• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës
“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës
“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës
“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës

Nga Zylyftar Hoxha

Memorie.al /  Është e i çuditshëm një fakt, që, në kohën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Ramiz Aranitasin, Gjin Markun, Myqerem Fugën, Skënder Çaçin, Baki Dumen, Dhosi Karagjozin, Bardhyl Frashërin e disa të tjerë, megjithëse kanë qenë me origjinë nga rrethe të tjera, Skrapari i ka quajtur si djemtë e tij dhe i ka dashur, i do dhe i nderon njëlloj si Kahremanin, Zylyftarin, Estrefin e shumë e shumë të tjerë, sepse, jo vetëm ata qenë në një llogore me djemtë e barkut të tij dhe mysafirë në shumë vatra fshatare, por edhe se ditën t’ia shpërblenin atij populli me gjithçka patën, deri dhe jetën.

Këtë radhë e kemi fjalën për Myqerem Fugën, i cili nuk u nda nga skraparllinjtë asnjë herë, nga Kahreman Ylli, Zylyftar Veleshnja, Sulo Gradeci, Mane Nishova, Nure Dobrusha, Njazi Çepani, Tajar Grepcka, Iljaz Sevrani, Shkëlqim Zaloshnja, Ismail Çelua etj. Si në Luftë, por edhe më pas, i shkonim njëri-tjetrit “për një gjemb në këmbët”.

Shtëpia e Fugajve ishte një shtëpi e madhe dhe me shumë miq dhe në kohën e Luftës u bë një bazë e rëndësishme e saj. Myqeremi, për shkak të inteligjencës, por edhe të motiveve të tij të brendshme, i prerë dhe energjik si i ri idealist, u vu në krye të organeve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Qarkut të Beratit, qysh në fillimet e luftës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur i premtova zonjës Dako në Korçë dhe imzot Preng Doçit në Orosh, se do të bëja ç’të kisha mundësi për të ndihmuar Shqipërinë, nuk kisha…”/ Letra e panjohur e Edith Durham, për Mit’hat Frashërin

“Në mbrëmjen e 18 shkurtit 1931, rreth orës 20.00, një ditë pasi ishte kthyer nga Shqipëria, në rrugën ‘Dalmatinska’ nr. 6, Milan von Sufflay goditet për vdekje nga…”/ Historia e panjohur e albanologut të famshëm

Ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të Qarkorit të Partisë Komuniste Shqiptare dhe Shtabit të Qarkut të Beratit, si dhe krahu i djathtë i Kahreman Yllit.

E ku nuk e shihje Myqeremin? Si propagandist me kulturë, me urtësinë e tij, gojëmbël e i fjalëmatur, Myqeremi fitoi zemrat, simpatinë dhe besimin e popullit në të gjithë qarkun e Beratit, në Shpirag, Kuçovë, Lushnje, Nahije, Skrapar e Tomorricë.

Kishte një diçka të veçantë Myqeremi në karakterin e tij, ai kishte një engjëll të dashur me të tërë, popullor e i shtruar, ndaj dhe kishte rezultat në punën e tij për mobilizimin e njerëzve në luftë. Ku shkelte Myqeremi, s’kishte mëdyshje. Dinte ai si t’i bënte njerëzit për vete. Por dinte edhe se ku e kishte mbështetjen.

Atë do ta gjeje sa te familja e Sinan Leshnjes, e njohur për kontributin në shërbim të atdheut, aq te shtëpia e Pasho Hysit në Vërzhezhë; sa në familjen e madhe atdhetare Zaloshnja, të Mahmutit e Hysenit, te Asllan Osoja e te shumë vatra të tjera skraparase.

Myqerem Fuga u lind dhe u rrit në lagjen “Murat Çelepias” të Beratit. Kreu shkollën “Normale” të Elbasanit dhe u diplomua si mësues. Më pas ai shkoi jashtë vendit, në Firence të Italisë, ku shkoi për Letërsi, por që i ndërpreu studimet, për t’u kthyer në atdhe, nën ndikimin e ideve antifashiste të Qemal Stafës dhe të tjerëve, duke iu bashkuar luftës për çlirim.

Ky bagazh kulturor i Myqeremit, i Kahremanit dhe shumë kuadrove të Shtabit të Qarkut të Beratit, bëri që në zonën e Myzeqesë, Beratit dhe Skraparit, të krijoheshin disa formacione partizane me të rinj e të reja, të mbaheshin pozicione të qarta dhe të palëkundshme me forca të tjera, por sidomos me Ballin, si dhe të garantoheshin me fitore të gjitha betejat me armikun.

Myqeremi ishte edhe një nga organizatorët e këtij formacioni të fuqishëm (Brigada e VII-të Sulmuese) të krijuar më 17 mars të vitit 1944 në fshatin Vlushë të Skraparit. Në shtabin e kësaj brigade atij iu ngarkua një detyrë shumë e rëndësishme dhe delikate për kohën, ajo e përgjegjësit të Seksionit Politik, funksion që e kreu edhe më pas kur u formua Divizioni VIII-të Sulmues. Domosdo edhe këtu ai shpalosi aftësitë e mëdha si agjitator dhe organizator i talentuar, në detyrën e ngarkuar.

Ai ka qenë i pashkëputur në të 121 luftimet që ka zhvilluar Brigada e VII-të Sulmuese, një nga brigadat me më shumë aksione, se të gjitha brigadat e tjera partizane, por që, për shkak të  modestisë së tepruar të kuadrove kryesore të saj, nuk iu dha titulli “Hero i Popullit”, si disa formacioneve të tjera, që jo se nuk e meritonin, por për hir të së vërtetës, Brigada e VII-të ka mbajtur një peshë të jashtëzakonshme në Luftë, gjë që e tregon më së miri historiku i saj.

Sepse vetëm jashtë kufirit të atdheut tonë kanë dhënë jetën 102 dëshmorë. Në të gjithë veprimtarinë e tij luftarake ai pati pranë vetes në krah edhe bashkëshorten e tij, partizanen legjendare, Shpresa Fugën (Hoxha). Shpresa ishte një luftëtare me veprimtari të dendur në zonën Berat, Lushnje, Fier, Skrapar, si anëtare e Qarkorit të Partisë Komuniste, ngarkuar me punën me vajzat dhe gratë pas vrasjes së Margarita Tutulanit.

Si çift ishin miq e shokë në të mira dhe në të këqija për dekada të tëra me bashkëluftëtarët  e zonave ku kishin luftuar edhe pas çlirimit të vendit, deri në ndarjen e tyre nga jeta. Lufta e veçoi Myqeremin dhe e bëri një personalitet të njohur dhe me zë. Dhe për njerëz të tillë vendi dhe shoqëria e ardhshme kishte shumë nevojë.

Pas çlirimit ai kreu disa detyra e funksione të larta shtetërore e shoqërore, drejtor i Kuadrit në Ministrinë e Financave në vitet 1945-46; anëtar dhe nënkryetar i Komisionit të Planit të Shtetit 1946-53; president i Bashkimit të Kooperativave të Konsumit çka merrej me tregtinë dhe sipërmarrjet artizanale.

Me krijimin e Institutit të Studimeve Ekonomike pranë Këshillit të Ministrave, ai vendoset drejtor i këtij institucioni; më pas kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ministër i Industrisë së Lehtë e Ushqimore etj. Ka qenë për disa legjislatura rresht, deputet i Kuvendit Popullor, për rrethin e Beratit. Për kontribut të veçantë, ai është dekoruar me trembëdhjetë urdhra dhe medalje të Luftës dhe të Punës.

Edhe pas daljes në pension në vitin 1981, Myqeremi nuk rreshti së punuari, përkundrazi ai u shqua si një veprimtar shoqëror, duke mbajtur funksionet e sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Myqeremi ka përfaqësuar vendin tonë si anëtar i Byrosë së Federatës Ndërkombëtare të Rezistencës në Vjenë, nënpresident i Këshillit të Përgjithshëm të Buhenvald Dore, me qendër në Paris; ka përfaqësuar Organizatën e Veteranëve shqiptarë, në disa kongrese e mbledhje ndërkombëtare etj., si dhe kishte bashkëpunim të ngushtë me veteranët italianë të batalionit partizan “Antonio Gramshi”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në arrestimin e armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, do marrin pjesë shokët..... dhe ai do dërgohet me...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit, për ish-ministrin dhe amaneti që ju la familjarëve të tij!

Next Post

“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo...”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

Artikuj të ngjashëm

“Kur i premtova zonjës Dako në Korçë dhe imzot Preng Doçit në Orosh, se do të bëja ç’të kisha mundësi për të ndihmuar Shqipërinë, nuk kisha…”/ Letra e panjohur e Edith Durham, për Mit’hat Frashërin
Personazh

“Kur i premtova zonjës Dako në Korçë dhe imzot Preng Doçit në Orosh, se do të bëja ç’të kisha mundësi për të ndihmuar Shqipërinë, nuk kisha…”/ Letra e panjohur e Edith Durham, për Mit’hat Frashërin

June 21, 2026
“Në mbrëmjen e 18 shkurtit 1931, rreth orës 20.00, një ditë pasi ishte kthyer nga Shqipëria, në rrugën ‘Dalmatinska’ nr. 6, Milan von Sufflay goditet për vdekje nga…”/ Historia e panjohur e albanologut të famshëm
Personazh

“Në mbrëmjen e 18 shkurtit 1931, rreth orës 20.00, një ditë pasi ishte kthyer nga Shqipëria, në rrugën ‘Dalmatinska’ nr. 6, Milan von Sufflay goditet për vdekje nga…”/ Historia e panjohur e albanologut të famshëm

June 21, 2026
“Dy vëllezërit i kisha “Dëshmor të atdheut”, ndërsa babai dhe vëllai tjetër, u burgosën si “armiq të popullit” pasi…”/ Dëshmia e regjisorit të Estradës së Lushnjes
Personazh

“Regjimi monarkist e dënoi Ali Shefqetin me vdekje, si iniciatori dhe kryetari i ‘Organizatës së fshehtë’ për rrëzimin e Zogut me kryengritje, por…”/ Historia e panjohur e shokut të Ataturkut

June 20, 2026
“Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin ish-partizanë dhe fshatarë injorantë…”/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit

June 19, 2026
“Ai ishte ndër të parët që kuptoi qartë qëndrimin e SHBA-së, Anglisë dhe Italisë e, porsa u emërua në detyrën e re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha…”/ Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit

June 17, 2026
“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

June 16, 2026
Next Post
“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo...”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme