• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ish-kapiteni i OSS, James Hudson, tha se; Harry Fultz, mund t’u jetë drejtuar të gjithë ish-nxënësve të tij, si dhe profesorëve të Shkollës Teknike, me qëllim rekrutimin…”/ Historia e panjohur në vitet 1943-‘46

“Në këmbim të sabotimit, Fultzi do t’i jepte Kujtim Beqirit një shpërblim financiar, prej 200 e ca stërlinash floriri, të cilat…”/ Akt-akuza e montuar, që çoi në plumb e litar, inxhinierët e Kënetës së Maliqit
“Ish-kapiteni i OSS, James Hudson, tha se; Harry Fultz, mund t’u jetë drejtuar të gjithë ish-nxënësve të tij, si dhe profesorëve të Shkollës Teknike, me qëllim rekrutimin…”/ Historia e panjohur në vitet 1943-‘46
“Proceset gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Grupi sabotator’ i kënetës së Maliqit, çuditërisht, filluan më 8 nëntor 1946, pikërisht në ditën e përvjetorit të…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
“Proceset gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Grupi sabotator’ i kënetës së Maliqit, çuditërisht, filluan më 8 nëntor 1946, pikërisht në ditën e përvjetorit të…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
“Varrëmihës i kampit të Kozarës, ishte djaloshi Elmaz Libohova, që i shoqëruar nga tre policë, e mori Foto Tomidhin e vdekur në krahë dhe e futi në një gropë, por natën aty…”/ Historia tronditëse e vitit 1948
“Një natë para pushkatimit, Mehmeti prej Kukësi, më dha një letër me disa sekrete, për familjen e tij, por pas pak aty erdhën rojet e qelive…”/ Dëshmia e trishtë, e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946

Nga Msc. Kejsi Ziu

Pjesa e dytë

Memorie.al / Që në fillimet e ekzistencës së tij, regjimi komunist në Shqipëri u karakterizua nga shkelje të së drejtave më themelore të njeriut, si mjet i vazhdueshëm pune, duke nisur që nga eliminimi i pronës private, te përdorimi i punës së detyruar, trajtimi çnjerëzor e poshtërues dhe burgimi, vrasja e kundërshtarëve apo individëve të tjerë, të kapur në shakullinë shkatërruese të agresionit komunist. Një shembull konkret i kësaj politike thellësisht çnjerëzore e antishqiptare, është arrestimi i grupit të inxhinierëve të ngarkuar me detyrën e tharjes së Kënetës së Maliqit, të akuzuar nga regjimi si sabotatorë dhe bashkëpunëtorë të spiunazhit amerikan në Shqipëri.

                                                               Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Por si qëndron e vërteta? Kujtim Beqiri ishte një student i shkëlqyer i Universitetit të Vjenës, Austri. Ai kishte refuzuar një pozicion si pedagog në këtë universitet, për t’u kthyer e për të kontribuar në rindërtimin e vendit të tij. Rezultatet e tij të shkëlqyera, akademike dëshmohen më së miri nga kopja e diplomës që vetë ky universitet ka lëshuar, të paraqitur më lart.

Niveli i tij i profesionalizmit, del në pah edhe nga vetë raportet e Sigurimit, pavarësisht gjuhës së përdorur mbi figurën e tij: Nga studimi i dosjeve që përmbajnë dëshmitë e Kujtim Beqirit dhe të inxhinierëve të tjerë, duket qartë se ato janë marrë në kushte presioni dhe torturash të llojeve të ndryshme (fizike dhe psikologjike), pa vullnetin e tyre të lirë. Një detaj konkret që e vërteton më së miri këtë ndodhet në një pjesë të dëshmisë së Beqirit, e cila pasi është shtypur me makinë shkrimi, është korrigjuar nga i pandehuri me shkrim dore.

Në dosje gjendet edhe inventari i sendeve dhe pronave që i janë gjetur të pandehurit në momentin e arrestimit, të cilat në përputhje me ligjet e kohës, u konfiskuan nga shteti, i cili përveç heqjes së lirisë fizike, i privonte individët edhe nga prona e tyre e luajtshme dhe e paluajtshme.

Një arsye më tepër për dënimin e inxhinierëve, ishte dhe justifikimi i qeverisë komuniste, për dështimin në tharjen e Kënetës së Maliqit, punimet për të cilën duhet të përfundonin brenda tetorit të vitit 1946, por për shkak të fondeve të pamjaftueshme dhe mjeteve primitive të punës, ky plan nuk u realizua.

Gjatë dhënies së dëshmisë në zyrat e Sigurimit, Kujtim Beqiri vë theksin te mungesat financiare dhe materiale, gjer te mjetet primitive të punës, si pengesë për kryerjen me ritme të shpejta të punës.

Për këtë arsye, ai kishte hartuar një plan të ri për zhvillimin e punimeve, që nuk kishte aspak qëllime sabotimi, siç dhe u akuzua. Propaganda e regjimit komunist, për të nëpërkëmbur figurën e inxhinierit të talentuar Kujtim Beqiri dhe të intelektualëve të tjerë, u manifestua jo vetëm te qëndrimet e institucioneve të administratës shtetërore, por u bë subjekt edhe në vepra letrare të kohës, si romane apo filma, me qëllimin për të përjetësuar në sytë e popullit shqiptar inskenimin e kryer nga regjimi si një të vërtetë.

Në përfundim të jetës së tij, pak përpara përfundimit të gjyqit të inskenuar, ku Kujtim Beqiri u dënua me vdekje, ai i dërgon një letër lamtumire familjes së tij. Në nënshkrimin e vendosur në përfundim të letrës, duket qartë që e vetmja dëshirë e tij është që pas vdekjes, të mos e mbanin mend për sabotues dhe kriminel i vendit të tij, siç u akuzua, por si profesionist të përkushtuar, ashtu siç ishte edhe e vërteta.

Marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri: Gjendja e pasluftës dhe ardhja e misioneve anglo-amerikane, UNRRA dhe OSS

Në periudhën 1945-1946, në vend zbarkuan misione të ndryshme me qëllime humanitare, siç ishte UNRRA, i financuar nga Forcat Aleate, kryesisht nga qeveria amerikane, për të ndihmuar Frontin Nacionalçlirimtar, ndihmë ekonomike e më vonë, në rimëkëmbjen e popullit shqiptar. Kjo organizatë drejtohej nga Frank Woodard, i cili mbante postin e Drejtorit të Divizionit Bujqësor për Shqipërinë.

Pas përfundimit të Luftës së II-të Botërore, misioni i UNRRA-s ishte të siguronte ndihmë ekonomike për kombet evropiane pas Luftës së Dytë Botërore dhe të riatdhesonte dhe ndihmonte refugjatët që do të vinin nën kontrollin e Aleatëve.

Qeveria amerikane financoi afërsisht gjysmën e buxhetit të UNRRA-s. UNRRA nuk vepronte vetëm në Shqipëri, por në të gjitha shtetet të cilat kishin pësuar humbje ekonomike gjatë Luftës .

Misione të tjera të ardhura në Shqipëri në atë periudhë ishin me natyrë ushtarake, si ai amerikan, me në krye Harry T. Fultz, si dhe ai i dërguar nga qeveria angleze. Mbërritja e misionit të UNRRA-s në Shqipëri, e ashpërsoi akoma edhe më shumë luftën e klasave.

Sipas komunistëve, UNRRA do të përdorte “logjikën e saj imperialiste”, për t’u angazhuar në rrjet spiunazhi dhe sabotimi. Duke përdorur Sigurimin e Shtetit, synohej të mbahej nën kontroll të vazhdueshëm veprimtaria e punonjësve të kësaj organizate, sepse i druhej ndonjë indoktrinimi të mundshëm të popullit shqiptar me frymën demokratike Perëndimore.

Dy dosje të de-klasifikuara të Sigurimit të Shtetit, specifikisht Dosja Nr. 20, “Korrespondenca e shkëmbyer në mes të personelit të UNRRA-s dhe misionit ushtarak në Shqipëri, mbi veprimet e tyre në vendin tonë” dhe Dosja Nr. 80, “të dhëna informative nga burime agjenturiale mbi veprimtarinë e misionarëve të UNRRA-s dhe elementët armiq e të dyshimtë shqiptarë”, dëshmojnë më së miri mbi survejimin e aktivitetit të UNRRA-s, të manifestuara qoftë nëpërmjet raporteve të hartuara nga vetë punonjësit e Sigurimit, ku detajohej çdo lëvizje apo diskutim i tyre, qoftë nëpërmjet dëshmive periodike të rrjetit të bashkëpunëtorëve të Sigurimit mbi ta, të cilët në shumicën e rasteve, përmenden nëpërmjet pseudonimeve.

Misionet ushtarake anglo-amerikane që zbarkuan në territorin e Shqipërisë së sapoçliruar në 1944, i përkisnin organizatave SOE (Special Operations Executive/ Ekzekutivi i Operacioneve Speciale) dhe OSS (Office of Strategic Services/Zyra e Shërbimeve Strategjike).

Qëllimi i përbashkët zyrtar i të dyja misioneve ishte të ndihmonin me trupa të armatosura në Luftën Nacional-Çlirimtare si dhe të hapnin negociatat me qeverinë e sapoformuar komuniste, për t’u siguruar që kjo e fundit do të respektonte përkatësisht: kryerjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe vazhdimësinë e detyrimeve të traktateve bilateralë ndërmjet saj dhe SHBA-së (të ndërmarra nga qeveria paraardhëse). Megjithatë, duhet theksuar se funksionet kryesore të OSS/SOE, ishin ato të një agjencie inteligjence.

Nga dalja në dritë e dokumenteve të reja të de-klasifikuara që i përkasin asaj periudhe, vërtetohet se misionet e dërguara prej tyre, kishin si objektiv të njihnin gjendjen politike në të cilën ndodhej Shqipëria. Rrjedhimisht, rezulton se agjencitë e inteligjencës që operonin në Ballkan, duke përfshirë Shqipërinë në kohën e Luftës së II-të Botërore, ishin kryesisht amerikane dhe angleze dhe ardhja e misioneve të dërguara prej tyre u mundësuan vetëm përmes marrëveshjeve të fshehta të bashkëpunimit midis OSS nga njëra anë dhe SOE-së nga ana tjetër, në qershor 1942 dhe gusht 1943 (Arkivi i Shtetit Amerikan – UNRRA, 1943: 1-23).

Në Shqipëri, rolet e tyre ishin të ndryshme: detyra kryesore e misionit të OSS ishte të hartonte raporte te vazhdueshme inteligjence, lidhur me marrëdhëniet që kishte lideri i sapo vendosur në krye të shtetit shqiptar, Enver Hoxha, me Bashkimin Sovjetik, ndikimin qe mund të kishte ky i fundit në vend dhe në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në të ardhmen, ndërsa misioni anglez, kishte synim të ndërtonte një rrjet më aktiv agjenturial.

Në nëntor të 1943, misionin e OSS në Shqipëri, e mori nën drejtim Harry T. Fultz53, një veteran i Luftës së Parë Botërore dhe ish – drejtori i Shkollës Teknike në Shqipëri (1922-1931), tashmë në rolin e një civili, që deri në atë moment kishte drejtuar Seksionin Shqiptar të OSS-së në Bari, si rrjedhojë e njohurive të forta mbi Shqipërinë.

Diçka e tillë vërtetohet edhe nga një korrespondencë telegrafike midis J. Jacobs dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Fultzi, ishte planifikuar të hynte në territorin shqiptar, fillimisht si një anëtar i misionit të OSS dhe më vonë do të shërbente si Këshilltar Ekonomik i Departamentit Amerikan të Shtetit. Për më tepër, telegrami instruktonte se, pas ardhjes së misionit të OSS nga Italia në Shqipëri, duhet të koordinohej puna e kryer deri atëherë nga stafi paraardhës amerikan, me atë të Fultz-it.

Pothuajse që në momentin që Fultzi u rikthye në jetën politike të Shqipërisë, filloi të survejohej nga Sigurimi i Shtetit, ashtu siç dëshmohet edhe nga një dosje e de-klasifikuar e Sigurimit mbi të, (Dosja Nr. 100), ku përveç survejimit të përditshëm të veprimtarisë së tij, përshkruhet me detaje jeta e hershme, aktiviteti si drejtor i Shkollës Teknike në Tiranë, si dhe roli drejtues në OSS.

Misionit të OSS-së i ishte dhënë leja nga qeveria komuniste, për të përdorur ndërtesat e Legatës (Ambasadës) Amerikane në Tiranë, si seli te përkohshme, element i cili shfaqet shpesh edhe nga dosjet e hartuara nga Sigurimi, ku shumica e survejimeve që i janë bërë Fultz-it dhe anëtarëve të tjerë të misionit amerikan, e kanë pikënisjen aty.

Një element që vlen për t’u theksuar për sa i përket mënyrës sesi Sigurimi i Shtetit operonte, është fakti se ky i fundit shkelte të drejtën e privatësisë, jo vetëm ndaj Fultzit dhe anëtarëve të tjerë të misionit, por edhe atë të familjarëve të tij, siç dëshmon dosja survejuese e vajzës së tij, Joana, e cila në atë kohë ishte vetëm 21 vjeçe.

Rreth figurës së Harry Fultzit dhe përfshirjes së tij në “sabotimin” e Kënetës së Maliqit

Në periudhën kur ka drejtuar Shkollën Teknike (1922 -1931), ai ka qenë gjithnjë në rolin e edukatorit për popullin shqiptar, sepse ndihmoi në edukimin e shumë brezave në shkencat natyrore dhe gjuhën angleze. Fëmijët e tij, dëshmojnë se ai u kishte trashëguar dashurinë për popullin shqiptar.

Djali i tij, Dave, një figurë e shquar akademike në SHBA-ës, gjatë një intervistë të dhënë në vitin 1993, ka diskutuar gjerësisht mbi kontributin e të atit në vendin tonë. Ai e përshkruante këtë lloj përkushtimi, si ngjitës, deri në pikën ku ai vetë ishte frymëzuar për të ndjekur një karrierë në fushat shkencore, si rrjedhojë e viteve që kishte kaluar në Shqipëri, duke studiuar në shkollën e të atit.

Gjatë periudhës kur Fultzi kryente rolin e drejtorit të Shkollës Teknike (deri në vitin 1933), nuk ka asnjë dokument që të provojë se ai kishte lidhje me shërbimet e inteligjencës amerikane. Përfshirja e tij me OSS, rrjedhimisht ka ardhur gjatë kohës së Luftës II-të Botërore.

Ky detaj konfirmohet, së pari, nëpërmjet dosjes së tij si personel i OSS, e cila është tashmë e de-klasifikuar, ashtu si edhe nga mikrofilmat e gjetur që përmbanin dosjet agjenturiale të Donovan-it, shefit të OSS, të de-klasifikuara dhe të zbardhura nga Arkivi Shtetëror Amerikan, ku H. T. Fultz, rezulton si subjekt i rekrutuar në këtë agjenci.

Gjithashtu, sipas një rrëfimi të bërë nga ish-kapiteni të OSS, që operoi në Shqipëri në ato vite, James “Jim” Hudson, për një gazetë shqiptare në 2012, ishte kjo periudhë (pas 1943), kur Harry Fultz mund t’u jetë drejtuar të gjithë ish-nxënësve të tij, si dhe profesorëve të dikurshëm të Shkollës Teknike, me qëllim rekrutimin e një rrjeti informatorësh shqiptarë, të cilët potencialisht mund të përdoreshin prej OSS, edhe pas vendosjes se regjimit komunist.

Historia mbështet faktin që ka pasur përpjekje nga OSS për të rekrutuar eksponentë shqiptare të diasporës, që ishin kundër regjimit të Hoxhës për të kryer veprimtari agjenturiale (ky grup quhej the Albanian Subversion ose Komiteti për Çlirimin e Shqipërisë – Committee Free Albania), por kjo ka ndodhur në 1949, vite më vonë nga arrestimi dhe dënimi i grupit të inxhinierëve, ashtu si dhe nga largimi i misionit amerikan nga vendi. Ky operacion rekrutimi ishte rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet misionit amerikan me atë anglez dhe mbante emrin; OBOPUS /BGFIEND. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur u kthye në Shqipëri, në korrik 1992, në vënd që ta prisnin me kurora dafinash, hapën fjalë se Arshiu kishte thënë; të varen komunistët në litar dhe...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Next Post

“Hitleri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve, ambasadori italian në Berlin, shkoi te Hitleri...”/ Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme

Artikuj të ngjashëm

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
Next Post
“Hitleri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve, ambasadori italian në Berlin, shkoi te Hitleri…”/ Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme

“Hitleri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve, ambasadori italian në Berlin, shkoi te Hitleri...”/ Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!