• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83

Ramiz Alia: “Përse ju vazhdoni të prodhoni ende filma bardh e zi, tani as në televizor nuk i shoh dot…”?!/ Debati në Komitetin Qendror me drejtuesit e Kinostudios në ‘90-ën
“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83
Memorie.al
“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83
Memorie.al
“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83
“Kur kryetari i gjykatës e akuzoi Kadri Hazbiun se kishte pasur plane të vriste Enver Hoxhën, ai i’u përgjigj…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83
“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83
Letra e Feçorit për Enverin: Oficerin e Sigurimit, R.Xh. në Shkodër e arrestuam se ndihmoi një vajzë për qëllime të ulta….
“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83
“Ne e shkarkuam kryetarin e Degës së Brendshme të Fierit, kurse Kadriu e priti në shtëpi dhe mua më tha…”/ Plenum i V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!
“Mirë pra shokë, dakord të gjithë për mos u’a falur jetën K. Hazbiut, Ll. Ziçishtit, F. Shehut e Ll. Peçinit dhe urime ju shoku Aranit e Rrapi, për…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Presidium, tetor ‘83
0
Shares
651
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish – Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë), të cilat i përkasin vitit 1983 dhe janë pjesë e një dosje me siglën “Tepër Sekret”, ku ndodhet e gjithë korrespodenca ndërmjet Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me materialet në ngarkim të katër ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes dhe qeverisë shqiptare, si: Kadri Hazbiu, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Ministër i Mbrojtjes Popullore, Llambi Ziçishti, ministër i Shëndetësisë, Feçor Shehu, zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, si dhe Llambi Peçinit, drejtor i Drejtorisë së Ruajtjes Fizike dhe Sigurisë së udhëheqjes së lartë të PPSH-së, të cilët që në vitin 1982, ishin arrestuar si “armiq të popullit” dhe mbaheshin në hetuesinë e Tiranë pranë ‘Repartit 313’, me akuzën: “bashkëpunëtorë të poli-agjentit Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, përveç akt-akuzës së Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, (të kryesuar nga Aranit Çela), e cila i dënoi me vdekje Kadri Hazbiun, Llambi Peçinin, Feçor Shehun dhe Mihallaq Ziçishtin, ndodhen edhe dhe dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor të kryesuar nga Ramiz Alia, (ku merrnin pjesë: Rita Marko, Xhafer Spahiu, Mine Guri, Sihat Tozaj, Eleni Selenica, Elmaz Puto, Faik Çinaj, Ibrahim Gjevori, Nik Shyti, Petrit Gaçe, Rrahman Hanku, Simon Ballabani, Stefan Qirjako, si dhe të ftuar kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela dhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Rrapi Mino), ku kanë diskutuar pjesa më e madhe e anëtarëve të tij, duke marrë në shqyrtim kërkesat që katër të pandehurit, i kishin dërguar atij forumi të lartë, për faljen e jetës.

                                                     Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Dokumenti ‘Tepër Sekret’ me proces-verbalin e mbledhjes së  Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, lidhur me kërkesat e bëra nga ana e Kadri Hazbiut, Llambi Ziçishtit, Feçor Shehut e Llambi Peçinit, për faljen e jetës…!

                                                                                                           Tepër Sekret

                                                              Proces-verbal

I mbajtur në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ditën e Premte, në orën 9.00

Në mbledhje merrnin pjesë shokët: Ramiz Alia (Kryetar), Rita Marko, Xhafer Spahiu, Mine Guri, (Nënkryetarë), Sihat Tozaj (Sekretar), Eleni Selenica, Elmaz Puto, Faik Çinaj, Ibrahim Gjevori, Nik Shyti, Petrit Gaçe, Rrahman Hanku, Simon Ballabani, Stefan Qirjako, (Antarë). Mungon për arsye shëndetësore shoqja Lumturi Rexha (Antare). Janë ftuar të marrin pjesë shokët Aranit Cela (Kryetar i Gjykatës së Lartë), dhe Rrapi Mino (Prokuror i Përgjithshëm).

SHOKU RAMIZ ALIA: Sidoqoftë edhe ato 10 vjet nuk janë pak. Mirë atëherë si do të vendosim?! Domethënë Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Peçinit, e Llambi Ziçishtit, t’jua refuzojmë kërkesat që kanë bërë për faljen e jetës. Dakord. Tjetër gjë kemi?! Nuk kemi.

Edhe njëherë juve shokë Aranit dhe Rrapi, urime. E kryet detyrën tuaj siç duhet. Të jeni gjithmonë luftëtarë e të drejtë në zbatimin e vijës e të politikës së Partisë. Të tërë, t’i nënshtrohemi vijës e politikës së Partisë.

Mirë, dakord atëherë, mbledhjen e mbyllëm.

     Sekretari i Presidiumit

               Sihat Tozaj

 

Tiranë më 13.9.1983

Redaktor-Stenograf

Filip Lako

Letra e Kadri Hazbiut dërguar nga burgu Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku i kërkon faljen e jetës 

Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 

 Tiranë

Jam i pafajshëm për akuzën që u dënova.

E shoh se u bëra pre e veprimtarisë së egër armiqësore kundër Partisë, e cila kryhej nga një rrjet spiunësh dhe komplotistësh, me në krye poli-agjentin Mehmet Shehu dhe nga padronët e tyre të jashtëm të cilët, po flasin me sukses edhe kundra meje.

Por çdo shpifje dhe dizinformacion drejtuar ndaj meje, nuk më bëri dot armik të Popullit, Partisë, Pushtetit, dhe Udhëheqësit të saj. 40 vjet si komunist e kuadër, kam punuar e luftuar, me ndershmëri e vendosmëri për zbatimin e vijës së Partisë.

Sigurisht që edhe gjatë punës sime, kam bërë dhe ndonjë gabim ose faj por, që nuk përbëjnë tradhti e që këto nuk ja kam fshehur Partisë.

Mua dhe familjen time gjithçka na lidh me Partinë, e gjithçka na ka ndarë e na ndan me armiqtë e me këtë rrjet spiunësh e komplotistësh, të kryesuar nga Mehmet Shehu.

Për këtë, flet e kaluara por flasin edhe dokumentet e administratës në botimin e gjykimin e çështjes sime, po të shqyrtohen me hollësi këto.

Nuk po zgjatem më për këtë çështje të fundit. Në pritje të së vërtetës dhe drejtësisë, dhe për hir të jetës e të familjes sime, i lus falje Presidiumit të Lartë.

      Tiranë (burg) më 6.9.1983 

        Me nderime e respekt                                                      

        (i dënuari) Kadri Hazbiu

Letra e Llambi Ziçishtit dërguar nga burgu Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku i kërkon faljen e jetës 

Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

                                               Tiranë

                                                Lutje

Unë i nënshkruari Llambi Ziçishti, i dënuar me vdekje në 1.9.1983 për krimet e kryera ndaj Atdheut dhe Popullit, i lutem Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të më falë jetën.

Lutjen time e bazoj në këto fakte: I njoh krimet e mia dhe si gjatë procesit hetimor, ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor, i kam deponuar me sinqeritet dhe pa rezerva gjithçka që kam bërë. E ndiej me gjithë zemër pendimin tim të madh për të gjitha veprimet armiqësore që kam kryer. Jam në moshën 60 vjeçare dhe në shtëpi kam nënën plakë, time shoqeje të sëmurë, dy vajza dhe ato me shëndet të dobët, si dhe një vajzë të vajzës, që sapo ka mbushur 16 muaj.

Qenia ime e gjallë do të ishte për ato (me gjithë të metat e mia), një mbështetje e madhe për të ardhmen. Kam besim tek zemërgjerësia e Partisë, në rolin e saj vendimtar dhe karakterin e saj edukues.

Unë edhe në fjalën time në gjyq, i njoha krimet e mia dhe me zemër të hapur, tregova pendesë të thellë prandaj nuk po zgjatem më tej për këtë çështje. Unë, nuk pata guximin t’i hapesha Partisë dhe për këtë u tregova frikacak.

Prandaj kam shpresë se Partia do të ma fali jetën për hir të familjes dhe fëmijëve të mi.

I lutem me gjithë forcën e zemrës sime, Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, që të ketë parasysh lutjen time për faljen e jetës, në mënyrë që vitet që më kanë mbetur për të jetuar, t’i kaloj në mënyrë të denjë dhe t’i shlyej fajet që më rëndojnë.

             Tiranë më 6.9.1983

              I dënuari me vdekje

                  Llambi Ziçishti

Letra e Feçor Shehut dërguar nga burgu Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku i kërkon faljen e jetës 

 Presidiumit të Kuvendit Popullor

                                                Tiranë

I lutem Presidiumit të Kuvendit Popullor, që të më fali jetën duke e siguruar se do jem deri në fundin e rrahjes së zemrës sime, besnik i Partisë së Punës së Shqipërisë, dhe udhëheqësit të saj të madh.

Tiranë më 6.9.1983

            Me respekt                                                                

           Feçor Shehu

 

Letra e Llambi Peçinit dërguar nga burgu Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku i kërkon faljen e jetës 

Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH

Tiranë

Jam dënuar me vdekje nga Gjykata e Lartë. I lutem Presidiumit të Kuvendit Popullor, që të rishqyrtojë çështjen time, e të më fali jetën. Me besim tek drejtësia e Partisë, mbetem me shpresë se lutja ime do të merret parasysh.

   Tiranë më 6.9.1983

  Me nderime e respekt                 

      Llambi Peçini

Letra e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ku i njofton se; Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Ziçishtit e Llambi Peçinit, i’u refuzua kërkesa për faljen e jetës

REPUBLIKA POPULLOR SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                Tepër Sekret

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

                                              Tiranë më 9.9.1983

  Lënda: Mbi dënimet me vdekje

Për njoftim: MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

                                          GJYKATËS SË LARTË

                           PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

Tiranë

Presidiumi i Kuvendit Popullor, në mbledhjen e tij datë 9.9.1983, nuk ju fali jetën të dënuarve:

  1. Kadri Hazbi Hazbiu, lindur në 1922 në Mavrovë të Vlorës.
  2. Feçor Refat Shehu, lindur në 1926 në Hekal të Fierit.
  3. Llambi Vasil Peçinit, lindur në 1925 në Elbasan.
  4. Llambi Petro Ziçishtit, lindur në 1923 në Ziçisht të Korçës.

Tre të parët janë dënuar me vdekje nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, të RPSSH-së me vendimin Nr. 8 datë 5.9.1983 dhe i fundit i dënuar me vdekje nga Kolegji Penal, me vendimin Nr. 7 datë 1.9.1983.

Të gjithë, janë dënuar për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, pjesëmarrje aktive në organizatë kundërrevolucionare, të veprave terroriste të mbetura në tentativë, të sabotimit dhe agjitacionit e propagandës kundër shtetit.

Në veçanti Kadri Hazbiu, është dënuar dhe për futjen e një bande të armatosur në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Vendimet e gjykatës për të lartpërmendurit, të zbatohen.

                          Sekretari i Presidiumit

                                     Sihat Tozaj

Dokumenti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dërguar kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, me proces-verbalin e pushkatimit të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Ziçishtit dhe Llambi Peçinit

REPUBLIKA POPULLOR SOCIALISTE E SHQIPËRISË                   TEPËR SEKRET  

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                    Tiranë më 10.9.1983

Nr. 127     

Lënda: Mbi ekzekutimet me vdekje.

KRYETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR

Shokut RAMIZ ALIA

                                              Tiranë

Bashkëlidhur po ju dërgojmë një kopje të proces-verbalit, mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, mbi dënimin me vdekje të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Peçinit, dhe Llambi Ziçishtit.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

                             Hekuran Isai

Konc A.T.

Dakt L.L.

REPUBLIKA POPULLOR SOCIALISTE E SHQIPËRISË                 Tepër Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                 Tiranë më 10.9.1983

                                                  P R O C E S – V E R B A L

Mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi dënimin me vdekje të armiqve Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, dhe Llambi Ziçishti.

Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSSH, me shkresën Nr. 1582/1 datë 9.9.1983 nuk ua fali jetën të dënuarve:

  1. Kadri Hazbi Hazbiut
  2. Feçor Refat Shehut
  3. Llambi Vasil Peçinit
  4. Llambi Petro Ziçishtit

Të dënuarit, pasi u çuan në vendin e ekzekutimit, u njoftuan nga Prokurori i Përgjithshëm se Presidiumi i Kuvendit Popullor, u’a refuzoi kërkesën për faljen e jetës.

Të dënuarit Kadri Hazbiu e Feçor Shehu, u shprehën se janë të pafajshëm, kurse të dënuarit Llambi Peçini e Llambi Ziçishti, nuk thanë gjë.

Mbas këtij veprimi në orën 24.00 të datës 9.9.1983 u krye ekzekutimi me pushkatim i të dënuarve, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, dhe Llambi Ziçishti.

Në ekzekutimin e dënimit me vdekje morën pjesë: Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino, Zëvendësministrat e Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi e Agron Tafa, sekretar (oficer) Hafuz Murati, mjeku, Nevzat Vigani, dhe oficer Nikoll Shkurti.

                Firmosën

Zylyftar Ramizi, Agron Tafa, Rrapi Mino, Hafuz Murati, Nevzat Vigani, Nikoll Shkurti. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 15 Tetor 2022

Next Post

“Mjeku i Poliklinikës së Tiranës më tha se do vinte menjëherë, por ai erdhi vetëm pas 45 minutash, kur ambasadori Pinauldt, kishte vdekur...”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit francez

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Memorie.al

“Mjeku i Poliklinikës së Tiranës më tha se do vinte menjëherë, por ai erdhi vetëm pas 45 minutash, kur ambasadori Pinauldt, kishte vdekur...”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit francez

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!