• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, May 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon me Adem Butrikën nga Ferizaj, person i dyshimtë që e njohin të gjithë, pasi UDB-ja…”! / Relacioni sekret nga Franca, në ’70- ën

“UDB-ja më arrestoi në ‘Arapska Kala’ të Shkupit, kur po zbuloja një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonas dhe…”/ Relacioni sekret nga Parisi, në ’70-ën
“Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon me Adem Butrikën nga Ferizaj, person i dyshimtë që e njohin të gjithë, pasi UDB-ja…”! / Relacioni sekret nga Franca, në ’70- ën
“UDB-ja më arrestoi në ‘Arapska Kala’ të Shkupit, kur po zbuloja një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonas dhe…”/ Relacioni sekret nga Parisi, në ’70-ën
“Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon me Adem Butrikën nga Ferizaj, person i dyshimtë që e njohin të gjithë, pasi UDB-ja…”! / Relacioni sekret nga Franca, në ’70- ën
“UDB-ja më arrestoi në ‘Arapska Kala’ të Shkupit, kur po zbuloja një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonas dhe…”/ Relacioni sekret nga Parisi, në ’70-ën
“Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon me Adem Butrikën nga Ferizaj, person i dyshimtë që e njohin të gjithë, pasi UDB-ja…”! / Relacioni sekret nga Franca, në ’70- ën
“UDB-ja më arrestoi në ‘Arapska Kala’ të Shkupit, kur po zbuloja një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonas dhe…”/ Relacioni sekret nga Parisi, në ’70-ën
“UDB-ja më arrestoi në ‘Arapska Kala’ të Shkupit, kur po zbuloja një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonas dhe…”/ Relacioni sekret nga Parisi, në ’70-ën
Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së) të cilat i përkasin vitit 1970-të, ku ndodhet një korrespodencë midis ambasadorit shqiptar në Paris, Javer Malo dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, e personalisht shefit të sektorit të Jashtëm pranë atij aparati, Behar Shtylla, lidhur me emigrantin kosovar, Rexhep Dashi, me origjinë nga fshati Stagovë afër Kaçanikut, i cili në muajin gusht të vitit 1969, së bashku me emigrantin tjetër kosovar, Adem Butrika, kishte shkuar disa herë pranë përfaqësisë diplomatike shqiptare në Paris, ku pas shumë takimesh dhe bisedash me titullarët e saj, si Stiliano Sallabanda, (që mbulonte problemet konsullore) Skënder Backa, (sekretari i parë i asaj ambasade, që mbulonte Shërbimin Sekret të Zbulimit me Jashtë), Harrilla Kola, etj., Rexhepi ishte konfliktuar me ta dhe më pas, u kishte dorëzuar atyre një letër të gjatë drejtuar Enver Hoxhës.

Dokumentin e emigrantit kosovar Rexhep Dashi, drejtuar sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, ku ai pasi bën një biografi të shkurtër të jetës së tij, duke filluar që nga viti 1953, ai së bashku me bashkëshorten, në tentativë për t’u arratisur nga Jugosllavia në Shqipëri, ishte arrestuar nga rojet kufitare jugosllave, në zonën e liqenit të Shkodrës, Rexhepi kishte qëlluar me armë ndaj tyre, duke plagosur spiunin e UDB-së, Martin Debrikeviç, dhe si rezultat, ishte dënuar me dy vjet burg.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

Më pas, në vijim të letrës së tij drejtuar Enver Hoxhës, emigrant kosovar, Rexhep Dashi, tregon se si u arrestua herën e dytë, në gusht të vitit 1958, nga organet e UDB-së, pasi ai ishte duke shpërndarë disa afishe me përmbajtje patriotike në Kosovë, si dhe po mundohej që të zbulonte një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonase, ku dhe u prangos nga organet përkatëse të Punëve të Brendshme maqedonase, në zonën e quajtur, “Arapska Kala”, në Shkup, duke u dënuar me tre vjet burg, pasi ishte mbajtur në hetuesi, ku dhe e kishin torturuar.

Pasi i bën një rezyme të shkurtër të aktivitetit të tij si patriot, emigranti kosovar, Rexhep Dashi, në vijim të letrës së drejtuar Enver Hoxhës, ai përshkruan me detaje dhe hollësira të gjitha takimet që kishte pasur pranë ambasadës shqiptare në Paris që nga viti 1969, kur ai kishte mbërritur për herë të parë në Francë pasi kishte mundur të arratisej nga Jugosllavia, ku titullarët e saj, jo vetëm që nuk e ndihmuan për kërkesat që ai u parashtroj,  por u sollën shumë keq me të, duke e denigruar dhe nuk i plotësuan asnjë nga ato që ai kërkoj, duke filluar që nga dhënia e pasaportave atij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, për të ardhur përgjithmonë në Shqipëri, etj.

                                                                  Vijon nga numri i kaluar

Letra e emigrantit kosovar në Francë, Rexhep Dashi, dërguar sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, ku i bën me dije për të kaluarën e tij si patriot, dhe konfliktet e tij me ambasadën shqiptare në Paris, që nuk e ndihmonte që ai të vinte në Shqipëri!

Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror

                  Enver Hoxha

                        Tiranë

                 Tronditje e thellë

                         Vëlla Enver, po detyrohem patjetër t’ju drejtohem drejtpërsëdrejti juve.

Dua të shtoj që jugosllavët, më njohin mirë mua ndërmjet të gjithë emigrantëve të tjerë kosovarë dhe ata kanë hapur fjalë që unë jam një person tepër i rrezikshëm. Unë edhe rrugët do të fshij në atdheun tim, mjafton që të shkoj atje dhe kur të më jepet mundësia, të bie në fushën e betejës me armë në dorë.

Ju kujtoj se, sjellja e Stlianit karshi meje, është një gabim trashanik, që i bëhet një patrioti të zjarrtë si puna ime. Ai, është ndikuar nga shfaqja e disa rrymave të ndryshme politike në Kosovë si, ajo radikale rankoviçiane dhe ajo liberale titiste.

Bëhet pyetja: përse vallë dyshoi tek unë Stiliani?! Po j’ua tregoj, ashtu siç është vëlla Enver. Stiliani, po bashkëpunon me Adem Butrikën. Adem Butrikën unë e njoh pasi, banon në Ferizaj dhe të gjithë patriotët kosovarë, e shohin me dyshim atë.

Dhe kjo pasi, ai ka rënë në burg në kohën e Rankoviçit në rrethana të pasqaruara dhe më pas u lirua. Ky është një person i shumë ngjyrave politike.

Habitem vallë, që ku e gjeti rastin Stiliani të bashkëpunojë me të?! Duke ja ditur mirë dredhitë dhe skemat e fshehta UDB-së, për t’u bazuar dhe tek përvoja ime personale shumëvjeçare e ndjekjes së tyre, më çon në të tilla përfundime.

Nuk mund ta mendoj dhe ta besoj që, Partia juaj e pashoq, qeveria shqiptare, si dhe ligjet tuaja, ta lejojnë një patriot që, të katandiset në një lypës në Paris?!

Ka afro dy muaj që unë kam hyrë në punë në Paris, në tokën kapitaliste, duke bërë kështu një tjetër njollë të zezë në zemrën time. Me këtë rast, unë kam ndërmend që të tërheq familjen time përgjithmonë nga Jugosllavia.

Edhe pse deri tani, nuk jam angazhuar me ndonjë rrymë politike, kam marrë informata që UDB-ja e Ferizajt, ka filluar gjurmimin ndaj meje dhe familjes sime. Ata, kanë frikë nga unë nëse, e kaloj kufirin për në Shqipëri pasi, këtu në Perëndim, ata më kontrollojnë kollaj.

Madje nëse ata e vërtetojnë që unë dua të shkoj në Shqipëri, me shumë mundësi që do të më eliminojnë që këtu. Për të gjitha sa ju përmenda, më bën që t’jua paraqes direkt juve.

Duke ju lutur juve që, të ndërmerrni një vendim sa më të shpejtë në drejtim të problemit tim, ju kërkoj që të pranohemi në vendin amë:

  1. Rexhep Dashi, kryefamiljar, lindur në 1922.
  2. Anife Dashi, bashkëshortja lindur në 1931.
  3. Mevlide Dashi, vajzë, lindur në 1954.
  4. Mirvete Dashi, vajzë, lindur në 1962.
  5. Çlirim Dashi, djalë, lindur në 1964.
  6. Shqiponja Dashi, vajzë, lindur në 1968.
  7. Bahrie Gurguri, vajza e bashkëshortes sime e cila, më quan mua si prind, lindur në 1951.

Dëshirojmë që të bëhemi shtetas të vendit amë. Jam i bindur që juve si një trim i madh dhe me kulturë të lartë, do të më kuptoni.

Po kështu, në rast se do të mi plotësoni dëshirat e kërkuara, ju lutem vëlla Enver që, të më lejoni të flas para popullit, në mënyrë që të demaskoj politikën shoviniste jugosllave.

Kuptohet se, komunikimi me legatën tuaj, do të bëhet nëpërmjet ruajtjes së sekretit dhe adresa ime e poshtë shënuar, do t’ju dërgohet nga ndonjë shok i imi në Paris.

Rroj me shpresë të sigurt.

Në këtë letër, do ju bashkëngjis një foto timen.

               Fund

Paris më 8.10.1969

                                Me nderime të përzemërta 

                                      Rexhep Dashi

Route de Choisy 

94 Bonnievil St Marne 

          Paris

Shënimi i funksionarit të ambasadës shqiptare në Paris për çështjet konsullore, Stiliano Sallabanda, në letrën e emigrantit kosovar, Rexhep Dashi, dërguar Enver Hoxhës

Shënim: Kjo letër është krye e fund me shpifje.

Stiliano Sallabanda

Letra me raport-informacionin e ambasadorit shqiptar në Paris, Javer Malo, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së në Tiranë, lidhur me konfliktet e vazhdueshme të emigrantit kosovar, Rexhep Dashi, me titullarët e përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Paris dhe Romë

131 Rue de la Pompe Paris 16

Tel 553-51-32

Nr 7 

                                                          Paris më 4.3.1970

                                                 KOMITETIT QENDROR të PPSH

Në gushtin e vitit të kaluar, kosovari Rexhep Dashi, erdhi në ambasadë së bashku me kosovarin Adem Butrika, me të cilin shokët këtu, kanë pasur disa kontakte, duke e njohur si person me qëndrim të mirë.

Ata u pritën nga shoku Stiliano Sallabanda, që merret me çështjet konsullore. Në këtë rast Rexhepi, kërkoi pasaportë për të ardhur përgjithmonë në Shqipëri së bashku me familjen e tij.

Familjen ai, e kishte në Jugosllavi dhe donte ta tërhiqte ilegalisht që atje. Gjithashtu ai kërkoi që, t’i jepeshin menjëherë para për veten e tij, për të jetuar, si dhe për t’i hequr shpenzimet e udhëtimit, për të dhe për familjen e tij. Shoku Stiliano, mbajti qëndrimin që mbajmë zakonisht kur, kosovarët bëjnë kërkesa të tilla.

Në ditët e para të Nëntorit, Rexhepi, erdhi përsëri në ambasadë ku, i dorëzoi shokut Stiliano në një zarf të hapur e të pashkruar, një letër për titullarin. Kur iku Rexhepi, shoku Stiliano, në vend që ta dorëzonte letrën, e hapi dhe e lexoi. Në të vërtetë ajo, nuk i adresohej titullarit, por shokut Enver.

Duke parë se në letër, kishte shpifje kundër tij (Stilianos), i revoltuar nga kjo dhe ngaqë nuk i dinte mirë rregullat për rastet e tilla, bëri nënvizime e shënime në letër. Më pas, pa vënë në dijeni titullarin, ja dorëzoi shokut Skënder Backa.

Serveti, i vuri në dukje shokut Stiliano se, kishte vepruar gabim që kishte bërë shënime në letër dhe e sqaroi që të mos bëhej merak nga shpifjet, por as ky i fundit, nuk e vuri në dijeni titullarin.

Ai, e informoi atë vetëm në ditët e fundit të Dhjetorit, kur u kthye nga Shqipëria, ku kishte shkuar me shërbim. Kurse vetë letra, i’u dorëzua titullarit, në momentin që shoku Kleanth Andoni, mori në dorëzim punët.

Nga fundi i Dhjetorit të vitit 1969, Rexhep Dashi, erdhi prapë në ambasadë ku, i pritur nga shoku Harilla Kola, jo vetëm që përsëriti shpifjet që kishte shkruar në letër, por shkoi edhe më tej, duke akuzuar për tradhti shokun Stiliano dhe ambasadorin tonë në Romë.

Shoku Harrilla, mbajti qëndrim ndaj tij dhe informoi menjëherë titullarin. Titullari, e urdhëroi atë dhe shokët e tjerë të ambasadës, që të mos e prisnin më në ambasadë Rexhep Dashin. Ky erdhi dhe njëherë por u përzu nga shoku Stiliano.

Pas kësaj ky person, nuk është paraqitur më tek ne por nga të dhënat që kemi nga dy burime, na rezulton se shpifjet e sipërpërmendura, i ka përhapur dhe tek kosovarët e tjerë që gjenden këtu.

Kohët e fundit, është larguar për në Jugosllavi. Mesa flitet ky person, është i çmendur, por nga ana tjetër, nuk përjashtohet që të jetë ndonjë provokator që, shpif në këtë mënyrë, duke përhapur tek kosovarët naivë, mosbesim ndaj kuadrove tona.

Këto shënime që u bënë sipas shpjegimeve që dhanë vetë shokët, kanë për qëllim që, të shpjegojnë se përse është vonuar kjo letër.

Do të kishte qenë punë e thjeshtë që letra menjëherë t’i dorëzohej titullarit dhe prej tij, të dërgohej në destinacion, me një shënim të shkurtër që, të tregojë se kishim të bënim me një provokacion.

Mendimi ynë është se, letra u mbajt nga shoku Servet Backa dhe u lexua nga shoku Stiliano Sallabanda, nga ngurrimi dhe mendimi i gabuar i tyre, se mos shpifjet e një provokatori, mund të dëmtonin Stilianon.

Për këtë çështje u mbajt qëndrim dhe u sqaruan shokët që të mos shqetësohen nga shpifjet e armiqve. Atyre, ju vu në dukje se, veprimi i tyre ishte i gabuar dhe se rruga që ndoqën me letrën, ishte e shtrembër. Memorie.al

                    Ambasadori

                    (Javer Malo)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Përse e kujtoj edhe sot me mjaft respekt, mësuesin e letërsisë, Shefqetin, që edhe pse ishte anëtar partie, me mua ‘armikun e popullit’, ai...”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit politik

Next Post

Kalendari Historik 19 Korrik 2022

Artikuj të ngjashëm

“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
Next Post
Kalendari Historik 05 Korrik 2022

Kalendari Historik 19 Korrik 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!