• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

Nga Pëllumb Kulla

Pjesa e parë

                                    Parathënia e librit ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                            UNË, LEXUESI I PARË

Gjithashtu mund të lexoni

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

Memorie.al/ Libri që na vjen në dorë është një dëshmi e rrallë dashurie. Është as më shumë as më pak, një përmendore për babanë. Fëmijët e familjes Emiri, prindër të dhemshur dhe ata, ndërmarrin një punë të bukur duke qëmtuar, mbledhur e përzgjedhur një numër të gjërë kujtimesh, përshkrimesh, anekdotash, fotosh për të krijuar një portret origjinal: atë të babait të tyre, Alizot Emirit. Ata janë të ndërgjegjësuar tashmë që babai i tyre nuk është një prind i thjeshtë, nuk është një anëtar familjeje çfarëdo, nuk është një baba i dashur gjithsesi, si miliona e miliona të tjerë. Babai i tyre është një figurë publike, emblemë e një lloji të veçantë, për të cilin nuk janë aspak vetëm fëmijët e tij, ata që e shquajnë dhe që nisin të shkruajnë, ata të parët, në memorialë dhe libra të tjerë.

Arsyeja e veçantisë, për të cilën është shkruar deri tani nga penat më të njohura të letërsisë dhe publicistikës shqipe, është se Alizot Emiri, ky gjirokastrit i mirë dhe i dashur, është bërë i famshëm edhe duke mos qenë fare njeri i pushteteve, hero legjendar, klerik me emër, pasunar i spikatur, artist, apo sportist i famshëm.

Jo, jo…! Asnjë nga këta! Alizot Emiri ishte një qytetar tipik i të tëra vuajtjeve ekonomike, një shtetas kokëunjur që përbuz dhe lufton heshturazi tërë pushtimet ushtarake dhe ideologjike, që kanë rrënuar aq shumë këto viset tona.

Madhështia e kësaj figure, për të cilën është shkruar dhe mbulon faqet e këtij libri të bukur, është të qenurit i afërt me botën e librit. Po, po, një librashitës, për të cilin këtë herë nuk do të përdorim cilësorin i thjeshtë.

Alizot Emiri ishte një përhapës, një promovues, një njohës i thellë dhe i vetëdijshëm i kulturës që rrezatonte dyqani i tij i vogëlth dhe raftet e mbushur e të vendosur në të. Ishte një shitore e pa zhurmshme, si shumë shitore të vendosura brinjë më brinjë në rrugën me kalldrëm, që të shpinte në ‘Qafën e Pazarit’ të qytetit piktoresk të Gjirokastrës…!

Djemtë e personit që është vendosur në qendër të librit, miqtë e mi të vjetër, më dërguan dorëshkrimin dhe me një gjuhë allasoj, në stilin e lëndës ku do të zhyteni dhe ju, më kërkuan të jem lexuesi i parë i librit të tyre, gjë që unë natyrisht e pranova me dëshirë dhe emocion. U ndjeva i privilegjuar e mjaft i nderuar tek më thanë ta prisja këtë shirit që më vunë përpara.

Babai i tyre edhe për mua, që nuk e pata takuar asnjëherë, nuk ish kurrsesi i panjohur fare. Por jo aq i njohur edhe i dashur sa është tani, që përdora një frymë të vetme në leximin e këtyre faqeve. Përveçse, siç thashë, shkruhet për një njeri të përkushtuar në përhapjen e dijes, moralit dhe edukatës, ajo që këtë libër e bën tërheqës edhe më shumë, është se kemi të bëjmë me një lëvrues të humorit.

Këtu hasim një njeri gojëmprehtë që natyra, jeta, vuajtjet dhe leximet e pajisën me një mendje edhe më të mprehtë akoma. Të thënmet, shakatë, truket e tij i patën kaluar me kohë kufijtë e qytetit të gurtë.

E folura e tij e figurshme dhe bile poetike, shpotitë me të cilët sulmonte nëpunësit, shkrimtarët, shokët, pjesëtarët e familjes, duken se gjatë viteve balancuan ferrin e vuajtjeve me parajsën e buzagazit.

Kemi të bëjmë me një arkiv, me një memorial tërë shend. Alizoti është model i hokatarit të stilit; qit e prit. Asnjëherë ai nuk e vononte përgjigjen e thekur, se humbja e kohës i ulte vlerat përgjigjes.

Ai rrezatonte një kulturë të gjerë që i vinte nga kontaktet e shumta me të. Duke pasur për vite të tëra lidhje të shumta me botën e sidomos, me Italinë, duke zotëruar më së miri gjuhën e italianëve, e duke qenë lexues i etur i botimeve të tyre, ai ishte vetiu hapa përpara librashitësve të tjerë, shumë përkthyesve dhe bile, pa teprim, edhe një sërë shkrimtarëve.

Kultura dhe shija e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, përbërë nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë dhe politikanë. Ai zinte një vend të denjë dhe të respektuar në mjedisin e tyre.

Shpesh tipa të tillë, si hokatari ynë, gjykimet sipërfaqësore i klasifikojnë si të lehtë, si joseriozë, shakaxhinj e aq. Në të vërtetë, në faqet e këtij libri, ju do ta gjeni atë në episode tronditës. Janë përleshje të ashpra me të keqen tipike të këtij kombi. Këtu flitet për burgun e pamerituar të Alizotit. Këtu tregohet lufta e tij për bukën e gojës, injektimi i edukatës së punës tek fëmijët, këmbëngulja e tij despotike për rezultate të mira në shkollat e tyre.

Të gjitha këto, janë të thëna herë me humor, herë me paravolira dhe nëntekste të thekura, gjëra që fëmijët që kaluan dekada në shkollën e atit, i kapnin fluturimthi. Tastiera e gjerë dhe e shtrirë e ndjenjave të Alizotit, më preku pa masë me sensibilitetin e rrallë të babait, që mban fëmijët deri në mes të natës të përgatisin kuti kartoni e, t’i shpien të nesërmen, të përfunduara gjatë rrugës për në shkollë.

I biri tregon për një natë, që duke punuar në këmbë, ai, fëmijë i rraskapitur, qe përgjumur dhe ish në rrezik të binte përmbi një thikë të mprehtë. Alizoti u tmerrua dhe e zgjoi të birin, duke e sharë për rrezikun që mund të vinte nga kjo. Djali pranoi se pat fjetur në këmbë, por për ta kaluar e për të krijuar pak atmosferë të gëzueshme, rrëfeu se pat parë një ëndërr. I tha se kish qenë një ëndërr me gjellë restoranti, me ca gjellë të shijshme, gatuar me vaj ulliri.

Por asnjë gaz nuk erdhi nga ajo ëndërr. “Pashë Zoten (Alizotin) – tregon i biri, Shpëtimi, – që po rrinte si i ngrirë me kapëset dhe kutinë në duar. Ndërkohë, pas gjumit, unë po ndërgjegjësohesha. Vura re se po shkëlqenin qelqet e syzeve optike të Zotes…! Nuk ishte shkëlqimi i qelqeve. Sytë e babait ishin njomur! U bëra esëll. U ndjeva fajtor…! Nuk duhej t’ia tregoja atë ëndërr. Nuk ishte faji i tij, që ne ishim të varfër. Pas pakë më thirri: – Lere tani, hajt të biem të flemë, u lodhëm”!

Dashuria e Alizotit për familjen është e pamat dhe kjo i jep librit një ngrohtësi të veçantë. Fëmijët bëheshin shpesh objekt qitje për breshëritë e shpotive të tij. Aq më tepër gruaja e tij, Fetja e dhembshur. Fëmijët kujtojnë mamanë që punonte deri në mesnatë në një rrobaqepësi, teksa një natë, pas turnit, ajo pat hyrë në shtëpi me frymëmarrje të shpeshtuar duke u qarë, se një i panjohur e pat ndjekur nëpër sokakë.

Ajo iu shkreh të shoqit fajtor, që nuk kish dalë ta priste. “Kush ishte ai”? – pyeti Zotia. “Nuk e di, nuk e pashë”. – “E pse nuk e ktheve kokën ta njihje atë maskara?! Aty ku kish drita, të ktheje kokën dhe ai kur të të shihte fytyrën, nuk do të të ndiqte më”.

Vini re mjedisin e gjerë demokratik në familjen Emiri. I ati e pat lëshuar këtë frazë të mprehtë dhe fëmijët e citojnë me krenari. Unë, lexuesi, pata një dyshim dhe nxitova të shoh albumin e fotografive që zbukuron librin.

U lumturova. Bashkëshortja e Alizotit, më pas ndoshta edhe gjurmët e jetës me shumë halle mund të kenë bërë punën e tyre, por duket të kishte qenë mjaft e hijshme në rininë e vet. Ajo mirëpriste thumbat e të shoqit, mjaft që në fëmijë të mos fashitej gazi. Por unë nuk kam ndërmend aspak të vazhdoj t’u heq kureshtjen të tjerëve…! Le të flas pak për punën e autorëve…

Stili i të treguarit është i rrjedhshëm dhe elegant, një stil i denjë për figurën që trajtojnë. Duke përgëzuar autorët-bij, ngul këmbë se unë po vazhdoj të ngre lart figurën e Alizot Emirit. Në faqet e këtij libri bën ferk thjeshtësia, shija e përzgjedhjes të gojëdhënave të panumërta nga thesari i babait.

Një fllad vetë-ironie fryn tej e mbanë rrëfenjave të tyre. Shembull i bukur ilustrues është një episod, kur babai shkon në korridoret e universitetit, për të pyetur për rezultatin e provimit të njërit prej djemve dhe aty takon shoqet e kursit të djalit.

Në shoqëri me to, Alizot Emiri shkëlqen me hokat dhe batutat e kripura. Që nga ai çast e deri në mbarim të studimeve, djalit nuk iu ndanë asnjëherë femrat. Falë baba Zotes! Djali tjetër duket sikur psherëtin, kur shkruan: “Eh! Babai nuk më erdhi asnjëherë në korridoret e fakultetit tim”!

Në disa kapituj tregimi i ngrohtë i lojërave fëmijërore merr trajtat e një narrative alla-Tom Sojer, të Mark Tuenit. Lojëra plot të papritura, mbushur me fantazi dhe zbukurime dekorative që mbështesin gjasmet e çiliminjve. Duket sikur këta kapituj qëndrojnë më vete, ngaqë Zotia futet rrallë në skenë, por prania e tij ndihet fort.

Është pikërisht një tjetër meritë e tij, që vogëlushët, bij dhe nipër, shfaqnin atë begati imagjinate. Më vete qëndrojnë edhe episode ku bie në sy ngulmimi i atit për edukimin e pjellave të tij me ndjenjën e punës dhe me nderimin e duhur për njerëzit që derdhin mund e djersë.

Askujt më mirë se këtyre bijve me kujtesë të mahnitshme nuk do t’u kishte hije që këtë libër ta bënin, siç e kanë bërë, një radhua mirënjohjesh për njerëzit e mrekullueshëm të Gjirokastrës, qytet që duket sikur ofron bujarisht gurët e tij për këtë përmendore që ata po ngrenë për prindin e tyre të paharruar.

“Kemi shkruar ca faqe, – më shkruajnë miqtë e mi autorë të librit, në letrën e tyre të bukur që shoqëronte dorëshkrimin, – që po të renditen, trashen sa për një libër. Bile ne pretendojmë se ato janë me humor…! Përveç kësaj, humori nuk është i yni. E kemi të marrë.

Nuk do të ketë konflikt për të drejtën e autorit. Autori nuk jeton më! Nga ju nuk na del llafi për këtë hile”. Dhe, siç e patë, unë u mundova që të mos u dalë!  “Mbahu i dashur, kurajo! – më thonë ca më poshtë. – Ne se ke kohë për të humbur, po të ndihmojmë ne”.

Modestë, sa nuk mban më! Por u gabuan tërësisht dhe ndodhi ajo që ata në të vërtetë besonin: lexuesi i parë e përfundoi librin duke qeshur, duke ua cituar shokëve, që gjatë leximit rastisnin t’i ndodheshin pranë. Vë bast se kjo gjë do të ndodhë edhe me ju. Dhe a mund të quhet humbje kohe, kjo?/ Memorie.al

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh...”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

Next Post

Kalendari 06 Shkurt 2026

Artikuj të ngjashëm

“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

March 6, 2026
“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe
Dossier

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

March 5, 2026
“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

March 3, 2026
“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
Next Post
Kalendari 01 Shkurt 2026

Kalendari 06 Shkurt 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme