• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Lirimi nga Burgu i Burrelit më 6 shkurt 1991 dhe si u ndava në Milot, pa u takuar me shokun e ngushtë të qelisë që nga viti 1973…”/ Dëshmia e rrallë e Bedri Çokut

“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973
“Lirimi nga Burgu i Burrelit më 6 shkurt 1991 dhe si u ndava në Milot, pa u takuar me shokun e ngushtë të qelisë që nga viti 1973…”/ Dëshmia e rrallë e Bedri Çokut
“Lirimi nga Burgu i Burrelit më 6 shkurt 1991 dhe si u ndava në Milot, pa u takuar me shokun e ngushtë të qelisë që nga viti 1973…”/ Dëshmia e rrallë e Bedri Çokut
“Prokurori i tha Ndrec Çokut: me atë flamur që ngritët, do të mbulojmë kur të shkosh në gropë me ata të katërt…”/ Dëshmia e Bedri Çokut, organizatorit të kryengritjes
“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
Mirditori që dorëzoi teserën e partisë dhe vuajti 10 vjet burgjeve politike, pasi ndihmoi një plakë të gjorë që po varroste e vetme burrin e saj, që e kishin shpallur kulak
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973
0
Shares
8k
VIEWS

Nga Bedri Çoku

Pjesa e trembëdhjetë

Memorie.al publikon dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959. Dëshmitë e rralla të Bedri Çokut që bëri 24 vjet në burgjet e Spaçit, Burrelit e Qafë Barit dhe së bashku me dy vëllezërit, Esatin dhe Çaushin si dhe babanë e tyre, Azemin, vuajtën plot 64 vjet burg në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke u liruar vetëm në shkurtin e vitit 1991. Kujtimet e Bedri Çokut të përshkruara me mjeshtëri në librin e tij “Kryengritja që tronditi diktaturën”, e cila i kushtohet kryesisht Revoltës së Spaçit në majin e vitit 1973, ku ai si një nga organizatorët kryesorë të saj, hedh dritë për herë të parë duke bërë publike disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga ajo revoltë ku u ngrit flamuri pa yllin e kuq të komunizmit, e deri tek puna e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Kampeve dhe Burgjeve pas viteve ’90-të, ku ai “arrestoi” shokun e tij të ngushtë, bashkëvuajtësin e kampeve dhe burgjeve të diktaturës dhe e dërgoi në qelitë e ‘Burgut 313’ të Tiranës, ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e ish-Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së me në krye Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën.

                                          Kryengritja që tronditi diktaturën

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

                                          (Bazuar mbi një histori të vërtetë)

“Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…”

Shpresonim shumë të Sigurimi dhe Bashkëpunimi Europian i cili po realizohej me një shpejtësi marramëndëse nën kujdesin e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me të drejtë i gjithë njerzimi po priste me padurim çastin e madhe historik. Firmosjen për Mirkuptimin e Popujve të Europës, shteteve demokratike perëndimore dhe atyre komuniste të Lindjes, të cilat vuanin ende nga regjimet diktatoriale, për të vendosur së bashku një rend të ri paqeje dhe bashkëpunimi në botë. Shpresonim se edhe Shqipëria me këtë rast. Do të firmoste në Helsinki këtë Akt për fatet e njerzimit, si përfaqësuese e kësaj Organizate Politike Ndërkombëtare. Kishim bindjen se vendi ynë edhe pse i pa krahasueshëm me vendet e Lindjes, me hir, a me pahir, do t’i bashkohej Traktatit të Paqes dhe Bashkëpunimit me Europën (OSBE).

        Autori   

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Lirimi nga Burgu i Burrelit, më gjashtë shkurt 1991

U ribashkova përsëri me Luken në Burgun e Burrelit, më 30 qershor 1973. U liruam nga Burgu i Burrelit më gjashtë shkurt, 1991, kur sistemi i komunist i tej lodhur, u shkërmoq në të gjithë kontinentin europian. Në Shqipëri ndryshoi vetëm mënyra e qeverisjes. Presioni ndërkombëtar e detyroi klikën komuniste në Shqipëri që ekonominë e centralizuar ta shndërronte në ekonomi tregu, të lejonte pronën private, të lejonte të drejtën e besimit fetar, të krijonte sistemin e pluralizmit politik, por nuk u kërkua asnjëherë përmbysja e ideologjisë komuniste dhe rivendosja e shtetit të së drejtës, i moralit të së vërtetës…!

Krimet e regjimit të mëparshëm nuk u dënuan si në vendet e tjera ish komuniste. Vazhduan të qeverisnin po ata njerëz që kishin zhvilluar luftën e klasave dhe kishin mbrojtur ideologjinë e diktaturës së proletariatit. Por tashmë lanë mjekërr dhe veshën kostum të ri me papione…! Nuk u ndëshkuan shkaktarët kryesorë të gjenocidit të pamëshirshëm ushtruar për disa dekada, me anë të luftës së klasave. Njerëzit e Sigurimit të Shtetit që kishin arrestuar njerëz të pafajshëm dhe me anë të torturave çnjerëzore i kishin detyruar të pranonin ato që s’i kishin pasur ndërmend t’i bënin ndonjëherë, u lanë të lirë të ushtronin veprimtarinë e tyre antinjerëzore dhe antikombëtare.

U burgosën disa prej drejtuesve të lartë të udhëheqjes komuniste, por asnjëri nuk u dënua për krimet e bëra. U dënuan kryesisht për “Shpërdorim Detyre”, me gjasë kishin pirë kafe më shumë nga ç’u takonte me ligj. Ekonomia u liberalizua, porse bujqësia mbeti e centralizuar, pasi tokat bujqësore nuk i’u kthyen me të drejte pronarëve të ligjshëm, i’u shpërndanë fshatarëve kooperativistë për frymë, para se të lejohej pluralizmin politik. Për këtë shpërndarje tokash, Kuvendi, miratoi ligjin 7501, me moton: “Toka i takon atij që e punon”, i cili, edhe pas 30 vjetësh pluralizëm, nuk është abroguar ende. Ai ligj arriti dy qëllime:

  1. Pronarët e ligjshëm mbeten siç kishin qenë gjatë diktaturës, pa prona.
  2. Pushtetarët, që u veshën me kostume perëndimore, ruajtën me çdo mënyrë vazhdimësinë e strategjisë së tyre, për t’u pasuruar e për t’i shpëtuar ndëshkimit të ligjeve demokratike…!

Ishin muajt e fundit në burgun tonë të gjatë, kur unë e Lukia u gëzuam shumë për fëmijët dhe gruan e tij, që, duke përfituar prej turbullirave të shkaktuara në Shqipëri, nga shembja e “Murit të Berlinit” dhe shkërmoqjes së kampit socialist në Europë, më dy korrik, njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë, si shumë shqiptarë të tjerë u futën edhe ata në ambasadën gjermane, nga ku dhe fituan strehim politik për në Gjermani. Menjëherë, unë dhe ai nisëm thurjen e projekteve tona, nëse do të liroheshim nga burgu i Burrelit të dy, në një ditë…! Zuri fill mendimi për të zgjidhur mënyrën tonë të jetesës, kur të ishim jashtë mureve të burgut…!

Folëm mbarë e prapë, deri sa e vendosëm që, kur të liroheshim, Lukia do të jetonte në shtëpinë time, në fshat, deri sa të krijohej mundësia për t’u bashkuar me gruan dhe fëmijët në Gjermani. Nëna ime, e cila më priste me padurim, me prishjen e kooperativës dhe të “tufëzave ramiziste”, sipas informacionit që na dërgonte Çaushi, i liruar para disa muajsh me grupet e para, na njoftonte se: “Moma kishte përfituar një lopë me emrin “Baliskë”, e cila jepte deri 25 litra qumësht në ditë.” Kjo ishte gjë e madhe për ne, ngase, duke llogaritur shpenzimet çdo ditë për Baliskën dhe sasinë e qumështit që do të përftonim prej saj, na dilte të merrnim nga një rrogë të mirë secili në muaj, mjaftueshëm për të jetuar katër vetë, unë, Lukia, nëna dhe Çaushi.

Ditën që u liruam, sipas marrëveshjes midis klikës kriminale të Shqipërisë dhe Perëndimit, lidhur me lirimin e të burgosurve politikë, autobusi i mbushur me “vemjet” e burgut të Burrelit, ku patëm fatin të ishim edhe unë e Lukia, për çudinë tonë, ndaloi në Milot, afër stacionit të trenit. Shoferi dhe policët që na shoqëruan pohuan me keqardhje se ishin të urdhëruar për të na lënë pikërisht në mes të “Katër Rrugëve” të Milotit, për t’u shpërndarë vetë me tren ose me makina të rastit.

Në mes të katër rrugëve, në mëshirë të fatit, ndodhi e pabesueshmja, që nuk duhet të kishte ndodhur, midis meje dhe Lukes…! Pas kaq vitesh në përpjekje të përbashkëta, për jetë a vdekje me shtetin e egër, policor dhe administratës së burgut, ne u ndamë nga njëri-tjetri, ndryshe nga ç’e kishim vendosur nëse do të liroheshim të dy në të njëjtën ditë. Kjo ndodhi sepse unë shkova në postën e qytezës së Milotit, për të nisur një “telegram urgjent” vëllezërve dhe nënës për t’i lajmëruar se isha liruar nga burgu dhe mbërrija në stacionin e Gradishtës, në orën 21.00. Lukja, duke pritur që unë të kthehesha nga posta, nuk e përballoi dot tundimin kur një makinë “Shytë”, ndaloi dy hapa larg këmbëve të tij dhe disa bashkëvuajtës u ngjitën mbi karrocerinë e saj.

“Shyta” me targë TR 60-20, shkonte për në Tiranë. E dija që Lukia në Tiranë kishte jetuar vitet e rinisë dhe prindërit e gruas i jetonin atje, por ai s’donte assesi që të shkonte tek ata. Makina u nis dhe ai më bënte gjeste me duar e këmbë, sipër saj, sikur: “Do të më shkruante, a telefononte për çdo gjë, edhe pse po ndahej aq ligsht nga unë.”

U mërzita shumë. Gati më shpëtuan lot nga trishtimi, kur makina humbi nga sytë e mi. U betova, nëse një ditë do të takohesha me Luken, s’kisha për t’i lënë gjë pa i thënë. Si iku pa më thënë qoftë edhe një arsye të vetme? Apo kishte ndonjë arsye mbi arsyet e mia, që unë nuk duhej ta dija?! Kaluan disa vite dhe unë nuk mora asnjë lajm nga ai, asnjë shenjë jete për të…!

Me fitoren e Partisë Demokratike, një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy, koha sikur filloi të ecte më shpejtë, më rrëmbyeshëm. Ndodhte ashtu, ngase ekonomia e tregut gjalloi dukshëm jetën e njerëzve, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me ekonominë e centralizuar, që i drobiste dhe i plakte shqiptarët, para kohe. Ekonomia e tregut i dha frutat e një zhvillimi të shpejtë e të përgjithshëm: Njerëzve të varfëruar mendërisht e shpirtërisht u ndryshoi jeta si me magji, iu mbushën tavolinat me ushqime dhe lëngje të ndryshme.

Për herë të parë shqiptarët njohën coca-colën, bananen dhe fluturimet me avion…Duke udhëtuar njerëzit shijonin lirinë dhe mirëqenien e fituar me aq sakrifica. Dyndja e ikanakëve nga deti, ajri dhe rrugët tokësore, si në ikjet Biblike, u ngjallte shpresën dhe guximin shqiptarëve për të gjetur “Tokën e lumturisë”…!

Iknin meshkuj e femra, por dhe familjarë, me kuç e me maç, me shpresë se një ditë në vendin e tyre do të lulëzonte demokracia e vërtetë, e ëndërruar. Ndërsa mua, fatmirësisht, nuk më pushtoi asnjëherë ngasja për t’u larguar nga vendlindja, sido që të ndodhte me fati tim në Shqipëri. Kam bindje se për gjërat e rëndësishme për njeriun, qenien më të zhvilluar tokësore, vendimin e merr nga një zë i brendshëm, që nuk i përket zërit tokësor.

Unë u fejova dhe u martova brenda vitit. Qeveria demokratike ofroi punë në administratën e re për ish-të burgosurit dhe të internuarit politikë. Më propozuan të punoja në komisariatin e Fierit, nga ku, si në të gjithë komisariatet e tjerë, po largoheshin ushtarakët e diktaturës. Por nuk mund ta mohoj që veshët i mbaja pipëz për të dëgjuar ndonjë lajm, apo informacion për Luken…! Ishte gjallë apo kishte vdekur? Të gjithë ngrinin supet kur binte fjala për të dhe habiteshin që unë nuk kisha informacion për mikun, me të cilin kisha kaluar vite jetë, më shumë nga ç’kisha jetuar me vëllezërit biologjik, qysh kur u njohëm.

Përligjesha duke thënë se isha shumë i ngarkuar me punë, pasi krahas detyrave shtetërore dhe familjare që kisha, isha regjistruar dhe në Fakultetin Juridik. Më besonin që kisha vërtetë të drejtë me gjithë këto ngarkesa. Ndërsa në shpirt ndjeja, diku, një zbrazëti që ma shtonte “inatin” për Luken dhe mezi ç’prisja ditën që të “hakmerresha.” Dy vjet që pyesja dhe kërkoja informacion për të e familjen e tij dhe, kush më dëgjonte, buzëve i përvijohej një buzëqeshje e lehtë.

E kujt i binte mendja në ato vitet e para të lirisë së fjalës dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, brenda e jashtë vendit, t’i vinte keq për shqetësimin tim? Të flasim realisht, ishte koha kur njerëzit iknin nga sytë këmbët, për të shijuar jetën personale apo familjare, pa u merakosur pse s’ dëgjonin të flitej shqip përreth tyre…!

Pati këmbëngulje nga disa njerëz afër pushtetit që unë të transferohesha nga Komisariati i Rendit në Fier, për në Tiranë, në Administratën e Përgjithshme të Burgjeve, pasi pata bërë një reformë rrënjësore në cilësinë e shefit të personel-organizimit. Institucioni i Drejtorisë së Burgjeve sapo kishte kaluar në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë. Ishte viti 1994.

Administrata e Burgjeve, nën vartësinë e Ministrisë së Brendshme, ishte institucioni i vetëm i trashëguar nga diktatura, e pandryshuar në strukturë e në numrin e punonjësve. Patjetër duhej përmbysje e madhe në institucionin më problematik të shtetit…!

M’u ofrua vendi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm dhe mendoj se arsyet mund të kenë qenë të ndryshme, por unë do të radhisë vetëm disa. Patjetër që mungesa e specialistëve të përgatitur me standardet europiane, për të drejtuar institucionin e burgjeve, duhet të ishte shkaku i “këmbënguljes” që unë të isha, me domosdo, në pozicionin e drejtuesit numër dy të administratës së re. E para, isha në vitin e tretë të studimeve juridike, e dyta, vija nga një jetë i nginjur me eksperiencë të egër, çnjerëzore në burgjet e diktaturës. Padyshim që do të isha njeriu më i interesuar dhe më i idealizuar për të bërë më të mirën e mundshme në përmirësimin e jetës së të dënuarve e, për të zbatuar me korrektësi ligjet njerëzore të shtetit demokratik, pavarësisht motiveve me të cilat ata vuanin dënimin e dhënë nga gjykatat e diktaturës.

Burgje, me njerëz të dënuar për veprime ordinere ka pas e do të ketë në të gjitha shtetet demokratike të botës. Por ajo që më detyroi të pranoja kushtet për krijimin e një administrate të re ishte dëshira ime për të qenë sa më afër atyre që vazhdonin të vuanin ende në burg, pse në varfërinë ekstreme të regjimit të mëparshëm, u detyruan të vidhnin misër, grurë ose materiale nga pasuria shtetërore, për të siguruar bukën ose paratë e domosdoshme për ushqyer familjen dhe për të arsimuar fëmijët e tyre.

Ngasje tjetër që më cimbiste për të qenë në Administratën e Burgjeve, e them pa droje, ishte një shtysë e brendshme për t’u përballur, në kushtet e burgut, me krerët e partisë e të pushtetit të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha, ish kryeministri Fatos Nano dhe një tabor antarësh të Byrosë Politike e të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, pavarësisht motivit ordiner me të cilin ata ishin burgosur.

Kureshtjen e madhe, pa dashur ta fshehë, çuditërisht, ma shtonte krye xhelati i prokurorisë së shtetit të diktaturës së proletariatit, Aranit Çela. Njeriu i vetëm në Shqipëri, në dyzetë e pesë vjet që firmosi vetëm burgime, pushkatime dhe varje në litar të dhjetëra mijëra shqiptarëve patriotë e antikomunistë, klerikë të të katër feve në Shqipëri, faji i të cilëve ishte vetëm pse nuk donin regjimin komunist, nuk donin të dorëzonin pronat e tyre apo pse predikonin vullnetin e Perëndisë në tokë dhe dogmat fetare që binin ndesh me ideologjinë ateiste të komunizmit…!

Pak muaj më vonë, për arsye të “qarkullimit” të njerëzve me detyra të larta, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës së Burgjeve, u largua dhe, Ministri i Drejtësisë, Kudret Çela, më komandoi në vend të tij, për një kohë të papërcaktuar. Isha pikërisht në postin e Drejtorit të Përgjithshëm, kur, një ditë, më bie telefoni i zyrës dhe dëgjova një zë.

Ai më thoshte se po më vinte në provë, nëse unë do të mund të gjeja me intuitë një nga bashkëvuajtësit e dikurshëm në burgun e Burrelit, i cili momentalisht ndodhej pranë tij. Mirëpo, theksi prej labi safi, i atij që po më fliste, më vuri në siklet, pasi kisha shumë miq e bashkëvuajtës të asaj krahine të famshme në luftën kundra komunizmit. Edhe pse i thashë disa emra që më erdhën ndërmend, ai nuk pranoi asnjërin…?! /Memorie.al

                                                 Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 09 Qershor

Next Post

Diskutimi i panjohur i Tano Banushit: “Shoku Enver, ne të estradave quhemi gazetë folse artistike e Partisë dhe në këtë mënyrë…”/ Mbledhja në Komitetin Qendror, maj, 78

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Diskutimi i Enverit: “Njollat e murrme’ nuk më pëlqeu, është mikroborgjeze, se po t’ia shash brigadieren e ndershme një komunisti…”/ Si u ‘kryqëzua’ drama në ’69-ën

Diskutimi i panjohur i Tano Banushit: “Shoku Enver, ne të estradave quhemi gazetë folse artistike e Partisë dhe në këtë mënyrë…”/ Mbledhja në Komitetin Qendror, maj, 78

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!