• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke…”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!  

Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
“Në mars 1914, pas pesë shekujsh sundim turk, Korça bëhet pjesë e Shqipërisë së pavarur, por kërcënimi grek, ku turma thërriste; ‘Rroftë Greqia’…”/ Historia e panjohur e patriotit korçar
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993

Nga Doriana Musai

Memorie.al / “Pazari i Ri”, i ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Tefta Tashko” dhe “Hoxha Tahsim”, është gjurmë e re në territorin e Tiranës. Do të ishte viti 1928, i cili do të ndante aktivitetin tregtar të “Pazarit të Vjetër”, pasi edhe pse me kapacitet prej afro 800 dyqanesh, duke spostuar produktet e fshatit, perimet frutat dhe mishin, në një vendndodhje të re, do të lehtësohej menaxhimi i tij. “Pazari i Ri” u ndërtua afër atij të Vjetrit në verilindje të tij, në sheshin e ashtuquajtur ‘Parthern’ ku do të ndërtoheshin 60 dyqane. Vetëm pas vitit 1939, do të merrte emrin “Pazari i Ri”, të cilin e mban ende sot.

“Pazari i Vjetër” i Tiranës, i quajtur ndryshe “Çarshia e Tiranës”, lindi bashkë me qytetin dhe i dha Tiranës karakterin tregtar përgjatë shekujve. Për gati 300 vjet, Pazari u zhvillua si qendra ekonomike e qytetit, pikëtakimi i ndodhur në kryqëzimet e rrugës së “Dibrës”, me të “Durrësit”, të “Shkodrës” me të “Elbasanit”, ishte pozicioni më i favorshëm, për të zhvilluar tregtinë ndërqytetëse.

Aktiviteti tregtar njohu lavdinë e tij në fund të viteve 1800, kur kapaciteti arriti 727 dyqane. Çdo rrugë kishte profesionistët e vet, kështu qytetari e dinte ku do të shkonte dhe çfarë do të gjente në secilën prej tyre. Ishte Esat Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi “fytyrën” e “Pazarit”, duke i kërkuar tregtarëve të përshtateshin me kohën, duke shtruar fillimisht me kalldrëm rrugicat pazarit e, më pas deri tek vendosja e qepenave modern, në dyer dhe dritare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Thanas Dino nuk ishte nga ata që mund të ‘ngujohej’ brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manikin, por ai…”/ Historia e gazetarit gjirokastrit që u kritikua nga Enver Hoxha në vitin 1972

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Një vendim i dhjetorit të vitit 1959 (kohë kur në Shqipëri ishte instaluar regjimi komunist), do të njoftonte prishjen e “Pazarit të vjetër”, pa asnjë sqarim ndaj pronarëve të dyqaneve. E drejta për të reaguar ishte e mohuar, kështu reagimet ishin spontante dhe të pa organizuara në formë greve apo tubimesh.

“Pazari” u shemb më 19 dhjetor 1959, duke i lënë vendin ndërtimit të Pallatit të Kulturës. Dyqanet që prej tre shekujsh ushtronin aktivitetet në atë “Pazar”, nuk u spostuan dhe për ato nuk pati asnjë plan se ku do të zhvendoseshin, shumë pak prej tyre arritën të gjejnë hapësira alternative. Shkatërrimi i tij për komunitetin tiranas, ende sot është një plagë e cila nuk është shëruar.

Qyteti humbi zemrën e tij. “Pazari”, duke jetuar si qytezë brenda qytetit, funksiononte si hapësira më e madhe publike, si pikëtakim dhe pikë referimi për banorët.

Karakteri tregtar i “Pazarit të Vjetër”, ku shiteshin nga zejet e bakrit e, deri tek të linjat e qëndisura me ar, nuk gjeti vend në “Pazarin e Ri”, i cili që në gjenezë u konceptua si zgjatim i “Pazarit”, pa pasur si qëllim zëvendësimin e tij. “Pazari i Ri”, ruajti karakterin e tij fillestar, atë të fruta perimeve dhe markatës së peshkut e mishit.

Hotel “Vjosa”, një gjurmë tjetër dhe pikë referimi e “Pazarit të Ri”, u shkatërrua në Prill 2019, ndërsa gjurmët e fundit të mbetura nga dyqanet e “Pazarit të Vjetër”, “Rruga Broadway”, u shembën në maj 2020, për t’i lënë vendin ndërtimit të një kullë shumëkatëshe, si kokë njeriu.

“Pazari i Ri”, u rijetëzua me një investim të Fondit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit, nisur në vitin 2011 dhe inauguruar më 14 mars 2017. Rikualifikimit i Pazarit është arritur pas tre lloje ndërhyrjesh:

1) Rikonceptimi e ndërtim i Markatës së Gjelbër (markata e fruta-perimeve.

2) Rikonstruksioni i objekteve ekzistuese, duke përfshirë këtu dhe Markatën e Mish-Peshkut.

3)Restaurim i objekteve të shpallura Monumente Kulture. Autori i këtij investimi (AADF), me një kapital prej 3 milion USD, në Bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Qeverinë shqiptare, kishte për qëllim të projektit Zhvillimin e zonës për Turizëm – TID Tirana.

Projekti përfshinte ndërhyrjet në rikonstruksionin e hapësirës publike dhe disa godinave private të shpallura monument kulture e kategorisë së dytë. Projekti rikonceptoi hapësirën urbane, duke trajtuar dyshemenë dhe fasadat e objekteve që rrethonin sheshin. Zona të pashfrytëzuara ose të menaxhuara keq, dolën në dritë, duke u bërë pjesë integrale e këtij ansambli urban.

“Pazari i Ri”, sot është zonë këmbësore e Tiranës, dhe funksionon si qendër tregtare e hapur me restorante, bare dhe markatën e peshkut në qendër të tij, dhe markatën e fruta perimeve. Kjo ndërhyrje, ka sjellë ndryshime të dukshme në zonë, ku edhe pse qëllimi kryesor është “Pazari”, me tregtinë si element dominant të hapësirës publike, peshën më të madhe të klientëve në zone, e kanë kryesisht baret dhe restorantet e zonës.

Në momentin e inaugurimit, zona e “Pazarit të Ri” kishte 15 monumente kulture të mbrojtura me ligj, një pjesë e së cilave janë restauruar dhe vënë në funksion publik. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht...”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar

Next Post

“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Artikuj të ngjashëm

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Art & Kulture

“Thanas Dino nuk ishte nga ata që mund të ‘ngujohej’ brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manikin, por ai…”/ Historia e gazetarit gjirokastrit që u kritikua nga Enver Hoxha në vitin 1972

April 25, 2026
“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

April 24, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

April 19, 2026
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936
Art & Kulture

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

April 4, 2026
“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara
Art & Kulture

“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

March 30, 2026
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur
Art & Kulture

“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

April 1, 2026
Next Post
“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme