• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Teksa bisedonim me profesor Xhaxhiun dhe mikun nga Italia, te Hotel ‘Adriatiku’ në Vlorë, pas nesh ishte Operativi i Sigurimit, i cili na…”/ Dëshmitë e publicistit nga Franca

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
0
Shares
1.7k
VIEWS

Nga Vasil Qesari

Memorie.al/ Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e zhgënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit?  Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?!  Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi.  Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!

KRONIKE PROVINCIALE

Si qytet i vjetër port, Vlora, kish pasur në shekuj kontakte të shpeshta me të huajt. Shkëmbimet tregtare me mbarë vendet e pellgut të Mesdheut, kishin qenë të rregullta e të natyrshme. Edhe vetë koncepti i njerëzve mbi kufijtë, doganat e vajtje-ardhjet në vende të ndryshme, si në Itali, Greqi, Turqi, Maltë, Egjipt, Tunis, Francë e gjetkë, pat qenë jo vetëm veprim por edhe një nocion më se i zakonshme e tipik europian.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

Por, fill pas Luftës së II-të Botërore e instalimit të komunistëve në pushtet, shkëmbimet me perëndimin u prenë brutalisht. Përsa i përket vendeve të lindjes, edhe me to, fillimisht, kontaktet qenë pothuajse inegzistente. Por, pas një periudhe të shkurtër heshtje, në port mbërritën anijet e para jugosllave, të cilat më shumë morën se sa sollën. Pastaj, ndodhi divorci me Titon. Përsëri pasoi një periudhë shkretie. E pas saj, sërish erdhën miq të rinj…!

Në port mbërritën detarët e Bashkimit Sovjetik. Me anije ushtarake e tregtare. Me emrat e shkruara me germa cirilikë: “Leningrad”, “7 november”, “Vollga”, “Mir”, “Moskva”, “Odesa” etj. Porti i Skelës, rrugët e sheshet e qytetit, nisën të popullohen nga rusët. Ata mbanin emra, të cilët më pas, shumë shqiptarë do t’u a vinin fëmijëve të tyre: Natasha, Ivan, Katjusha, Larisa, Çapajev, Vladimir, Aljosha…!

Rusifikimi i vendit kish nisur. Në kinema shfaqeshin vetëm filma sovjetikë. Në librari shiteshin lirë, revista e libra nga atdheu i Stalinit. Në bar-lulishte e mbrëmje vallëzimi, luheshin këngë e pjesë ruse. Pothuajse çdo i ri apo e re, mbante korrespondencë me një djalë a vajzë nga Bashkimi Sovjetik. Ishin vitet e miqësie së pavdekshme. Pastaj, ndodhi ajo që s’mendohej kurrë. Prishja e madhe. Pasha-Limani u boshatis. Anijet dhe ekuipazhet sovjetike ikën. Porti i Vlorës u shkretua përsëri.

Në vitet që pasuan, në Ujin e Ftohtë, nisën të duken tek-tuk cisterna që vinin për të marrë naftë bruto. Ishin anije bullgare, polake, gjermano-lindore e, nga një herë edhe panameze e malteze që punonin për llogari të kompanive ndërkombëtare. Po, ndryshe nga paraardhësit, detarët e tyre nuk dilnin më në sterré.

Autoritetet portale, nxirrnin një mijë e një pengesa, për t’i ndaluar vizitat e tyre në qytet. Më pas, ai rregull u bë i prerë e kategorik. Për detarët që donin të pinin ndonjë gotë, të blinin cigare a ndonjë souvenir, Albturizmi hapi brenda molit një bar të vogël, frekuentimi i të cilit s’lejohej për shqiptarët.

Porti nisi të ruhej me ushtarë të armatosur. Rreth tij u ngritën mure të lartë e u vendosën tela me gjemba. Çdo kontakt me të huajt u ndalua rreptësisht. Për brezat që erdhën, ajo gjendje ndarje e izolimi, dalëngadalë u shndërrua në diçka tepër normale. Diçka që s’ngjallte asnjë lloj habie. Paskish qenë shkruar që të jetonin të ndarë nga bota. Diku, në një cep të humbur të Ballkanit, të vetmuar, fillikat…!

E, papritmas, pas shumë vitesh, porti u gjallërua përsëri. Kësaj here, me anije që vinin nga larg. Nga shumë larg. Me detarë të një race tjetër, të cilët njerëzit i shihnin për herë të parë. Ata vinin nga vende të reja mike. Nga Kina, Vietnami, Koreja, Kuba…! Anijet e tyre sillnin vazhdimisht grurë e vetëm grurë. Thuajse, në Shqipëri, tokat ishin tharë e bërë gur, e vendin e kish pllakosur uria e madhe.

…Pastaj, aty nga fillimi i viteve ’70-të, sidomos gjatë verës, në qytet nisën të mbërrinin tek-tuk autobusë me turistë të huaj të cilët ndalesën e parë e bënin para hotelit “Adriatik”. (Gjatë Luftës, godina e tij kish qenë rezidencë e pilotëve italianë. Ajo kish shpëtuar për mrekulli pa u hedhur në erë me eksploziv nga gjermanët, ndërkohë që ata po braktisnin qytetin në tetor 1944).

Përgjithësisht, grupet turistike vinin gjer në Fier, e pastaj, vazhdonin drejt qyteteve të Gjirokastrës e Sarandës, duke kaluar nga Ballshi e Tepelena. Vlora e bregdeti i Himarës, zonat më të bukura të rivierës, qenë fshirë nga harta e Albturizm-it për shkaqe strategjike. Së pari, sepse në Pasha-Liman ndodhej baza më e madhe ushtarake në Shqipëri, kështu që qyteti duhej të qe sa më larg kontakteve me të huajt. E, së dyti, sepse në Porto-Palermo, kinezet po ndërtonin një tjetër bazë detare për strehimin e nëndetëseve e katrave siluruese.

Qe kjo arsyeja pse, prania e një grupi turistik apo e dy-tre të huajve për Vlorën e atyre viteve, ish një eveniment i rëndësishëm. Kështu, kur në Sheshin e Flamurit a në Ujë të Ftohtë, ndodhte të ndalej ndonjë autobus me turistë, ajo qe ngjarja e ditës. Brenda disa orësh, në lagje të ndryshme të qytetit, njerëzit kalonin gojë me gojë e me shpejtësi lajmin: “E morët vesh…? Sot kishin ardhur ca të huaj. I pamë në Sheshin e Flamurit…! Te Monumenti i Pavarësisë…! Lart në Kuz-Baba…!

…1974”!

Një mbas dite shtatori, teksa po ngjisja shkallët e hotel “Adriatiku”-t, që nga veranda e tij e cila shërbente njëkohësisht si bar-bufe, dëgjova që dikush më thirri në emër. Qe profesori im i dikurshëm i letërsisë antike greko-romake, Muzafer Xhaxhiu. Njeri me kulturë, i sjellshëm, me shpirt sensibel e poetik, ai kish lenë mbresat më të mira jo vetëm tek unë, por edhe në breza të tëra studentësh të fakultetit histori-filologji.

Mbasi u përqafuam, ai më ftoi të ulesha në tavolinë, aty në një kënd të verandës ku vareshin lule bugenvili. Por, profesor Xhaxhiu, s’qe vetëm. Me të qe edhe një person tjetër të cilin, me shikim të parë, e mora me mend se ishte i huaj. E vërtet, pranë tij qe një poet arbëresh i ftuar për vizitë në Shqipëri nga Lidhja e Shkrimtarëve. Siç më shpjegoi profesori, ata s’kishin pak që kishin ardhur nga Fieri, sepse në hotel “Apollonia”, s’kishin mundur të gjenin dy dhoma të veçanta fjetje.

 “Ata të administratës së Lidhjes kanë bërë një budallallëk – më rrëfeu profesori në konfidencë – Në vend të prenotonin dy dhoma, kishin porositur vetëm një. Kështu që vendosa të vij në Vlorë edhe pse, kjo lëvizje, nuk është përfshirë në programin e itinerarit e konsiderohet ‘shkelje’…”!

Profesor Xhaxhiu shoqëronte jo rrallë herë të huaj. Pikërisht, lidhur me këtë fakt, në një prej librave të tij, reporteri  francez Jean Bertolino, tregon:

 Në pjesën më të madhe të udhëtimeve të mia më shoqëronte si përkthyes, Muzafer Xhaxhiu, një burrë me pamje të dashur, profesor i letërsisë antike në Universitetin e Tiranës. Njeri i butë e ndofta pakëz i trembur, Xhaxhiu është i pasionuar pas letërsisë franceze, të cilën çuditërisht e ka studiuar në Moskë gjatë viteve 1950-1951, atëherë kur Stalini e mbante Bashkimin Sovjetik brenda grushtit të tij të hekurt…! Gjatë pushtimit fashist, M. Xhaxhiu nuk ka qenë partizan, e më pas, as edhe anëtar i Partisë së Punës. Kështu që, ai është i privuar nga titujt honorifikë që u janë dhenë militantëve të Luftës Nacional-çlirimtare. Megjithatë, Xhaxhiu është i njohur, sepse është poet me emër në Shqipëri…”!

Pas pak erdhi kamerieri. Që të tre porositëm nga një limonadë të ftohtë. Garsoni, një djalë i gjallë e i qeshur, nuk vonoi e për pak sekonda na serviri mbi tavolinë, tri gota të mbushura me një lëng të trashë ngjyrë violetë. “Kjo është limonada”? – pyeti i habitur poeti arbëresh. Qeshëm. E kuptuam çudinë e tij. Në fakt, në gota, kish thjesht lëng kumbullash. U ngrita e shkova në banak për të pyetur në se kish limonadë të vërtetë.

 “Jo, s’kemi”! – u përgjigj ftohtë, banakierja. Në Vlorë, në atë sezon, qe vërtet një mrekulli të gjeje limonë në treg, paçka se klima e saj qe tipike mesdhetare. U ktheva te tavolina e u thashë se bari nuk dispononte limonadë të vërtetë, (me lëng limoni). Poeti arbëresh s’foli, ndërsa Xhaxhiu buzëqeshi trishtueshëm. Vazhduam bisedën duke kujtuar shokët e dikurshëm të fakultetit, shumë prej të cilëve profesori u mbante mend edhe emrat. Pastaj, folëm për letërsinë, autorët arbëreshë e disa libra të tyre që ishin botuar edhe në Shqipëri.

Në bisedë e sipër, ashtu kot, hodha një vështrim përreth verandës. Në njërën prej tavolinave përbri, pashë fytyrën e njohur të një operativi të Sigurimit. Nuk e kisha venë ré më parë e, të them të drejtën, prania e tij ma prishi gjakun. Në fakt, e dija se, sa herë që në hotel vinin të huaj, aty ndodhej i pranishëm për survejim dhe ndonjë prej tyre. Mendova se, në ato rrethana, do bëja mirë të largohesha. Përse t’i hapja telashe vetes për hiç gjë?

I kërkova ndjesë profesorit duke nxjerrë një pretekst fare banal.

– “Edhe ne do të bëjmë një dush e pastaj do zbresim për të ngrenë darkë” – tha sjellshëm profesor Xhaxhiu. U ngritëm e shkuam së bashku gjer në sportelin e hotelit. Me marifet, pashë mbrapa me bisht të syrit. Fill pas nesh u ngrit edhe miku i Sigurimit. U përshëndetëm edhe një herë, por pa u zgjatur, sepse kthina e ngushtë e recepsionit qe mbushur plot e përplot me kinezë, të cilët prisnin në radhë duke mbajtur përreth tyre valixhe, borseta e çanta pa fund. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Në Tiranë, u alarmua Byroja Politike se, unë kisha udhëtuar me avionin qeveritar të Enver Hoxhës, pasi isha infektuar me...” Dëshmia e rrallë e Bixh Bytyçit të “17-Nëntorit”, për turneun e Hanoit, në ’63-in

Next Post

“Të dënuarit A. Bajrami, M. Zefi, I. Velçani dhe Z. Mancaku, që tentuan arratisjen nga burgu i Tiranës në ’54-ën, u ekzektuan nga gjeneral Haznedari, i cili i’u çau kafkën me...”/ Kujtimet e Agim Mustës

Artikuj të ngjashëm

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
Next Post
Memorie.al

“Të dënuarit A. Bajrami, M. Zefi, I. Velçani dhe Z. Mancaku, që tentuan arratisjen nga burgu i Tiranës në ’54-ën, u ekzektuan nga gjeneral Haznedari, i cili i’u çau kafkën me...”/ Kujtimet e Agim Mustës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!