• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Oficeri që më dha ‘Dëftesën e Lirimit’, në kampin e Rinasit, më tha se, gjatë dhjetë viteve të burgut, kisha fitue 1200 lekë dhe kur e pyeta; a mund t’i marr…”? / Dëshmitë e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja
“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Ju tregoj jugosllavët që njoha në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës deri në fundin e viteve ’80-të…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik që u dënua me vdekje dhe vuajti 21 vjet në Burrel

Nga Uran Kalakulla

Pjesa e njëzetedy

                                                                  Nazizmi dhe komunizmi

Memorie.al / Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të stërhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në sy e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, punëtorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme. Së paku 10-15 milionë sovjetikë, humbën jetën në dhomat e torturave të KGB-së, të martirizuar apo të ekzekutuar, si dhe në kampet e gulakëve e të të tjerëve si ata, kampe ku ishte e ndaluar të korrespondoje (në fakt ato ishin prototipe të kampeve naziste të vdekjes); në minierat nëpër akujt e Norilskut dhe të Vorkutes, ku njerëzit vdisnin nga e ftohta, nga uria, nga puna dërrmuese nëpër kantieret e panumërt, në shfrytëzimin e pyjeve, në hapjen e kanaleve dhe gjatë transportimit nëpër vagonë të plumbosur, apo në hambarët e përmbytur të anijeve të vdekjes.

                                                           Vijon nga numri i kaluar

 – “Pra, ti e shokët e tu, i mbushët brekët nga ne të burgosurit”?

– “Posi, jo! Ne na dukej sikur ju ishit me brina dhe hajshit mish njeriu”.

– “Heu bre”! – ia bëra unë në të folmen e tij dhe vazhdova;

– “Po tash qe je edhe ti ‘armik i popullit’, a po të dalin brirët mbi kokë? Pastaj, sheh gjë që në kazan të ketë ndopak mish, pale më mish njeriu”?

Malësori i Kërrabës ishte tashmë me ne dhe ende nuk i kishte dalë frika prej nesh, ndaj rrinte gjithnjë mënjanë, se mos i turreshim dhe e shqyenim të gjallë, për ta kollofitur! Siç e shihni nuk kishim vetëm emrin “armiq të populli”, por na kishin vënë edhe nofkën e “njeringrënësve”.

Vrasja e plakut të pëllumbave

Në kamp-burgun e Elbasanit, mes të tjerëve, u njoha edhe me një burrë të thyer në moshë, që i kishte kaluar prej vitesh të gjashtëdhjetat. Ishte me shtat disi nën mesataren, me një fytyrë të ëmbël e të qetë, që reflektonte mirësi. E quanin Reshat Ago, nga Berati. Vetë fakti që ishte nga ky qytet, më fliste diçka mbi qenien e tij njerëzore, mbi natyrën e të folurit, qëndrimin, psikologjinë, mentalitetin e tij, sepse e kam njohur mirë në rininë time atë qytet: me pamjen e tij karakteristike, me kështjellën e lashtë e të rëndë, që ngrihej mbi qytet si rojë dhe në këmbët të saj lagjet e qytetit, me shtëpitë e bardha, të lehta, me shumë dritare të mëdha, që së largu më ngjanin si një tufë e madhe pëllumbash, tek rrinin grumbull, ngjitur me njëra-tjetrën.

Meqë kisha punuar si arsimtar në atë qytet, njoha veç shpirtit të fëmijëve, edhe atë të të rriturve, të të rinjve, djem e vajza, të moshuarve, pleq e plaka. Dhe vura re me kënaqësi jo vetëm butësinë e mirësjelljen qytetare, respektin fisnik ndaj të “huajit”, pastërtinë e njeriut dhe të mjedisit të banimit, por edhe përkojnë në sjellje e kërkesa, si: thjeshtësinë, mungesën gati absolute të mendjemadhësisë e kapardisjes, ëmbëlsinë dhe bukurinë në sjellje e, deri në gjuhën. Dhe ndjeva një dashuri të veçantë për atë qytet, vërtetë ngritur mbi themele shkëmbi e guri, por që lartohej drejt kaltërsisë së qiellit, si ai zambaku i bardhë, që, edhe pse ka mbirë në rrëzë të shkëmbit, në gjysmëhije, përpiqet të ngrihet lart në kërkim të rrezeve të diellit, të ajrit të pastër. Pa dashur t’i mbaj aspak anën, por kur krahasoja Beratin me Gjirokastrën, qytetin e tim eti, vendin e stërgjyshërve të mi, shihja një ndryshim themelor.

E pra, të dy qytetet me themele në shkëmb, por ndërsa Berati ngrihej drejt lartësive, si krahu i pëllumbit, Gjirokastra, duke u ngritur lart, merr me vete themelet e gurta, nga fundi gjer në krye, në çatitë e shtëpive dhe, tek ecën nëpër rrugicat e saj, troku i hapit ka jehonën e rrahjes së hekurit; bardhësia e dëshiruar prishet nga grija këmbëngulëse e granitit; kënga gjirokastrite ka tonalitetin e rreptë të maleve të Labërisë; gjuha e qytetit është e mprehtë, si tehu i thikës; shpirti gjirokastrit ka tharmin e sfidës, athtësinë e satirës, kukurisjen e përqeshjes, deri te palapastritja e plakave dhe e grave, që nuk lënë njeri pa trazuar, të metë pa përqeshur, dashuri të sapolindur përgojuar, qyfyr lagjeje pa fryrë, deri në legjendë qytetare. Kështu, plaku Reshat Ago, më të cilin rrija shpesh, më dukej se më sillte mallin për qytetin e tij dhe kujtimet e mia lirike, nga ai qytet.

Reshati kishte qenë arsimtar, deri sa kishte dalë në pension. Edhe gruan arsimtare e kishte. Por, si arsimtar, ai nuk ia kishte shitur shpirtin aspak shejtanit, për t’u bërë shërbëtor besnik i regjimit komunist. Dhe kishte punuar me ndershmëri, vërtetë kokulur dhe i heshtur, por duke ruajtur në shpirt, si diçka sekrete, mërinë ndaj pushtetarëve e partiakëve kapadainj e dhunues, të cilët e kishin tradhtuar prej kohësh, ndershmërinë e shpirtit qytetar beratas. Ishte patriot i madh Reshat Agoja. Themelet e shpirtit të tij, ai i kishte të monumenti qytetar i Babë Dudë Karbunarës. Dhe parapëlqente vargjet e Nezim Beratit e, pse jo, edhe ato të Hasan Zyko Kamberit.

Nuk kishte ndonjë formim të gjerë kulturor Reshati. Ai kishte mbetur në shkallën e një mësuesi të thjeshtë filloreje, pa synime ambicioze, për t’u ngjitur më lart. Por punën e kishte bërë me devotshmëri të madhe, me përkujdesje e dashuri të palëkundur, si ai kopshtari që kujdeset më tepër për fidanët e njomë, që edhe ato të marrin shtat sa bimët e tjera. Se ai i donte shumë fëmijët, nxënësit e tij të veckël, të njomë.

Dhe, siç duket, nga kjo përkujdesje e dashuri, të skalitur gjithë jetën e vet si mësues, kishte pësuar një ndikim të madh, në vetë qenien e tij, pra ishte bërë tashmë plak, gati me shpirt fëmije. Dhe tamam ashtu si fëmija i njomë, e shikon flamurin kombëtar tek valëvitet në ajri dhe e adhuron atë si diçka të shenjtë, si diçka të perëndishme, ashtu e shikonte dhe e adhuronte këtë flamur edhe mësuesi i tyre Reshat Ago.

Nuk kishte në mendjen e tij asnjë kompleks ideologjik, që nuk ishte në themel shqiptar. Ai donte jo bukën e huaj, por misrokën shqiptare. Nuk donte të dinte për ndarjet politike, pse donte të tërën, të pandarë, Atdheun. Partia e tij ishte vetëm Shqipëria, si vëllezërit Frashëri, si Gjergj Fishta, si Ndre Mjeda, si Babë Dudë Karbunara. Kështu Reshati nuk kishte aspak qejf të bisedonte, as për “Ballin” dhe as për Legalitetin, tek i shihte disa rreth tij, që hera herës grindeshin mes tyre, edhe aty ku ishin se kush e bëri shoqen së pari, veza pulën apo pula vezën …! Ai nuk urrente asnjeri, asnjë lloj botëkuptimi të huaj. Ai adhuronte Zotin dhe Shqipërinë. Dhe profet të shqiptarizmës, quante Skënderbeun. Nuk kishte aspak dëshirë t’u dëgjonte emrat as grekut dhe as serbit, mizoritë e të cilëve, thonte se i ngjethnin mishtë.

Duket si bektashi që ishte, ithtar i teqeve të tyre, ai ndiqte këmba këmbës, sa “Bagëti e Bujqësinë” e Naimit, aq edhe “Qerbelanë” e tij dhe Imam Hasani e Imam Hyseni, këto dëshmorë të fushës së Qerbelasë, i quante viktima të të poshtrit e Jezit. E për Reshatin, Jeziti e ushtria e tij, ishin Enver Hixha dhe kush i vente pas atij. Ka të ngjarë që ndonjë fjalë e këtillë i kishte shkarë nga goja te dikush. Dhe hafijet jezitë, e kishin shpënë taze te Jeziti me grada dhe jezitët e tjerë me yll në krye të kapelave të tyre, i kishin vënë prangat, si “armik i popullit” dhe e kishin rrasur në burg për dhjetë vjet, për agjitacion e propagandë.

Nuk kam parë ndonjëherë t’i vinte kush në derë të kamp-burgut për takim a, për t’i sjellë gjësendi. As e shoqja dhe as fëmijët. Thuhej se e shoqja e kishte ndarë me gjyq, sigurisht e detyruar, për të ruajtur punën e për të rritur fëmijët. Dhe kjo gjë e kishte dërmuar fare shpirtërisht, Reshatin e gjorë. I pikonte në zemër, sidomos për fëmijët. Ai i kishte dashur me gjithë shpirt fëmijët e tij, nxënësit. Po të vetët, sa mund t’i kishte dashur? Kështu, helmi i dëshpërimit, po ia brente për ditë e më shumë zemrën.

Ndaj rrinte zakonisht i vetëm, në një qoshe të oborrit të kamp-burgut dhe merrej me pëllumbat e komandës, që guguronin në strehën e çatisë së një kapanoni. Nuk di në i dërgonte kush ndonjë lek me postë, si disave prej nesh, por e kisha parë se gati gjysmën e racionit të bukës, e thërrmonte dhe ua shpërndante pëllumbave. Guxova dhe i thashë një ditë:

– “Xha Reshat, pse ua hedh bukën pëllumbave të komandës dhe majmë ata? A nuk e di se, kur të majmen sa duhet, do të shkojnë në thikën e kuzhinierit të oficerëve të komandës”? Ngriti kokën dhe më pa pak vëngër e gjysmë i habitur. Vëngër, sigurisht, jo për mua, por për kasapët e kuzhinës së komandës dhe i habitur, për fatin që i priste pëllumbat, që ai i quante të tijtë. Dhe, si heshti një copë herë, më tha:

– “Fëmijët më kanë braktisur. Këtu, në vend të fëmijëve, kam këta pëllumba”. Një ditë e pashë se po u shpërndante atyre që takonte nga një karamele. M’u afrua edhe mua e më ofroi një.

– “Ç’ka ndodhur, xha Reshat? Ndonjë lajm i mirë? Ishalla”!

Buzëqeshi dhe ma ktheu:

– “Këto ditë, do të lirohem nga burgu”.

– “Si? Ndonjë falje nga qeveria”?!

– “Jo, jo,- tha,- çfarë falje qeverie”?!

– “Po, atëherë”?!

– “Falje jo nga qeveria, mor mik, por nga Perëndia”!

Nuk e kuptova fare se ku e kishte fjalën i gjori plak dhe mendja më shkoi në ndonjë lajthitje të tij. Kisha vënë re se kohët e fundit, ishte mbyllur më fort në vetvete dhe fjalët i kishte rralluar shumë. Hera-herës e kisha pikasur tek ngrinte sytë nga qielli e, diçka mërmëriste si nëpër dhëmbë, pa arritur të dëgjoja të kuptoja gjëkafshë. Dhe më shkoi mendja se i lutej Zotit.

Një ndër ato ditë, kur u kthyem nga puna, ra prapë bilbili për t’u vënë në rresht. Ndjemë që të gjithë me bezdi. Ishim të lodhur, të uritur dhe donim tashmë të kryenim punët e zakonshme e, të strukeshim nëpër shtretërit që të pushonim disi. Por, ja që s’po na linin. Na numëruan një herë, dy, tri dhe, së fundi, u pa që mungonte një nga tanët. Nuk e dinim se kush ishte. Mos ndonjë arratisje e re? Lum ai që ia kishte arritur të ikte! Halli ishte yni. Do të nisnin përsëri me biruca e, me kopaçe. Për gjënë më të vogël.

Ose pa bërë gjë fare. Por, ndërsa po flisnim me njeri-tjetrin, grupe-grupe, u dëgjua një breshëri mitralozi, jo fort larg nesh. Atëherë e morëm vesh se me të vërtetë kishte ndodhur diçka e rëndë, një ngjarje gjaku. Breshëria nuk u përsërit më, por vumë re se nga komanda, u derdhën drejt objektit të punës oficerët e komandës, keptarët e ç’ishin e nuk ishin. Rrethimi i objektit të punës nuk hiqej, sa kohë që nuk dilte numërimi ynë i saktë. Kështu ndodhi edhe atë ditë. Dhe, siç morëm vesh me vonë, i vrari ishte plaku Reshat Ago. Morëm vesh edhe hollësitë.

Kur futeshin të gjithë punëtorët e burgosur në vendin e ndenjes, sigurisht të rrethuar e siguruar mirë, vetëm atëherë hiqej rrethimi i madh i objektit të punës, domethënë, kur dilte i saktë numërimi i tyre, si ai i deleve që kthehen nga kullota dhe mbyllen në vathë, për të kaluar natën. Këtë, domosdo, e kishe ditur fare mirë edhe Reshat Agoja i shkretë. Por ai kishte ndenjur i fshehur, derisa kishin ikur të gjithë të dënuarit (me siguri që të mos shihnin vrasjen e tij), ishte përpjekur të kalonte rrethimin dhe breshëria e kishte lënë në vend. E pra, atë plak të shkretë, edhe polici më i thjeshtë, mund ta kapte me dorë, që të mos vritej. Por shpirt-qenëria e rojave dhe komandës, kreu vrasjen. Kështu, një varr tjetër i humbur, iu shtua vargut të panumërt, në atë vend kobi.

Në kamp-burgun e Fushë-Krujës

Andej nga maji i vitit 1966, kamp-burgu i Elbasanit u transferua në atë të Fushë-Krujës, ku po ndërtohej një fabrikë e madhe çimentoje, si ajo që ndërtonim në Elbasan. Atje gjetëm ndonjë njëqind ordinerë, pasi të tjerët i kishin hequr. Edhe ata po i hiqnin ca e nga ca. Duket, Ministria na çoi ne “armiqtë”, të mbaronim atë që kishin nisur ordinerët, thua se ne ishim më specialistë se ata. Në të vërtetë, tek efektivi ynë kishte më tepër specialistë, që nga mjeshtrit e ndërtimit, normistët, teknikët e inxhinierët. Dhe duket se ne bënim një punë si më të kualifikuar, ashtu edhe më të shpejtë.

Ai kamp-burg na u duk se ishte rrëmujë dhe nuk kishte atë rregullin që kishim ne, si në organizimin e punës, në vetë ndërtimin e kampit, në organizimin e brendshëm, në disiplinën, në kapanonet, që këtu ishin si ca kasolle të shëmtuara, si mos më keq. Por, ndoshta kjo na bënte ne ta ndienim veten diçka më të lirshëm. Por, ajo që na bëri përshtypje, ishte se, kur vajtëm ne, ordinerët sikur u ndrydhën. Pse? A nuk ishim edhe ne si ata të burgosur, skllevër të detyruar pune?

Ne vumë re se ata na shihnin si me frikë, si me dyshim dhe, në fillim, sikur nuk na afroheshin. Ishte e qartë se, pos frikës ndaj nesh, ndienin edhe një farë respekti. “Erdhën politikanët”! – thoshin ata, me një ndjenjë të dukshme inferioriteti ndaj nesh dhe, kur nisën të afrohen, vija re një lloj respekti, në sjelljen e tyre ndaj nesh. Që të kishin respekt edhe e kuptoja, sido që disa nga “tanët”, ishin më keq se ata, vetëm se kishin emërtimin “politikanë”!

Madje, ishin këta të fundit, që u afruan më shpejt e më lehtë me të sapo-gjeturit. Ishte e qartë: kafshët e të njëjtit lloji, afrohen shpejt me njëra-tjetrën. Kishin frikë? Pse? A nuk ishim njëlloj si ata nga pamja, nga mënyra e jetesës, nga ajo mërzi e përjetshme, e cila na kishte pushtuar të gjithëve? Duke e zhbiruar këtë dukuri, më në fund, mora vesh prej vetë atyre sekretin e kësaj. Emërtimi: “armik i popullit”, ata i tmerronte. Po ata çfarë ishin? Mos vallë “miqtë e popullit”?

Pse ata mund të ishin shpëtimtarët, udhëheqësit shpirtërorë të popullit në një të ardhme të mundshme e të pritshme, kur regjimi komunist të ishte shembur dhe në vendin tonë fatkeq e të shumëvuajtur, të vinte liria dhe demokracia? “Miq të popullit” për të vrarë, për të vjedhur, për të mashtruar, për të çnderuar? Më vonë mora vesh gjithashtu se, para se të sosnim ne aty, komanda e kampit (komandant, komisar, operativ e, deri dhe kapterët), u kishin folur fort keq për ne dhe u kishin kallur datën.

U kishin thënë, për shembull, se ne ishim egërsira, se pinim gjak njeriu, se ishim shumë të djallëzuar, kriminelë, vrasës, se ishim armiqtë më të betuar e të rrezikshëm të Partisë e “Pushtetit popullor” se, po të vinin anglo-amerikanët, do të ishim të parët që do të pushkatoheshin të gjithë, se ata, përkundrazi, ishin prapë bijtë e Partisë e të pushtetit dhe se, në rast lufte, “agresioni imperialist” ndaj vendit tonë, “shokët ordinerë”, jo vetëm që do të liroheshin menjëherë nga burgu, por do të visheshin ushtarë, do t’u jepeshin armë dhe, para se të qëllonin mbi ushtarët e armikut të jashtëm, do të qëllonin mbi ne, “kapot e armiqve të brendshëm” e, një mijë e një të zeza.

Në të vërtetë, kjo propagandë ndaj tyre, nuk ishte një farsë. Në të kishte një të vërtetë historike në stalinizëm. Gjatë Luftës, Stalini kishte vrarë e zhdukur fare disa kampe të burgosurish politikë. Madje, thuhej se ata i kishte mitraluar me aeroplan sovjetik, të maskuar si aeroplan gjerman, për ta bërë të besueshme gënjeshtrën, se ishin nazistët që e kishin bërë një gjë të tillë e, jo vetë KGB-ja sovjetikë, me Stalinin në krye. Çfarë mizorie kriminale e ndyrë dhe e poshtër?!

Por, mos u çuditni aspak me këtë zbulim tonin. Pse, a nuk e kishin thënë disa herë hapur, në burgje e kampe pune të detyruar, në konferencat e tyre të “riedukimit”, që ne të mos luteshim të vinin anglo-amerikanët, se të parët që do të shfaroseshin, do të ishim ne. Kështu, kur ata të vinin, së pari do të shkelnin mbi kufomat tona. Prandaj, përkundrazi, të luteshim që “Pushteti popullor”, të rronte sa malet, madje edhe më shumë, gjer në fundin e botës.

Ç’të bukura konferenca riedukimi, ishin ato për ne! Ato nuk ishin farse, përkundrazi, ishin një realitet fort i pritshëm, ishin në planet e komunistëve. Pse, a nuk i gjetën amerikanët, kur çliruan pjesën më të madhe të Koresë së Veriut, kampet e të burgosurve politikë koreanoveriorë, të grirë nga plumbat? Mes ordinerëve, unë pashë në atë kamp edhe një të njohurin tim të vjetër, “ish-shkrimtarin” dhe ish-drejtorin e Teatrit të Kukullave, Selman Vaqarrin, të dënuar për pederasti, por nuk e di se sa vjet.

Selmani kishte dhe “ishë” të tjerë: ish-“gjenerali i pionierëve”, që në raste festash, parakalonte me kalë në krye të kolonës së fëmijëve, me shall të kuq në qafë e, me kapelë me yll, po të kuq, në ballë. Se Selmani na paskësh qenë edhe “ideatori, organizatori dhe udhëheqësi” i DEBATIK-ut, formacionit “politik dhe luftarak” të kalamajve, kundër fashizmit. Por ishte edhe një nga të parët ndër të rinjtë komuniste të gjimnazit të Tiranës, despot dhe persekutor i shokëve të shkollës, i lidhur drejtpërsëdrejti me Sigurimin.

Ishte ai, pos të tjerëve, që kishte organizuar rrahjen e gjimnazistëve, kur këta diskutonin se nuk e shihnin me sy të mirë “Pushtetin popullor”, se ishin kontingjent i “klasave të përmbysura”, pra borgjezë dhe pro-Perëndimit. Ishte ai, bashkë me një farë Janaq Toka, që organizuan edhe rrahjen time dhe dy shokëve të mi, në oborrin e gjimnazit, duke bërë që të rrija dy javë në shtrat, më 26 korrik të 1947-ës, në mbledhjen e bërë për të njoftuar vajtjen e gjimnazistëve si “vullnetarë”, për në hekurudhën “Durrës-Rogozhinë”. Tani e kisha aty, përpara syve, të dënuar për “prapanik” të një fëmije. Nuk di sa e vërtetë ishte një akuzë e tillë, por, pikërisht për një akuzë të tillë, e kishte dënuar partia e vet! Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty ...”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!

Next Post

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe...”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

Artikuj të ngjashëm

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 17, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 16, 2025
“Deli Janaqi dhe masakra e Paramithisë: Kush urdhëroi copëtimet dhe plaçkitjet në emër të hakmarrjes?”
Dossier

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

July 16, 2025
Zbulohet biseda e Haxhi Lleshit: “Mehmeti qe gojtar dhe trim, por jo aq sa hiqej, ai vetëm Enverin e mua kishte frikë, se në Spanjë…”/ Proçes-verbali i takimit me historianin e njohur, korrik ‘82
Dossier

“Qëndrimi i Komitetit Qendror të PKSH-së ndaj Myslym Pezës, ka qenë negativ, shoku Miladin thoshte: ‘na duhen çetat partizane, mos humbim kohë e material për një kriminel…”/ Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 15, 2025
“Kur komandanti kampit, Çelo Arëza, e urdhëroi të lidhte një plak, kapter Mark ‘gjigandi’, iu kthye me fjalët që rrallë ndonjë xhelat i ka nxjerrë nga goja…”/ Historia e rrallë në burgun e Repsit
Dossier

“Gjatë mbledhjes, komisari i kampit të Spaçit, N. Kolithari, tha: kemi elementë armiq, si Uran Kalakulla, që ka ngritur këtu një parti social-demokrate, kurse B. Belishova dhe V. Lezho…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

July 16, 2025
“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
Dossier

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

July 14, 2025
Next Post
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe...”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme