• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Lutemi me u interesue me marrë nji kopje me bojna të pikturës së Skënderbeut qi gjendet në Kështjellin e Ambras n’Insbruck dhe…”/ Letra e panjohur e ministrit Musa Juka

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon disa dokumenta të panjohura arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, të cilat bëjnë fjalë mbi një korrespondencë midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Punëve të Jashtëm,  në shkurtin e vitit 1937 me Konsullatën Mbretërore Shqiptare në Vjenë, lidhur me sigurimin e një kopje të pikturës së Skëndërbeut që ndodhej në Kështjellën Ambroso pranë Insbruk, të cilën qeveria shqiptare e Monarkisë së Zogut, kërkonte ta blinte me ndërmjetësinë e Drejtorit të Muzeut Nacional të Vjenës.

Me rastin e kremtimit dhe festimeve të mëdha që u zhvilluan nga qeveria Mbretërore e Monarkisë së Zogut në vitin 1938, më kuadrin e 470 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, filluan kërkimet dhe u bënë të gjitha përpjekjet, që të gjendej edhe ndonjë pikturë e rrallë me portretin e tij, apo më saktë një kopje e pikturës origjinale, pasi deri në atë kohë shteti shqiptar nuk e dispononte një të tillë dhe portreti i Skënderbeut ishte vetëm në foto të bëra nga pikturat.

Kjo gjë veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor i nxjerrë së fundi nga Arkivi Qendror i Shtetit, që i përket vitit 1937, ku ministri I Punëve të Brendshme, Musa Juka, me anë të një shkrese zyrtare i drejtohet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë (që asokohe drejtohej nga Ekrem Libohova), për t’u interesuar lidhur me një portret origjinal të Skënderbeut, që ndodhej në Kështjellën e Ambeas, në Insbruk të Austrisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

Dhe këtë gjë, pra sugjerimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Musa Juka, duket se Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, i’a ka përcjellë menjëherë Konsullatës Mbretërore Shqiptare të Vjenës, gjë e cila duket edhe nga shkresa përcjellëse e Konsullit, Nikolla (Kol) Rrota, drejtuar Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku jep shpjegimet e rastit lidhur me pikturën e Skënderbeut si dhe shumën që duhej paguar, piktorit që do të realizonte kopjen e atij portreti, që për sigurimin e tij, kishte ndërmjetësuar edhe Drejtori i Muzeut Nacional të Vjenës. Për më shumë, na njohin dokumentet në fjalë që Memorie.al i publikon të plota në këtë shkrim.

Letra e Ministrit të Punëve të Brendshme, Musa Juka, për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me pikturën e Skënderbeut në Vjenë

MBRETNIJA SHQIPTARE                                                                   Tiranë, më 2.1.1937

MINISTRIA E P. TË MBRENDËSHME

ZYRA SEKRETE

Nr. 6 Res

                                                       MINISTRISË SË P. TË JASHTME

                                                                         T I R A N Ë

 LANDA;

Lutemi të keni mirësinë me i shkrue Konsullatës s’onë në Vien, për me u interesue edhe me marrë, nji kopje ashtu siç ashtë, një kopje me bojna të fotografisë së Skënderbeut qi gjindet në Kështjellin e Ambras n’Inbsbruk, edhe të dërgohet sa më parë që të jetë e mundun.

                              M I N I S T R I

                                Musa Juka

 Letra e konsullit shqiptar në Vienë, Nikoll Rrota, për Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë

KONSULLATA MBRETNORE E SHQIPNISË VJENË  

 Nr. 311/II                                                                                Vjenë, më 17 fruer 1937

           Shkurtimi: Gjegja e aktit Nr.A.III. 114/I. datë 9.I.1937.

                  Mbi kopjen e pikturës së Skënderbeut

 Së ndershmes

             Ministri Mbretnore të Punëvet të Jashtme

                                 në T i r a n ë

Kemi nderin të njoftojmë, se jemi drejtue Administratës së kështjellit Ambras pranë Insbruck-u për sa i përket kopjes së pikturës origjinale të Skënderbeut qi ndodhet atje. Theksojmë se nuk asht nji fotografi, por nji pikturë autentike, dhe Administrata në fjalë na lajmnon, se mbrend atre javëve mund të nxjerret nji kopje me bojna prej nji piktori të përmendun në Insnsbruck, I cili kërkon 500. Shillinga Austrije (Fr.ar 312.50) dhe që na u rekomandue prej drejtorit të Muzeut nacional në Vjenë, z. Dr. August Gross.

Meqënse deri më sot nuk kemi nji pikturë autentike të Skënderbeut, siç është ajo e kështjellit në Ambras, do të ishte mirë që në bazë të kopjes të bahet nji reproduksion i sasishëm me bojna sikundër asht origjinali./Memorie.al

                             Me nderime të veçanta

                                      Konsulli

                                   Nikoll Rrota

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 9 Nëntor

Next Post

Veteranët shqiptaro-amerikanë të Luftës së Dytë Botërore.

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 12, 2026
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve
Dossier

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

September 12, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

September 12, 2026
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

September 11, 2026
Next Post
Veteranët shqiptaro-amerikanë të Luftës së Dytë Botërore.

Veteranët shqiptaro-amerikanë të Luftës së Dytë Botërore.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme