• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur mungonte kuzhinieri i tyre, Mehmeti me Fiqreten, merrnin atë të Vlorës, E.L., se mua s’më donin, por me urdhër, natën e ngjarjes, më thanë t’i bëja darkë edhe mjekut, Ll. Rr., por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e bujshme e ish- kuzhinierit të Bllokut

“Një javë para ngjarjes së 18 dhjetorit ‘81, im atë, e parandjeu vrasjen e vëllait, Mehmetit dhe më tha…”/ Dëshmitë e nipit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu
“Kur mungonte kuzhinieri i tyre, Mehmeti me Fiqreten, merrnin atë të Vlorës, E.L., se mua s’më donin, por me urdhër, natën e ngjarjes, më thanë t’i bëja darkë edhe mjekut, Ll. Rr., por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e bujshme e ish- kuzhinierit të Bllokut
“Mundësia më e madhe, është që vdekja e Mehmet Shehut, të ketë qenë vrasje dhe një version më i pranueshëm, është që ekzekutori, të ketë qenë…”/ Dëshmia e bujshme e profesorit të njohur të Mjekësisë – Ligjore
“Kur mungonte kuzhinieri i tyre, Mehmeti me Fiqreten, merrnin atë të Vlorës, E.L., se mua s’më donin, por me urdhër, natën e ngjarjes, më thanë t’i bëja darkë edhe mjekut, Ll. Rr., por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e bujshme e ish- kuzhinierit të Bllokut
“Mehmet, e lexova autokritikën tënde, por unë kam biseduar gjatë me ty dhe tani s’shoh ndonjë mundësi…”/ Dokumenti i panjohur, tetor’81
“Kur mungonte kuzhinieri i tyre, Mehmeti me Fiqreten, merrnin atë të Vlorës, E.L., se mua s’më donin, por me urdhër, natën e ngjarjes, më thanë t’i bëja darkë edhe mjekut, Ll. Rr., por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e bujshme e ish- kuzhinierit të Bllokut
“Duke ndjekur rrugën që ka bërë predha në trup, në jastëk, batanije dhe deri në dyshek, del se viktima…”/ Dokumentet e panjohura arkivore, me fotot dhe akt-ekspertizën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina

Nga Dashnor Kaloçi 

Pjesa e njëzetepestë

Memorie.al / Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës 31 të Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut dhe poli-agjentit Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë e de-klasifikuar dhe pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota e me faksimilet përkatëse.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Në dosjen në fjalë, përveç dëshmive ne hetuesi të dëshmitarëve apo të pandehurve, gjenden të plota dhe akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, zv/ministri Xhule Çiraku, kryetari i Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Elham Gjika, zv/drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, Lahedin Bardhi.

Në këtë dosje, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje.

Por, edhe pse kemi të bëjmë me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur se si ka funksionuar regjimi komunist i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga dëshmitarët dhe personat e pandehur, që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga disa prej hetuesve të kësaj çështje, (kryesisht pas viteve ’90-të), është bërë e ditur se ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe tortura e dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.

Madje për disa prej të pandehurve të këtij procesi hetimor, konkretisht në rastin e Fiqret Shehut, pyetjet janë hartuar nga vetë Enver Hoxha personalisht (me shkrimin e tij) dhe u janë dërguar hetuesve, nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai (të cilat i kemi bërë publike me faksimilet përkatëse në shkrime të kaluara) dhe të gjitha këto, për të bërë të mundur “zbulimin e grupit armiqësor të poli-agjentit Mehmet Shehu”, me qëllim për të justifikuar vetëvrasjen e tij (sipas variantit zyrtar)!

Në këtë kontekst të paranojës së diktatorit Enver Hoxha, u arrestuan dhe u vunë në bankon e të akuzuarit; Kadri Hazbiu (ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe ministri Brendshëm e i Mbrojtjes), Feçor Shehu (ish-Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Brendshëm), Nesi Nase (ish-ministër i Punëve të Jashtme), Llambi Ziçishti (ish-ministër i Shëndetësisë), Llambi Peçini (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së), Elham Gjika (ish-kryetar i Hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme), Gani Kodra (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe familjes së Mehmet Shehut), Kristofor Martiro (ish-hetues i “grupit armiqësorë të Beqir Ballukut”), Ali Çeno (ish-përgjegjës i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu), Xhavit Ismailaga (ish-berber i Hotel “Dajti”), Idriz Seiti (ish-kolonel i Sigurimit të Shtetit, kryetar në Degët e Punëve të Brendshme në Kukës e Lezhë dhe kryetar dege në Ministrinë e Brendshme, për ruajtjen, sigurimin dhe ekzekutimin e personave antiparti), Lirim Pëllumbi (ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit), Qamil Mane Islami (ish-kolonel në Drejtorinë e Kampeve dhe Burgjeve pranë Ministrisë së Brendshme), Duro Shehu (vëllai i Mehmet Shehut, ish-komisar në drejtorinë e Aviacionit Luftarak të Ministrisë së Mbrojtjes), Fiqret Shehu, bashkëshortja e Mehmet Shehut, me dy djemtë e tyre, Bashkimin dhe Skënderin, etj., etj.

Nga ky “grup armiqësor”, katër të parët (Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini), u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, kurse të tjerët u dënuan me burgime të rënda, nga ku u liruan vetëm në vitin 1991, me përjashtim të Fiqret Shehut, e cila vdiq në burg në vitin 1987, në rrethana misterioze dhe ende të pazbardhura, si dhe djalit të madh të familjes Shehu, Vladimirit, që gjithashtu vdiq në rrethana misterioze ende të pazbardhura, në qytetin e Gramshit, (varianti zyrtar; vetëvrasje), ku ishte internuar me familjen e tij, në janarin e vitit 1982. Për më shumë rreth gjithë kësaj ngjarje, etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBALI I MARRJES NË PYETJE TË QAIML GJELI, ISH-KUZHINIER I DREJTORISË SË PRITJES, QË U DËRGUA TEK FAMILJA KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NJË JAVË PARA NGJARJES SË 18 DHJETORIT TË VITIT 1981, NGA ANA E HETUESVE SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA

                                                               PROÇES – VERBAL

                                                          (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot më datën 9.6…1983, në Tiranë.

Ne, hetuesit e M.P.B., Sokol Koleka dhe Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar, Qemal Gjeli.

  1. Emri, emri i babës, mbiemri: Qemal Mustafa Gjeli
  2. Datëlindja, (dita muaji, viti), 1935 në Kavajë.
  3. Arsimi: 8 klasë (dy të mesme kuzhinier).
  4. Vendbanimi: Lagjja nr. 8, Rruga “Dora D’istria”, Pallati 12/1, Ap. 23, Shk 3. Tiranë
  5. Detyra: Kuzhinier në Drejtorinë e Pritjes
  6. Anëtarësia në Parti: Anëtar Partie.
  7. A është i dënuar: Nuk është dënuar.
  8. Numri i letërnjoftimit: Nuk e ka me vete.
  9. Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K. P., për dëshmi të rreme.

                             FIRMA E DËSHMITARIT

                                 Qemal Gjeli

Në lidhje me çështjen, mund t’u them si më poshtë:

Unë kam gati 21 vjet që punoj si kuzhinierë në Drejtorinë e Pritjes dhe gjatë kësaj kohe, në periudha të ndryshme, kam punuar edhe në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu. Gjatë kohës që kam punuar atje, si nga Mehmet Shehu, ashtu dhe nga Fiqret Shehu, kam dëgjuar vetëm të shara, fyerje dhe ofendime, se ata gjoja nuk na deshnin, me pretekstin se nuk dija të bëja kosin.

Edhe në pritjet zyrtare që bëheshin në Pallatin e Brigadave, etj., vinin ata e, sidomos Fiqret Shehu, që do të kthente dhjetë herë pjatën e gjellës mbrapsht, se nuk i pëlqente! Për çdo gjë Fiqretja bisedonte me Qamil Peshqeshin dhe ai na hiqte vërejtje neve të shërbimit.

Në mjaft raste këto vitet e fundit, kur mungonte kuzhinieri i shtëpisë, Fatmir Gjeli, që unë e kam nip, Fiqretja merrte ta zëvendësonte, kuzhinierin e Vlorës, Eqerem Lulja. Më datën 13 dhjetor 1981, meqenëse Fatmir Gjeli mori lejen e zakonshme, Qamil Peshqeshi më urdhëroi që të shkoja unë atje, megjithëse ata nuk më deshën.

Gjatë kohës që punoja aty, deri ditën e vetëvrasjes së Mehmet Shehut, si Mehmet Shehu, Fiqretja dhe fëmijët e tyre, ishin bërë si pula të lagura. Zakonisht në kuzhinë ishim ne të personelit të shërbimit, vinte shpesh Jonuz Luto, Milto Kostaqi dhe ndonjëherë edhe Ali Çeno.

Dua të them se Ali Çeno me Jonuzin, shkonin shpesh edhe në Shtëpinë e Partisë Nr.1 për të lozur bilardo, kur nuk kishte njeri nga udhëheqja aty. Më datën 17.12.1981, Jonuzi më udhëzoi që t’i bëjë për të ngrënë edhe doktor Milto Kostaqit dhe Llesh Rrokut. Milto erdhi dhe hëngri, kurse Llesh Rroku tha se do të vinte të hante më vonë, se ishte i zënë.

Në këtë kohë ora kishte kaluar 21.00, porse sa ishte me saktësi, nuk e di. Erdhi dhe Farije Koçiaj në kuzhinë, dhe më tha se më porositi Mehmet Shehu, dy kafe t’ja çoj në dhomën e studios, ajo ja bëri kafet dhe ja çoi atje ku ja kishin kërkuar.

Pastaj Farija u kthye dhe meqenëse nuk kishte më punë, me Farijen, ikëm të dy për shtëpitë e tona. Atë darkë unë s’e takova Ali Çenon, dhe deri sa unë isha në kuzhinë, ai s’erdhi aty. Të nesërmen në mëngjes, unë erdha në punë nga ora 6.00 dhe bëra mëngjesin si zakonisht.

Nga ora 8 e ca, erdhi në kuzhinë Jonuz Luto, e na tha i shqetësuar dhe duke bërtitur, se Mehmet Shehu ka vrarë veten.

Për sa thashë në lart, i lexova thëniet, janë të vërteta dhe i firmos. Memorie.al

 Dëshmitari                                                                                     Hetuesit

Qemal Gjeli                                                                      Bashkim Caka  Sokol Koleka

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në varrimin e tij mori pjesë tërë Lushnja dhe pas meshës mortore në Kishën e Golemit, me porosi të Dhespotit të Beratit, Sinodi i Shenjtë, vendosi që...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

Next Post

“Nënkryetari i Degës, Hysen H., shok i babait tim, kreu i oficerëve të Sigurimit, i tha nënës sime; ‘Na beso, kemi detyrë të keqe, aq sa...”/ Dëshmitë tragjike të pjesëtarëve të familjeve çame, Demi, Sejko dhe Ademi

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
“Nënkryetari i Degës, Hysen H., shok i babait tim, kreu i oficerëve të Sigurimit, i tha nënës sime; ‘Na beso, kemi detyrë të keqe, aq sa…”/ Dëshmitë tragjike të pjesëtarëve të familjeve çame, Demi, Sejko dhe Ademi

“Nënkryetari i Degës, Hysen H., shok i babait tim, kreu i oficerëve të Sigurimit, i tha nënës sime; ‘Na beso, kemi detyrë të keqe, aq sa...”/ Dëshmitë tragjike të pjesëtarëve të familjeve çame, Demi, Sejko dhe Ademi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!