• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe pranë shoqes Nexhmije, që nga Lufta, por edhe me gërshërë të ma presin mishin, unë nuk ngre dorë kundër Partisë dhe…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in

“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in
“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in
“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in
“Përplasja ime përfundimtare me Enver Hoxhën, ndodhi në 1960 dhe kur i tregova Ramizit, zëvëndësit tim, ai më tha për Enverin…”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in
“Në vitin 1957, kur isha në shtëpinë e tij, Enver Hoxha më tregoi se ai kishte urdhëruar për vrasjen e Gjinishit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in
“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in
“Panajot Plaku dhe çdo armik që ne e kemi dënuar, s’do të guxonin të bisedonin as me mua dhe as me Maqon, kur dihej besnikëria ime para Partisë…”/ Zbulohet letra e Liri Belishovës, në ’82-in

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në mesin e tetorit të vitit 1982, vetëm pak ditë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehu, ish-Drejtor i Sigurimit të Shtetit, (i cili nga viti 1980 deri në ’82-in, mbajti dhe funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme), sipas porosive të Enver Hoxhës, të dhënë Hekuran Isait, sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së që iu ngarkua posti i ministrit të Punëve të Brendshme, në muajin shkurt të atij viti, menjëherë u krijua një ‘Grup special’, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili do të merrej me: “zbardhjen e veprimtarisë armiqësore dhe agjenturore të grupit të Kadri Hazbiut dhe lidhjeve të tij me poli agjentin Mehmet Shehu”.

Në krye të atij grupi special, që do të ishte nën vartësinë direkte të ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, u caktua Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, i cili njëkohësisht mbante edhe postin e zv/ministrit të Punëve të Brendshme, dhe si ndihmësa të tij, ishin Hasan Ulqinaku dhe Enver Zeneli, të dy funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Menjëherë me marrjen e detyrës, ‘Grupi special’ filloi nga puna, ku krahas procesit hetimor ndaj Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut, si dhe pjesëtarëve të tjerë të atij “grupi armiqësor”, (ku bënin pjesë edhe Nesti Nase, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Llambi Ziçishti, ish-ministër i Shëndetësisë, Mihallaq Ziçishti ish-gjeneral-major dhe zv/ministër i Brendshëm, Llambi Peçini, ish-shef i sektorit të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, Fiqret Shehu, bashkëshortja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, me dy djemtë e saj, Skënderin dhe Bashkimin, Elham Gjika, ish-kryetar i Hetuesisë së Tiranës, Kristofor Martiro, ish-hetues që ishte marrë me hetuesinë ndaj Beqir Ballukut, Gani Kodra, ish-shef i sektorit të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSh-së, etj.), ai grup, u muarr edhe me hapjen e studimin e dosjeve për një sërë ish-kuadrosh dhe funksionarësh të lartë të ish-udhëheqjes së PPSH-së, partiakë dhe shtetërorë, të cilët që nga viti 1945, e në vazhdim, ishin dënuar me burg apo vuanin nëpër internime.

Kjo, bëhej për të “zbuluar e zbardhur veprimtarinë armiqësore të grupit agjenturor të Kadri Hazbiut dhe poli-agjentit Mehmet Shehu”, dhe pjesë e këtij hetimi, u bënë edhe disa nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, ish-anëtarë të Byrosë Politike e ministra, si; Liri Belishova, Bedri Spahiu, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Nesti Kerenxhi, Zoi Themeli, Gjin Marku, Maqo Çomo, etj. Në këtë kuadër, një pjesë e madhe e tyre që ndodheshin të internuar, u arrestuan, një pjesë tjetër u thirrën në hetuesi për të deponuar, të tjerëve iu dërguan pyetjet me shkrim, për të dëshmuar mbi ato që u kërkohej etj.

Liri Belishovës, ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së, (për propagandën, artin e kulturën), e cila që nga viti 1961, ndodhej e internuar (ndërsa bashkëshorti, Maqo Çomo në burgun e Burrelit), në dhjetor të vitit 1982 dhe janar të 1983-it, iu dërguan dy letra nga ‘Grupi special’, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishin përpiluar disa akuza dhe disa pyetje, që ajo t’u përgjigjej me shkrim.

Nga dokumenti në fjalë, këto letra drejtuar Liri Belishovës, përkojnë me një situatë tejet të vështirë të familjes së saj, pasi ajo sapo kishte humbur vajzën e vetme, (Drita Çomo, 20 vjeçe, vdiq nga një sëmundje e rëndë në Sanatoriumin e Tiranës), ku asaj i bëhej presion, duke e kërcënuar, me arrestim.

Për më shumë, bëhet e ditur nga ky dokument arkivor që po publikojmë më poshtë, i cili është nxjerrë nga një dosje voluminoze e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit), e cili publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                 Vijon nga numri i kaluar    

DOKUMENTI SEKRET I DREJTORISË SË PARË TË SIGURIMIT TË SHTETIT, ME LETRËN E LIRI BELISHOVËS, SI PËRGJIGJE NDAJ AKUZAVE TË BËRA KUNDËR SAJ NGA GRUPI OPERATIV PRANË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, “PËR ZBARDHJEN E VEPRIMTARISË ARMIQËSORE TË GRUPIT TË KADRI HAZBIUT DHE MEHMET SHEHUT”

                                                                                                           SEKRET

                                                                                                Ekzemplarë i vetëm

                                                                                                Tiranë, më 6.6.1983

                             PËRGJIGJE AKUZËS DHE PYETJEVE

IV.- Qëndrimi im ndaj Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik,

Unë kurrë nuk kamë biseduar kundër tyre me sovjetikët, as para dhe as pas vdekjes së Stalinit, as vetëm dhe as me Maqon. As për vënien në jetë të vendimeve të Kongresit 20-të në Shqipëri. Pas çdo bisedimi që më është dhënë rasti të bëj, kamë njoftuar sh. Enver dhe s’ka gjë qe ai mos t’a dijë.

Në bisedën me Susllovin, unë kamë mbajtur qëndrim të drejtë dhe i kam thënë se nuk mund të ndahet çështja e Koci Xoxes nga Jugosllavët, sepse ai ka qenë agjenti i tyre, ka luftuar për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavin, për unifikimin e ushtrisë, etj.

Këtë mendim i kamë shprehur edhe sh. Enver edhe në Byro. Qëndrimi im, lidhur me mosmarrëveshjet në lëvizjen komuniste në verën e vitit 1960, është analizuar gjerësisht nga Partia dhe janë marrë masat përkatëse – s’është nevoja t’a përshkruaj këtu, nuk ka asgjë të re. Por dua të precizoj tre gjëra, që kohërave të fundit, nuk po thuhen siç kanë ndodhur!

1.- Këshilltarin sovjetik, e kemi takuar unë dhe sh. Gogo Nushi, në ambasadën e Shqipërisë – në ambasadën sovjetike, nuk kamë shkuar, as vetëm, as me ndonjë shok.

Pse vendosëm t’a thërrasim? Kinezet, pasi folën shumë gjatë për mosmarrëveshjet me sovjetikët, na thanë se nuk do të venin në mbledhjen e Bukureshtit.

Bashkë me shokun Gogo, si komunistë, kjo gjë na shqetësoi – po të mos venin kinezët, në të mund të krijohej një gjendje, si ajo me Jugosllavinë në 1949.

Raporti i hollësishëm për shokun Enver, vonohesh deri sa vente në Tiranë. Edhe radiogramet sa të venin e të vinin, vonoheshin –pasi ambasada e jonë, s’kishte lidhje direkte me Tiranën, por nëpërmjet ambasadës tonë në Moskë. Kurse mbledhja do të bëhej dhe ne thirrëm këshilltarin sovjetik.

I folëm shkurt për ato që na kishin thënë sovjetikët – unë për të miat dhe Gogo për të tijat ­ dhe i thamë mendimin tonë qe të ndërhyhej për t’i bindur kinezët të venin në mbledhje, ose ndryshe mbledhja të shtyhej.

Bëmë gabim, se duhej më parë të pyesnim Udhëheqjen e Partisë. Por nuk kemi vepruar si agjentë. Edhe Plenumi i Komitetit Qendror, e quajti vetëm gabim.

Për t’a kuptuar e versuar drejtë, duhet parë situata dhe si mendohej 23 vjet më parë. Mund të sillja këtu disa fakte e shpjegime që e lehtësojnë përgjegjësinë time.

Por po ndalem në faktin se, këshilltarin e thirrem bashkë me sh. Gogo edhe shokët e tjerë të delegacionit ishin dakord. Para se të veja unë në Pekin, sh. Gogo kish biseduar me Kryetarin e delegacionit sovjetik, për ato që i kishin thënë kinezet, mbi mosmarrëveshjet me sovjetikët (ketë punë kinezët, po e bënin me gjithë delegacionet që kishin vajtur në Pekin, për mbledhjen e Federatës Botërore të Sindikatave), kish dërguar dhe ambasadorin tonë, të bisedonte me ambasadorin sovjetik.

Këto, nuk i them se Gogo është i vdekur, sepse këto janë shtruar në Byro e, dihen nga shokët që qenë me Gogon – i them që çështja ime, të mos shikohet si një akt i çuditshëm që mund t’a bënte vetëm një agjente, po të çmohet drejtë.

Po të kisha qenë agjente e sovjetikëve, do të kisha vepruar ndryshe, do t’u kisha dhënë një kopje të raportit të hollësishëm që përgatitëm për sh. Enver.

S’kish nevojë ta thërrisja ambasadorin sovjetik, në ambasadën tonë. Kozllovin e kamë takuar vetëm gjatë darkës që u shtrua për shokun Haxhi dhe ku ishin të gjithë anëtarët e delegacionit.

3.- Dy letrat që më dërgoi shoku Enver, nuk ja u kamë dhënë sovjetikëve. Në të dy letrat, shënohej se ato ishin vetëm për mua dhe pasi t’i lexoja, t’i zhdukja. Dhe unë kështu veprova. Po të isha agjente e sovjetikeve, do te kisha vepruar ndryshe: ata mund t’a merrnin fotokopje.

Veç kësaj, ç’rëndësi kishin këto letra për sovjetikët? Në to flitej për qëndrimin e delegacionin tonë, në mbledhjen e Bukureshtit sovjetiket ketë e dinin) dhe porositesha unë, të mos prononcohesha.

Të zgjatesh për të gjitha çështjet, është e kotë, sepse të gjitha më janë thënë e, u jam përgjigjur 23 vjet më parë. Partia e analizoi çështjen time dhe m’u dha dënimi kapital, u përjashtova.

Megjithëse çështja ime ishte një çështje thjesht Partie, u shqyrtua edhe ne rrugën shtetërore dhe unë u internova. Kjo është tragjedia më e madhe e jetës time.

Tani të shohim mos kamë bërë ndonjë gjë, pas dënimit për të cilin duhet të arrestohem e dënohem? Jo. Gjatë 23 vjetëve, kamë qëndruar ashtu siç thashë, sikur mishtë me gërshërë të më qethin, unë dorën kundër Partisë nuk e ngre.

Pas dënimit, i vura pikë jetës politike, kamë jetuar e internuar në izolim të plotë, me hallet e mia. Nuk kamë zhvilluar asnjë veprimtari kundër Partisë e shtetit dhe nuk kam shkelur ndonjë normë ligjore.

Nuk kamë pasur kontakte me funksionare të ambasadës sovjetike ose të ndonjë ambasade tjetër, as interesime të personave të ndryshëm për mua, ose për Maqon (Pyetjet 20-22).

Vargu i pambarim i fatkeqësive, puna për mbajtjen e familjes dhe sidomos fatkeqësia e tmerrshme e fundit, vdekja e vajzës së vetme, më kanë plakur dhe më kanë shkatërruar shëndetin.

Si konkluzion:

Akuza është e pa drejtë dhe nuk ka asnjë bazë që çështja ime të ngrihet përsëri pas 23 vjetëve, që unë të arrestohem e dënohem.

Fakte dhe prova për këto, nuk ka dhe nuk mund të ketë, përderisa unë nuk kamë bërë gjë kundër Partisë e shtetit, nuk kamë shkelur asnjë normë ligjore të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Janë thënë dhe mund të thuhen gjera të ndryshme për mua, si për çdo njeri tjetër, por këto verifikohen, shoshiten. Dhe çështja ime, është shqyrtuar disa herë dhe s’ka mbetur gjë pa u diskutuar.

U shqyrtua gjerësisht pas vetëvrasjes së Nakos, në periudhën e Plenumit të 8-të; atëherë nuk u la gjë pa u thënë kundër meje, Jugosllavët e Koci Xoxja, s’lanë kusur.

Në Plenumin e XI-të e në mbledhjet pas tij, u analizua përsëri çështja ime – u hodhën poshtë gjërat e pa drejta dhe m’u thanë ato që Partia i vlerësoi te drejta.

Pas ngjarjeve të verës 1960 lidhur me mosmarrëveshjet në lëvizjen komuniste, çështja ime u shqyrtua nga Partia dhe shteti dhe u dënova me përjashtim e internim.

Edhe më 1970-ën, pasi i shkrova shokut Enver, çështja ime u muarr në shqyrtim dhe u vendos të më krijoheshin kondita më te lehta dënimi, duke u hequr nga malet e Progonatit, ku ndenja 10 vjet dhe duke u sjell në Cërrik.

Pra, këto fakte të jetës sime, Partia e ka ditur e gjykuar dhe fakte të reja, nuk ka dhe nuk mund te ketë. Prandaj nuk është e drejtë të ngrihet përsëri çështja ime pas 23 vjetësh.

Sigurisht, lufta është e komplikuar dhe për mua siç thashë më lart, unë kamë punuar për kaq vjet nën udhëheqjen direkte të sh. Enver, kamë qenë pranë sh. Nexhmije, që nga fillimi i luftës, kamë luftuar e bashkëpunuar më shumë shokë, që kanë qenë e janë në Udhëheqje të Partisë e të shtetit.

Këta e njohin shumë mirë jetën time e mua, e dinë sa e vendosur kamë qenë, si kamë luftuar e punuar. Fundi, nuk mund të dënohet njeriu me opinione.

Nga ana tjetër, mund të ketë gjera që megjithëse nuk përbëjnë shkelje penale, Partia e shteti i konsiderojnë të dëmshme.

Po këtu, dalim në një fushë tjetër. Marksizmi-leninizmi, na mëson dhe sh. Enver, ka thënë se; çështjet duhet të ndahen, ato që kanë të bëjnë me Partinë, nga ato që duhet të ndiqen administrativisht dhe nga ato që duhen ndjekur në rrugën penale.

Po kështu dhe për atë që çdo gjë ka masë, se nuk duhet tepruar, sepse masa e të unitetit i të kundërtave. Gjatë 23 vjetëve, nuk ka biseduar njeri me mua, nuk më është hequr vërejtja.

Dhe më në fund, siç thashë edhe më lart, unë nuk jam ndonjë rrezik për Partinë dhe shtetin, nuk po u nxjerr ndonjë telash, nuk po bëj ndonjë gjë kundër tyre.

Jetoj si nënë plakë, e helmuar me hallet e mia, krejtësisht e izoluar. Gjate 23 vjetëve, asnjë dëm s’i ka ardhur Partisë e shtetit, nga unë.

           Liri Belishova

SHËNIMI ME SHKRIM DORE I ZV/MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME DHE DREJTORIT TË SIGURIMIT TË SHTETIT, ZYLYFTAR RAMIZI, NË LETRËN ME PËRGJIGJET E LIRI BELISHOVËS

E poshtër, armike, revizioniste, antiparti, gënjen, për ty kemi fakte të tjera. Memorie.al

            Zylyftar Ramizi

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 09 Korrik 2023

Next Post

“Në Dortmund të RFGJ-së, në ’81-in, mashtruam shoqëruesin e ekipit, që ishte i Sigurimit dhe shkuam tek dyqani i magnetofonëve, pasi kishim folur me shitësin...”/ Dëshmia e ish-futbollistit të Kombëtares

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
“Dhjetor ‘84, kur Josa e Minga, tronditnin një mbretëri në ‘Qemal Stafa’ dhe…”/ Historia e panjohur e ‘treshes tironase’, që bënë epokë edhe me kombëtaren e Shqipërisë

“Në Dortmund të RFGJ-së, në ’81-in, mashtruam shoqëruesin e ekipit, që ishte i Sigurimit dhe shkuam tek dyqani i magnetofonëve, pasi kishim folur me shitësin...”/ Dëshmia e ish-futbollistit të Kombëtares

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!