• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusija fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj…”/ Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

“Rreth ‘Ballit Kombëtar’, ndënë urdhërat e tij vrapoi lulja e djalërisë, në pjesë e saj u-korr duke mprojtur traditën e shqipes, të tjerët u…”/ Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949
Fotografi me pamje të Prizrenit
Fotografi me pamje të qytetit të Shkodrës rreth viteve 1879 – 1942
“Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, Daladier, përfundoi si punëtor në “Muhamet Gjollesha” e hamall në Zall të Kirit…”/ Historia tragjike e familjes …
Lidhja Kombetare e Prizrenit 1879 Ali Pashe Gucia Ymer Prizreni Abdyl Frasheri Sulejman Vokshi Mic Sokoli
“Me porosinë e Naim Frashërit, gjyshi im hapi shkollat shqipe në krahinën e Dangëllisë, por regjimi komunist na…” / Dëshmia e rrallë e të birit të oficerit të Zogut

Nga Mid’hat Abdyl Frashëri

Memorie.al/ Moti 1928 përfaqson për ne një pesëdhjetëvjetor historik me rëndësi të madhe, fillimin e lëvizjevet që do linin përshtypjen e thellë të tyre me emrin Lidhja e Prizrenit, një lëvizje që zgjoi dhe shkaktoi krijimin e Shoqërisë Shqiptare të Stambollit. Mungesa e botimeve në gjuhën shqipe, si dhe të mospasurit sot në dorën tonë kujtime dhe shënime të shkruara nga ajo kohë, si edhe akoma fakti që Shqipërija atëherë ishte vizituar dhe e vizituarshme prej të huajvet, na bëjnë të mos kemi lëndën e plotë për rikonstituimin e atyre ngjarjeve. Për çdo studim historik mbi këtë pikë, jemi, pra, të shtrënguar të bazohemi mbi kujtimin personal dhe mbi të paka ndihma që na japin do botime fort të kufizuara.

Lidhja e Prizrenit lindi nga Lufta ruso-turke e motit 1877-‘78. Rusia fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj, i çkëputte copa toke, disa drejtpërdrejt në favor të saj (në jugë të Kaukasit), të tjerat për shtetet e vegjël të Ballkanit, klientë dhe agjentë të saj. Edhe, në qoftë se për veten e saj merrte thela nga trupi i Turqisë aziatike, prej Ballkanit cënonte dhe tokën shqiptare, për një shtet të krijuar rishtazi dhe vetëm truallin arbënor për të tre shtetet drejtpërdrejt fqinjë.

Ky trap i çelur befas nën këmbët e shqiptarëve po zgjonte një reaksion si me thanë fiziologjik, hithte kushtrimin dhe qitte poteren, sipas zakonit jetik të popullit, një praktikë kurdoherë e përsëritur, në çdo rasje: Lidhja e Prizrenit ndoshta në krye ishte edhe ajo një manifestim lokal kundër shkëputjes së tokës në fitim të Serbisë dhe Bullgarisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Diplomati Vllajko Begoviq përdori edhe mjete diversioni, pasi tha; shokun Enver e konsiderojmë si shokun më të mirë, por është i rrethuar nga njerëz si…”/ Libri “Kosova dhe Enver Hoxha”, i ish-deputetit

Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

Këtu është koha të përmendim se, me fjalën që figuron si titull i këtij artikulli, nuk duam të dëftejmë vetëm përpjekjet që u bënë rrëzë Sharit, po edhe shfaqjet patriotike të Janinës dhe Shkodrës. S’ka dyshim se ay ndryshim që projektohej në statutin tokësor të Shqipërisë, zgjonte një reaksion identik, një mbrojtje instinktive edhe në ato dy qendra të tjera: Rusia më nj’anë po sillte Bullgarinë e Re gjer në Devoll dhe në Drin, m’anë tjatër i falte Serbisë Nishin, Vranjën, Kurshumlinë, Leskovçën, si dhe Malit të Zi – Podgoricën, Shpuzën, Gucinë, Plavën; gjithashtu duke paraparë për Greqinë një dhuratë nga ana e Epirit.

Të tre ballët e rrezikut krijonin tri vatra kundër qëndrimi, prej të cilave, kuptohet vetiu, dy të veriut do të kishin sipërinë materiale, me shumësin e popullsisë, forcën strategjike të pozitës dhe një farë independence relative përkundrejt Turqisë. Po edhe, nga ana tjetër, fuqia moderale dhe intelektuale do t’i binte në pjesë asaj qendre që ishte në jugë.

Edhe me të vërtet, kur veriu injoronte gjer më një pikë manevrat e shqahvet, duke qenë lark qendrave të tyre, pra, duke mos i parë me sy (se n’atë kohë propaganda dhe politika luhej në Petërburg dhe jo në Belgrad), Janina ishte një vënt i lirë i veprimeve greke dhe aspiratat e helenismës s’shihnin nevojë të fshiheshin ose maskoheshin. Vetëm Shkodra ndjente drejtpërdrejt shtypjen e Cernogorës prej luftërave të pareshtura ndërmjet dy kombevet.

Lufta ruso-turke po ngjante mbas luftimeve të Alemanjës dhe të Italisë për njësinë kombiare të tyre sipas parimevet të kombësisë që kishin filluar të këqyren si një element preponderent në jetën e popujve dhe të shteteve. Kështu që, edhe Rusia, e cila bënte një politikë thjesht egoiste për rritjen e saj, edhe ajo Rusi, themi, që ngrinte armët më tepër për parimet fetare, si një zihje ndërmjet Kryqit dhe Kuranit, në fund të luftës ishte shtrënguar të dëftejë ide kombiare, të kërkojë copëtimin e Turqisë për fitimin e kombeve të ndryshme të Rusisë, në emër të njerëzisë, të kombeve, të së drejtës dhe jo vetëm fuqisë.

Idetë e reja s’ishin fare të panjohura në Shqipërinë e Poshtme: atje kishte gjetur një jeh, një shesh diskutimi epopeja patriotike e Garibaldit, idetë humanitare të Mazzinit. Në Janinë prapë lufta e motit 1870 kishte zgjuar një interes të madh dhe ishte e natyrshme që çdo që çdo lëvizje, çdo parim i ri, do të ndiqej me një kuriozitet praktik në ato qendra, në të cilat nuk mungonte intelektualisma.

E nesërmja e luftës, vajtja e Rusëve në portë të Stambollit dhe imponimi i vullnetit të tyre me traktatin e Shën Stefanit, po vinte në evidencë rrezikun që i kanosej Turqisë, rrojtja e së cilës në Rumeli po bëhej fort e dyshimshme. Ky kërcënim ishte edhe më i posaçme për Shqipërinë: në qoftë se Imperatorija Otomane po mënjanohej si shtet, trualli arbënor shtihej në rrezik si racë, si komb, edhe bash në një kohë kur bëhej fjalë për të drejtat e popujve dhe për parimet e njerëzisë. Duhej, pra, që edhe Shqiptarët në kundër qëndrim dhe ankimet e tyre, të mbështeteshin mbi argumente prej mentaliteti modern.

Edhe këtu shfaqet për ne influenca e degës jugore: Në Prizren, populli kompakt dhe me armë në dorë, me ndërgjegje për fuqinë materiale të tij dhe për supremacinë mbi elementin shkja, bazonte shpresat mbi forcën e numrit dhe të drejtën e pronës. Juga, më pak e fortë, po më koshiente e të drejtave të saj si racë dhe si komb, vinte në peshë parimet e rinj që kishin përmbysur sisteme të vjetra.

Kjo influencë e delegatit të jugës u manifestua edhe në një mënyrë më definitive, duke i dhënë lëvizjes një karakter të përbashkët, të përgjithshëm, pan shqiptar, duke nxjerrë nga forma e rivendikimevet lokale për vatanin e vogël, për vilajetin dhe kazanë; tani mendimet ishin për Shqipërinë e tërë, për mëmëdhenë, për jugën si dhe për verinë, për myslimanët dhe të krishterët, për çdo çip të truallit dhe për çdo individ që fliste gjuhën shqipe.

Ishte, mbase hera e parë, që lulja e kuptimit të kombësisë po zinte rrënjë në shkrepat e Arbërisë dhe kuptohet vetiu se, bima e re do të zhvillohej me gjithë ngjyrat e saj: nga e sotmja në të ardhmen ishte një i vetëm çap për t’u bërë. Dhe dita e nesërme zuri të preokupojë Lidhjen dhe degët e saj më tepër se gjendja e keqe e ditës: duhej siguruar jeta e kombit dhe mëmëdheut, duke i bërë këtë komb dhe këtë mëmëdhe t’u njihen të drejtat e tyre, të respektohen më një mënyrë baras me të drejtat e atyre popujve në favor të të cilëve kërkohej të shqyhet trualli shqiptar.

Kushtrimi dhe poterja e zakonevet të vjetra po transformohej në një aksion diplomatik; brenga e thjeshtë dhe instinktive e katundit po merrte formën e një aspirate kombiare dhe patriotike, me një qok më të lartë dhe natyrisht më të largët.

Në shumë njerëz Lidhja e Prizrenit mund të paraqitet si një prej atyre kryengritjeve që populli ynë e ka pasur kurdoherë në vetij të tij, sidomos në shekull të nëntëmbëdhjetë, me Ali Tepelenën dhe Bushatllinë, si edhe më pas tyre. Por, ndryshimi qëndron mbi pikën që, në këto lëvizje ishte për shtytkë iniciale aktiviteti i një njeriu të vetëm, duke u mbështetur mbi tendenca lokale të nevojshme prej sirkonstencavet të ditës; këtë radhë iniciativa merresh prej popullit dhe qëllimi ndehej mbi tërë Shqipërinë etnografike, mbi ditën e veprimit, si dhe mbi kohën e ardhme.

Lidhja donte mos copëtimin e Shqipërisë; por edhe kërkonte që toka Arbënore të njihej si Shqipëri, të caktoheshin të drejtat e saj, t’i respektohej jeta; me një fjalë, një vënt autonom, me administratë dhe sundim të përshtatur. Ishte një interprizë kolosale, me vështirësi të panumërta, së brëndëshmi dhe së jashtmi, në trup të popullit dhe më tepër akoma, nga ana e sunduesit të Stambollit. Turqia, në fillim të lëvizjes dëfteu një kënaqësi duke parë te shqiptarët një mbrojtës të integritetit tokësor të Imperatorisë Otomane.

Por aspiratat nacionaliste dhe autonomiste të Shqiptarëve, mbase dhe më tepër se nga çdo gjë – kolaborimi i gjithë Shqipërisë dhe i gjithë elementeve fetarë, e bënë Turqinë që të shihte te zgjimi i malavet tanë një armik më të madh se nga ushtritë ruse ose lakmitë e shtetevet të Ballkanit. Edhe fuqia brutale turke s’mënoj të manifestohet në Ulqin si dhe në Kaçanik.

Mentaliteti turk në atë kohë nuk pranonte një ide nacionaliste, një aspiratë të përbashkët dhe një bashkim i shqiptarëve; politika e sulltanit qe bazuar mbi ndarje dhe çarje. Shpresa e sundimit ishte ngrehur mbi antagonizëm ndërmjet toskëve dhe gegëve, të krishterëve dhe myslimanëve. Pranonte që malësorët tanë të luftonin për shtëpinë dhe kullotat e tyre, po jo për një etnitet moral që i thonë mëmëdhe.

Padyshim, s’do të mungojnë njerëz që nuk njohin rrjedhjen e punëvet, ose janë lëshuar në rrëketë e thënieve prej fqinjësh të interesuar dhe besojnë ose kanë besuar që Lidhja është një krijim i qeverisë turke. Sa tham’ më sipër, janë një përgjigje për të tillë.

A mund të thuhet se veprimi i Lidhjes mbeti shterpë?

Një veprim, një përpjekje është kurdoherë pjellore; është lindja dhe nisja e një ekzistence të re, edhe në qoftë se nuk rrëfehet sish një rezultat imediat. Në këtë botë sforcimi për t’arritur një qëllim ka mbase një rëndësi dhe një vleftë më të madhe se nga qëllimi vetë. Një luftim i sotmë është kapitali i magazinuar për kohën e arthme, një fuqi e mbetur e gjallë ushtrohet në çdo minutë dhe shfaqet me forcë në ditë nevoje.

Edhe kështu, Lidhja, tërë duke pasur si pemë vonimin e caktimit të kufisë në Epir për favorin e Greqisë dhe pastaj shpëtimin e asaj cope të madhe të Shqipërisë, pati edhe fitimin më të madh akoma të pregatitë një jetën tonë kobiare, t’u japë një kuptim të ri aspiratave të popullit.

Që nga ajo ditë, vërtet fillon shpresa e një shpëtimi, e një jete më të lumtur, në formë të caktuar; që atëhere merr trajtë të kthjelltë ideja e përfytyruar prej fjalës Shqipëri; mbryhen dhe gatuhen aspiratat për një qok të shënuar. Lokalisma dhe kantonisma i lënë vend patriotizmës; tendencat ndarëse dhe mërgonjëse fillojnë të peshojnë drejt një pike të vetme; krahinat dhe elementet që e kishin kujruar veten e tyre të ndarë dhe të huaj nga njëri-tjatri nisin të njësohen të ndjehen solidarë. Me një fjalë fiset bëhen komb.

Kjo mbryjtje e shpirtit dhe dëshirave, krijimi i këtij karakteri të ri, nuk bëhej dot pa një edukatë perseverente dhe të gjatë, bazuar mbi stërvitjen morale dhe intelektuale. Edhe një pemë jo më pak’ e çmueshme e Lidhjes së Prizrenit, qe për ne krijimi i “Shoqërisë e të shtypurit shkronja shqip”.

E harruar, e përbuzur, si një patois, e shikuar jo si një vegël qytetërimi, po mbase si një ndalesë përparimi, shqipja, me themelimin e Shoqërisë së Stambollit nis të bëhet e gjallë dhe shpirt-dhënëse, të jetë një organ për të dhënë ide dhe aspirata, të zgjojë ndjenja dhe të frymëzojë mendime.

Ç’shohim sot, ç’presim nga ardhmja, ç’kemi të drejtë të kërkojmë nga pritmi, buron nga Shoqëria Letrare, lindur nga lëvizja e Lidhjes së Prizrenit./ Memorie.al 

Botuar në gazetën “DITURIJA” 1928

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 12 Qershor 2026

Next Post

“Diplomati Vllajko Begoviq përdori edhe mjete diversioni, pasi tha; shokun Enver e konsiderojmë si shokun më të mirë, por është i rrethuar nga njerëz si...”/ Libri “Kosova dhe Enver Hoxha”, i ish-deputetit

Artikuj të ngjashëm

“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!
Dossier

“Diplomati Vllajko Begoviq përdori edhe mjete diversioni, pasi tha; shokun Enver e konsiderojmë si shokun më të mirë, por është i rrethuar nga njerëz si…”/ Libri “Kosova dhe Enver Hoxha”, i ish-deputetit

June 11, 2026
Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur
Dossier

Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

June 10, 2026
“Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri ‘Fondacionin Rockfeller’ si dhe Shoqatën bamirëse…”/ Historia e panjohur e amerikanes së famshme, Lady Caravon
Dossier

“Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri ‘Fondacionin Rockfeller’ si dhe Shoqatën bamirëse…”/ Historia e panjohur e amerikanes së famshme, Lady Caravon

June 9, 2026
“Në ’66-ën, një vit pas grushtit të shtetit që solli Mobutu në pushtet, 15 fëmijë kongolezë dhe një nga Uganda mbërritën në Shqipëri, për…”/ Historia e panjohur e afrikanëve në regjimin e Enver Hoxhës
Dossier

“Në ’66-ën, një vit pas grushtit të shtetit që solli Mobutu në pushtet, 15 fëmijë kongolezë dhe një nga Uganda mbërritën në Shqipëri, për…”/ Historia e panjohur e afrikanëve në regjimin e Enver Hoxhës

June 10, 2026
“Në Sofie ai u vendos me disa shqiptarë të tjerë në kafenenë ‘Albania’ dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole, i cili…”/ Historia e panjohur e rilindasit “rebel”, Josif Bageri
Dossier

“Në Sofie ai u vendos me disa shqiptarë të tjerë në kafenenë ‘Albania’ dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole, i cili…”/ Historia e panjohur e rilindasit “rebel”, Josif Bageri

June 8, 2026
“Ismail Qemalit, i hyri në zemër ai djalë atdhetar, vetëm 24 vjeç, që firmosi pavarësinë, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeministrit “nazist”, që luftoi për Shqipërinë etnike
Dossier

“Një arsye tjetër përse monarkistët e kundërshtonin republikën, ishte se ata shihnin tek ajo burimin e anarkisë, ndërsa ajo…”/ Vitet ’20-të, kur “baballarët e Kombit”, diskutonin formën e regjimit

June 8, 2026
Next Post
“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!

“Diplomati Vllajko Begoviq përdori edhe mjete diversioni, pasi tha; shokun Enver e konsiderojmë si shokun më të mirë, por është i rrethuar nga njerëz si...”/ Libri “Kosova dhe Enver Hoxha”, i ish-deputetit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme