• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
0
Shares
1.2k
VIEWS

Fatbardha Mulleti (Saraçi)  

Pjesa e tetëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’ i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore, që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili vjen nga një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur, të disa prej grave dhe vajzave shqiptare, që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Vera Bekteshi, etj.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Beta

Elizabeta Gjon Marku (Mëshkalla), tregon: -“Vëllai që iku, Zefi, ishte 18 vjeç, u largua nga atdheu në drejtim të botës Perëndimore. Ne familjarisht na internuan, nënën Marije, babën Gjon, vëllain Luigj, unë, na dërguan në kampin e Porto-Palermos. Provuam të gjithë kampet e internimit, nga Berati, na dërguan në Tepelenë. Aty u trajtuam në mënyrë çnjerëzore, kemi transportuar drurë nga mali, gurë etj. Më ka mbetur në mendje një ngjarje: Në kampin e Tepelenës, kishin internuar vëllain e Abedin Mulosmanit, që ishte në moshë të njomë. Pasi e liruan dhe ishte në pritje që të vinin me e marrë, fatkeqësisht shpërtheu një minë (në kamp kishte shumë të tilla dhe nuk dihej cilat ishin të rrezikshme, s’ishte bë çminimi). Trupi i vogëlushit u bë copa-copa. Po kështu një plakë që po gatuante, ishte me agjërim, por nuk arriti të hante ushqimin, u copëtue nga shpërthimi i minave.

Përveç të ftohtit të madh, kushteve të mjerueshme të jetesës, mungesa e ngrohjes, e ushqimit, ishte edhe frika e shpërthimit të minave. Tregon Beta: – Ishim në Savër, bana fjalët e muzikën e një kënge, që e këndova bashkë me shoqet e mia të internuara. Kënga i’u drejtonte Shkodrës, që s’kisha të drejtë me shkue dhe përfundonte me vargjet: 

“Mblidhuni shoqe nganjëherë këndoni/ 

Mos u mbushni plot me maraz /

Un duroj dhe ju duroni/ 

Siç duron fllanza në kafaz”.

Për këtë këngë qe kënduam atje në Savër, u thirrëm në zyrën e Sigurimit në qytetin e Lushnjes, të gjitha vajzat. Togeri na kërkoi llogari për fjalët dhe muzikën e këngës. Na mori në pyetje të gjithave. S’u lejuam ta këndonim më këngën e mallit.

E përfundon Beta tregimin:  “As këngë nuk kishim të drejtë me këndua”.

Lutfije Omari

Lindur në Shkodër, vajzë e Esma e Bajram Kapisyzit. Gruaja e z. Shaqir Omari, të cilët familjarisht dhanë prova atdhedashurie në llogoret e Taraboshit  më 1912-‘13, në ato të Koplikut me 1920-1921, për mbrojtjen e Shkodrës. Për aktivitetin e tij antikomunist, ishte dënuar me vdekje nga gjyqet partizane.

Nga viti 1945 deri 1947 qëndroi në arrati. U strehua tek miqtë e tij në Malësinë e Madhe. Nga viti 1945, nëna Luti dhe familja e saj do të ishin ndër viktimat e para të luftës së klasave, persekutimi e ndoqi deri në fund të jetës. I nxorën nga shtëpia dhe u sekuestruan pasurinë. I futën të banojnë në një jerevi, që nuk ishte e përshtatshme për banim.

Zonjën Lutfijen e arrestuan dhe e dërguan në burg (tek Kisha e Murgeshave), ku e mbajtën 24 orë në WC bashkë me vajzën e vogël, 4 vjeçare, Satber. E mbajtën në burg një vit, ndërsa vajza 4 vjeçare u la e lirë, në mes të katër rrugëve. U strehua tek të afërmit e saj. Në burg, nëna Luti do të sëmurej, do të dërgohej në spital dhe do të operohej nga Dr.  F. Shiroka. Kirurgu i madh kërkonte ta mbante në spital.

Drejtuesit e burgut i kërkonin që ta sillte të burgosurën në burg, ndërsa mjeku humanitar, thoshte se nuk është shëruar. Sapo mori vesh për një kontroll të befasishëm të drejtorisë së burgut tek e sëmura, ajo vetë i kërkoi kirurgut t’ ia çante plagën, për ta shpëtuar mjekun nga pasojat. Ajo duroi si burrneshë çarjen e plagës urgjent, pa narkozë. Me rënien e burrit të saj në burg, nëna Luti u kthye në Shkodër. Shtëpia ishte me qiraxhinj, ndërsa ajo u lejua të banonte, në një dhomë të vogël. Gjithë kohën kontrollohej nga njerëz të Sigurimit, nuk kishte asnjë të drejtë qytetare, as triska fronti. Punoi shumë për të siguruar bukën e gojës. Duhej të mbante burrin në burg, si në: burgun e Shkodrës, në kampet e punës, në kënetën e Maliqit, në Beden, ne Burrel 6 (gjashtë) vjet. E ndoqi heroina Luti, në të gjitha kampet e punës dhe në burgun e Burrelit, e ngarkuar me trasta me ushqime e bashkë me to, i dhuronte dashurinë dhe shpresën se një ditë do të vijë e mira!!

Ajo provoi vdekjen e dy vajzave të dashura, që i lanë një grumbull jetimësh, të cilët ajo i rriti me shumë dashuri. E përballoi jetën. Një ditë, pas dhjetë vitesh, doli i burgosuri politik nga burgu. Jeta vazhdoi me luftën e klasave, derisa mbylli sytë më 1989. Jetoi deri në fund të jetës, me vajzën e saj Satber, që i dhuroi nënës së saj të dashur, shumë dashuri.

Familja Miraka

Nga viti 1945 i internuan familjarisht, katër nuse të reja me shtatë fëmijë, më i vogli një javësh, ndërsa nënëmadhja, nëna e Kolës, vdiq në internim në kampin e Tepelenës, një javë mbasi iu vra nipi, nga forcat e ndjekjes. Tri herë e rivarrosën, së fundi ia futën eshtrat në një kuti, mbeti varrhumbur.

Kune Mirakaj u internua lehonë, kishte një javë që kishte lindur Simonin…! “Ishim në Tepelenë, në kapanon me shumë bashkëvuajtës të tjerë, i kisha të dy djemtë të vegjël, Sokolin e Simonin, me kollën e mire. Ishin shumë të sëmurë, nxirrnin gjak” – tregonte historitë e jetës së saj, nëna Kune. “Duhej pak ujë i ngrohtë për fëmijët, nuk na lejonin të ndiznim zjarr në kapanon. Mora një pishë, dola tek dera e kapanonit, frynte erë por ndeza dhe fillova të ngroh xhezven me ujë, në kohën që roja bënte xhiron e kontrollit, më pa dhe më gjet në momentin që po ngrohja ujin, por ai më ra më shqelm në kurriz, e unë rashë përmbys, sytë më nxirrnin shkëndija.

I dhashë forca vetes, u ngrita, vazhdova përsëri me ndez pishën, sapo polici po bënte rrugën tjetër të kontrollit, e rindeza pishën dhe e ngroha ujin më xhezven e vogël, për t’ja dhënë fëmijëve… Me sa sakrifica dhe munda i rrita, që t’i shpëtoja nga vdekja, në atë kamp shfarosës, që në atë periudhë vdiqën dyqind fëmijë e foshnje, pa llogaritur të moshuarit”.

Nëna Kune rriti në internim Sokolin, Simonin dhe Lajden, vetë ajo vdiq në internim në Gjaz të Lushnjes. Nëna Cube rriti në internim Zefin, Katrinën dhe Klarën, edhe kjo nënë vdiq në internim, në Gradishtë. U rritën fëmijët në internim, atje formuan familje dhe lindën fëmijët e tyre, po në internim, era e lirisë i gjeti fëmijët në moshën e rinisë. Në këtë familje hyri nuse e re dhe Vali, që ishte e internuar në moshën 16 vjeçare, vetëm se ishte vajza e të nderuarit Z. Mentor Çokut, emigrant politik.

Familja  Dinej (Nasufi)

Shumë familje shqiptare provuan vuajtjet nëpër kampet e internimeve, një prej tyre mbetet të kujtohet edhe familja Dine. Dibranët kanë luftuar dhe kanë vuajtur. E thotë dhe e vërteton historia, por vetëm Dinejt e Maqellarës, e kanë paguar shumë shtrenjtë. Ndërsa burrat luftonin maleve, familja Dine, gra e  fëmijë, internoheshin. Shumë rëndë e ka paguar anti sllavizmin e vet, fisi i Dinejve. Ndërsa zhvillohej lufta në fushën e betejës, serbët tinëzar, vinin e kapnin gratë me fëmijë e i internonin në Manastir. Është e para familje që ka “inaguruar” institucionin e internimit.

Në vitin 1920, kur po bëhej marrëveshja për kthimin e robërve, Qeveria Shqiptare, vuri si kusht të parë të kthehej në Dibër nga Manastiri, familja e Dinejve, me gratë dhe fëmijët e internuar. Për mospajtim dhe kundërshtim të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, fashistët i dogjën shtëpinë, ndërsa gratë e fëmijët marrin arratinë dhe vendosen rreth fshatit Obokë, të rrethit Dibër. Po në kohën e komunizmit, përsëri gratë dhe fëmijët e kësaj familjeje qenë të parët që provuan internimin, ishte bërë zakon, që kjo familje të inaguronte, të priste shiritin e çdo kampi që hapej, por këtë radhë internimi ishte në pafundësi. Po pse i internuan?

Një nga pinjojtë e kësaj familjeje, Fiqiri Dine (datëlindja 1908) studioi Akademinë Ushtarake në  Austri (Vjenë). Në vitin 1925, bëhet kapiten i parë, ka marrë pjesë në qeverisjen e Shqipërisë, por me ardhjen e komunistëve në pushtet, ndiqej prej tyre; në vitin 1946 largohet përfundimisht nga atdheu, bashkë me të vëllain, major Dilaver Dinen, ndërsa Xhelal Fiqiri Dine, arriti të arratiset nga internimi, të kalojë kufirin shtetëror, ndërsa mbet i vrarë Esat Dine, nga forcat e Sigurimit. Ishte viti 1949. Ndërsa Fiqiri Dine, torturohej shpirtërisht për atdheun jashtë kufijve të tij, familjen dhe farefisin ia pushkatuan, ia burgosën dhe ia internuan, masë e cila nuk iu hoq nga kurrizi deri në vitin 1991-‘92.

Transferimet e tyre nuk kishin të sosur, nga fabrika e Tullave në Tiranë, në qytetin e Beratit. Në këtë qytet kalamajtë e vegjël, Tomori e Sazani, sajonin një top e luanin gjithë ditën, ndërsa më i vogli i internuar, ishte Dine Esat Dine, një vjeçar, që do të mbetej jetim, se i ati u vra nga Sigurimi i Shtetit, në përpjekje për të kaluar kufirin shtetëror (në 1949). Më pas u internuan në Porto-Palermo, në kalanë e lashtë romake, që ishte gjithë biruca e guva me lagështirë, uji i detit përplasej me forcë në muret e lashtë. Mandej i dërguan në Tepelenë, për të zbritur dru në ngrica, borë e akull, ashtu të zbathur, duke e kaluar lumin e Bënçës, me barrë të rëndë në shpinë. Fëmijët e kësaj familjeje erdhën të vegjël, me pantallona të shkurtra, e dolën prej andej pensionistë, të kërrusur, vetëm në vitin 1991-‘92.

Gruaja e Fiqiri Dines, e nderuara Rukije, i rriti fëmijët nëpër kampet e internimit, i dhimbte zemra për ta, po provonin skamjen, urinë, të ftohtin, jetën në kapanone, luftën e egër të klasës dhe shihte se po i rriteshin vajza, Hana dhe djemtë, Tomori e Suzani. Por nënë Rukija, do të provonte dhimbjen e madhe të humbjes së djalit, të Skënderit, të cilin, me akuza fallso, e burgosën në moshë të re, dhe e dënojnë me shumë vite burg, në burgun e Gjirokastrës dhe në kampet e punës. Gjatë punës në kampin e Vlashukut, po punohej për hapjen e tunelit, por toka ishte e butë dhe nuk qëndronte, atëherë iu deshtë me e pre kodrën në mes, për hapjen e tunelit, mandej do të bëhej mbulimi. Gjatë punës në kanal patën vështirësi, një pjesë e tokës, edhe pse i binin me kazmë nuk jepej, punuan gjithë ditën mbi të, u munduan me e rrëzue, ishin 2 m. kub dhe punonin punëtorët; atëherë kur s’mendohej dheu u shemb, ranë disa metër kub dhé e gjithë kjo masë, ra mbi të riun e të mirin Skënder. Kur e nxorën, djaloshit i ishte thyer shtylla kurrizore, vertebrat e tij ishin copëtuar.

Ishte viti 1953, ishte në prag të njëzet pranverave. Nuk i dhanë asnjë ndihmë mjekësore, e kishin futur në një kasolle, në vetmi, dhimbjet e rënkimet e tij, ishin të pafund, deri sa i riu dha shpirt, mbylli sytë përjetë. Mbeti varrhumbur, nënë Rukija nuk pati të drejtën me e pa të birin, për herë të fundit, zemra e saj vuante shpirtërisht, burrin dhe të birin Xhelalin, që ishin jashtë atdheut nuk i pa më, fëmijët e vegjël po rriteshin nëpër kampet e internimit. Vdiq në internim, në Gjaz.

Ajo mbeti shembulli i gruas besnike, të urtë, të qetë, që dhuronte vetëm dashuri, mirësia e saj, ishte e pafund. I mbylli sytë për jetë, e qetë se fëmijët e saj u rritën dhe u bënë të mrekullueshëm edhe pse mbetën përherë kontingjente të punës së krahut, ishin punëtorë të palodhur, të ndershëm, të pakorruptueshëm, të pathyeshëm, përpara sigurimsave, u treguan të fortë, ashtu të internuar formuan familje, vazhduan përjetësinë e fisit të tyre të çmuar, të Dinejve që mbetën shembull në dashurinë për Atdheun. Ata mbetën shembull heroizmi duke e sfiduar komunizmin, me qëndresën e tyre të pashembullt, arritën të mbijetonin, duke ruajtur vlerat morale të shqiptarit, dinjitetin njerëzor, përballuan tallazet që u vinin nga vetë bashkëkombësit, Mbijetuan.

Në internim vdiq dhe Fuat Dine, i vëllai i Fiqiriut, që u plak kampeve të internimit edhe gruaja e tij Meleqe,  vdiq në Gjaz të Lushnjës, nuk patën fëmijë, por u dhuruan shumë dashuri nipërve dhe mbesave. U rritën në internim Suzani, Tomori e Hana, e aty formuan familje. Suzani u martua me Veronikën (vajzë e Hasan Dostit), Tomori me Shkurten e Dibrës, ndërsa Hana me Gencin (djali i Muharrem Bajraktarit). Lindën dhe rritën fëmijë në internim. D.m.th janë internuar tre breza: Brezi i parë– nënat dhe xhaxhallarët. Brezi i dytë – fëmijët që u rritën në internim si Suzani, Tomorri, Hana, Fatmira, Dineja.

Brezi i tretë – janë ata që lindën e u rritën, po kampeve të internimit d.m.th nuk ishin të barabartë me qytetarët e tjerë të atdheut, përderisa s’kishin lirinë për të lëvizur, pa le të tjerat!! Familja Dine pësoi persekutim të madh. Hasan Dine, oficer, pushkatohet nga komunistët, pa gjyq, me 17 nëntor 1944. Fadil Izet Dine (Nasufi), oficer finance, e arrestojnë, me akuza fallso e dënojnë me pushkatim. Edhe nipi tjetër Lati, e arrestojnë dhe e dënojnë me 15 vite burg. Memorie.al

                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Unë i kam thënë Dhora Lekës e Viktor Stratobërdhës, se Enver Hoxha është dinak dhe demagog, pasi ai kishte marrëdhënie intime me…”/ Deponimet e Tuk Jakovës, janar ‘58

Next Post

Diskutimi i Enverit: “Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Diskutimi i Enverit: “Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82

Diskutimi i Enverit: “Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!