• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 8, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra për Enverin: “Kompozitori Abdulla Grimci, ka mbajtur në shtëpi librin e gjeografisë, ku ishte dhe foto e Hrushovit me Liri Belishovën, duke…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Rrapo Dervishit

0
Shares
609
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket vitit 1963 ku ndodhet një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, Rrapo Dervishi, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Rita Marko, për relacionet që i kanë ardhur atij nga Sigurimi i Shtetit, lidhur me “veprimtarinë armiqësore” në Tiranë, ku sipas informacioneve të dhëna nga anëtari i Partisë, Myfit Mushi, punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, Minushe D., sekretare e organizatës bazë së Partisë të Shkollës “Emin Duraku” dhe Esat R., një person me probleme mendore, bëhet e ditur se kompozitori i njohur, Abdulla Grimci, ka mbajtur në shtëpinë e tij librin e gjeografisë ku në mes fotove të shumta ka qenë edhe ajo e Hurshovit me Liri Belishovën, ku ata kanë dalë duke vënë gurin e parë në themelet e Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Europës Lindore apo siç quheshin asokohe “Demokracitë popullore”, nuk kaloi lehtë dhe fare pa pasoja për regjimin komunist të Tiranës e personalisht vetë Enver Hoxhën?! Përkundrazi, ndarja nga aleati i madh i humbi orientimin dhe i shkaktoj një farë paniku udhëheqjes së lartë komuniste të Tiranës, aq sa për një farë kohe, Enver Hoxha nuk po vendoste dot për kursin politik që do të ndiqte paskëtaj, gjë e cila solli një farë zbutje të “luftës së klasave” si dhe represionit të madh që regjimi komunist i Tiranës kishte nisur që me ardhjen e tij në pushtet në nëntorin e vitit 1944. Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve të asaj kohe, rezulton se në vitet 1961-1962, i’u dha e drejta të ndiqnin shkollat e larta (kryesisht natën, pa shkëputje nga puna dhe me korespondencë) edhe atyre që vinin nga “klasat e përmbysura” apo “familjeve reaksionare” siç i konsideronte regjimi në fuqi kundërshtarët e vet politikë, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së tij, 1944-1991. Por edhe pse gjatë kësaj periudhe kohe, pra 1961-‘62, regjimi komunist pati një farë zbutje të represionit dhe luftës së klasave, nuk munguan arrestimet dhe dënimet për “krime kundër shtetit”, (kryesisht tentativat për arratisje), por këto në një numër shumë më të kufizuar se periudha tjetër, para dhe pas saj. Por kjo zbutje, nuk ishte e thënë të zgjaste shumë, se pikërisht në fillimin e vitit 1963, regjimi komunist e ashpërsoi shumë politikën e “luftës së klasave”, madje shumë më të ashpër se ç’e kishte pasur më parë. Kjo gjë si duket vinte dhe nga një farë paniku apo hutimi të themi që kishte kapluar udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranës dhe vetë Enver Hoxhën, pas prishjes së marrëdhënieve me Moskën zyrtare. Kjo gjë, veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga një numër mjaft i madh dokumentash arkivore që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku Komiteti i Partisë së Tiranës, informonte vazhdimisht Komitetin Qendror, lidhur me “veprimtaritë armiqësore” dhe gjëra të tjera të kësaj natyre që ndodhnin në Tiranë. Këtij represioni me survejime, përgjime, kontrolle, arrestime, internime dhe dënime, nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi, inteligjenca e Tiranës dhe kryesisht ajo krijuese me shkrimtarët dhe artistët, ndaj të cilëve ndjeshmëria e organeve kompetente, (Sigurimi i Shtetit), ishte mjaft e madhe. Kjo gjë veç të tjerash behet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që publikohet në faqet e këtij libri, ku organet e Sigurimit të Shtetit, kanë “piketuar” kompozitorin e njohur, Abdulla Grimci, i cili asokohe ishte mjaft i njohur, për arsye se sapo kishte organizuar Festivalin e parë të Këngës në Radio Tirana dhe gjithashtu drejtonte vetë orkestrën simfonike të Radio Tiranës. Maestro Grimci shikohej nga regjimi komunist si “intelektual borgjez” për arsye se ai ishte diplomuar në Itali, ku dhe ishte martuar me shtetasen italiane, Klementina Agostini. Dhe në këtë kontekst, survejimi ndaj Grimcit kishte filluar vetëm për faktin e thjeshtë se në shtëpinë e tij, ai kishte mbajtur një libër gjeografie, ku mes shumë fotove, ishte dhe ajo e Hrushovit dhe e Liri Belishovës (anëtares së Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së, e sapo shkarkuar nga të gjitha funksionet), ku ata kishin dalë bashkë me Enver Hoxhën dhe udhëheqës të tjerë, gjatë ceremonisë së vënies së gurit të parë në themelet e Pallatit të Kulturës në Tiranë. Letra e Rrapo Dervishit, të cilën Memorie.al e publikon të plotë dhe me faksimilet përkatëse, i është dërguar fillimisht Rita Markos, (sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së që mbulonte asokohe organet e Diktaturës së Proletariatit), e më pas vetë Enver Hoxhës dhe sekretarëve të tjerë të Komitetit Qendror.

Raport-informacioni i Rrapo Dervishit për Komitetin Qendror të PPSH-së

Gjithashtu mund të lexoni

“Çdo arnaut që jetonte në rripin e tokave, në të ashtuquajturën Serbi e Vjetër, nga Mitrovica deri në Vranjë, është zhdukur nga faqja e dheut…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

“Objektivat serbe ishin të dyfishta, duhej siguruar dalja në Detin Adriatik, por ëndërrohej gjithashtu, përfshirja e territoreve…”/ Libri i ri i studiuesit e diplomatit Bashkim Trenova

 PARTIA E PUNES SHQIPERISE                                     “Tepër sekret”

            T I R A N E                                                             25.1.1963 

                                           Ekzemplar, Nr 1  

 L A N D A: Dërgohen tri informacione të ndryshme   

                                          KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH.

                        Sekretarit të KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH. Shokut

 RITA MARKO

     T I R A N E

Bashkëngjitur ju dërgojmë informacionet e Esat R……, punonjës i N.T.L.U.S.I.T., Tiranë, Myfit Mushit, A.P. në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe të Minushe D…., sekretare e organizatës bazë të partisë së shkollës “Emin Duraku”.

Përmbajtja e letrës së Esat R….. iu njoftua shokut Jonuz Mersini dhe jemi duke e ndjekur, por duhet pasur parasysh se Esat R…. është përjashtuar nga partia dhe nuk është normal nga gjendja mendore.

Verifikuam çështjen që ngre në letrën e saj shoqja, Minushe D….dhe rezulton se; Abdulla Grimci ka ndërruar shtëpinë dhe me këtë rast ai ka pastrue librat. Ndër librat që ai ka hedhur në koshin e plehrave ka qenë edhe libri i gjeografisë me foto të ndryshme, midis të cilave dhe fotografia e Hrushovit, kur ka vënë gurin e parë te Pallati i Kulturës.

Kostandin Pone, nxënës në klasën e dytë të shkollës fillore e ka marrë librin e gjeografisë dhe ka parë fotografi të ndryshme, midis të cilëve edhe fotografinë e Hrushovit dhe Liri Belishovës. Ditën e hënë pasdite, datë 21.3.1963. ka hequr artikujt në gazetën e murit dhe ka vendosur fotografinë.

Këtë fotografi e vendosa thoshte ai, sepse aty është dhe shoku Enver.

Kostandin Pine, është djali i Petraq Pines, N/Drejtor dhe sekretar i organizatës bazë të Partisë së Shkollës së Rezervave të Ndërtimit.

Ndërsa për informacionin që na dërgon Myfit M…., një nga gratë që e ka bërë këtë bisedë, ka qenë dhe nëna e Fatmir Frashërit, e quajtur……..?! /Memorie.al

SEKRETARI I I–rë I K. P. QYTETIT TE TIRANES

                (RRAPO DERVISHI)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 12 Qershor

Next Post

Diskutimi i Enver Hoxhës: “Sikur me top të më qëllojnë, siç thotë Dritëro Agolli në romanin ‘Njeriu me top’, që është xhiruar në film, që edhe ky…”/ Mbledhja me artistët e skenës në ’78-ën

Artikuj të ngjashëm

“Çdo arnaut që jetonte në rripin e tokave, në të ashtuquajturën Serbi e Vjetër, nga Mitrovica deri në Vranjë, është zhdukur nga faqja e dheut…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Çdo arnaut që jetonte në rripin e tokave, në të ashtuquajturën Serbi e Vjetër, nga Mitrovica deri në Vranjë, është zhdukur nga faqja e dheut…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

February 7, 2023
“Objektivat serbe ishin të dyfishta, duhej siguruar dalja në Detin Adriatik, por ëndërrohej gjithashtu, përfshirja e territoreve…”/ Libri i ri i studiuesit e diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Objektivat serbe ishin të dyfishta, duhej siguruar dalja në Detin Adriatik, por ëndërrohej gjithashtu, përfshirja e territoreve…”/ Libri i ri i studiuesit e diplomatit Bashkim Trenova

February 6, 2023
Letra për Enverin: “Kompozitori Abdulla Grimci, ka mbajtur në shtëpi librin e gjeografisë, ku ishte dhe foto e Hrushovit me Liri Belishovën, duke…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Rrapo Dervishit
Dossier

“Shtypi gjerman, shkruan se Shqipëria po ftohet me Kinën, pasi artikulli i ‘Zëri i Popullit’, e quajti Kenedin ‘Zoti President’ dhe çmoi veprën e tij…”/ Raporti sekret i ambasadorit Gaqo Nesho, shkurt ‘64

February 6, 2023
“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Enver çu en lai 1966/Memorie.al
Dossier

Relacioni sekret: “The Observer’ dhe ‘Stuttgarter Zeitung’, shkruajnë se; Beqir Balluku me ushtrinë, do rrëzojnë Enver Hoxhën me…”/ Zbulohet dokumenti i ambasadorit Gaqo Nesho, dhjetor ‘63

February 5, 2023
“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!
Dossier

“Cikli epik kushtuar Kosovës pasqyron në veçanti, kujtesën kolektive e cila si e tillë dëshmon si për faktet historike, ashtu edhe për…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit Bashkim Trenova

February 5, 2023
Next Post
Diskutimi i Enver Hoxhës: “Sikur me top të më qëllojnë, siç thotë Dritëro Agolli në romanin ‘Njeriu me top’, që është xhiruar në film, që edhe ky…”/ Mbledhja me artistët e skenës në ’78-ën

Diskutimi i Enver Hoxhës: “Sikur me top të më qëllojnë, siç thotë Dritëro Agolli në romanin ‘Njeriu me top’, që është xhiruar në film, që edhe ky…”/ Mbledhja me artistët e skenës në ’78-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!