• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në dhjetor ‘44, shpie një tortë në misionin amerikan dhe për këtë, i jepet si kundra-dhuratë, një peshqesh 1.000 franga …”/ Akt-akuza që çoi në plumb, poliglotin Dino Shani

“Në dhjetor ‘44, shpie një tortë në misionin amerikan dhe për këtë, i jepet si kundra-dhuratë, një peshqesh 1.000 franga …”/ Akt-akuza që çoi në plumb, poliglotin Dino Shani
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Në dhjetor ‘44, shpie një tortë në misionin amerikan dhe për këtë, i jepet si kundra-dhuratë, një peshqesh 1.000 franga …”/ Akt-akuza që çoi në plumb, poliglotin Dino Shani
“Oficerët e Ministrisë së Brendshme, i thanë Dinos se; Partia dhe Sigurimi, menduan ta dërgojn me mision sekret në Korfuz, si i arratisur, ku detyra kryesore e tij…”/ Historia tragjike e familjes Martiko
“Në dhjetor ‘44, shpie një tortë në misionin amerikan dhe për këtë, i jepet si kundra-dhuratë, një peshqesh 1.000 franga …”/ Akt-akuza që çoi në plumb, poliglotin Dino Shani
“Kam gjykuar dhe ekzekutuar kushëririn tim të dytë edhe dajën e gruas sime, e kam dënuar 10 vite si armik dhe…”/ Zbulohet autobiografia e “Gjeneralit xhelat”, të diktaturës
“Në dhjetor ‘44, shpie një tortë në misionin amerikan dhe për këtë, i jepet si kundra-dhuratë, një peshqesh 1.000 franga …”/ Akt-akuza që çoi në plumb, poliglotin Dino Shani

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Rrallë mund të ndodhë që një njeri, të flasë përveç gjuhës amtare edhe pesë gjuhë të tjera, si: anglisht, greqisht, armenisht, turqisht dhe italisht. Përveç shkollimit të lartë ushtarak, ai njihej për simpati të thellë ndaj vendit kampion të demokracisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky ishte Dino (Kostandin) Shani. Largimi i misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946, solli një valë të rëndë arrestimesh e goditjesh për personat që kishin pasur lidhje me këtë mision. Vizitorët e tij, ata shqiptarë që nuk kishin asnjë qëllim tjetër, veç simpatisë për Amerikën, ranë pre e një barbarie të pazakontë të xhelatëve të Sigurimit. Regjimi komunist, tregoi burracakëri të ulët me ta, teksa i masakroi, i mbajti në hetuesi, i ekzekutoi apo i burgosi gjatë. Nuk mjaftonte kjo, por bashkë me të, për të krijuar idenë e një grupi, hynë edhe persona me të cilët, ai bënte vetëm pazaret, blinte mishin, qepët, apo rrushin për konsum.

Dënimi me vdekje i Dino Shanit

Më 8.10.1946, Dino Shani merret në pyetje në Drejtorinë e Burgut Ushtarak në Tiranë. Ai prezantohej se kishte lindur në Stamboll, ishte 36 vjeç, i martuar, me arsim të plotësuar. Kishte nisur të studionte në shkollën fillore amerikane (mbaruar më 1929), Tekniken në Tiranë dhe arsimin e lartë, ushtaraken në Itali. Në kohën e Zogut, Dino Shani, kishte qenë toger në ushtri, në vitin 1937, ishte arratisur për çështje personale. Pas një qëndrimi 13 muaj në Itali, e 8 muaj në Greqi, vjen në Shqipëri më 15.3.1939, duke u përfshirë sërish në radhët e ushtrisë shqiptare. Kishte ndikuar në këtë mes fakti se babai i Dinos, Mihali, ishte rrobaqepës personal i Mbretit Zog.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

Me ardhjen e regjimit fashist, Dino kishte qëndruar oficer deri më 15.9.1939, kohë kur u nxor në lirim “për arsye shëndetësore”. Në dhjetor 1940, deri në mars 1944, punoi nëpunës në Bankën Kombëtare. Deri këtu jeta e Dino Shanit, shkon normalisht. Si pro-amerikan, ai ishte thjesht një vizitor i misionit amerikan në Shqipëri. Pjesët e tjera të hetuesisë, nuk janë të botueshme, pasi Dino i ka hedhur poshtë gjatë gjykimit, si të pavërteta. Më 31.10.1946, është marrja e tij e fundit në pyetje. Më pas do vijojë një heshtje e gjatë, një izolim i papërfytyrueshëm.

                                                  Proces-verbal për Dino Shanin

                                                                 Akuza e gjykimi

Vetëm më 31.3.1948, Prokuroria Ushtarake e Tiranës do të dërgonte në Gjykatën Ushtarake të Garnizonit, akt-akuzat për të pandehurit, shokë të Dino Shanit.

Gjykata Ushtarake e Tiranës, në drejtimin e kapiten I-rë Abdyl Hakiu (kryetar), kapiten II-të, Shaban Rezha dhe aspirant Thanas Hima, duke pasur pranë prokurorin, kapiten Petrit Hakanin, filloi gjykimin kundër një grupi, që ishin mbajtur gati 2 vjet në hetuesi:

  1. Dino (Kostandin) Shani, biri i Mihalit dhe Andromaqit, lindur në Stamboll dhe banues në Tiranë, mbaruar shkollën teknike në Tiranë, si dhe Akademinë Ushtarake në Modena, arrestuar më 27.9.1946. Në fillim të procesit tha: Për sa akuzohem, nuk janë të vërteta dhe nuk i pranoj. Proces-verbalin nuk e pranoj, se nuk e kam bërë vetë, po me zor e kam firmosur”.

Dino i ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë që e akuzonte “agjent amerikan”, “drejtues spiunësh”, etj. “Unë i kam simpatizuar anglo-amerikanët, por jo që të bëhesha spiun i tyre” – pohonte Shani. Ai në fund të nëntorit 1944, ka shkuar në misionin ushtarak amerikan.

Më 15 dhjetor 1944, në mision kishte njohur edhe kapiten Tomas Stefanin, të cilit me rastin e krishtlindjeve, i ka dërguar një tortë. “Unë e simpatizoja demokracinë amerikane, pasi jam rritur me atë frymë” – deklaronte Shani. Çështje të tilla, si reforma agrare, tatimet, etj., ai nuk i kishte pritur mirë.

  1. Fori Vardhami, i biri i Golit dhe Poliksenit, 30 vjeç, lindur në Tërbuq të Tepelenës, banues në Tiranë, marangoz, arrestuar më 29.10.1946. Mohonte çdo akuzë, duke thënë që “nuk dinte fare nga këto”, që dëgjonte.
  2. Xhafer Lika, i biri i Muharremit dhe Mihanes, vjeç 34, lindur në Tapizë, pemëshitës, arrestuar më 29.10.1946, deklaronte se; kishte nënshkruar procesverbale të hetuesisë, por as që dinte çfarë ishte shkruar aty.
  3. Shyqyri Kodra, i biri i Aliut dhe Emines, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, tregtar bulmeti, arrestuar më 29.10.1946, deklaronte se; nuk i pranonte akuzat dhe nuk e njihte proces-verbalin, pasi nuk ishte bërë prej tij. Deklaronte se nuk njihte as Fultz-in e, as gjërat e tjera që shkruheshin për të.
  4. Telemak Dilo, i biri i Vasilit dhe Fotinës, 25 vjeç, lindur në Labovë të Tepelenës, me 6 klasë lice, arrestuar më 29.10.1946. Akuzohej se; kishte dekonspiruar edhe punën e ngarkuar nga Mbrojtja e Popullit.
  5. Stefan Cara, i biri i Llukanit dhe Mides, 32 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Zherë, i arsimuar për shkenca ekonomike. Babanë ia kishin vrarë gjermanët, arrestuar më 28.10.1946. Deklaroi se; nuk e pranonte akuzën. Edhe ky nxirrte hetuesinë jashtë loje, pasi nuk i pranonte të tijat deklarimet e paraqitura.
  6. Misto Vardhami, i biri i Golit dhe 32 vjeç, lindur në Tërbuq të Tepelenës, banues në Tiranë, marangoz, arrestuar më 29.10.1946.

            Pretenca e prokurorit

“Është e nevojshme që t’ju vë në dukje jetën personale të të akuzuarit Dino Shani” niste akt-akuzën e tij, prokurori i çështjes. E kaluara normale e Dino Shanit merret në analizë sikur brenda saj, janë veprimtari shumta agjenturore. Kjo nga vitet e karrierës së tij ushtarake, në të cilat ishin përzierë edhe çështje personale e, deri te nëntori i vitit 1941, koha kur misioni ushtarak amerikan, u vendos në Tiranë, ku ishte takuar me Nick Cooky dhe Njohne Okof.

“Më dhjetor 1944, Dino Shani, shpie peshqeshin e parë në mision, një tortë me rastin e pashkëve dhe për këtë i jepet si kundra-dhuratë, një peshqesh 1.000 franga dhe një pako me cigare” – akuzonte për spiunazh prokurori. Dino, kishte shërbyer si “informator i paorganizuar” – thoshte prokurori. Pjesën më të madhe në aktakuzë, e zë Dino Shani, ndërsa tjerët akuzohen se ishin paguar prej tij për të dhënë informata.

              Dënimi i shkallës së parë

Me vendimin nr. 221, datë 7.4.1948, gjykata dha dënimet si më poshtë:

  1. Dino Shani, me vdekje, pushkatim.
  2. Misto Vardhami e Telemak Dilo, me 10 vjet burg.
  3. Shyqyri Kodra, me 7 vjet burg.
  4. Xhafer Lika, me 5 vjet burg.
  5. Fori Vardhami dhe Stefan Cara, me 3 vjet burg.

Me përjashtim të këtyre dy të fundit, të gjithëve iu konfiskohej pasuria, si dhe humbnin të drejtat politike në kohën e dënimit.

Dino (Kostandin) Shani

                                                                     Letra e fundit

Mban datën 10.4.1948.

“Nuk kam pasur asnjë dijeni për organizatën e Sami Qeribashit” – shkruante Dino, në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë Ushtarake, në të cilën vijonte të mohonte, se kishte shërbyer si informator i amerikanëve. “Nuk kam asnjë pasuri, jam martuar dhe kam jetuar duke punuar” – pohonte Dino.

Gjykata e Lartë

Me vendimin nr.181, datë 21.4.1948, Gjykata e Lartë, e përbërë prej major Niko Cetës, kapiten I-rë Nexhat Hysenit dhe kapiten II-të, Mustafa Iljazit, duke pasur pranë prokurorin kapiten I-rë Nevzat Hazdenari, ndryshoi vendimet për Telemak Dilon, duke e dënuar me 7 vjet burg dhe për Shyqyri Kodrën e Misto Vardhamin, në 5 vjet kohë. Vendimet e tjera, i la në fuqi duke marrë formë të prerë.

Ekzekutimi i Dino Shanit

Më 27.4.1948, është kryer ekzekutimi i Dino Shanit. Në prani të komandantit të burgut, nëntoger Adem Skëndajt, të deleguarit të Sigurimit, toger Maqo Pecani dhe prokurorit ushtarak kapiten Petrit Hakanit. Memorie.al

Marre nga Gazeta 55

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mihal Luarasit, i doli dëshmitar në gjyq, student i tij, L. Z., i cili deponoi se; kur po pinim birra ‘Korça’ te Shtëpia e Oficerëve, ai më tha se partia...”/ Dëshmia e panjohur e kritikut të artit

Next Post

“Porosia e At Çiprian Nikajt, për Sami Repishtin, 20-vjeçar në atë kohë, bashkëvuajtës në të njëjtën qeli me të, ishte: Po ta la amanet...”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të ‘Zëri i Amerikës’

Artikuj të ngjashëm

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

May 9, 2025
“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

May 8, 2025
Next Post
“Porosia e At Çiprian Nikajt, për Sami Repishtin, 20-vjeçar në atë kohë, bashkëvuajtës në të njëjtën qeli me të, ishte: Po ta la amanet…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të ‘Zëri i Amerikës’

“Porosia e At Çiprian Nikajt, për Sami Repishtin, 20-vjeçar në atë kohë, bashkëvuajtës në të njëjtën qeli me të, ishte: Po ta la amanet...”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të ‘Zëri i Amerikës’

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!