Nga Koço Sterjo
Pjesa e parë
KANIBALIADA DHE NJË HOMAZH PЁR NЁNЁN IFI (HARITO) DILO
(Një shkrim, enkas pёr brezin e ri tё Shqipёrisё)
Memorie.al / Kanibaliada. Ajo nisi me ngrёnien e sё drejtёs sё qёndrimit nё Tiranё, fill pas mbarimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore; u duk se u mbyll me therorinё e njё nёne tek pragu i shtёpisё dhe vazhdon me ngrёnien e sё drejtёs sё kthimit tё tё drejtave. – Dilenjtё – Haritenj. Disa e thonё shumёsin e mbiemrit te tyre Dilaj, tё tjerё Dilej, por mua mё pёlqen kёshtu, sepse kёshtu mё duket se e shpreh mё mirё madhёsinё dhe madhёshtinё e tyre. Tё njёjtin trajtim, do tё meritonte dhe mbiemri tjetёr, Haritenj; – Histori degdisjesh, bastisjesh dhe burgimesh. – Ajo, qё do tё lexoni mё poshtё në këtë shkrim, ёshtё shumë mё e tmerrshme se ajo, qё mund ta përfytyroni…!
RRЁNJЁT E “KANIBALIADЁS”
Kanibaliada ndaj Familjes sё Madhe tё Dilenjve nё Shqipёri, i ka rrёnjёt qyshkurse i pari i saj, Profesor Ilia Dilo Sheperi, nё fillimet e Shekullit XX-të, ishte mёsues i diktatorit tё ardhshёm tё Shqipёrisё komuniste dhe djali i tij, Jani Dilo, ishte bashkёstudent me tё. Qysh atёherё, kur nota zero nuk do tё justifikohej nga Enver Hoxha, pasi, sipas mashtrimit tё zakonshёm tё tij nёpёr libra, vite mё vonё, detyrat i kishte kryer nga fundi i fletores e, kёsisoj, Profesori nuk i kishte vёnё re, mendja e tij paranojake, sikur të ishte në nё pёrputhshmёri e sinkron tё plotё me atё hitleriane, do tё projektonte planet mё tё zeza ndaj elitёs shqiptare tё kohёs.
Me bashkёstudentin, pёrveҫse moshonepsjes sё pёrparimit shumё herё mё tё lartё tё tij nё mёsime, nё vitet e Luftёs sё Dytё Botёrore, do tё ndaheshin edhe udhёt e tyre politike. Nga ana tjetёr, nё Shqipёri, pёrveҫ filozofisё popullore; “I yti tё ha mishin, por kockat t’i ruan”, duket se vepron edhe tjetra; “I yti t’i nxjerr sytё”! Tregojnё se njёherё, kur diktatori pyeti zonjёn e tretё tё vendit, e cila, jo vetёm vinte nga e njёjta krahinё me Dilenjtё, por me degёn e tyre tё Nivanit, kishte afёrsi faresisnore prej Haritenjve, se; “Ҫ’bёhen fёmijёt e Profesorit…”? – ajo i pёrgjigjet: “Tё gjithё armiq, shoku Enver”. (!) A thua se; diktatori kishte nevojё pёr njё pёrfundim tё tillё!
E njёjta gjё dhe me tё vёllain e saj, ose atё, qё shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, e ka quajtur “Loloja i Partisё”, asokohe funksionari mё i lartё i Partisё nё Elbasan, nё Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i Partisë”, te i cili punonte njeri prej pinjollёve mё tё rinj tё familjes sё madhe Dilo, Henriku. Kur nga vendlindja e tё dyve vinte furia e zezё e letrave kundёr Henrikut, funsionari mё i lartё, nё vend qё t’u vinte atyre njё shёnim neutralizues nё anё, ose, nё fund tё fundit, me autoritetin që i jepte ai funskion i lartë, t’i degdiste nё kosh, bёnte tjetrёn, mё tё keqen gjё, degdis djalin e ri nё vendlindje, pёr ta bёrё atё pre mё tё afёrt tё atyre, tё cilёt s’u ngopёn dot me tё, gjersa e sakatuan plotёsisht.
HENRIKU I MARTIRIZUAR
Kёshtu, pra, Henrik Dilo, djali i Qirjako Dilos dhe nipi i Ilia Dilo Sheperit, njё djalё inteligjent, mjaft energjik, kapacitet potencial pёr arsim tё lartё, e drejtё, nga e cila u pengua, i zoti i profesionit tё vet, elektricist i kategorisё sё shtatё, megjithёse njё profesion i imponuar. Kujtojmё kёtu kronikёn e atyre viteve tё kёtij djali: Henriku, pasi mbaroi gjimnazin, meqёnёse nuk i jepej e drejta pёr tё vazhduar studimet nё Universitet, shkoi nё Elbasan dhe punoi si puntor asfaltimi nё ndёrmarrjen Rruga-Ura dhe nё ofiҫinёn mekanike tё kёsaj ndёrmarrjeje, deri sa pёrfundoi shkollёn e mesme elektrike pёr tё mundur tё punonte si profesionist.
Pas mbarimit tё shkollёs profesionale, punoi si elektricist me kategorinё e shtatё nё Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i Partisë” nё Elbasan. Henriku ishte i denjё pёr tё vazhduar studimet e larta, por kjo e drejtё iu mohua gjithё jetёn. U bё elektricist nga nevoja pёr tё jetuar, por edhe pse ishte një sportist klasi, do tё kalonte nёpёr kalvarin e vuajtjeve tё ardhshme tё tmerrshme, duke pёrfunduar nё dorё tё atyre, ku s’duhej tё kishte pёrfunduar asnjёherё, tё cilёt do ta shqyenin dhe pastaj do t’ua jepnin nё dorё organeve speciale tё kohёs (Sigurimi i Shtetit), pёr ta kaluar nё kryqёzimin e mёnyrave primitive me ato bashkёkohore tё krimit tё organizuar shtetёror, nё mёnyrё qё tё zhdukej njёherё e pёrgjithmonё geni i identitetit dhe, pёrfundimisht, do ta degdisnin nё qelitё e errta tё burgut.
Vazhdon kronika e kohёs:
Henrik Dilo u pushua nga puna dhe u dёrgua nё Kooperativën bujqësore “Alqi Kondi” në fshatin Nivan, tё punonte si kooperativist nё pyënt e bujqёsisë. Aty nuk i paguhej puna dhe nuk i rregjistroheshin ditёt e punёs nё bordero dhe “gjykatёsi” e provincёs, e cilёsuan parazit tё shoqёrisё dhe e urdhёruan tё shkonte tё punonte nё minierёn e Fushё – Bardhёs, ta ndanin nga nёna dhe familja. Henriku nuk pranoi; filloi pastaj tё merrej policia e Sigurimi Shtetit me tё, deri sa e burgosi. E torturuan dhe elektroshock-u, qё iu bё nё Tiranё, i shkatёrroi shёndetin dhe i prishi jetёn përfundimisht.
Dhe, ku do t’ia bёnin arrestimin kafshёror?! Pikёrisht, midis shtёpisё sё tij dhe librarisё. Kjo e fundit, nё fakt, kishte qenё po ashtu shtёpi e tyre, e marrё dhunshёm nga pushteti komunist dhe e destinuar pёr librari. Nё atё marrёzi, le t’ua bёjmё hallall qё, tё paktёn, e destinuan pёr librari. E, pikёrisht, pёrpara njё institucioni tё tillё, tashmё kulturor, realizohet arrestimi i tij, nga njё pёrzierje e histerishme ndёrmjet forcave shumanёshe tё Sigurimit të Shtetit e Policisё. Dhe jo thjesht njё arrestim me pranga, por me grushte dhe shkelme tё forta. Dhe jo thjesht pёrpara librarisё, siҫ thamё, por dhe pёrpara shtёpisё, nё sytё e nёnёs së tij!.
“Mё kaluan nё elektroshok, – thotё Riku, – Mё dogjёn organet gjenitale”! A nuk ua kalon kjo torturё, metodave naziste kundër hebrenjve në kampet e përqëndrimit, apo atyre serbe tё sterilizimit tё kosovarёve dikur…?! Por, edhe kjo ёshtё diҫka pak, pёrpara ironisё sё fatit mё tej, pikёrisht, kur ndodhёn shpёrthimet dhe ndyshimet demokratike. Ish-persekutorёt nё Gjirokastёr, e takojnё viktimёn si pa gjё tё keq, sikur tё mos i kishin shkaktuar gjithё ato dhembje tё pariparueshme dhe e puthin nё faqe.
Dhe ky nuk reagon për t’ju kundërvënë, ca falё edukatёs dhe kulturёs sё mirёfilltё njerzore prej nga rrjedh, ca falё edukatёs dhe kulturёs, qё mbart natyralisht vetё dhe ca falё dёrrmimit, qё i kishin shkaktuar. Por, jo frikёs! Henrik Dilo, nuk pati frikё atёherё, kur diktatura ishte nё kulmin e egёrsimit tё vet dhe, meqё nuk i mjaftonin hetuesitё, gjykatat dhe burgjet, filloi nga demaskimet publike nёpёr fshatra e lagje qytetesh.
Njё ditё dimri tё vitit 1978, vetёm disa muaj pasi kishin bёrё demaskimin publik tё Seve Koҫit nё Sheper, organizuan njё tё atillё nё po kёtё fshat, pёr xhaxhain e Henrikut, Mihal Dilon, djalin e profesorit tё famshëm tё gjuhës shqipe. Pa u zgjatur nё detajet e atij evenimenti ogurzi, nuk mund tё lemё pa pёrmendur njё detaj, aty nga fundi i ngjarjes. Mbledhja kalonte nё caqet e shfrenimit, kur hidheshin parrulla kundёr armikut tё klasёs dhe bёheshin pёrbetimet pёr Partinё e Punës Shqipërisë. Tё gjithё duartrokisnin, por njeri jo. Mirёpo, ky njeri, nuk mund t’i shpёtonte “syrit vigjilent”, i cili e pa dhe i tha: “Po ti, pse nuk duartroket…”?! Dhe djaloshi trim e guximtar ia ktheu: “Pёr kё tё duartrokas?! Kundёr xhaxhait tim….”?!
Ky ishte Henrik Dilo, njё nga djemtё shqiptarё tё martirizuar prej komunizmit, një martir i pashpallur i lirisё dhe demokracisё. Por, sa i mirё qё ёshtё Riku! Nuk po zgjatem nё pafundёsinё e mirёsive tё tij, por po veҫoj vetёm njerёn, e cila ёshtё sintetizuese. Riku, tё vetmen tё ardhur personale, ka pensionin e invaliditetit (invaliditeti prej karriges elektrike.), tё cilin tё gjithin e shkrin pёr “shtigjet” (sebepet e vakitë) nё fshat. Nuk le tё tillё pa vajtur qё nga lindjet, pagёzimet, fejesat, martesat, vdekjet e gjer tek pёrcjelljet e fёmijёve tё bashkёfshatarёve nё shkollё, etj. Tashmё Riku, ёshtё shumё i sёmurё. E gjitha kjo, si pasojё e torturave ҫnjerёzore, qё kaloi nën regjimin barbar komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia.
FUNDI I TRISHTË I NJЁ ARKITEKTI
Tё njёjtin fat si Henriku, pak a shumё, do tё pёsonte edhe vёllai i tij mё i madh, Pirro, i dilpomuar pёr inxhinier arkitekt, i emёruar fillimisht nё Tropojё, pastaj nё kataraktet e degdisjes, Sukth tё Durrёsit, Gjirokastёr dhe, mё nё fund, nё vendlindje-Zagori. A mund ta konceptojnё dot brezat e rinj sot, qё arkitekti tё pёrfundojё tё projektojё godina tё rёndomta?! Ja, ҫ’na kujton kronika e kohës: Pirrua ka projektuar ndёrtime social-kulturore nё qytetin e Bajram Currit: banesa , shkolla, qendra spitalore, punishte dhe, pёr nevoja tё rrethit, ka projektuar ujёsjellsa, si nё Kam – Tropojё, kanale vaditёse, rrugё automobilistike, etj., ndёrtime, të gjitha kёto, jashtё profesionit tё tij, kur ishte kryetar i Zyrёs sё Projektimit nё Rrethin e Tropojёs.
Emёrimi nё Sukth, ishte tejet i detyruar, krejtёsisht jashtё profesionit tё tij.) Por, kjo s’ёshtё asgjё! A mund të përfytyrohet qё, pikёrisht ai-arkitekti, qё, po tё lejohej, do t’i jepte vepra tё bukura arkitekturore atdheut, tё pёrfundonte nё Gjirokastёr, tё flinte nё kupolat e betonta tё Qafёs sё Pazarit, ku tё pёrvёlonte vapa gjatё verёs e, tё grinte egrasia e tё ftohtit gjatё dimrit, e tё mbetej gjithё jetёn e tij pa shtёpi, deri nё sakatim?! Por, edhe kjo ёshtё pak pёrpara fundit tё tij, degdisjes nё vendlindje, jo pёr tё bёrё mure godinash, por pёr tё bёrё kubikё muresh guri, nga gurёt e nxjerrё prej traktorit nёpёr ara, apo nё hapjen e tokave tё reja.
Por, edhe kjo nuk ёshtё gjё pёrpara asaj qё i priste mё tej tё dy vёllezrit, Henrikun dhe Pirron. Do tё punonin tё dy bashkё nga mёngjesi i thellё, deri nё mbrёmje vonё dhe do tё merrnin pёr pagesё 0.07 ditё pune seicili ose, e thёnё ndryshe, me gjuhёn e ekonomistёve tё asaj kohe, 7 pikë. (Njё ditё pune në kooperativë, ishte baraz me 100 pikë.). Duke punuar nё kёtё mёnyrё pёr afro njё dekadё, kur erdhi dita e falimentimit tё kooperativave bujqësore dhe doli lista e ditё punёve totale, mёsuam se shuma e tёrё gjithsej, pёr tё dy kёta “ish-kooperativistё”, kapte shifrёn qesharake; 245 ditё pune dhe dёgjuam prej gojёs sё tyre dramёn, qё kishin pёrjetuar ata pak vite mё parё.
Mesatarja vjetore e ditёpunёve tё njё burri nё kooperativё, ishte 280 tё tilla, kurse pёr gratё, ishte 230 tё tilla, pra, kёta dy burra, punëtorё si ata, nё dhjetё vjet, kishin punuar pak mё shumё se njё grua dhe pak mё pak se njё burrё, nё harkun e njё viti, tё dy bashkё, pёr njё dekadё.) Por, as kjo nuk ёshtё gjё pёrpara asaj, qё vjen mё pas. U jepej detyra nё agim, tё hapnin njё gropё tё madhe, nё fund tё stallave tё dhenve pёr mbledhjen e plehut dhe urinёs sё bagёtive. Nё mbrёmje u thuhej qё; “Nuk u thamё kёtu, por atje, prandaj nesёr do ta mbyllni kёtё dhe do hapni tjetrёn”. I njёjti kurs dhe me kubikёt e gurёve tё traktorit. “S’u thamё kёtu, por atje. Nesёr t’i prishni dhe t’i shpini atje”.
Ato kubikё, qё Pirro i ngrinte sikur do ngrinte ndonjё pallat dhe jo si tё ishin gurё radhiko, qё tё nesёrmen e tyre mund tё merreshin nga njerzit, pёr t’u ulur mё tuje-tёhu, apo nga barinjtё, pёr gjollat e kripёs sё bagёtive. E shumta, mund tё bёheshin mure ledhesh. Njё armatё e tёrё kuadrosh i kalonte nёpёr duar borderotё. Njё bashkёsi e tёrё bashkёkrahinasish, i shikonte ku e si punonin. Por, tё gjithё bёnin heshtjen dhe pajtoheshin me gjendjen. Arrinte puna deri atje, sa dhe fёmijёve tё vegjёl u kallnin frikёn dhe kёta tё thoshnin: “Nuk kalojmё nga rruga nёn shtёpinё e ballistёve, se kemi frikё”!
ZHVARRIMI I NJЁ SHTЁPIE DHE RINGRITJA E SAJ
Kush kalon sot pranё njerёs prej shtёpive tё zakonshme tё Haritenjve nё Nivan, nga brezi im ose, ai para apo pas meje, do tё habitet, kur tё shikojё njё shtёpi madhёshtore, tё ngritur mbi themelet e sё dikurshmes, tё cilёt nuk dukeshin prej mbulimit me baltё. E ngritur prej njё njeriu tё vetёm. Prej tij dhe njё muratori tё zakonshёm tё atyre anёve. Njё heroizёm i rrallё, qё mban emrin e inxhinierit arkitekt, tashmё mbi 70 vjeҫ dhe nё gjendje shёndetёsore tejet tё rёnduar, Pirro Dilo. Brezat e lartpёrmendur, kanё nё kujtesёn e tyre thjesht njё rrёnojё, gati tё mbuluar nga dheu.
Por brezat para tyre kanё parasysh njё saraj tё lartё atje, njё dykatёsh, qё, po t’i shtojmё dhe katin e nёndheshёm, bёhen tre. Njё ditё tё zezё tё kohёs sё egёr të periudhës së komunizmit, do tё vinte aty “Komisari i Kuq” (lexo: i Zi), me njё skuadёr prishёsish dhe do tё fillonin flakuritjen e gurёve e, rrёzimin e mureve komplet pёrdhe, pёr tё prurё ca ditё mё vonё traktorin, i cili do bёnte rrafshimin pёrfundimtar tё godinёs, duke lenё vetёm njё pjesё tё ballesё sё saj. Po, a mund tё prishen shtёpitё…?!
Dhe, ca mё keq, a mund tё prishen veprat e artit…?! Se ajo shtёpi, ishte veper arti, ishte Monument Kulture, qё, nё vend tё mbrohej nga shteti, po shkatёrrohej prej marrisё sё tij. Kjo shtёpi ishte njera prej shtёpive tё Haritenjve, pranё tjetrёs, ku banonin atyre viteve dhe ku banojnё aktualisht, Dilenjtё – Haritenj. (Nё muret e kёsaj tё fundit, revolucionarёt komunistë të papёrmbajtur, sa netё do tё gdhinin, duke u kacavjerrur si merimangat?!)
Ndёrsa shtёpia bazё e tyre, ajo,ku kanё lindur e vdekur Mihal e Petro Harito, ku ka lindur e Zonja e kёtyre shtёpive, qё po bёjmё fjalё nё kёtё shkrim, ka qenё njё mrekulli mё vete, njё madhёshti arkitekturore, jo vetёm pёr kohёt e para, por, qё do ta kishin zili edhe ndёrtimet e sotme, ngritur hijshёm pёrmbi Gurrёn e famshme tё Nivanit, qё, pёr mua, ёshtё i vetmi vend i magjishёm i nivelit turistik, nё gjithё atё pellg tё rrallё natyror. Unё nuk pata fatin ta shoh atё shtёpi, qё, po tё ekzisonte sot, do t’i ngjante njё kompleksi tё vёrtetё hotelier turistik, ashtu si avion, i ngritur pёr fluturim mbi Gurrёn e Nivanit.
Dhe, pse s’e pata atё fat? Sepse komunizmi shkatёrrimtar e kishte rrafshuar atё krejt, mё pёrpara se unё tё rritesha. Siҫ shkatёrroi gjithҫka kombёtare nё trojet tona, nё emёr tё “sё resё”. (Kjo shtёpi ёshtё ajo, nёn strehёt e sё cilёs Sigurimi famёkeq shqiptar, do tё fshihte armё, pёr tё akuzuar mё pas dhёndёrrin e saj, Qirjako Dilon dhe t’ia nёnshtronin atё metodave tё tyre gjakatare.) Del i zoti i shtёpisё, Qirjako Dilo, djali i Profesorit tё nderuar tё Gramatikёs Shqipe, babai i Antigonit, Pirros dhe Rikut e, i thotё Komisarit tё Partisё: “Ҫ’u bёri godina, pse e prishni”?!
Ai i pёrgjigjet me gjuhёn e nepёrkёs: “Si, more, si mund tё lemё nё kёmbё njё ngrehinё tё tillё?! Ҫ’t’u themi tё deleguarve nga Tirana, kur tё na thonё se; e kujt ёshtё ajo shtёpi…”?! Ja, pra, kjo ishte arsyeja, se pse po prishej ajo shtëpi! Ndёrkohё, babё e bir, po rrinin shtrёnguar krahёsh e shpatullash njeri-tjetrit. Kur i pa ashtu, komisari vëren dhe fillon e vjell vrer, duke i thënё Pirros:
“Po ti, more, ҫ’m’i hedh dorёn nё shpatull atij armiku”?(!) Deri këtu arrinte monstruoziteti i atij regjimi, duke ndёrhyrë midis atit dhe birit, ose amёs dhe pjellёs, pёr t’i ndarё ata, nuk ka fjalë që ta përshkruaj këtë mynxyrë! Pikёrisht, atё shtёpi tё pёrdhosur fizikisht nёn dhe, do ta nxirrte nё dritё me thonj e me dhёmbё, Pirro Dilo, ky hero i dy kohёve, i qёndresёs sё djeshme dhe i durimit e palodhshmёrisё sё sotme.
Vetёm me thonj, me fuqinё e skeleteve tё trupit tё tij tё drobitur, punё, qё i hёngri shumё kohё, por qё, mbi tё gjitha, i ka ngrёnё realisht dhjetra vite nga jeta. Qindra metra kub dhe i zhvendosur dhe dhjetra metra kub gurё tё radhitur pёr bukuri e tё klasifikuar nё disa nёnndarje, sipas madhёsisё dhe sipas qёllimit tё pёrdorimit.
Natyrisht, ngrehina nuk mund tё vijё nё parametrat e dikurshёm, tё njё ndёrtimi klasik, siҫ ishte nё ato kohё, pёr vetё mjetet e mangёta materiale e financiare tё gjendjes konkrete nё fjalё, por shtoji asaj projektin e inxhinierit dhe merakun e punёs sё tij, mё thonё se ka dalë njё shtёpi mjaft e bukur dhe mё e bukur do tё bёhet nё tё ardhmen. Por, bukuria mё e madhe e saj qёndron tek ngritja mbi themelet e sё parёs dhe lartimi i atypёratyshёm si dhe tek sfida, qё i bёri rrёnimit diktatorial tё dikurshёm. Vlerёsoni, pra, ҫfarё optimizmi ka ky njeri! Nё prag tё 75-ve dhe pa trashёgimtarё, e fare i vetëm, punon si i ri dhe ngre shtёpi tё re! Memorie.al.
SHBA, 2013
Vijon numrin e ardhshëm