• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë

“T’i mirëmbajmë ‘Shtëpitë publike’ dhe të hapim të tjera” / Viti ‘34, kur gazetat e Monarkisë së Zogut u kërkonin bashkive më shumë…
“T’i mirëmbajmë ‘Shtëpitë publike’ dhe të hapim të tjera” / Viti ‘34, kur gazetat e Monarkisë së Zogut u kërkonin bashkive më shumë…
“T’i mirëmbajmë ‘Shtëpitë publike’ dhe të hapim të tjera” / Viti ‘34, kur gazetat e Monarkisë së Zogut u kërkonin bashkive më shumë…
“T’i mirëmbajmë ‘Shtëpitë publike’ dhe të hapim të tjera” / Viti ‘34, kur gazetat e Monarkisë së Zogut u kërkonin bashkive më shumë…
“T’i mirëmbajmë ‘Shtëpitë publike’ dhe të hapim të tjera” / Viti ‘34, kur gazetat e Monarkisë së Zogut u kërkonin bashkive më shumë…
“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë

Nga FATMIRA NIKOLLI

Memorie.al / Ato, qenë femrat që argëtonin bejlerët e Tiranës: ‘koketat’ e dëshirueshme, gjithnjë të pëlqyeshme, prehja e pasanikëve. I tërhiqnin lehtësisht drejt mëkatit, i ftonin në çaste të hareshme, i nënshtroheshin fuqisë së tyre e i nënshtronin me përkëdhelitë e veta. Ato, qenë ‘mantenutat’ me damka turpi, që ditën përgojoheshin sokakëve e natën iu gëzoheshin kënaqësive erotike. Ato, femrat e mjera e të pangushëllueshme, e thyenin zotnillëkun e djemve dhe burrave që iu jepeshin për ndonjë çerek frënge ari, porse thyenin njëherësh krenarinë e tyre, trupin e nëpërkëmbur nëpër krevate, me meshkujsh erë raki.

Femra të bukura, të ëmbla, të trishta, të vuajtura, thellësisht të përulura, mjerisht të varfra, ngërthyer prej fatit në një udhëkryq mëshire, mbijetese, dhune e herë-herë harrese. Të pa shtrënguara të qëndrojnë me të njëjtin mashkull, por të detyruara të shkojnë me shumë të tillë.

Fatos Baxhaku e Klodiana Kapo, në librin e tyre, sjellin histori të strukura në arkiva e rrëfime të harruara jetësh njerëzore, në një botim titulluar “Gra të përgjithshme. Histori prostitucioni shqiptar në kohën e Zogut”, (Shtëpia Botuese “DITURIA”).

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

Kur gërmimet në arkiva zunë të habisnin gjithnjë e më shumë dy autorët, u mor vesh qartazi se prostitucioni në Shqipëri, jo vetëm që pat ekzistuar, por madje që dokumentuar në mënyra të ndryshme (e shekuj të ndryshëm), sidomos në qytetet kryesore, diku pranë familjeve të mëdha.

Libri, përmbledh ligje dhe rregullore, raporte policësh, spiunësh gjithfarësh, ankesa krye-pleqsh, kallëzime të anonimëve përgjimtarë e ziliqarë, histori çengish të lodhura, fate grash të huaja që zhduken po aq befas sa kanë ardhur, zullume të dehurish, që ngatërronin portën e shtëpisë publike…!

Autorët na sqarojnë prej fillimit, se një nga telashet e librit ka qenë gjuha e përdorur në korrespondencën zyrtare të kohës dhe terminologjia shumë e larmishme, dhe shënojnë se; “Kurvë, grua e përgjithshme, prostitutë, çengie, grua qejfi, grua e përdalë, bordello, kuplara, prostitucion, burdelizëm, shtëpi e përgjithshme, shtëpi publike, drejtori, pronari, i zoti i shtëpisë publike, burdeltari, të gjithë këta terma ndeshen paralelisht thuajse në të njëjtën periudhë”.

Gjithë historitë e këtij libri (që po t’jua vënë re në duar nursëzët, mund t’ju shohin shtrembër), përfshijnë më së shumti histori të viteve 1922-1939, ‘epoka zogiane’, kohë kur Ahmeti ishte ministër të Brendshëm, kryeministër e në fund Mbret.

“Rregullorja e kurvënies”

Në 1938-ën, Bashkia e Tiranës kishte të regjistruara 5 bordello, 71 gra publike, nga të cilat, 5 greke, 2 jugosllave, 2 franceze dhe 62 shqiptare. Në një dokument të kohës, sipas Fatos Baxhakut, thuhet se: “Janë zanë tue ba kodoshllëk e tue majt ndër shtëpia gra me qëllim prostitucioni, 13 persona…”!

Kjo e dhënë vjen shumë vite pasi prostitucioni në “Shqipninë mretnore” qe ligjëruar, me miratimin e “Rregullores së kurvënies”. Kjo, pat ndodhur në vitin 1922, kur Ahmet Zogolli, sapo ishte ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm, në qeverinë Xhafer Ypi.

Nëse shqiptarët e kohës i quanin ato femra “gra të përgjithshme”, “të përdaluna”, “gra botore”, Ahmet Zogu i ‘thirri’ thjesht “kurva”. Qeveria e kohës, duke marrë shkas prej nismës së matjanit, miratoi një rregullore me 26 nenesh, që u njoh si “Rregullore mbi rregullimin e kurvënis”, siç shkruan Baxhaku, përkthim i një rregulloreje që ishte në fuqi në Sarajevë, gjatë pushtimit austro-hungarez.

Baxhaku shkruan se në të përcaktohej se kush i jep lejet për ushtrimin e profesionit, se si dhe ku duhet të jenë Shtëpitë Publike, detyrimin për t’u vizituar dy herë në javë nga mjeku i bashkisë, detyrat dhe detyrimet e “drejtorit të Shtëpisë Publike”, ndërsa thekson se; “kurvat” duhej t’i jepnin bashkisë taksën mujore prej 2 frangash ari (pagesa bëhej tek Policia Bashkiake), por për të shmangur korrupsionin, prostitutat nuk lejoheshin të paguanin vetë mjekun.

Letra të trishta

Fatos Baxhaku e Klodiana Kapo, autorët e librit “Gra të përgjithshme. Histori prostitucioni shqiptar në kohën e Zogut”, kanë sjellë në të edhe copëza prej letrave të këtyre grave të trishta. “Ato të tria, Caja e Vakut, Fizja e Mimit të Vogël dhe Fahrija e Sefës, duhet të kenë shkuar bashkë tek avokati atë mëngjes marsi të vitit 1922. Të tria çengi me famë ‘n’Tironë’, të tria nga lagjja ‘Tabakë’, të tria me nga një hall të ndryshëm, por të ngjashëm.

Disa ditë më parë policët kishin trokitur derë më derë, duke ia dreqosur gjumin e thellë të mëngjesit, që atyre u pëlqente aq shumë. ‘Duhet të shkoni në bashki që të regjistroheni, pastaj dy herë në javë te doktori për vizitë dhe do paguani taksën, përndryshe ju presin këto’, kishte lëmuar lehtë një polic mustaqelli një palë pranga të rënda. Kërkesat që kanë mbërritur nga tri çengitë deri në Ministrinë e Brendshme, mbajnë një datë, 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të “Rregullores së kurvënies”.

Caja, që ende mbahej mirë shyqyr Zotit, kërkonte vetëm të regjistrohej si gjithë të tjerat e, të mos kishte telashe më mbrapa. Fizja kërkonte pikërisht të kundërtën, që të çregjistrohej…! Hallin më të madh e kishte Fahrija. Kjo e kishte vajzën në burg. E kishin ndaluar me akuzën se ushtronte prostitucion të paligjshëm.

Në lutjen e saj, Fahrija e shkretë betohet se që prej asaj dite vajza, që në lagje njihej si ‘Nazja e Fahries’, nuk do të bënte më zullume, por do bënte si do bënte e do gjente punë diku si shërbyese. Pastaj, si do ta festonte ajo Bajramin pa Nazen e saj si shpirt”?! – shkëpusim nga libri.

Kur mosha i vinte përfund, e ditët ngryseshin pa pritur zotnij, duhej më së pari, të hiqej emri nga lista e çengijeve, për të shmangur tashmë vizitat mjekësore e taksat. Përzgjedhim nga libri letrën e përulur që Dilja e Xexes nga lagjja “Xhamia e Sherifit” në Tiranë i shkruan prefekturës – sigurisht me dorën e dikujt tjetër – më 24 të gushtit 1926: “Zotni! E nënshkrumja jam një plakë e vjetër, ma parë kam qenë në grupin e çengijevet, po masi u vjetrushë e deri në kohën kur qe ushtria Austro-Hungareze këtu, kam hjekë dorë prej atyne punve qi shkaktojnë vizitë. Una deri më at kohë ndodhem në shtëpinë aty puq me dajën t’em, merrem me punë vetiake, e nuk jam prej grave të përgjithshme.

Prandej ju lutem Z.juej, të keni mirësinë të urdhënoni si të bahen ndjekjet e duhuna të çregjistrohem nga lista e grave të përgjithshme e, qi mos të merrem në vizitë”. Ndonjëra qëllonte ta linte jetën e prostitutës e gjente gjysmën e munguar. “Kështu i ndodhi Angjelina K. nga Sarajeva, e cila u martua me këpucarin Emin L. nga Tirana”.

Prostitutat e luftës

Baxhaku e Kapo, nuk kanë lënë jashtë vëmendjes ushtrimin e prostitucionit gjatë luftës. Siç del nga rrëfimet e mbetura deri më sot, më 1941, bashkë me ushtarët italianë që udhëtonin nga Gjirokastra për në Vlorë, kishte edhe disa prostituta. Një prej ushtarëve quhej Gian Carlo Fusco.

Kur më vonë u bë gazetar i njohur, e ka përshkruar kështu udhëtimin e paharruar të prostitutave italiane përmes gërxheve të Kurveleshit: “Në Delvinë dhe Jergucat kamionët mblidhnin edhe vajzat e bordellove të ushtrisë. Duke u lëkundur mbi këpucët e tyre ortopedike, ato ishin të zbehta, të frikësuara, pa tualet, të mbështjella me gëzofë maceje me qimet përpjetë.

Vetëm njëra prej tyre, Sonja, e bija e një kovaçi fashist e të alkoolizuar nga Friuli, ndaloi bashkë me trupat përballë Tepelenës, në një shtëpi përdhese të pabanuar, për të qetësuar, sikurse thoshte ajo, “me përkëdhelitë e saj”, ata djem të shkretë. Të tjerat e mbajtën frymën vetëm kur mbërritën në Vlorë. Duke kaluar nga një autokolonë në tjetrën, në një mishmash të përgjithshëm, ato udhëtuan për pesë ditë me radhë.

Në ndalesat në postblloqe ato, njësoj si ushtarët, hanin konserva duke çukitur copa mishi me limën e thonjve, apo me piskatore. Duke pritur për ndonjë makinë, qëndronin për orë të tëra të mbledhura kruspull mbi valixhet e tyre të mëdha prej fibre, duke folur me zë të ulët për shtëpitë dhe të zotërit.

Karabinierët në postblloqe i trajtonin me respekt të vrazhdë…”! E siç shkruajnë Baxhaku e Kapo, më 1944, erdhi komunizmi dhe morali i tij, që synonte krijimin e një race tjetër njerëzore, atë të “njeriut të ri socialist”, vendosi që; “njeriu i ri, të shkonte vetëm me gruan e tij….”/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 14 Mars 2026

Next Post

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli...”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

April 18, 2026
“Kur të dërguarit nga Tirana, i thanë Nolit; ‘Shumë mirë; munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, po më parë duhet ta sjellim përpara gjyqit të popullit’, Noli i ndezur u…”/ Shkrimi i gazetës “Dielli”, 20 tetor 1965
Dossier

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

April 18, 2026
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.
Dossier

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes i kërkoi të dorëzohej, Xhevdeti tha: Unë municion kam plotë, dhe katër orë më duhen, pastaj do…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 17, 2026
“Veprimet e ngathëta të kryetarit të Degës së Brendshme, shokut Kapllan Shehu, i cili vetëm pas gjetjes së kufomës së zv/shefit të Policisë…”! Zbulohet raporti sekret për “Bandën Xhevdet Mustafa”, tetor ‘82
Dossier

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 18, 2026
“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj
Dossier

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

April 14, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Pas komandës; zjarr, 16 të dënuarit me vdekje ranë në tokë, por Fejzi Alizotin s’e kapën plumbat dhe kur ai i tha Bedri Spahiut; ma falni jetën, ai…”/ Dëshmia e priftit që asistoi në pushkatimin e tyre

April 14, 2026
Next Post
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli...”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme