• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, April 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Në vitin 1951, Hasan Dosti, përfaqësuesi i Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’, deklaroi në Radion ‘Evropa e Lirë’ se, ishte marrë vesh plotësisht me Zogun…”/ Dosja e UDB-së, për emigracionin politik shqiptar
Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog
“Në vitin 1951, Hasan Dosti, përfaqësuesi i Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’, deklaroi në Radion ‘Evropa e Lirë’ se, ishte marrë vesh plotësisht me Zogun…”/ Dosja e UDB-së, për emigracionin politik shqiptar
Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog
Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

Pjesa e parë

Memorie.al / “Një mbret në Shqipëri”, titullohet romani i botuar nga Jean-Luc Tourenne, sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Uegen” me përkthimin e Dashnor Kokonozit. Autori është një psiko-analist parisien. Natyra e tij prej udhëtari jo të zakonshëm e shtyu atë të vizitojë edhe Shqipërinë më 1985-ën. Këtu, mësoi për historinë tonë, e më tej bëri një punë të madhe kërkimore për vendin tonë. “Ky është një roman. Disa emra janë ndryshuar, të tjerë jo. Faktet historike dhe pjesa më e madhe e ngjarjeve kanë ndodhur me të vërtetë, ndonjë është fryt i imagjinatës. Dhe një gjë e tillë, besoj, është privilegj i romaneve historike”, shkruan ai në hyrje të librit. Pjesa që botojmë më poshtë, është shkëputur prej tij…

Mos më thërrisni zoti kolonel. Nuk jemi në front. Unë jam shqiptar. Quhem Ahmet bej Zogu.

– Nuk parashikoni një karrierë ushtarake?

Gjithashtu mund të lexoni

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte…”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës

– Nuk parashikoj asgjë më tej se njëzet e katër orët e ardhshme.

-Po ju?

– Unë? Unë do të jem Mbret.

Shpërtheva në të qeshura.

– Ide e shkëlqyer! – i thashë.

Në fytyrë iu përvijua një buzëqeshje e tehtë. Mbushi dy gota dhe ngriti të tijën. I trokitëm për mbretërinë e tij. Më 11 nëntor 1916, një delegacion shqiptar, ku bënte pjesë koloneli i ri, ishte i pranishëm në Vjenë, sikundër shumë të tjerë, për të marrë pjesë në varrimin e perandorit Franc Jozef. I rraskapitur nga lufta që nuk kishte të sosur, perandori kishte vendosur të vdiste mu në mes të saj. Po të kishte jetuar, as që do të kishte pasur ndonjëherë delegacione.

Unë do ta kisha mbyllur atë natë dhjetori në ndonjë kabare, i shoqëruar nga dy artiljerë, do të isha harruar në krahët e ndonjë biondeje dhe do të kisha vdekur në fushën e nderit gjashtë muaj më pas. Me të mbaruar ceremonia, Ahmet bej Zogu ishte bërë gati të kthehej në vendin e tij, një rrip i ngushtë toke në bregun perëndimor të Ballkanit, për të cilin nuk dija asgjë.

Por që të ikte nga Vjena doli se ishte punë e vështirë. Gjithçka filloi me arsyetime koti. Lufta kishte ndërprerë rrugët e transportit, hekurudhat nuk ishin të sigurta, Ballkani kishte marrë zjarr. Pastaj në disa zyra të larta nisën t’i flasin për arsye të errëta diplomatike. Së fundi i lanë të kuptojë se as që bëhej fjalë që ai të largohej nga Vjena. Derisa shqetësonte në këtë fare feje perandorinë austriake, ai duhej të qe shumë më tepër sesa një kolonel i thjeshtë.

Ahmet bej Zogu kishte lindur në Burgajet, midis maleve të Matit, në Shqipërinë Veriore. Ai ishte trashëgimtar i një fisi të vjetër prijësish luftarakë, emrat e të cilëve i ngatërroj edhe sot e kësaj dite. Zogu i Madh, Zogu i Vogël, Xhelal pashë Zogu, të gjithë njerëz të plotfuqishëm të një feudalizmi malësor, i cili vazhdonte që nga shekulli i pesëmbëdhjetë.

Në atë Mesjetë moderne që zotëronte në vendin e tij, Ahmet Zogu u rrit dhe u bë prijës fisi kur i vdiq i ati. Kishte qenë vetëm trembëdhjetë vjeç.- Nuk kam pasur shumë raste të tregoja se çfarë isha i zoti të bëja, – më rrëfeu ai.

Ahmeti kreu studimet në Liceun francez të Gallata – Sarajit, pastaj ndoqi kurse për oficer në Manastir. Mbase jo edhe aq gjatë sa të përligjte suporet austriake, por mjaftueshëm që të udhëhiqte njerëz në luftë, gjë që nuk mungoi ta bëjë më pas.

– Kjo nuk na afron shumë me Vjenën, – i thashë me padurim.

Ai mbushi përsëri gotën time.

– Ju më ndërprisni pareshtur…!

– Jam i prirë të djeg etapat, më falni.

– Një zakon i kalorësisë! Është përparësia që ka këmbësori mbi kalorësin. Ai përgatitet, pret e pastaj godet në çastin e duhur.

Nuk desha të futem në një diskutim çështjesh strategjike, por po bëheshin tre vjet që këmbësori nuk priste më asgjë, mbase as që ta ndërronin, atje ku ishte ulur galiç, në baltën e transheve. Për të goditur në çastin e duhur, më parë ai duhej të kishte në dorë fatin e tij, të bënte zap të ftohtit, shiun, morrat e të ruante kokën nga loja vdekatare e predhave.

Ua vura fajin gradave të sapo-marra, për moskuptimin që ai kishte rreth asaj lufte që e cilësonin moderne. Mbase ishte ushqyer me imazhet e dala nga faqet e historisë, ku ende vdisje midis lavdisë, i veshur me të bardha dhe i mbuluar me ar. Do të kalonin kohë që të kuptoja që ai arsyetonte si malësor dhe që një burrë i cili zinte pritë në shkëmbinjtë e zhveshur të Matit, vlente sa për dhjetë të tjerë mbi kalë.

Ahmeti vazhdoi të tregojë. Rebel, i pavarur, ai ishte mësuar të dëgjonte prej kohësh se ishte prerë për t’u ngjitur shumë lart. Që fëmijë ai i kishte shkelur zotërimet e familjes në krah të të atit. Ishte përshëndetur e brohoritur. Në vitet kur ishte larg vendit të tij, këto përshëndetje nuk i shqiteshin nga kujtesa. Pak si vagëllimthi mbante mend një ngjarje të largët të fëmijërisë, që fliste për lidhjet me tokën e tij. Një ditë, ndërsa po kalonin përmes një fshati, një turmë malësorësh ishte lëshuar mbi ta.

Ahmeti pa të atin tek nxori koburen, i gatshëm ta mbronte. Fëmijës iu duk se ishte vdekja që kishin përpara. Kujtonte fytyrat e ngërdheshura, gra që ngrinin duart nga qielli. E ndërsa kali u ngrit kas, turma u vu të thërrasë. Xhelal Pashë Zogu, futi armën në brez dhe u afroi fshatarëve fëmijën. Ata e morën dhe e ngritën lart, duke e mbajtur mbi supe. Ishte hera e parë që trashëgimtari i prijësit të fisit takonte popullin e tij.

– Mbase, – e mori prapë fjalën ai, – ishte tamam atë ditë që kuptova se çfarë ishin ata njerëz për mua.

Shprehja e tij m’u duk argëtuese, por në fund të fundit ajo i shkonte një Mbreti…!

– Është një borxh, një borxh në të cilin ju hyni që në lindje dhe asnjë syrgjyn nuk mund ta lajë.

– Ai nuk di të bëjë gjë tjetër, – shtoi Ahmeti, – veç shkresave nuk njeh asgjë.

Ahmeti pra, vazhdoi rrëfimin në të thatë. Përveç gjuhës dhe zakoneve otomane, gjatë qëndrimit në Kostandinapol kishte përvetësuar edhe vlera të tjera. Aty kishte marrë mësimet e para të politikës e të diplomacisë e mbi të gjitha kishte mësuar strategjinë, diçka krejt tjetër nga ajo luftë instinktesh që ushtronin njerëzit e tij në Shqipëri prej shumë brezash. Duke qenë pranë lëvizjes së Turqve të Rinj, ai kishte ndjerë lëkundjen që kërcënonte të përmbyste perandorinë.

Nuk linte t’i shpëtonte asgjë, përfitonte nga gjithçka që shikonte, që lexonte, kërkonte të dinte nga të gjithë, duke e shndërruar qëndrimin aty në një mjet për të kuptuar botën.

Por njerëzit e Zogut ishin të varfër. Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit të vazhdonte studimet. Ai nuk do ta harronte gjithë jetën këtë.

Pa ndihmën e atyre njerëzve anonimë, atyre mërgimtarëve që dikur i kishte përbuzur sepse kishin zgjedhur të viheshin në shërbim të turqve, ambiciet e tij do të merrnin fund nga mungesa e të hollave.

Ndërkohë që ai vazhdonte shkollimin, Perandoria Osmane u shkërmoq pak e nga pak. Fronti shqiptar u hap më 1909, para se reformat e Turqve te Rinj të mbërrinin në vend. Një vit më parë, Bosnjë-Hercegovina ishte ngritur kundër perandorisë dhe kishte fituar pavarësinë. Një ekspeditë u dërgua kundër Shqipërisë dhe shtyu fiset malësore drejt Malit të Zi, armikut të tyre shekullor. Pesëdhjetë mijë ushtarë otomanë shkelën vendin dhe vendosën rendin sipas mënyrës turke… Në Kostandinapol menduan se rreziku kaloi.

Por më 1911, kur ishin dobësuar nga luftërat në shumë fronte dhe ndërkohë që Italia po u kafshonte territoret në Libi, përsëri Shqipëria nisi t’u dalë nga kontrolli. Diçka më pak se dy vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore, vendet e Ballkanit lanë mënjanë kacafytjet e lashta dhe u bashkuan kundër otomanëve.

Rajoni mori flakë. E gjendur midis dy zjarreve, luftës kundër turqve dhe synimeve grabitqare të fqinjëve, Shqipëria ndihej më e rrezikuar se kurrë. Ahmeti nuk kishte më shumë se shtatëmbëdhjetë vjeç, por e parandiente se ora e tij kishte ardhur. Ka disa çaste kyçe në jetën e gjithkujt, disa çaste që nuk duhet lënë të ikin edhe kur ndodhesh në gjendjen më të mjerueshme, – më tha duke vështruar gotën e zbrazët.

Pastaj shtoi: – Vetëm se shumica e njerëzve nuk dinë t’i shohin. Në mos, pëlqejnë t’i lënë të kalojnë. Ahmeti qe kthyer në vendlindje. Aty lufta bënte kërdi, një luftë që thuhej se bëhej për të fituar pavarësinë e humbur në tallazet e shekujve. Kreu i shqiptarëve në mërgim, Ismail Qemal beu, kishte bërë thirrje të rrëmbeheshin armët kundër turqve, por edhe kundër vendeve ballkanike që përsëri kishin vendosur të ndanin midis tyre vendin.

Në krye të njerëzve të tij Ahmet bej Zogu u ndesh me trupat serbe e malazeze, të armatosura dhe të stërvitura më mirë se malësorët e Matit. Por ajo që ndikoi në fund ishte vendosmëria e shqiptarëve. Ata burra që ishin rritur me frymën e kapedanëve, të njohur si nacionalistë e grabitqarë të panënshtruar, luftonin verbërisht për nder, për fjalën e dhënë.

– Nuk e njohin frikën, – saktësoi Ahmeti jo pa një grimë krenarie. – Ajo nuk bën pjesë te kultura e tyre. Ndenja disa çaste në mëdyshje, pa mundur të kuptoj nëse koloneli i zbukuronte disi ngjarjet që tregonte apo nëse ky popull i panjohur ishte në të vërtetë Sparta e Ballkanit. Sot, duke pasur në ndihmë përvojën time shqiptare, besoj se e kam kuptuar që nuk është më shumë kultura sesa mungesa e saj që i bën të mos e njohin frikën.

…- Deri atë çast isha veçse biri i tim eti. Ismail Qemali e të tjerë burra kishin respekt për fisin tonë, se qenë ngritur të parët kundër turqve. Ishim një simbol, por jashtë historisë së familjes unë nuk isha i njohur si dikush. Të paktën jo përpara se të njihja zjarrin e armëve. Kështu, pra, në moshën kur djemtë e familjeve vjeneze mësojnë të kërcejnë valsin, Ahmet bej Zogu hynte për herë të parë në faqet e Historisë. Nuk mësova më shumë për rolin e tij në ngjarjet që pasuan Pavarësinë, as për fatin e atij vendi në pështjellimin ballkanik.

…U kthyem te viti 1916. Në fillim të vitit, ushtria austriake kishte hyrë në Shqipëri me qëllim që të vendoste rendin, pas trazirave të reja. E shkelur nga serbët, e kontrolluar nga francezët, e vënë nën zgjedhën e Esad Pashës, ai vend i vogël e kishte të vështirë ta kapte veten pas atyre regjimeve të njëpasnjëshme që e kishin sunduar pas shpalljes së Pavarësisë.

Vjena i hidhte vështrime joshëse Ahmet Zogut, e ardhmja e të cilit dukej premtuese.

Fjala ishte për të respektuar asnjanësinë e vendit, rivendosjen e sovranitetit, emërimit të një qeverie të pavarur. Dorën e shtrirë të perandorisë prijësi i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar e kapi me ndrojtje dhe frikë se mos vendi gllabërohej përsëri dhe shndërrohej në një vijë të parë të frontit austriak. Ai nxitoi të mbërrinte para aleatëve në çlirimin e Krujës, pastaj krijoi një Asamble Kombëtare, ku për herë të parë u bëri thirrje shqiptarëve ta ndiqnin.

Austriakët nuk ishin gabuar; ata shpallën gjendjen e shtetrrethimit në Elbasan, ku duhej të mblidhej asambleja. Më fort se të nënshtronte Zogun me forcë, Vjena i qëndroi besnike traditës së saj diplomatike dhe vendosi ta thërrasë atë në Vjenë e ta mbulojë me nderime. Pas Kostandinapolit, ishte radha e Vjenës të përpiqej të bënte për vete malësorin kokëfortë dhe të kanalizonte energjinë e tij kombëtariste në ingranazhet e makinës perandorake.

– Uniforma u pëlqen grave, – saktësoi ai jo pa humor, duke i hedhur një vështrim kalimthi kamerieres që po fshinte midis tryezave. Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 27 Prill 2026

Next Post

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne...”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile...?!

Artikuj të ngjashëm

“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Personazh

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte…”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

April 25, 2026
“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës
Personazh

“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës

April 24, 2026
“Emin Biçaku nga Qarrishta, në 1944-ën, orientoi Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, por pas mbarimit të Luftës, ata…”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste
Personazh

“Ashtu si zotnija juej – jam i mendimit se politika e Titos, cilat do qofshin qëllimet e tij të mshefta, i ka sjellë nji dobi të madhe çâshtjes s’Kosovës…”/ Letrat e panjohura të Tahir Zajmit, për Mustafa Merlikën

April 23, 2026
“U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, trofè vetiake të shqyem të nji formacioni jugor…”/ Libri i Julian Amery, për masakrat e partizanëve gjatë luftës
Personazh

“U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, trofè vetiake të shqyem të nji formacioni jugor…”/ Libri i Julian Amery, për masakrat e partizanëve gjatë luftës

April 22, 2026
“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës
Personazh

“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës

April 20, 2026
“Botimi i hartës më 1902, si dhe rëndësia madhore për ta zbuluar atë më në fund, për të saktësuar kështu zanafillën dhe pikënisjen e hartografisë shqiptare…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Faik Konicës
Personazh

“Botimi i hartës më 1902, si dhe rëndësia madhore për ta zbuluar atë më në fund, për të saktësuar kështu zanafillën dhe pikënisjen e hartografisë shqiptare…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Faik Konicës

April 21, 2026
Next Post
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne...”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile...?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme