• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mospjesëmarrja e z. Nano, ose të ndonjë personaliteti tjetër të lartë shqiptar në Forumin e Davosit, do të jetë me pasoja shumë negative për…”/ Zbulohet telegrami i Misionit Shqiptar nga Gjeneva, maj ‘91

“U takova dhe me drejtorin e thesarit të Ministrisë së Financave të Francës, që tha se Shqipërinë e njihte nga librat e Kadaresë…”/ Zbulohet raporti i panjohur i Fatos Nanos, për Forumin e Davosit, 1 shkurt ‘91

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Plot 35 vite më parë, në fillimin e janarit 1991, kur nuk kishin kaluar as dy tre javë nga shpallja e pluralizmit në Shqipëri dhe ishin formuar partitë e para opozitare, qeveria e kryeministrit Ylli Bufi që kishte zëvendësuar pothuaj tërësisht kabinetin “Çarçani”, në kuadrin e reformave ekonomike dhe politike të ndërmarra asokohe dhe hapjen e Shqipërisë me botën e jashtme, kishte filluar t’u përgjigjej pozitivisht edhe ftesave të shumta që vinin në adresë të Tiranës zyrtare, për përfaqësimin e vendit në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Siç ishte Forumi Ekonomik Botëror i Davosit në Zvicër, (i krijuar në vitin 1971), që do mbahej në fillimin e muajit shkurt të atij viti, ku merrnin pjesë personalitete të shumta të jetës politike dhe ekonomike nga e gjithë bota, si kryetar shtetesh, kryeministra, ministra, afaristë e biznesmenë të njohur, pjesëtarë të organizatave të ndryshme nga pesë kontinentet,  etj.

Në këtë kuadër,sipas ftesës që President i Forumit Botëror të Davosit, Klaus Schvab, kishte paraqitur zyrtarisht pranë Misionit Shqiptar në Gjenëvë që më 14 nëntor 1990, qeveria shqiptare e kryeministrit Ylli Bufi, kishte vendosur të përfaqësohej në nivelin më të lartë, duke dërguar atje sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, Fatos Nanon, Doktor i Shkencave Ekonomike, një ekonomist i njohur dhe lektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës, i cili përveçse ishte pjesë e kabinetit qeveritar nga dhjetori 1990 dhe koordinator e përgjegjës për reformën ekonomike të atij kabineti, kishte bërë emër të madh në atë kohë edhe prej disa intervistave të dhëna Radios “Zëri i Amerikës”, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në korrik 1958, me dekret të veçantë u kalua në ndarjen e re administrative, ku suprimohet njësia qark dhe si njësi më e madhe vendore…”/ Historia e ndarjes së administrative të Shqipërisë, nga 1912-a deri sot

“Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë, mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton…”/ Libri i ri me dokumente arkivore i studiuesit nga Kosova

Po si u bë e mundur vajtja e Fatos Nanos në atë forum ndërkombëtar ku Shqipëria e sapodalë nga sundimi komunist 45 vjeçar, përfaqësohej për herë të parë? Cilët ishin disa nga personalitetet e larta që takoi Fatos Nano në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit dhe cilat ishin përshtypjet që ata kishin për vendin e vogël komunist të Ballkanit, ku pjesa më e madhe e tyre pothuaj nuk e njihnin fare, apo kishin dëgjuar fare pak për të?  Çfarë i sugjeruan dhe i premtuan ata shefit të delegacionit shqiptar Fatos Nano dhe kushtet që i viheshin Shqipërisë në kuadrin e ndihmave që do i jepeshin asaj? Si dhe pse dështoi pjesëmarrja e mëtejshme e Shqipërisë në Forumin Botëror të Davosit në qershorin e atij viti dhe çfarë thuhet në korrespodencën e acaruar ndërmjet Ministrisë së Jashtme dhe organizatorëve të atij aktiviteti ekonomik, lidhur me nivelin e ulët që do përfaqësohej Shqipëria atje? Lidhur me këtë etj., na njohin disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

                                                            Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME CV E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, FATOS NANO, E CILA IU KËRKUA NGA ANA E AUTORITETEVE ORGANIZATORE TË FORUMIT TË DAVOSIT 

                  Curriculum Vitae

                  e Zotit Fatos Nano

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë

Të dhëna personale: Fatos NANO, lindur më 1952.

Arsimimi: Studimet e larta i ka mbaruar për ekonomi

politike në Universitetin e Tiranës më 1975.

Gradat shkencore: Doktor i Shkencave Ekonomike.

Përvoja profesionale:

Në periudhën 1975-1978 ka punuar si ekonomist në Kombinatin Metalurgjik.

Lektor, hulumtues dhe bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Tiranës dhe në institucione të ndryshme ekonomike (1978-1990).

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, anëtar i qeverisë dhe koordinator qeveritar, përgjegjës për reformën ekonomike që prej dhjetorit 1990.

Gjendja familjare: I martuar, me dy fëmijë.

Gjuhët e huaja: Flet frëngjisht, anglisht, rusisht dhe italisht.

TELEGRAMI I PËRFAQËSISË TREGTARE SHQIPTARE NË GJENEVË, DËRGUAR DIPLOMATIT MAXHUN PEKA NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME NË TIRANË, LIDHUR ME PËRBËRJEN E DELEGACIONIT SHQIPTAR QË DO MERRTE PJESË NË FORUMIN EKONOMIK BOTËROR

2164 MPJ AB

412278 MALB CH

                          TEPËR URGJENTE

                         SHOKUT MAXHUN PEKA

Të më falni që po ju shqetësoj, por nisur nga fakti se tlx e mëparshme kanë ardhur te ju, ju lutemi interesojuni që të më njoftojnë përbërjen e delegacionit shqiptar në simpoziumin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Gjenevë më 9 dhe 10 qershor 1991.

Pres përgjigjen tuaj për të bërë komunikimet përkatëse.

Gjenevë 21 maj 1991      PËRFAQËSIA TREGTARE

TELEGRAMI I MINISTRISË  SË PUNËVE TË JASHTME NË TIRANË, DËRGUAR MISIONIT SHQIPTARE NË GJENEVË, KU NJOFTOHET PËR DY DIPLOMATËT QË DO ISHIN NË PËRBËRJEN E DELEGACIONIT SHQIPTAR QË DO MERRTE PJESË NË FORUMIN EKONOMIK BOTËROR

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME                                                                     Teleks

Drejtoria e Organizatave Ndërkombëtare

MISIONIT GJENEVË

Në simpoziumin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Gjenevë më 9 dhe 10 qershor 1991, të marrin pjesë shokët Kadri Cenko dhe Vaso Pilo

Tiranë, më 21 maj 1991                                         Ministria e Jashtme    

TELEGRAMI I PËRFAQËSISË TREGTARE SHQIPTARE NË GJENEVË, DËRGUAR MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME NË TIRANË, KU I BËHET E DITUR MBI NIVELIN E PËRFAQËSIMIT TË DELEGACIONIT SHQIPTAR, QË DO MERRTE PJESË NË FORUMIN EKONOMIK BOTËROR

BHECM +

2164 MPJ AB

412278 MALB AB

                       TEPËR URGJENTE

                     MINISTRISË SË JASHTME

Në vijim të tlx tuaj 3611 dt. 21.5.1991, për pjesëmarrjen në simpoziumin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Gjenevë më data 9 dhe 10 qershor 1991, ku njoftoni që në të të marrin pjesë shokët Kadri Cenko dhe Vaso Pilo, ju falënderojmë për njoftimin dhe sqarojmë se niveli më i ulët i kryetarëve të delegacioneve, duhet të jetë minimum ministër. Këtë gjë ua kemi bërë të ditur edhe në materialet që ju kemi dërguar më parë. Presim njoftimin tuaj.

Gjenevë 21 maj 1991      PËRFAQËSIA TREGTARE

TELEGRAMI I PËRFAQËSISË TREGTARE SHQIPTARE NË GJENEVË, DËRGUAR ZV. MINISTRIT TË JASHTËM NË TIRANË, SOKRAT PLAKA, KU I BËHET E DITUR SE MOSPJESËMARRJA E FATOS NANOS NË KRYE TË DELEGACIONIT SHQIPTAR, NË FORUMIN EKONOMIK BOTËROR, DO JETË ME PASOJA TEPËR NEGATIVE PËR SHQIPËRINË

 BHECM +

2164 MPJ AB

412278 MALB AB

                          TEPËR URGJENTE

                         SHOKUT SOKRAT PLAKA

Pas bisedës telefonike që patëm sot, lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në mbledhjen e Forumit Ekonomik, më mori në telefon z. Lustig, që merret me organizimin e mbledhjes dhe pasi dëgjoi mendimin tonë lidhur me përfaqësimin, ndër të tjera tha:

“Edhe tani ka shumë dyshime lidhur me të ardhmen e Shqipërisë. Mospjesëmarrja e z. Nano, ose të ndonjë personaliteti tjetër të lartë shqiptar në këtë veprimtari tepër të rëndësishme evropiane, do të jetë me pasoja shumë negative për Shqipërinë.

Kjo do të interpretohet si një provë se në Shqipëri punët nuk po ecin përpara. Pra do të merret për keq, sidomos nga qarqet afariste evropiane.

Pasojat do të jenë shumë të rënda për Shqipërinë, sepse shumë përfaqësues të këtyre qarqeve, vijnë në këtë takim, posaçërisht për të mësuar për Shqipërinë, për gjendjen dhe perspektivat e zhvillimit, thellësinë e reformave, etj.

Më tej Z. Lustig theksoi se edhe vendet e tjera kanë probleme, madje edhe më të mprehta se ato të Shqipërisë, si shembull përmendi Jugosllavinë e sidomos Republikën e Serbisë, të cilat pavarësisht nga gjendja e rëndë që përjetojnë, do të përfaqësohen në nivele shumë të larta.

“Mos përfaqësimi juaj në nivele të tilla – tha ai – do të krijojë përshtypjen se gjendja në Shqipëri është e rëndë, se lëvizja shqiptare po bie, etj”.

Në fund theksoi se ata duan ta ndihmojnë Shqipërinë, por në këto kushte nuk mund të bëjnë asgjë për të, prandaj kërkoi që nga ana jonë të rishikohet qëndrimi dhe të merret pjesë në mbledhje në nivel sa më të lartë, duke e konsideruar këtë si shumë të dobishme e vetëm në interes të Shqipërisë.”

I thashë se për sa më sipër do të vija në dijeni Tiranën, por forumi pret vendimmarrjen tonë përfundimtare brenda këtyre ditëve, deri në fillim të javës së ardhshme, pasi dëshiron që patjetër të rishikohet niveli i përfaqësuesit të vendit tonë.

Lutemi na njoftoni të rejat.

                                    MISIONI GJENEVË

Gjenevë, më 22 Maj 1991

TELEGRAMI I PËRFAQËSISË TREGTARE SHQIPTARE NË GJENEVË, DËRGUAR MINISTRISË SË JASHTËM NË TIRANË, LIDHUR ME POROSINË E ORGANIZATORËVE TË FORUMIT EKONOMIK BOTËROR, QË PALA SHQIPTARE DUHET TË RISHIKOJ NIVELIN E PËRFAQËSIMIT TË DELEGACIONIT TË SAJ, NË MBLEDHJEN E MUAJIT QERSHOR 1991

TELEGRAM URGJENT NGA GJENEVA (23 MAJ 1991)

2164 MPJ AB

412278 MALB CH

            Klasifikimi: TEPËR URGJENT

         DREJTUAR: MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

                Për: SHOKUN BASHKIM PITARKA

Më mori përsëri në telefon sot Z. Lustig i Forumit Ekonomik, për të pyetur lidhur me kërkesën e tyre për rishikimin nga ana jonë të nivelit të përfaqësimit të Shqipërisë në mbledhjen e ardhshme të këtij forumi.

Më tha se kishte biseduar edhe me zonjën Mature, drejtore në forum, e cila mospjesëmarrjen e Shqipërisë në nivel sa më të lartë, mundësisht në nivelin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, e kishte cilësuar si një fatkeqësi, si një katastrofë, që do të kishte për pasojë që për një kohë të gjatë të mos mund të bëhet asgjë për Shqipërinë.

Z. Lustig shtoi nga ana e vet se kjo do t’i zhgënjejë qarqet afariste evropiane e të tjerë dhe do të krijojë një situatë shumë të trishtuar, në të cilën vetëm Shqipëria do të jetë humbëse.

I thashë se për bisedën e ditës së djeshme kisha njoftuar Tiranën. Më tha se forumi pret një përgjigje të kënaqshme e të shpejtë.

Theksoj edhe një herë mendimin tim që të rishikohet niveli i përfaqësimit. Ai të jetë të paktën në nivel ministri. / Memorie.al

                                 KADRI CENKO

             MISIONI GJENEVË, MË 23 MAJ 1991                     

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në korrik 1958, me dekret të veçantë u kalua në ndarjen e re administrative, ku suprimohet njësia qark dhe si njësi më e madhe vendore...”/ Historia e ndarjes së administrative të Shqipërisë, nga 1912-a deri sot

Artikuj të ngjashëm

“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës
Dossier

“Në korrik 1958, me dekret të veçantë u kalua në ndarjen e re administrative, ku suprimohet njësia qark dhe si njësi më e madhe vendore…”/ Historia e ndarjes së administrative të Shqipërisë, nga 1912-a deri sot

July 15, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë, mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton…”/ Libri i ri me dokumente arkivore i studiuesit nga Kosova

July 15, 2026
“U takova dhe me drejtorin e thesarit të Ministrisë së Financave të Francës, që tha se Shqipërinë e njihte nga librat e Kadaresë…”/ Zbulohet raporti i panjohur i Fatos Nanos, për Forumin e Davosit, 1 shkurt ‘91
Dossier

“U takova dhe me drejtorin e thesarit të Ministrisë së Financave të Francës, që tha se Shqipërinë e njihte nga librat e Kadaresë…”/ Zbulohet raporti i panjohur i Fatos Nanos, për Forumin e Davosit, 1 shkurt ‘91

July 15, 2026
“Sipas Çelebiut, Shkodra në periudhën e tij kishte si legjendë themelimin e saj nga Aleksandri i Madh, por identifikimi i Shkodrës me të, është një rrugë e…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
Dossier

“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

July 16, 2026
“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43

July 13, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme