• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

Kur sportistët shkodranë që refuzoheshin për arsye biografike te “Vllaznia”, gjenin ‘strehë’ në Mirditë, me ekipin “Minatori” i Rrëshenit…!

0
Shares
830
VIEWS

Nga Namik Mehmeti

Gjithashtu mund të lexoni

“Para takimit me ‘Partizanin’ e Beogradit, na thirrën në ministrinë e Jashtme, ku na thanë se; ajo ishte ndeshje politike, por kur u kthyem, në Han të Hotit, na zhveshën fare dhe…”/ Rrëfimi i rrallë i legjendës së “Flamurtarit” të Vlorës

“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi…”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte

Firenze, 28.12.2020

Memorie.al/ Kjo fotografi e viteve ’60-të është realizuar në Rrëshen të Mirditës, kur ekipi “Minatori” i këtij qyteti merrte pjesë në kategorinë e tretë në kampionatin kombëtar të volejbollit. Në përbërje të tij janë një grup arsimtarësh, ku disa prej tyre ishin nga Shkodra. Ato kishin luajtur me ekipet e të rinjve të Vllaznisë, por kur kishin pretenduar të luanin në ekipet e para, për arsye biografie, ishin braktisur si të padëshiruar, për njolla në biografi. Kështu ka ndodhur me sportistët e talentuar shkodranë, si: Skënder Sinani, Xhelal Haxhi, Skënder Mehmeti, Gjovalin Dredhaj, Çezar Çefa etj. Në vitin 1964, Rrësheni, pra “Minatori”, u shpall kampione në kategorinë e tretë, që u zhvillua në Peshkopi. Pjesëmarrja e “Minatori”-t të Rrëshenit nuk ishte planifikuar nga Federata Shqiptare e Lojërave me Dorë. Mbas një takimi me ish drejtuesin e kësaj Federate, N. Kadiu, një emër i respektuar dhe shumë dashamirës për të zgjeruar hartën e këtyre aktiviteteve deri në Mirditë, autorin e këtyre radhëve i dha mundësinë e një takimi me Kryetarin e Komitetit Shtetëror te Sporteve, Vasil Konomin, i cili mbasi dëgjoi emrat e sportistëve lartë përmendur, ku në ekipin e “Minatori”-t bënin pjesë edhe sportistë të njohur që kishin luajtur me “Studentin” si, ing. Gjeollog, Ibrahim Shkreli etj., pa asnjë mëdyshje e miratoi pjesëmarrjen e “Minatorit” në këtë aktivitet. Përse këto talente sportive nuk ishin të preferuar për Shkodrën, pra për “Vllazninë”?! Pra njollat në biografi i detyronin të braktisnin ëndrrën e tyre rinore, për t’u afirmuar si sportistë. Skënder Sinani që në bankat e Shkollës Pedagogjike në Shkodër, falë edhe shtatët lartësisë trupore, trajnerët e përfshinë në formacionin e parë, duke treguar vlerat e vërteta të një shuteri potent. Por babai i tij Hamdi Sinani, në vitet e Monarkisë së Zogut, kishte qenë Qark-Komandant, në disa qytete te vendit, dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet, ai u dënua si “armik i popullit”. Me gjithë ndërhyrjet e drejtuesve të “Vllaznisë” e të trajnerëve, Komiteti i Partisë jepte orientimin se: ‘ky emër nuk është i denjë për të përfaqësuar “Vllazninë”. Po kështu ka ndodhur edhe me një tjetër talent sportiv, Skënder Mehmeti, ku trajnerët e ekipeve të të rinjve të “Vllaznisë”, prof. Feti Dizdari, prof. Esat Haxhi, trajneri i futbollit i mirënjohuri Xhelal Juka, këmbëngulnin që t’a rreshtonin, i pari në atletikë, i dyti ne basketboll dhe Juka në futboll. Bëhet fjalë për vëllain tim, Skender Mehmeti. Ishte i lindur për t’u bërë një sportistë me emër. I pëlqeu më shumë basketbolli dhe për këtë ishte i bindur edhe trajneri i “Vllaznisë”, Esat Haxhi, i cili i hapi rrugën e afirmimit që në bankat e shkollës se mesme Pedagogjike, ku në vitin 1958, Skënderi ishte fitues i Kupës se Shqipërisë me “Vllazninë”, përkrah mjeshtërve të njohur si Muhamet Sokoli, Vullnet Ademi, Luan Shatku, Skënder Osmani, Agim Quku, etj., dhe bashkëmoshatarëve, si V. Kalaja, L. Tarri, Z. Çoba, F. Karafili etj. Traineri Esat Haxhi bëri të pamundurën për t’a emrue mësues në Shkodër, por me urdhër tē Sul Bahollit e Qamil Peshqeshit, u anullue emrimi i tij. Në Rrëshen ku punoi për pesë vite, e vuajti shumë largimin nga “Vllaznia” dhe jeta nuk i’u pri mbarë, pasi depresioni bëri efektin e tij. Dhe gjithë ky keqtrajtim, vinte se babai ynë, si nënpunës i Monarkise Zogiste, (prefekt, n/prefekt, kryetar komune nga Vermoshi në Jergucat), u dënua si “armik i popullit”, me 10 vite burg. Xhelal Haxhi edhe pse ishte një emër i njohur në sportin shqiptar, me “Studenti”-n në volejboll, edhe pse ishte i vëllai prof. Esat Haxhit, Shkodra, kuptohet Komiteti i Partisë, nuk ndërhyri për ta emruar mësues në qytetin e tij, ku me të rinjtë e “Vllaznisë” ishte shpallur edhe kampion kombëtar, përkrah emrave të njohur, si Ali Bushati, Vuktor Jubani, Ndoc Pistulli etj. Edhe familja Haxhi ndiqej nga një njollë në biografi, pasi babai i tyre kishte qenë nënpunes i Monarkisë Zogiste. Xhelali edhe atëherë kur i’u hap drita jeshile, për të përfaqësuar ngjyrat e “Vllaznisë” nuk i deshtë fati të vazhdonte më tej karierëën tij sportive, pasi u përfshi në ekipin qytetit të tij të dashur, “Vllaznia”, në turneun miqësor në Kosovë, në vitin 1968, ku dihet raprezaljet që ndërmorri Partia e Sigurimi i Shtetit, jo vetëm ndaj volejbollit shkodran, por edhe të gjithë ekipeve sportive, ku e pësoi edhe ekipi i futbollit, i cili u përjashtua nga Kupat e Europës. Te tre këto sportistë të talentuar, që ishin dhe shokë të ngushtë, ndonëse me ardhjen e demokracisë gjetën mirëpritjen e shokëve të tyre tek “Vllaznia”, sidomos të Mark Grimcit që kishte luajtur me këto në ekipet e të rinjëve, e më vonë në rolin e inspektorit e të shefit të Klubit Vllaznia. Por për fatin e keq të tyre e të familjeve të tyre, këto tre shokë të ngushtë ndërruan jetë në moshën më të bukur, pa gëzuar atë fitore të demokracisë, kur diktatura komuniste u kishte mohuar ëndrat e dēshirat e tyre për sportin. Por kështu kishte ndodhur edhe me një tjeter talent sportive, Çezar Çefa, pasi kishte një vëlla të arratisur, Jul Çefa, ish atlet i “Vllaznisë”, po me kampionin kombētar të hedhjes të shtizes, mjeshtrin e sportit, Llesh Vuksani, atleten kampione në atletikë Fozilet Luli (Burazeri) të cilët hoqen dorë nga sporti për aresye biografie. Vitet që këto sportistë kaluan në Mireditë, ndonëse kishin mbrapa shpine një “njolle”, i’u dha mundësia për t’u marrë me sport, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike e sociale, sportistët shkodranë kontribuan shumë për zhvillimin e sportit në këte krahinë, kjo falë edhe mbëtshtetjes së seksionit të Arsimit e Kulturës, veçanarishtë të një inspektori sportdashës, si Prend Jaku dhe ish – shefit të Arsimit, Çesk Kumrija. Por nuk duhet mohuar edhe kontributi i sportistëve mirditorë, që u krijuan shokëve të tyre nga Shkodra, një mjedis të ngrohtë. Kujtoj këtu emrat e Preng Përgjetani, prof. Ndue Toma, Namik Ruçi, Dritan Arapi etj./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 30 Dhjetor

Next Post

“Në ambasadën tonë në Rumani kishim ‘Dhomën e Zezë’ të mbuluar me një beze të trashë, ku Securitatea rumune…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

Artikuj të ngjashëm

“Para takimit me ‘Partizanin’ e Beogradit, na thirrën në ministrinë e Jashtme, ku na thanë se; ajo ishte ndeshje politike, por kur u kthyem, në Han të Hotit, na zhveshën fare dhe…”/ Rrëfimi i rrallë i legjendës së “Flamurtarit” të Vlorës
Sport

March 30, 2023
“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi…”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte
Sport

“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi…”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte

March 16, 2023
“Pasi kishte sinjalizuar Sigurimi se, kur e pyesnin Rrapo Tahon për formacionin, ai thoshte: në portë, Ramiz Alia, në mbrojtje Lenka me Pali Miskën, ne na…”/ Dëshmia e rrallë e futbollistit vlonjat të kombëtares

March 13, 2023
“Duke qenë një sportist i famshëm, Panos i shkonin vajza të reja dhe e prisnin pas stërvitjes te Klubi ‘Partizani’, e kur vinte në shtëpi…”/ Dëshmia e rrallë, e gruas së legjendës të futbollit shqiptar
Intervista

“Shtypi turk shkroi; ‘ça është ky Mema që, vjen këtu katër herë, me fanella të ndryshme…”?! / Historia e panjohur e legjendës bardhë e blu, që shkodranët i vunë fletë-rrufe…!
Sport

“Shtypi turk shkroi; ‘ça është ky Mema që, vjen këtu katër herë, me fanella të ndryshme…”?! / Historia e panjohur e legjendës bardhë e blu, që shkodranët i vunë fletë-rrufe…!

February 23, 2023
“Kur Bushi, i shënoi gol nga 25 metra Perlat Mustës në ndeshjen me ‘Partizanin’, publiku…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit tepelenas, që realizoi ëndrrën e memaliotëve
Sport

“Kur Bushi, i shënoi gol nga 25 metra Perlat Mustës në ndeshjen me ‘Partizanin’, publiku…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit tepelenas, që realizoi ëndrrën e memaliotëve

February 20, 2023
Next Post
“Në ambasadën tonë në Rumani kishim ‘Dhomën e Zezë’ të mbuluar me një beze të trashë, ku Securitatea rumune…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

“Në ambasadën tonë në Rumani kishim ‘Dhomën e Zezë’ të mbuluar me një beze të trashë, ku Securitatea rumune…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!