• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, February 3, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportive nga Firence

“Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportive nga Firence
“Si më ndiqte Sigurimi dhe çfarë më kërkonte hetuesi im,  për ‘celulën antikomuniste’ e cila…”/ Dëshmia e rallë e ish-të burgosurit politik nga Firenze
“Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportive nga Firence
“Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportive nga Firence
“Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportive nga Firence
0
Shares
4.5k
VIEWS

Nga Namik Mehmeti

Memorie.al/ Ndoshta edhe nuk më takon si gazetar sportiv, të përfshihem në vorbullën e një debati që nis nga Korça, Tirana, Shkodra e deri ne Prishtine. Po replikojnë edhe profesorë, akademikë, politikanë, shkrimtarë dhe gazetarë. Secili ka të drejtën e të shprehurit pa censurë dhe këtë debat e bënë dhe më zhurmëmadh debati tjetër me përmasa diplomatike në mes ‘Ballkan i Hapur’ dhe Kosovës, ose direkt debati ‘Kurti-Rama’.

Po le të shprehem për atë që më nxiti ti kthehem kujtesës dhe të drejtohem drejtë Korçës, qytetit të kulturës europiane.

Kam kaluar ditë të bukura dhe shumë mbresëlënse në mes korçarëve me të cilët kam kalue në Kolonjë vitet e ushtrisë. Më tërhiqnin serenatat, kitarat e mandolinat , këngët të cilat I këndonim edhe në Shkodër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?

“Ashtu si Çubrilloviçi, edhe Gjoko Perin, në qershor 1937, sugjeron transferimin e një pjesë të shqiptarëve të Kosovës në…”/ Libri i ri i publicistit dhe diplomatit të njohur

Asnjëherë nuk më ka rastisë që korçaret të shfaqnin nostalgji për këngët sllave, bile edhe i urrenin ato pasi trashëgonin edhe motive antishqiptare. Aq shumë i urrenin serbët, jo vetëm serbët, por të gjithë popujt e ish Jugosllavisë sa edhe ne shkodranëve, kur shkonim për aktivitetet sportive na shënjestronin “erdhën serbët”.

Ky është një fakt që mund ta argumentojë me shumë shembuj por ai më skandalozi ishte kur ekipi i volejbollit i “Vllaznisë” sapo ishte kthyer nga turneu miqësor në Kosovë në vitin 1971.

Dihet se çfarë ka ndodhur pas atij turneu jo vetëm me ekipin e volejbollit, por me të gjithë ekipet e këtij Klubi Sportiv, të cilat u përjashtuan nga aktivitet ndërkombetare, u përjashtuan drejtues nga Partia, u dënuan me punue në zonat e Dukagjinit e Shllakut.

Dhe njolla që i kishin vënë diktaturës komuniste, se kishin pranuar dhurata dhe ma esktremistja se kishin marrë pjesë në koncertin e dhenë për nder të tyre nga kangëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha, ku në atë natë muzikore me këngë shqiptare ishin kënduar edhe këngë sllave. Pas pak ditëve, ky ekip do të luante në Korçë me Skënderbeun.

Dhe sapo ekipi i “Vllaznisë” kishte hyrë në fushën e lojës, një kor i tërbuar korçar, gjëmoi me thirrjet: “jashtë serbet”, “jashtë titistët”. Volejbollistët shkodranë nuk e pritnin këtë ofendim e sharje, sa e detyruan ish sekretarin e parë të Komitetit të Partisë, Enver Halili, të zbriste nga tribuna e t’i bënte thirrje spektatorëve korçarë, të shfaqnin një qëndrim më dinjitoz, ndaj ekipit shkodranë. Ai e ndërmori atë nisiativë, më shumë, se edhe ai ndihej i ofenduar si shkodran. Ndeshja u luajt sa për sy e faqe, siç thotë një proverb popullor.

Mbas 50 e sa viteve, pyes veten: si korçarët paskan kthyer shijet për këngët sllave, deri sa Bashkia ka guximin e në festën më tradicionale, asaj të Birrës të ftojë një kangëtar i cili simbolizon karieren e tij me këngen ‘Kallashnikov’, armë kjo që vrau me mijra e qindra kosovarë dhe boshnjakë?!

Në fillimet e Demokracisē u ba një përpjekje edhe në Shkodër, bile u afishuan me dhjetra reklama mbrenda një nate, në mënyrë klandestine, në sheshin e Piacës, por ndërhyrja e shpejtë e Bashkisë, e Këshillit të Rrethit, i preu rrugën një shfaqje me këngëtarë malazezë dhe serb, kur Kosova po provonte genocidin e Millosheviçit.

Dihet se në Shkodër janë këndue këngë sllave, dashurie e historike, pa dyshim me theks nacoinalist serb, edhe në kohën Diktaturës. Dhe internimi i një familje qytetare me shumë tradita në lagjen, “Çinari i Hoxhëdheut”, familja e ‘Mësuesit të Popullit’ Hysen Lohja, edhe sot kujtohet nga shkodranët, pasi në dasmën e djalit të tyre, dikush guxoi e dual mbi urdhërat e Partisë, duke këndue këngë sllave.

Aq i vërtetë është fakti që muzika sllave është pëlqyer nga shkodranët, sa në barcaletat që i’u veshën Pal Vatës, ishte edhe ajo, “kur po e shëtitnin nga lagja Kiras, pra nga Zooteknika, kur dëgjoi se nga radiot e qytetarëve muzika sllave që e shoqëroi në çdo hap, u tremë dhe tha: -Ku jam këtu ,bre burra, në Jugosllavi , mos më koritni më Shokun Enver.

Por shkodranët kur i hapën portat kosovarëve pas genocidit të serbit Millosheviç dhe u njohën me barbarizmat që sollen ‘Kalloshnikovët’ e Bregovicit, i dhanë jo vetëm bukën, por më kryesoren, i falën fjalën, buzëqeshjen, muzikën tradicionale të Shkodrës e të Veriut, u banë si vëllazën, e sot e kësaj dite trokasin në portat e njeri tjetrit, duke i gjetur ato të hapura çdo orë.

Nuk e di nëse ajo nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, si nënë, e ka ndjerē në shpirt atë mizori dhe gjakderdhje që shkaktuan ‘Kallashnikovët e Bregoviçit, a ka pasur rast të takojë një nga nënat, motrat e fëmijët që pësuan atë tronditje psiqike e shpirtërore, nga vrasjet, prerjet dhe përdhunimet?

I bindur se jo. Pasi ajo nuk e njeh respektin e dhimbjes!

Po Presidentet amerikan, Clinton e Biden, e kanë ndjerë këtë masakër, ndaj nuk kursyen asgjë për t’i falur Kosovës lirinë, e për të harruar ‘Kallashnikovët’ e Bregoviçit me shokët e tij. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ju tregoj për Tos Baxhakun dhe lidhjet e tij me Bulqizën e bulqizakët, që i donte aq shumë dhe…”/ Dëshmitë e panjohura të kolegut e mikut të tij me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta

Next Post

Kalendari Historik 17 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?
Dossier

“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?

February 3, 2023
“Ashtu si Çubrilloviçi, edhe Gjoko Perin, në qershor 1937, sugjeron transferimin e një pjesë të shqiptarëve të Kosovës në…”/ Libri i ri i publicistit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Ashtu si Çubrilloviçi, edhe Gjoko Perin, në qershor 1937, sugjeron transferimin e një pjesë të shqiptarëve të Kosovës në…”/ Libri i ri i publicistit dhe diplomatit të njohur

February 2, 2023
“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident
Dossier

“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident

February 2, 2023
“Austro-Hungaria, mbrojtësja e shqiptarëve, e mbështetur nga Gjermania, për ta mënjanuar Serbinë nga brigjet e Adriatikut…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Austro-Hungaria, mbrojtësja e shqiptarëve, e mbështetur nga Gjermania, për ta mënjanuar Serbinë nga brigjet e Adriatikut…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

February 1, 2023
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Përveç ndihmës së sulltanit, shqiptarët mund të llogarisnin në favor të tyre kundër serbëve, përkrahjen e Vienës…”/ Projekti antishqiptar ose “Naçertania” e Ilia Garashaninit, ish-kryeministër i Serbisë

January 31, 2023
“Beteja e Kosovës më 15 qershor 1389, për nga rëndësia historike dhe vendi që ka zënë në kujtesën popullore, llogaritet…”/ Projekti ose “Naçertania” ish-kryeministrit serb, Ilia Garashanin

Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 17 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!