• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Mjeku i Poliklinikës së Tiranës më tha se do vinte menjëherë, por ai erdhi vetëm pas 45 minutash, kur ambasadori Pinauldt, kishte vdekur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit francez

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Vasil Qesari  

Pjesa e tridhjetepesë

Memorie.al/ Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e zhgënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit?  Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?!  Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi.  Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

Kujtimet e Emile Guinard, ish-zv / Konsull i Francës në Shqipëri gjatë viteve 1966-1970

                                – VDEKJA E AMBASADORIT FRANCEZ –

Ngjarja kish ndodhur krejt papritur…! Një mbrëmje tetori, në orën 18,00, gruaja e ambasadorit, zonja Pinauldt, më morri në telefon e shqetësuar dhe më tha të telefonoja urgjentisht në Poliklinikën e Tiranës sepse, i shoqi s’e ndjente veten mirë.

Telefonova në çast e, mjeku i rojës më siguroi se do vinte menjëherë. Por, megjithëse kaluan 20 minuta, ai s’po dukej. Ndërkohë, gjendja e ambasadorit po rëndohej edhe më tepër. Atëherë telefonova përsëri në poliklinikë e pyeta për arsyen e vonesës.

Dikush nga urgjenca më shpjegoi se, për raste kërkesash nga personeli i ambasadave, mjeku mund t’a kryente vizitën vetëm me urdhër të zyrës së Shërbimit të Protokollit në ministrinë e Punëve të Jashtme.

Më hipën nervat nga ajo logjikë idiote dhe i shpjegova personit matanë receptorit se, nuk ish fjala thjesht për një vizitë mjekësore, po për një rast tepër urgjent. Megjithatë, s’e zgjata, i hipa shpejt makinës e mbërrita me një frymë në ministri, e cila nuk ndodhej më tepër se 2 km. larg rezidencës sonë.

Për fat të mirë, aty munda të gjej, fare rastësisht, një nga punonjësit e Shërbimit të Protokollit, të cilit i shpjegova se ambasadori qe në gjendje shumë të rendë e se nuk dija si t’a shpjegoja qëndrimin e pakuptueshëm e aspak human të mjekëve të urgjencës në Poliklinikën Qendrore. Punonjësi i ministrisë më tha se, për këtë problem, “do mbante shënim” e se do të jepte menjëherë porosi që të dërgonin urgjentisht një mjek.

I lehtësuar nga premtimi, me të mbërritur në ambasadë, shkova e i dhashë zemër zonjës Pinauldt e cila priste e alarmuar e plot ankth mbi krye e të shoqit që lëngonte i shtrirë mbi shtrat, i zbehtë e pothuajse pa ndjenja. Ndenja pranë saj, duke i thënë herë pas here fjalë inkurajuese, me sigurinë se mjeku duhej të qe tashmë në rrugë e sipër.

Por, minutat kalonin dhe përsëri më hipi dyshimi e frika se, edhe kësaj radhe, ardhja e tij mund të zvarritej. Atëherë, mendova se do të ish mirë që, ndërkohë të shkoja për të kërkuar ndihmë te një mjek shqiptar që banonte fare afër ambasadës.

U ngrita e, brenda dy minutave, u gjenda në shtëpinë e tij. I thashë që, ambasadori ish në gjendje shumë të rendë e se, ndofta, qe goditur në zemër nga një infraktus. Ai ish duke vdekur, ndërkohë që, mjeku i urgjencës që prisnim, nuk po vinte endé.

Fqinji ynë, më dha një përgjigje, e cila më shtangu në vend e që s’doja t’a besoja. I qetë e prerë, ai më shpjegoi se “s’mund t’i vinte në ndihmë zotit ambasador, sepse edhe vetë nuk e ndjente veten mirë, e se në ato momente e kishte tensionin 17”.

I’u luta, duke i thënë se, mund t’a çoja në ambasadë me makinën time për disa sekonda e, kjo nuk do t’i shkaktonte asnjë lodhje. Por, përsëri ai refuzoi duke u justifikuar e duke më lenë të kuptoj se, pa urdhër nga lart e pa qenë i shoqëruar nga një person i autorizuar nga organet e Partisë, nuk mund të hynte në një ambasadë të huaj.

E vetmja gjë që ai sugjeroi, ishte rekomandimi që më dha për t’i bërë të sëmurit dy gjilpëra me kamfor, e pastaj të prisja mjekun e autorizuar për vizita mjekësore në ambasadat e huaja…!

 Kur u ktheva në rezidencë, gjendja e zotit Pinauldt ish pa shpresë. Rojet franceze po i bënin frymëmarrje artificiale, ndërkohë që sekretari i parë i ambasadës, qe nisur vetë në poliklinikë për të kërkuar mjekun. I çoroditur, vrapova te telefoni e kërkova disa herë radhazi ndihmë në Zyrën e Protokollit. Por, që andej më jepnin po të njëjtën përgjigje: Mjeku është nisur. Tani është duke mbërritur…!

 Më në fund, mbas 45 minutash, në portën e jashtme të rezidencës, u paraqitën dy mjekë të cilët nxituan për në dhomën e të sëmurit. Por, tashmë, qe tepër vonë. Ambasadori kish vdekur. Në orën 9 të darkës, mbërriti edhe mjeku “zyrtar” i autorizuar për ‘Trupin Diplomatik’ i cili arriti të konstatonte veçse…vdekjen. Ndërkohë ne e kishim humbur fare. Të gjithë ishim të shokuar e të tmerruar. Jo vetëm nga ajo humbje e rendë dhe tragjike, por në mënyrë të veçantë, nga vonesa skandaloze e mjekëve, si dhe nga qëndrimet absurde e të papërgjegjshme të autoriteteve shqiptare.

Të nesërmen, trupin pa jetë të ambasadorit e vendosëm në sallën kryesore të rezidencës, ku gjithë trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, (i cili tashmë qe në dijeni për zhvillimin e ngjarjes e qëndrimin cinik të autoriteteve), erdhi për të bërë homazhe dhe ngushëllimet e rastit. Pas tyre, erdhën mbi 20 zyrtarë të lartë shqiptarë, të cilët u përulën në heshtje para arkivolit duke shprehur “keqardhjen” e tyre të thellë.

Njeri prej tyre, z. Reiz Malile, u afrua pranë zonjës Pinauldt e i tha me zë të ulët: “Më besoni, zonjë, unë kam humbur një mik të vërtetë”!, ndërsa z. Misto Treska, i cili aso kohe drejtonte Komitetin Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme, u shpreh: “Zoti Pinauldt ishte ambasador i vërtetë i francezëve në vendin tonë”.

Më 4 nentor, në orën 14:00, arkivoli me trupin e të ndjerit doli nga rezidenca i shoqëruar nga një kortezh i gjatë me më se 50 vetura nga gjithë personelit e ambasadave që ndodheshin në Tiranë. Me atë rast, qarkullimi i automjeteve, qe bllokuar gjer në dalje të qytetit. Me të mbërritur në sallën e aeroportit të Rinasit, fëmijët e diplomatëve francezë vunë tufa me lule mbi arkivolin e mbuluar me cohë mëndafshi të zezë me bordura të praruara.

Një togë ushtarësh shqiptarë bënte roje nderi. Ndërsa dëgjoheshin tingujt e Marshit Funebër të Chopin-it, zonja Pinauldt e mbytur në lot, gjeti kurajën e fuqinë të thoshe dy fjalë falënderimi për të pranishmit e shumtë.

Në orën 16:00, avioni special   francez i ardhur posaçërisht nga Parisi, u ngrit nga pista e Rinasit me zonjën Pinauldt e arkivolin e të ndjerit në bord, ndërkohë që ne, me sytë plot lot, morëm rrugën e kthimit drejt Tiranës.

Pjesa më e madhe e ambasadave në kryeqytetin shqiptar, me atë rast ngritën flamujt në gjysëm shtize, ndërkohë që shumë diplomatë, shprehën revoltën dhe përçmimin e tyre për qëndrimin cinik e aspak human të regjimit, i cili pa kokëçarje e në indiferencë të plotë, kish lenë të vdiste pa asnjë ndihmë mjekësore, një diplomat 52 vjeçar.

Një mik të vërtetë të shqiptarëve! Njeri që kish harxhuar shumë energji e aftësi për të forcuar bashkëpunimin franko – shqiptar…!/Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për...”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83

Next Post

“U tha vetëvrasje dhe Sigurimi s’na la ta hapnim arkivolin, por nëna, gati si me forcë, e hapi pak nga këmbët dhe...”/ Misteri i zhdukjes të ish-sekretarit të II-të të Pogradecit, në ’70-ën

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post
Memorie.al

“U tha vetëvrasje dhe Sigurimi s’na la ta hapnim arkivolin, por nëna, gati si me forcë, e hapi pak nga këmbët dhe...”/ Misteri i zhdukjes të ish-sekretarit të II-të të Pogradecit, në ’70-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme