• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81

Memorie.al
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
“Më 11 shtator 1943, Këshilli Ministror i Shqipërisë nën kryesinë e Iljaz Agushit, nën-kryeministër dhe ministër i Punëve Botore, shpalli ‘Pavarësinë e Shqipërisë’ me kufijtë..”/ Historia e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrenit
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
Në Kosovë kanë ardhur forca të mëdha të milicisë serbe, është ndaluar qarkullimi dhe filluan llogjet e lakenjve titistë, që nga Fadil Hoxha, Xhavit Nimani…”/ Ditari i panjohur i Enverit për ngjarjet e ’81-it
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e katërt

Memorie.al / Ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Kosovë, që nisën në fillimin e muajit mars me protestat dhe demonstratat e rinisë studentore e më pas edhe të popullit të Kosovës, të cilët u ngritën për të kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme, si dhe statusin e republikës, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin të gjithë popujt dhe etnitë e tjerë që ndodheshin asokohe në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë me në krye boshnjakun Cvijetin Mijatović (kryetar i Presidencës , maj 1980, maj 1981), siç dihet tashmë, patën një reagim të ashpër nga Beogradi zyrtar. Udhëheqja e lartë e Serbisë së asaj kohe me në krye kryeministrin Ivan Stamboliç (kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Republikës Socialiste të Serbisë), nga e cila varej asokohe Krahina Autonome Socialiste e Kosovës, dërgoi atje forcat e blinduara dhe i shtypi me dhunë ato protesta, jo vetëm me forcat policore, por duke nxjerrë edhe ushtrinë e tanket në rrugët dhe sheshet e Prishtinës dhe qyteteve të tjera ku u zhvilluan ato protesta paqësore, ku gjatë gjithë atyre ditëve (11 mars – 11 prill 1981), pati gjithsej 12 viktima.

Këto ngjarje të cilat u bënë lajm i parë në të gjitha mediat botërore, si dhe reagimin publik të Tiranës zyrtare, tashmë janë tepër të njohura nga dhjetra shkrime apo dhe dokumenteve arkivore që janë publikuar pas viteve ’90-të kryesisht, por ajo gjë që ka mbetur ende një enigmë e madhe dhe nuk është bërë e ditur deri më sot, është ajo se; si ka reaguar fillimisht ndaj atyre ngjarjeve udhëheqësi i Shqipërisë komuniste Enver Hoxha, cili ishte impakti i parë i tij rreth asaj që po ndodhte në Kosovë dhe çfarë hapash ndërmori më pas Tirana zyrtare, për t’ju ardhur në ndihmë bashkëatdhetarëve të saj në Krahinën Autonome Socialiste të Kosovës? A iu mbajt Enver Hoxha asaj çka kishte thënë në vitin 1970, se Fadil Hoxha dhe udhëheqja e lartë e Kosovës po bënin shumë mirë që ishin kundra që Kosovës t’i jepej statusi i Republikës në kuadrin e Federatës Jugosllave, apo kishte ndërruar mëndje dhe qëndrimin e tij?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur gazeta ‘Ushtima e Krujës’ shkroi se: Pandeli Cale e Qemal beu i Elbasanit dualën më parë se Ismail Qemali në Evropë, për shkaqe…’, Karaosmani i tha Hil Mosit…”/ Historia e panjohur e patriotit elbasanas

“Fidel Kastro dhe Enver Hoxha e kishin bërë publike gëzimin e tyre për vdekjen tragjike të presidentit amerikan, John F. Kennedy…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të SHBA-ve që Shqipërinë e kishte në zemër

Lidhur me këto etj., na njohim disa dokumente arkivore që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit (fondi personal i Enver Halil Hoxha) të cilat kanë qenë të panjohura deri më sot dhe do të publikohen për herë të parë dhe në disa numra nga Memorie.al. Nga dokumentet në fjalë, vihet re se që nga 4 marsi 1981, (kur filluan për herë të parë protestat spontane të rinisë studentore në Prishtinë), e deri më datën 3 prill kur Enver Hoxha ka zhvilluar një takim pune me kryeministrin Mehmet Shehu dhe Ramiz Alinë për ngjarjet në Kosovë, pra për një muaj rresht, ka pasur një heshtje të plotë dhe nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e Byrosë Politike apo sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, pra asnjë reagim nga udhëheqja e lartë e PPSH-së e Tirana zyrtare

Po kështu, ajo që vihet re në këto dokumente, është paniku që ka pushtuar udhëheqësin kryesor të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, i cili ka qenë i dyzuar dhe i pavendosur mbi qëndrimin që duhet të mbante Tirana zyrtare mbi ngjarjet në Kosovë, aqsa në një bisedë tjetër në Shtëpinë e Partisë më 5 prill 1981 me “shokët e udhëheqjes”, (Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Pali Miska, Spiro Koleka, Rita Marko, Pilo Peristeri, Simon Stefani e Qiriako Mihali, Nedin Hoxha e Behar Shtylla), ku ata shkonin për kafe, apo për të luajtur me letra, bilardo etj., Enveri i pyet ata: “Ç’mendoni për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne? A duhet të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo”? Po kështu gjatë një bisede tjetër të shkurtër që Enver Hoxha ka pasur në zyrën e tij me Ramiz Alinë afro një muaj më pas (më 13 maj 1981), ai i ka thënë atij: “Për ngjarjet në Kosovë, mua më duket se duhet të mendojnë edhe vartësit tanë dhe të mos pritet prej tyre që të mendoj vetëm unë”!

Lidhur me këto etj., na njohin këto dokumente arkivore të cilat i përkasin periudhës prill-qershor 1981, ku Enver Hoxha ka zhvilluar disa biseda dhe takime, si me dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, (kryeministrin Mehmet Shehu dhe sekretarin e Komitetit Qendror, Ramiz Alia), ashtu dhe me Byronë Politike, e sekretariatin e Komitetit Qendror, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

                                                          Vijon nga numri kaluar

PROCES-VERBALI I TAKIMIT TË ENVER HOXHËS ME RAMIZ ALINË NË ZYRËN E TIJ MË 4 QERSHOR 1981, LIDHUR ME NJË ARTIKULL QË DO BOTOHEJ NË “ZËRI I POPULLIT”, KUNDËR AKUZAVE TË BEOGRADIT

BISEDË E SHOKUT ENVER BËRË NË ZYRËN E TIJ ME SHOKUN RAMIZ ALIA MË DATËN 4 QERSHOR 1981 NË LIDHJE ME PËRGATITJEN E NJË ARTIKULLI TEORIKO HISTORIK NË FORMA POLEMIKE TË RREPTA KUNDËR SULMEVE PABAZA QË NA BËJNË SHOVINISTËT E TËRBUAR TË BEOGRADIT

SHOKU ENVER HOXHA: Ne duhet të flasim për luftën e madhe e të vazhdueshme që kanë bërë shqiptarët për të siguruar pavarësinë e tyre kombëtare, të shkruhet në formë polemike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe për padrejtësitë e mëdha që i janë bërë popullit shqiptar, nga kush janë bërë këto padrejtësi, që kanë qenë rezultat i intrigave të mëdha të serbo-mëdhenjve, të Monarkisë Serbo-Kroato-Sllovene. Atëherë nacionalizmi dhe shovinizmi i tërbuar ka qenë te ata aq tepër i theksuar, sa që nga ana e tyre janë bërë krime të mëdha kundër popullit shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti kundër gjithë pjesës së madhe të popullit shqiptar që fuqitë e mëdha e lanë brenda kufijve të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Këtu ne duhet të vëmë çështjen e Stojadinoviçit me Ciano-n, të vëmë në dukje tezat e Çubriloviçit dhe aplikimin e tyre për asgjësimin komplet të shqiptarëve. Domethënë nocioni i nacionalizmit integral nga ana e serbomëdhenjve ka synuar në likuidimin e shqiptarëve në Jugosllavi, që kanë qenë miliona, veprim që ka rezultuar me vrasje në masë kundër tyre.

Këto ne duhet t’i themi, se janë të vërteta historike dhe kanë ekzistuar. Të vihen pastaj në dukje shpërnguljet e mëdha të qindra mijë shqiptarëve në Turqi dhe të mijra të tjerëve që erdhën në Shqipëri, në ujdi me regjimin e saj të asaj kohe, duke financuar për këtë qëllim Mbretërinë e Zogut.

Pra shqiptarët kanë pasur arsye të mëdha të luftonin për pavarësinë e atdheut të tyre dhe ta kundërshtonin këtë nacionalizëm ekskluziv, të egër dhe likuidator, të një populli të tërë. Këto neve t’ua hedhim jugosllavëve. Erdhi Lufta e Dytë Botërore, u realizua komploti Stojadinoviç-Çano dhe u krijua “Shqipëria e madhe”, të cilën Partia e Punës e Shqipërisë e luftoi, por atë e luftuan edhe kosovarët. Fakt është që në fillim kosovarët nuk kishin besim te jugosllavët dhe kishin të drejtë. Ata dyshonin që në të ardhshmen serbët, dhe kushdo qoftë nga kombësitë e tjera sllave në Jugosllavi, do t’u jepnin atyre të drejtat kombëtare.

Dhe, hyrja e shqiptarëve të Kosovës në Luftën Nacionalçlirimtare u bë, por u bë me vonesë dhe s’ishin vetëm veprimet e ballistëve kosovarë në Luftën Nacionalçlirimtare, por ishte më e tmerrshme lufta e çetnikëve në Mal të Zi, në Serbi dhe në Kroaci, që e frenoi këtë gjë. Në artikull të vemë në dukje që shqiptarët e Jugosllavisë kuptuan se “Shqipëria e madhe” e Musolinit duhej të fitohej me gjak, se ajo s’ishte e Musolinit, por ishte ajo Shqipëri që duhet të ekzistonte.

Në këto çështje ne duhet të hidhemi në sulm, të mos qëndrojmë më në pozitat e mëparshme, t’i shpjegojmë këto historikisht. Dhe në fakt, pas gjithë këtyre qëndrimeve të egra nacionaliste e shoviniste të jugosllavomëdhenjve kundër popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi, me qëllim që të fitohej besimi te ky popull, Titoja mbajti fjalimin që kemi përmendur dhe të tregojmë përsëri çfarë tha ai në atë kohë, duke venë njëkohësisht në dukje, se premtimet e tij nuk u mbajtën.

Kurse Moshe Pijade mbajti një qëndrim më elastik, më pak radikal nga ai i Titos, kur deklaroi se pas luftës në Jugosllavi duhej të krijohej një republikë e Kosovës, por që as kjo nuk u bë. Po pse nuk u realizua as kjo? Nuk u realizua pse veproi shovinizmi serbomadh, qëllimet e me afirmuara në Jajcë u ndryshuan, u zbatua hakmarrja kundër shqiptarëve, duke i akuzuar këta si ballistë dhe jugosllavomëdhenjtë bënë kështu gjenocidin e parë kundër shqiptarëve të Jugosllavisë. Këtu duhet të vihet çfarë vranë e çfarë nuk vranë, që ne i dimë, po që duhet t’i fiksojmë në këtë dokument. Kjo ndodhi në vitin 1945.

Pastaj erdhi gjenocidi tjetër i Rankoviçit i vitit 1966 që është shënuar e shkruar në materialet e mia dhe tani përsëri duhet të merren. Ç’tregon kjo? Kjo tregon se shovinizmi dhe nacionalizmi serbomadh dhe jugosllavomadh kundër shqiptarëve në Jugosllavi ka qenë i tmerrshëm, sa që ka arritur deri në gjenocid. Këndej lind vetvetiu dëshira e irredentizmit nga ana e tyre. Këtë dëshirë të irredentizmit e kanë shkaktuar te ata shovinizmi dhe nacionalizmi i tërbuar serbomadh e jugosllavomadh.

U pa ky gabim i tmerrshëm i kryer në vitin 1966 dhe banda e Rankoviçit u dënua, po s’ishte i vetmi që e bëri këtë gjenocid, që u përsërit aktualisht nga të njëjtët njerëz dhe me të njëjtën prejardhje. Këto akte çnjerëzore shoviniste dhe nacionaliste të tërbuara vazhduan me po atë virulencë edhe në brezat pasardhës të tyre që vetëquhen socialistë dhe që akuzojnë shqiptarët për nacionalizëm, për shovinizëm dhe irredentizëm.

Të gjitha kërkesat e shqiptarëve, të cilat që gjatë periudhës nga Lidhja e Prizrenit e gjer tani, janë vrarë me qindra e mijra, janë shtypur e persekutuar, ato janë evidente dhe të domosdoshme, pse atyre nuk u është njohur asnjë e drejtë, përveç së drejtës shumë të kufizuar për çështjet e arsimit që u është dhënë vonë, por që edhe në këtë drejtim tani po vërehet prirja për kufizime të tjera të mëtejshme etj., etj.

Këtej duhet të dilet me konkluzionin që këtu nga ana e shqiptarëve nuk ka asnjë fije nacionalizëm, as shovinizëm, as irredentizëm, por irredentizmi e merr këtë formë, të cilin e ka shkaktuar nacionalizmi integral dhe shovinizmi serb, që ka qenë dhe është i dënueshëm. Shqiptarët pra janë krejt pa faj në këtë mes dhe, duke mos qenë aspak fajtorë, ata shtypen e vriten në një regjim të ashtuquajtur socialist, që nuk është veçse një regjim barbar.

Shqipëria nga ana e vet ka kërkuar, vazhdon e do të vazhdojë deri në fund të kërkojë, që t’u jepen të drejtat që u takojnë me kushtetutë vëllezërve tanë në Jugosllavi. Veçanërisht ne do të themi që minimalja që kanë kërkuar kosovarët është t’i njihet Kosovës statusi i republikës. Këtë ka mbrojtur Shqipëria, e cila mund të thoshte edhe më shumë dhe e ka këtë të drejtë që të flasë më shumë, dhe këtu ta shpjegojmë psenë, mbasi nuk kemi të bëjmë me një çështje thjesht minoriteti.

Për një minoritet të vogël, kur këtij i jepen të gjitha të drejtat demokratike etj., në vendin ku jeton, mundet edhe duhet të mos bëhet problem, por, në qoftë se ky minoritet, sikur edhe i vogël të jetë, shtypet, atëherë vëllezërit e tyre që kanë fituar lirinë, pavarësinë, që kanë krijuar shtetin e tyre sovran, e kanë për detyrë që ta mbrojnë. Kurse shqiptarët në Jugosllavi nuk janë minoritet, ata janë me miliona, janë një popull i tërë, gati sa vetë Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

Në këtë drejtim më duket duhet të bëjmë ne një sulm, sepse jugosllavomëdhenjtë na kanë vënë krahët, domethënë duan të na venë me shpatulla te muri, me qëllim që, në qoftë se ne do të flasim në mbrojtje të vëllezërve tanë në Jugosllavi, të na quajnë irredentistë, nacionalistë, shovinistë e çfarë të duash.

Ne duhet ta kthejmë këtë sulm në disfavor të tyre, të shpjegojmë ç’janë shovinizmi dhe nacionalizmi, në se kemi qenë a s’kemi qenë ne shovinistë e nacionalistë dhe ta argumentojmë këtë çështje me fakte, me qëndrimet tona dhe të vemë në dukje se të tillë kanë qenë ata, gjithashtu të argumentojmë me fakte të njohura botërisht edhe si kanë vepruar jugosllavomëdhenjtë dhe se ka qenë pikërisht qëndrimi i tyre barbar që ka bërë të lindë te shqiptarët irredentizmi, absolutisht i domosdoshëm për mbrojtjen e ekzistencës së vet.

SHOKU RAMIZ ALIA: Këto qëndrime të jugosllavëve kanë shkaktuar tamam reaksionin për të kërkuar të drejtat nga ana e popullatës shqiptare të shtypur që ka marrë atë formë që ju e quani me përçmim irredentizëm, por që ne nuk e marrim ashtu, pse ajo është një e drejtë e ligjshme.

SHOKU ENVER HOXHA: Për arsye se është një e drejta e tyre, se shqiptarët që jetojnë në Jugosllavi janë vëllezërit tanë, janë pjesë e një kombi. Këtë ne e kemi thënë dhe e themi.

Megjithatë të vihet në dukje se ne kemi dashur dhe dëshirojmë miqësinë dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Jugosllavinë Federative, pa ndërhyrë në punët e saj të brendshme, por, kur shohim se atje po bëhen gjithë këto masakra të përgjakshme dhe në vazhdimësi të theksuar kundër popullsisë shqiptare që jeton në këtë vend, atëherë kjo çështje mund të quhet çfarë të duash, por emrin e ka kështu si themi ne.

Më duket se ky duhet të jetë një artikull me rëndësi, teorik dhe historik, në formë polemike të ashpër, me qëllim që jugosllavët, kur të përdorin termat “shovinizëm”, “nacionalizëm” ta kenë të qartë se e thonë për vete, ta dinë se ne nuk e quajmë këtë nacionalizëm dhe shovinizëm në kuptimin teorik të fjalës, po e quajmë që kjo është Shqipëri dhe se ju keni shkëputur një pjesë të kësaj Shqipërie. Ne ju themi pse nuk e bëtë ju në kohën e duhur referendumin, që Kosova të vet-vendoste? Ne ju themi përse nuk i jepni Kosovës statusin e republikës, kur është thënë që kjo duhet t’i jepet? Këtë ju na e quani nacionalizëm, por jo, kjo nuk është nacionalizëm dhe kjo të vërtetohet edhe teorikisht që nuk është nacionalizëm.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë është dhe ne duhet ta bëjmë këtë artikull, se ka rëndësi të madhe.

SHOKU ENVER HOXHA: Ky më duket ka rëndësi shumë të madhe. Në të duhet të ngremë edhe çështjen përse “Nini”, siç i kupton ai, numëron të gjitha krimet që janë bërë kundër popullit shqiptar dhe më në fund e mbyll ligjëratën e tij me mendimin që “u bë ç’u bë në të kaluarën, mbledhja e Helsinkit i vuri kapakun, ai vendosi statukonë”. Jo, Helsinki aspak s’i vuri kapakun këtij me problemi.

Asnjë traktat i padrejtë i nënshkruar nga ana e imperialistëve nuk mund t’i verë kapakun një çështjeje kaq të madhe, siç është gjysma e një populli të tërë, që qëndron padrejtësisht në suazën e një shteti tjetër, kur ngjitur, fare pranë tij, ekziston atdheu i tij mëmë. Në artikull të theksojmë gjithashtu se nuk janë këto arsyet që ne nuk morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit, por, meqenëse ju na akuzoni se nuk kishim shkuar për këtë arsye, po ju japim përgjigjen edhe për këtë çështje./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur gazeta ‘Ushtima e Krujës’ shkroi se: Pandeli Cale e Qemal beu i Elbasanit dualën më parë se Ismail Qemali në Evropë, për shkaqe...’, Karaosmani i tha Hil Mosit...”/ Historia e panjohur e patriotit elbasanas

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Dossier

“Kur gazeta ‘Ushtima e Krujës’ shkroi se: Pandeli Cale e Qemal beu i Elbasanit dualën më parë se Ismail Qemali në Evropë, për shkaqe…’, Karaosmani i tha Hil Mosit…”/ Historia e panjohur e patriotit elbasanas

July 28, 2026
“Fidel Kastro dhe Enver Hoxha e kishin bërë publike gëzimin e tyre për vdekjen tragjike të presidentit amerikan, John F. Kennedy…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të SHBA-ve që Shqipërinë e kishte në zemër
Dossier

“Fidel Kastro dhe Enver Hoxha e kishin bërë publike gëzimin e tyre për vdekjen tragjike të presidentit amerikan, John F. Kennedy…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të SHBA-ve që Shqipërinë e kishte në zemër

July 30, 2026
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81

July 30, 2026
“Në linjat nga Tirana për në Kukës, Pukë, ‘Bajram Curri e Peshkopi, ndalesa e parë bëhej te ‘Kafja e Maries’ në Milot, e njohur për…”/ Historia e panjohur e Agjencisë së Transportit të Udhëtarëve në Tiranë, te “Sahati”
Dossier

“Në linjat nga Tirana për në Kukës, Pukë, ‘Bajram Curri e Peshkopi, ndalesa e parë bëhej te ‘Kafja e Maries’ në Milot, e njohur për…”/ Historia e panjohur e Agjencisë së Transportit të Udhëtarëve në Tiranë, te “Sahati”

July 27, 2026
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

July 29, 2026
“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
Dossier

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

July 27, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme