• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, August 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Koçi Xoxe na urdhëroi që kosovarët t’i dorëzoheshin jugosllavëve, ne se pritëm mirë këtë urdhër dhe nga informatat, disa të riatdhesuar…”/ Raporti i Zoi Themelit, për ‘Masakrën e Tivarit’, prill 1945

“Natën e 23 nëntorit ‘44, te Monopoli i Duhanit në Tetovë, UDB-ja ekzekutoi rreth 300 shqiptarë të pafajshëm nga…”/ Historia e panjohur e masakrave ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Koçi Xoxe na urdhëroi që kosovarët t’i dorëzoheshin jugosllavëve, ne se pritëm mirë këtë urdhër dhe nga informatat, disa të riatdhesuar…”/ Raporti i Zoi Themelit, për ‘Masakrën e Tivarit’, prill 1945
“Para pushkatimit, shkuam e gjithë familja në burg dhe kur po ndaheshim, ai na tha…”/ I biri i Koci Xoxes, tregon historinë e panjohur të babait dhe raportet me Enverin
“Natën e 23 nëntorit ‘44, te Monopoli i Duhanit në Tetovë, UDB-ja ekzekutoi rreth 300 shqiptarë të pafajshëm nga…”/ Historia e panjohur e masakrave ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi
“Unë isha ministër i Brendshëm kur u bë Masakra e Tivarit, ja tregova Enverit dhe ai…”/ Dëshmia e Haxhi Lleshit dhe dokumenti sekret, ku Hoxha ia ‘faturoi’ Koci Xoxes

Nga Kastriot Dervishi

                          1945/Masakra e Tivarit, të mbijetuarit në Shqipëri iu dorëzuan jugosllavëve

Memorie.al / Dy raporte të shefit të Seksionit të Mbrojtjes së Popullit, Zoi Themeli, sjellin dëshmi për atë që ngjau me rekrutët shqiptarë gjatë kohës që ishin në territorin e shtetit shqiptar. Autoritetet komuniste të kohës, në rolin e spektatorit nga njëra anë dhe të ndihmuesit ndaj agresorëve jugosllavë, nuk kanë bërë asgjë për të siguruar jetën e këtyre rekrutëve, por kanë kërkuar të bëjnë dorëzimin e tyre. Ajo që bie në sy menjëherë tek raportet e Zoi Themelit, janë gafat e rënda në krye të shkresës, teksa në vend të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, shkruhej “Ministria e Mbrojtjes së Popullit”.

Emërtesa e kohës ka qenë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. Në informacionin përkatës pasi shpjegohen ngjarjet që kanë ndodhur i kërkohet qendrës, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, që të sqarojë, në duhej apo jo që kosovarët e arrestuar tashmë, t’u dorëzoheshin jugosllavëve. Në plotësim të informacionit të lënë përgjysmë, vetë Zoi Themeli, në deklaratën e dhënë në procesin ndaj Koçi Xoxes, e ka pranuar se jugosllavëve u janë dorëzuar të gjithë “dezertorët” kosovarë. Më poshtë tre informacione.

Gjithashtu mund të lexoni

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

                                                                 ***

Ministria e Mbrojtjes së Popullit

Seksioni i Mbrojtjes së Popullit

            Krahina III

                                                Shkodër 3 prill 1945

                      Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Tiranë

Në datën 2 prill në orët e mesnatës dhe pikërisht aty nga ora 1:10 (ora e paqartë në shkrim – shënim), ndërsa partizanët jugosllavë po transportonin një numër prej 1.500 kosovarësh në anën tjetër të Bunës, për t’i çuar në Mal të Zi, megjithëse ishin urdhëruar të rrinin përdhe pa lëvizur, një kosovar u tërhoq në buzë të Bunës dhe pastaj u hodh në ujë dhe filloi të notonte me qëllim që të ikte.

Përnjëherësh rojet e diktuan dhe i shtinë me pushkë dhe me bomba. Kosovari që u hodh në lumë, nuk u pa më.

Mbas kësaj, rojet jugosllave të inatosur nga kjo gjë, u tërhoqën mbrapa dhe pa arsye, filluan të shtinin në turmën e kosovarëve, të cilët ishin ulur dhe po rrinin pa lëvizur. Në këtë goditje u vranë 7 veta (ndër ta një jugosllav) dhe u plagosën 13 të tjerë (ndër ta prapa një jugosllav).

Gjithsej arrijnë kështu 18 kosovarë të vrarë dhe të plagosur dhe 2 jugosllavë. Të gjithë këta, si kosovarët dhe jugosllavët, u vranë prej partizanëve jugosllavë.

Një vepër e këtillë tregon urrejtjen që ushqejnë këto dy palë ndërmjet tyre dhe aq më keq trajtimin e keq, që u bënë jugosllavët kosovarëve.

Shtojmë se shkaktarët e kësaj ngjarjeje, janë vetë jugosllavët, të cilët kanë shtyrë pa të drejtë mbi turmën e kosovarëve.

Shefi i Mbrojtjes së Popullit të Krahinës III

                                 Zoi Themeli

 ***

 

Ministria e Mbrojtjes së Popullit

Seksioni i Mbrojtjes së Popullit

       Krahina III

                                     Shkodër, 5 prill 1945

                             Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit

                                                  Tiranë

Si ju kam lajmëruar me radiogram, më parë për ngjarjen e Tetovës, po ju dërgojmë edhe disa sqarime të tjera.

Dje, rojet e Brigadës II-të Mbrojtjes së Popullit, kanë qenë te ura e Bunës dhjetë (10) kosovare, të cilët kishin ikur prej Tetovës dhe vinin këtu. Kur i morën në pyetje këta, ne u përgjigjëm kështu: “Gjatë gjithë rrugës, që neve jemi nisur prej Kosove, jugosllavët na kanë munduar dhe na kanë rrahur. S’na linin të pinim as ujë rrugës.

Kur shkuam në Tivar, na futën në një rrugë të ngushtë ku na kishin radhitur për katër; në këtë kohë, ndërsa neve po çlodheshim, dëgjuam të kërcasin disa pushkë, bomba dhe mitraloza nga të gjitha anët dhe që na shtinin neve. Neve, na u duk si një e papritur dhe s’dinim se ç’po ngjiste dhe përse po na vrisnin.

Në këtë kohë shokët që kishim përpara dhe mbrapa po vriteshin, ne u turbulluam dhe s’pamë gjë tjetër se ç’ngjante, por ikëm nga mundëm. Nga kodrat dhe nga shtëpitë na shtinin neve që po shkonim.

Të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë janë 500 veta. Të shpërndarë fare pak, kurse të vrarë dhe të plagosur janë shumë.

Gjithashtu shtojmë se kur ishim në Kosovë, një pjesë prej nesh që kishte parë, mundën të ikin duke iu dhënë partizanëve dhe këta liroheshin, duke i nxjerrë të sëmurë.

Sjelljet e këtyre partizanëve jugosllavë i keni vënë re dhe në ngjarjen e këtushme, që u bë më 2 prill 1945, ku u vranë e u plagosën 18 veta dhe me sa kemi zbuluar ne, ata janë vrarë kot.

Pra, që të gjitha këto ngjarje që janë me kaq rëndësi që kanë ndodhur midis partizanëve jugosllavë dhe të mobilizuarve kosovarë, neve jemi vënë në dyshim se midis partizanëve, do të ketë shovinistë serbo – mëdhenj të cilët, mundohen që të përçajnë popujt e t’i bëjnë këta, që urrejnë për vdekje njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër i japin rast reaksionit të brendshëm dhe të jashtëm, që t’i vëzhgoja dhe të ketë se ku të kapet. Me sa kemi parë dhe kemi menduar neve, të kuptojmë në këtë mënyrë.

Tani na lajmëroni për këta kosovarët që kemi kapur, t’jua dërgojmë jugosllavëve, apo t’i shoqërojmë neve deri atje.

Na njoftoni për këtë.

Shefi i Mbrojtjes së Popullit të Krahinës III-të

                      Zoi Themeli

***

Deklarata e Zoi Themelit në procesin hetimor ndaj Koçi Xoxes, prill 1949

Nga mesi i vitit 1945 jugosllavët, duke shoqëruar një numër kosovarësh të mobilizuar për në Mal të Zi, i vrisnin në masë rrugës, pa patur faj. Nga ky veprim disa kosovarë mundën të iknin dhe të dorëzohen në organet tona, duke u kërkuar mëshirë dhe mbrojtje për të shpëtuar kokën.

Ne, duke parë këto veprime antinjerëzore, kemi vënë në dijeni me telegrame e shkresa, drejtorinë e Sigurimit dhe kemi sugjeruar që të shpëtuarit të mos u jepeshin jugosllavëve, se do t’i vrisnin.

Njëkohësisht kemi kërkuar të vihej në dijeni qeveria jugosllave, pasi ne kujtonim se bëheshin pa dijeninë e saj. Mirëpo Koçi Xoxe na urdhëroi që kosovarët t’i dorëzoheshin jugosllavëve. Ne nuk e pritëm mirë këtë urdhër. Nga sa jemi informuar, disa nga të riatdhesuarit, kanë gjetur vdekjen në Jugosllavi./ Memorie.al

Zoi Themeli

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj

Next Post

“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Artikuj të ngjashëm

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974
Dossier

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

August 17, 2026
“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur
Dossier

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

August 17, 2026
“Nuk ka asnjë informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë, me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…”/ Dëshmia e rrallë e historianes greke, Elefteria Manda
Dossier

“Kur autoritetet greke filluan shpërnguljen e çamëve për në Anadoll, Musa Demi, Ymer Çapari e Xhevat Merushi u burgosën, pasi kërkuan…”/ Historia e trishtë e popullsisë çame në Greqi

August 17, 2026
“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek
Dossier

“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek

August 14, 2026
“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in
Dossier

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

August 13, 2026
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”
Dossier

“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

August 12, 2026
Next Post
“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme