janë gra. Kanë bërë një vulë me emrin; Komiteti Çentral i Partisë Popullore anti Komuniste Shqiptare, me të cilat kanë vulosur disa trakte. Drejtuesi i kësaj pune është Andrea Diamanti. Po kështu më datë 11.3.1950, është arrestuar në flagrancë Filloreta Karanxha, bashkë me dy djemtë e saj të vegjël, mbasi tentoj të arratiset për në Greqi; Kjo ka qenë shtytur nga Andrea Diamanti, element kryesor i organizatës “Partia Popullore”./ Memorie.al

                      13.11.1950

                       N/KRYETARI I DEGËS SË DYTË

                                   Major

                              Gaqo Peristeri

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Regjimi monarkist e dënoi Ali Shefqetin me vdekje, si iniciatori dhe kryetari i ‘Organizatës së fshehtë’ për rrëzimin e Zogut me kryengritje, por…”/ Historia e panjohur e shokut të Ataturkut

Next Post

Kalendari 21 Qershor 2026

Artikuj të ngjashëm

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian
Dossier

July 12, 2026
“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41
Dossier

“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

July 12, 2026
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

July 11, 2026
“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

July 10, 2026
“Masakra e Tivarit, u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë A. Rankoviçi etj., këtë ngjarje e cilësuan si ‘incident të shkaktuar nga shqiptarët’…”/ Ana e panjohur e gjenocidit serb, më 1 prill ‘45!

Kalendari 01 Qershor 2026

Kalendari 21 Qershor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme