• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Përse ish-partizani i çetës së Pezës, s’pranoi të dilte nga burgu, kur i’u komunikua lirimi…”?/Kujtimet e Gëzim Peshkëpisë

“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Klithma e një nëne
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al/publikon kujtimet e panjohura të ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia, me origjinë nga Gjirokastra dhe me banim në Gjermani, ku ai kujton dhe përshkruan me detaje dhe hollësi disa prej ngjarjeve dhe historive të bashkëvuajtësve të tij, në kampet e burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, si: profesor Ismail Farka, Shefqet Kau, Eqerem Kavaja, Shaban Reçi, Halil Laze, Seit Bathorja, etj., me të cilët ai kaloi vite të tëra gjatë vuajtjes së dënimit, si dhe hetuesit, oficerët, kapterë dhe policët që shërbenin në ato “reparte riedukimi”.

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Kujtimet e Gëzim Peshkëpisë?

Kur e pyesnim për gjyqet shoqërore demaskuese ku Seiti kishte marrë pjesë si anëtar, ai tregonte: “Çfarë gjyqi mor burazer! Ajo është punë koti. Unë kam pas qenë zgjedh ndihmës gjyqtar. Kryetari vente dorën para gojës, demek se po folte në vesh të ndihmësve, e pastaj i drejtohesh sallës: Trupi gjykues vendosi…! Vallahi se e kisha thanë një llaf or byrazer. Vetëm një herë në fillim e hëngra kur s’e dijsha hilen e kryetarit e i thashë: Urdhëro! Kurse ai ma priti: pësh-pësh-pësh dhe më tundi kokën. E pra ta dish me siguri se edhe kryetarit ja bijnë shkresën gati vetëm me e lexue, se edhe atij i’a bajnë të tjerët në vesh pësh-pësh!

Le po më doli dhe prokuroria e më thonte: jo fishekët kështu e jo ashtu. Hajde babë t’kallxoj arat! Rij oj gocë, i thashë, se s’ke haber prej fishekëve ti! Fishekët kanë qenë për pushkë gjermane. Se kam pas unë njëzet lloj fishekësh! (Seitin e kishin dënuar edhe për armëmbajtje pa leje). Ama kam pas nja dy bumje inglizi, të verdha flori! I kishin provue më tha kryetari dhe kishin plas të dyja. S’mbasha mall të keq unë or byrazer. Me të thanë: një grusht flori, apo një kobure, cilën merr o Seit? – Koburen mre, ajo të shpëton nderën, të zbardh faqen! Paren s’e ha as qeni!

Kur iku Zogu, gjithë mileti u turr brenda në pallat e vodhën çfarë mundën. Edhe sot e kësaj dite gjen në Sauk e Bathore pjata biluri me kapelën e atëhershme. Kurse unë baj e merr pushkë. Çdo rrugë nga 6 copë i çojsha në pyll. Unë gjithë jetën teme armë nëpër duer, e ata më dënojnë me armë me leje e Haxhihason (agjitacion) pa program (propagandë)! Gajle madhe fort! Shif more, këta kanë fut edhe këtë brenda! Seiti shtriu krahun e plagosur në drejtim të një devolliti. A vjen gjë prej këtij që ngeli duke më thënë, se i hanë duert për punë?

Këtij jepi qyrkun në dorë, e hajt udhë e mbarë! Seiti preokupohesh për vajzën e tij 16 vjeçare se “kishte mendje të keqe”. Kam frikë se po më vret ndonjë prej dëshmitarëve. Dylberja asht si çun, të merr gjak në vetull! Mbas një pauze shtonte: Si s’po e bijë Refin (Estref Kërçikun) xhanëm. Ai asht çapajev!” Seiti e kishte fjalën për Estrefin i cili ndër të tjera kishte thënë fjalë jo të mira për një nga udhëheqësit kryesor të Partisë.

Seiti ishte alarmuar, kur kishte dëgjuar akt-akuzën e Estrefit, prandaj më thoshte: “Vallahi, ishin llafe të rënda fort. Pastaj qeshte hi, hi, hi, më tërhiqte veçan e duke më shtrënguar krahun fort më pëshpëriste. Vazhdonin qyfyret me “spec”. E sheh këtë, thonte Refi duke treguar Toninin. Ky ka qenë ordinanca i një prej anëtarëve kryesorë të Byrosë Politike. Ky e ka pa me sytë e vet filan ministër, me me filan anëtar të Byrosë duke ba atë punë! Bile po s’besove pyet edhe Takun (Spartak Ngjelën) çunin e Kiço ministrit”.

Taku hynte në lojë dhe e qeshura jonë s’kishte të pushuar. Shpesh thonin: Nënat tona qajnë ditë e natë për ne, kurse këtu qeshet a thua se jemi në estradë. Ishim të profesioneve të ndryshme. Kishte inxhinierë, oficerë, profesorë, juristë, ekonomistë me një fjalë nga sfera të ndryshme.

Kishim dhe Halil Lazen (shkrimtar) por kishte dhe zanatçinj e deri analfabetë si Seiti që s’kishin haber fare nga politika. Në maj u ndamë nëpër kampe. Në fillim iku Seiti i lidhur përdore me Shabanin (Reçin) që ishte ende me rroba oficeri pa spaleta. Seiti ndihesh i pezmatuar sepse u nda nga shumë shokë. Mbas një jave u pamë përsëri në të njëjtin repart, por Seit i dëshpëruar mjaft që s’i kishin prurë Refin.

Kampi shtesë i burgut

Kampi i Ballshit të linte përshtypje, sepse kishte marrë pamje kantieri. Po shtohesh një rresht kapanonesh. Shenjë e keqe kjo sipas të burgosurve të vjetër. Ndërtim donte të thoshte vazhdim i valës së arrestimeve. Fjalimet e diktatorit dhe klanit të tij ishin të ashpra e kërcënuese. Ata lëshonin rrufe mallkimi mbi armiqtë e çfarëdo ngjyre dhe bënin thirrje për forcimin e vigjilencës. Lufta e klasave po zhvillohej me një hov të paparë në të gjitha sferat edhe brenda partisë. Seiti shëtiste sytë sa tek njëri e sa tek tjetri, për të peshkuar ndonjë shpresë sado të vogël, por më kot…!

Propaganda tensionohesh. Shqipëria do shpallesh Republikë Popullore Socialiste. Shpresa për amnisti tek të burgosurit nuk shuhesh. Të burgosurit ndaheshin në dy parti: optimistët dhe pesimistët. Seiti bënte pjesë tek militantët e flaktë të partisë së optimistëve. Të gjitha “lajmet” që grumbullonte vinte e ja thoshte Nexhos (Nexhmi Ballkës) e Shabës. Në qoftë se nuk i bëje qefin me ndonjë lajm apo koment pozitiv për një mundësi falje, ai të zemërohej seriozisht. Një mbrëmje po shëtisja me Shabën dhe Malin (Ismail Farkën). Ishte koha ndërmjet çajit të darkës dhe apelit të fundit të ditës.

Seiti po shëtiste me një nga ish-ministrat e Enver Hoxhës, ish anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Seiti e shikonte drejt e në sy dhe i tundte kokën në shenjë miratimi. Kjo shëtitje vazhdonte për afro një orë e gjysëm. Ndërkohë ra çanga dhe u krijua rrëmuja e zakonshme sepse secili kërkonte rreshtin e tij dhe shokun e apelit. Seiti u drejtua nga ne të tre. “Hë- i tha Ismaili a kemi ndonjë gjë?” – Çfarë të kesh more, ja priti Seiti, vallahi bëj habi se çfarë budallenjsh paskemi pasun në krye!

Se ç’më ngatërroi tarallaku: tapa, tapa, tapa (e kishte fjalën për etapa). Tashti që bahet Partia (donte të thoshte Shqipëria) socialiste! Ne do të lirohemi o byrazer, këtë di me ju thanë”. Shpesh e ngacmonin Seitin me kujtimet e kohës së Luftës. Ai i përshkruante ato me një sinqeritet me plot naivitet lavdëronte Bazin e Canes, Mustafa Gjinishin dhe Shyqyri Pezën. Kishte qenë prezent edhe në Konferencën e Pezës. Ja si shprehej ai për të: “Kush ja fuste m’pordhë Enverit or byrazer! Aty ju dëgjonte fjala vetëm Abaz Kupit, ai ishte hem i gojës hem i gishtit”.

Seiti vullnetar në burg?

Ditët e javët rrokulliseshin. Çdo herë që Seiti kishte takim  ishte epiqendra e të gjithë të burgosurve. Fjalët e tij komentoheshin, analizoheshin sikur të ishin të një filozofi sepse i kishte thënë Myslym Peza me të cilin familja e Seitit nuk i kishte prerë marrëdhëniet. Fjalët e Myslym Pezës merreshin për ekuivokë, pozita e tij si nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor merresh si e vërtetë.

Këtë e bënin dhe njerëz të zgjuar e intelektualë, të cilëve burgu u kishte hequr buonsensin. Më së fundi erdhi falja e shumë pritur për ish-partizanin (nga Kuvendi Popullor) dhe ngjau ajo që s’kish ngjarë ndonjëherë në burgjet e Shqipërisë, e ndoshta edhe më tej…!

Seitin e thirrën jashtë në zyrat e komandës. I komunikuan lajmin. Pastaj komandanti i burgut ja “thjeshtoi” përmbajtjen: Që tani o Seit je i lirë. Meqë është vonë e s’ka tren, do të përcjell deri në Ballsh që të flesh në hotel. Nesër herët, nisu me trenin e parë për Tiranë. A ke ndonjë gjë për të thënë? Zakonisht kjo pyetje bëhesh për të nxjerrë me grep formulën që kërkonte rasti:”I faleminderit Partisë, e cila vuri dorën në zemër…”! Seiti e shikoi komandantin në sy dhe i thotë: Kam një lutje shoku komandant por s’di a do të ma plotësosh?

– Fol! – Shoku komandant, po deshe të lutem më lejo të rri dhe sonte këtu në burg me shokët. Dua të bisedoj e të ndahem me ta. Komandanti Sami Kamberi me origjinë nga Peshkopia u step. Ai kishte një jetë që merresh me këto punë. Një gjë të tillë s’e kish dëgjuar ndonjëherë, megjithatë i tha: “Po të bëri vaki ndonjë gjë o Seit, a e di se unë mbaj përgjegjësi sidomos tani që je i lirë”!

Jo, zoti komandant, nuk do të bëjë kurrgjë vaki se unë s’kam hasëm këtu”. Seiti duke qenë i lire, fjeti në burg atë natë! Shqipëria dhe jashtë burgut, ishte njësoj e rrethuar me tela. Kështu bëri emër në historinë e kampeve e burgjeve, ish-partizani me zemër të madhe, fshatari analfabet i dënuar për (…atë që s’e thonte dot) Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor!/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 14 Dhjetor

Next Post

Fotot e panjohura / “Kur Ramiz Alia, Kadri Hazbiu, Aranit Çela dhe gjeneralët e Ministrisë së Brendëshme, inaguronin stadiumin “Dinamo” të kryeqytetit, ku…”

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
Fotot e panjohura / “Kur Ramiz Alia, Kadri Hazbiu, Aranit Çela dhe gjeneralët e Ministrisë së Brendëshme, inaguronin stadiumin “Dinamo” të kryeqytetit, ku…”

Fotot e panjohura / “Kur Ramiz Alia, Kadri Hazbiu, Aranit Çela dhe gjeneralët e Ministrisë së Brendëshme, inaguronin stadiumin “Dinamo” të kryeqytetit, ku…”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!