• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, January 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Në ’71-in, kur Gjermania Perendimore na mundi 1 – 0 në Tiranë, Gerd Myler që shënoi golin, u dashura me kamarieren e “Dajtit”, që quhej…”/ Historia e panjohur e bomberit gjerman në Tiranë

0
Shares
6k
VIEWS

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Ka qenë dhe mbetet numri 9 më i fortë në futbollin botëror. Gerd Myler, është ndarë nga jeta në moshë 75-vjeçare nga Alzheimeri, (më 16 gusht 2021) prej të cilit vuante prej më shumë se dhjetë vitesh. Lojtar i Bajernit të Mynihut, i kombëtares së Republikës Federale Gjermane, shënues absolut në tre botërorë, 1966-‘70-’74, kampion Europe 1972, kampion bote 1974 (autori i golit të dytë në finalen 2-1 ndaj Holandës), tri herë fitues i Kupës së Kampioneve me Bajernin e Mynihut dhe i katër titujve në Bundesligë.

Realizues në të gjitha mënyrat, që edhe sot flitet ende për të nga sportdashës, futbollistë, opinionistë, trajnerë, të pasionuarit, që janë të lidhur me imazhin e krijuar nga bomberi gjerman. Statistikat e karrierës së tij të shkëlqyer janë vërtet të frikshme: 563 gola shënuar me Bajernin e Mynihut në 605 takime dhe 68 gola në 62 ndeshje realizuar me kombëtaren gjermano-perëndimore, 5 prej të cilëve i ka ndaj Shqipërisë.

Gerd Mylerin kemi pasur fatin ta shohim nga afër në stadiumin kombëtar “Qemal Stafën”. Hera e parë me kombëtaren e Republikës Federale Gjermane, asokohe nënkampione e botës, (pas finales së humbur në “Uembli” të Anglisë në vitin 1966, Angli-Republika Federale Gjermane, 4-2), në vitin 1967, në Dortmund. Ka qenë 8 prill, e shtunë dhe luhej për eliminatoret Kampionatit Europian. Ndodheshim në Grupin 4 dhe ndeshja Republikës Federale Gjermane – Shqipëri përfundoi 6-0 për vendësit. Gerd Myleri ishte autor i katër golave: ‘5, ’23, ‘73, ‘85 (11 m.).

Gjithashtu mund të lexoni

“Për kontributin e tij të madh, u dërgua me ‘Vllazninë’ në Kosovë, por kur e kthyen në Shkodër, me insistimin e Pëllumb Kapos, e dënuan…”/ Historia e panjohur e legjendës së gazetarisë sportive

“Te shkallët e avionit që do na çonte në Lajpcig, një ushtarak që mbërriti me një motoçikletë, më tha; ti, ti, zbrit se…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së “17 Nëntorit”, Nuri Bylykut

Ndërsa në ndeshjen e dytë, atë të 17 dhjetorit 1967, Gerd Myler nuk do të vinte në Tiranë dhe Gjermania Perëndimore do të eliminohej pas barazimit të bujshëm 0-0 në Stadiumin “Qemal Stafa”. Por, Myler do të jetë vendimtar në takimin e tretë, ndër më historikët e zhvilluar në kryeqytetin tonë. Ka qenë e mërkurë 17 shkurt 1971 dhe luhej për eliminatoret e Kampionatit Europian. Ndodheshim në Grupin 8 dhe ndeshja Shqipëri – R.F. Gjermane përfundoi 0-1. Shënues, i përhershmi Gerd Myler në minutën e 38-të.

Ka qenë një ndeshje përtej një 90-minutëshi, spektakolare, përballë skuadrës më të famshme të Republikës Federale Gjermane, në historinë e saj. Interesim i jashtëzakonshëm në Tiranë dhe kuriozitet i madh për të parë RFGJ-në e Gustav Majerit, Frans Bekenbauerit, Shnelingerit, Overatit, Netzerit, Mylerit, Hejnkesit dhe Grabovskit.

Të sistemuar në hotel “Dajti” në Tiranë, stërvitja u krye një ditë më parë në stadiumin “Dinamo”, e cila u ndoq nga mijëra shikues e kureshtarë. Kohë më vonë u përfol edhe për simpatinë e Mylerit me kamerieren e hotel “Dajtit”. U spekulua shumë mbi dashurinë e pamundur të, ish-sulmuesit gjerman me një bukuroshe shqiptare, por asnjëherë nuk u saktësua identiteti i saj. Flitej se quhej Hëna, por vetëm kaq.

Ndërkaq, ndeshja u luajt në një kohë të vrenjtur, tipike dimër, terren rrëshqitës dhe minuta fatale për kuqezinjtë, rezultoi e 38-ta: pas ekzekutimit të një faulli pa pretendime nga Netzer, brenda zonës, Myler i ka shpëtuar mbulimit të Bujar Canit e Gëzim Kasmit, dhe me të majtën, nga 12 metra pak diagonal, ka realizuar në gjysmëlartësi, në të djathtë të portierit Koço Dinella, nga porta veriore e stadiumit. 1 – 0, dhe në atë edicion, Gjermania Federale do të shpallej kampione e Europës. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Në internim, vdiq babai, nëna, vëllai që e varrosëm pa veshje, por tmerri ishte me Lulen, 11 vjeçare që, u shua nga uria dhe fshati s’na la ta varrosnim...”/ Dëshmia tronditëse e ish-të internuarit

Next Post

Kalendari Historik 30 Dhjetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Për kontributin e tij të madh, u dërgua me ‘Vllazninë’ në Kosovë, por kur e kthyen në Shkodër, me insistimin e Pëllumb Kapos, e dënuan…”/ Historia e panjohur e legjendës së gazetarisë sportive
Sport

“Për kontributin e tij të madh, u dërgua me ‘Vllazninë’ në Kosovë, por kur e kthyen në Shkodër, me insistimin e Pëllumb Kapos, e dënuan…”/ Historia e panjohur e legjendës së gazetarisë sportive

January 25, 2023
“Te shkallët e avionit që do na çonte në Lajpcig, një ushtarak që mbërriti me një motoçikletë, më tha; ti, ti, zbrit se…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së “17 Nëntorit”, Nuri Bylykut
Sport

“Te shkallët e avionit që do na çonte në Lajpcig, një ushtarak që mbërriti me një motoçikletë, më tha; ti, ti, zbrit se…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së “17 Nëntorit”, Nuri Bylykut

January 18, 2023
“U lind në Ukrainë dhe u diplomua në Berlin, por kontributin e tij e dha në Shqipëri, si pedagog në gjimnazet e vëndit…”/ Historia e panjohur e sportistit të gjithanshëm, që vdiq në mërgim
Sport

“U lind në Ukrainë dhe u diplomua në Berlin, por kontributin e tij e dha në Shqipëri, si pedagog në gjimnazet e vëndit…”/ Historia e panjohur e sportistit të gjithanshëm, që vdiq në mërgim

January 17, 2023
“Nga rekordmeni i madh Nih Çih Çin që mblidhte pambuk në Sauk, te Gim Fagu që goditi lojtarin e, Loro Boriçi që u kërkoi cigare…”/ Peripecitë në sport, në kohën e miqësisë së madhe, shqiptaro-kineze

January 8, 2023
“Në dhjetor ’66-të, teksa shkova për stërvitje si zakonisht te këndi ‘Spartak’, traineri ekipit, më doli para dhe me lotë në sy…”/ Dëshmia e trishtë e legjendës së basketbollit shqiptar
Sport

“Në dhjetor ’66-të, teksa shkova për stërvitje si zakonisht te këndi ‘Spartak’, traineri ekipit, më doli para dhe me lotë në sy…”/ Dëshmia e trishtë e legjendës së basketbollit shqiptar

December 29, 2022
“12 mars 2013, kur ‘Pleshti’ Leo Messi, i shënonte Shqipërisë në ‘Monumental’ të Buenos Aires në Argjentinë dhe…”/ Kush janë yjet e futbollit botëror që i shënonin kuqezinjve
Sport

“12 mars 2013, kur ‘Pleshti’ Leo Messi, i shënonte Shqipërisë në ‘Monumental’ të Buenos Aires në Argjentinë dhe…”/ Kush janë yjet e futbollit botëror që i shënonin kuqezinjve

December 18, 2022
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022

Kalendari Historik 30 Dhjetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!