Dashnor Kaloçi
Memorie.al /sjell imazhet të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 në Shqipërinë postkomuniste të asaj kohe ku shihen duke votuar; nga Presidenti Alia, te Fatos Nano dhe Sali Berisha të rrethuar nga gazetarët vëndas dhe të huaj, bashkëpuntorët e ngushtë të tyre dhe militant e mbështetës të shumë që kanë mbushur oborret e selive përkatëse.
Presidenti Alia duke votuar i qeshur nën blicet e aparateve fotografik dhe kamerave me gazetarë vëndas dhe të huaj që e kanë rrethuar në pritje për t’i marrë ndonjë pronocim apo intervistë, më tej në një miting elektoral në Pallatin e Kongreseve duke përshëndetur mbështetësit e shumtë të Partisë së Punës, lideri karizmatik i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke dalë nga dhoma e fshehtë për të votuar në kutinë prej kompesate e mbështjellë me beze të kuqe në vështrimin e dy tre zonjave anëtare të komisioneve zonale në qëndrën e tij të votimit, më tej në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike duke pritur delegacione të huaj apo në konferenca shtypi e mitingje elektorale i shoqëruar nga disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, si: Aleksandër Meksi, Neritan Ceka, Azem Hajdari, Genc Pollo, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Edmond Budina, etj, kryeministri shqiptar Fatos Nano i vrejtur në fytyrë duke marrë fletën e votimit dhe duke votuar në zonë e tij elektorale i shoqëruar nga ish bashkëshortja Rexhina, më tej në konferenca shtypi apo duke dhënë intervista me gazetarë vëndas dhe të huaj, apo në mitingje elektorale i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e afërt dhe mbështetësit e tij, qëndra votimi dhe zgjedhës duke hedhur votën në ditën e zgjedhjeve dhe komisjone zonale që ndjekin procesin apo numërojnë votat, selitë përkatëse të rrethuar nga anëtarët dhe mbështetësit si dhe posetra elektorale me slloganet e dy tre partive kryesore që janë vënë në vënde të dukshme të kryeqytetit shqiptar, Tiranë.
Kjo është pak a shumë atmosfera dhe situata e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 kur dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pas shpalljes së pluralizmit politik në Shqipëri, e cila na vjen përmes disa fotove me imazhe të rralla që janë fiksur nga fotografët e njohur të Agjensisë Telegrafike Shqiptare./Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016