• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….

Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….
Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….
Memorie.al
Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….
Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….
Memorie.al Reiz Malile
Memorie.al Enveri me kinez
Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….
10
Shares
2.6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al/publikon për herë të parë dokumentet e bujshme arkivore me “dosjen e zezë” të marrëdhënieve shqiptaro-kineze të fillimit të viteve ’60-të, ku ambasadori shqiptar Reiz Malile ka informuar rregullisht Komitetin Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhën, Hysni Kapon, etj, lidhur me sjelljet imorale e shtazarake të dhjetra ushtarakëve, kursantëve dhe specialistëve shqiptarë që ishin në qytete dhe provinca të ndryshme të Kinës, të cilët kryenin akte rrugaçërie duke kapur me forcë e duke përdhunuar vajza kineze, kudo që ato ndodheshin, në ara, fabrika,  autobus, mbrëmje vallëzimi  etj. Dhe kur pala shqiptare donte që t’i procedonte ata për gjyq, pala kineze nuk ishte dakord dhe kërkonte që ata “të bënin autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës….”?!

Pas prishjes së marrëdhënieve zyrtare të Tiranës me Kremlinin në fundin e vitit 1961 dhe fillimin e ’62-it,  Enver Hoxha dhe regjimi komunist i Tiranës u lëshuan “në prehrin” e Mao Ce Dunit, duke lidhur një aleancë të fortë me vendin e madh komunist aziatik, me të cilin kishin filluar “flirtet” ,që nga fillimi i viteve ’50-të, kur kryetari Mao, konsolidoi pushtetin e tij. Kështu që nga fillimi i viteve ’60-të dhe deri në mesin e viteve ’70-të, kur Enver Hoxha do të fillonte ftohjen me “vëllezërit kinezë” pas vizitës së Richard Nixonit në Kinë, Pekini zyrtar do të ishte një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, jo vetëm në aspektin politik, por dhe në atë ekonomik e ushtarak, duke i akorduar vendit të vogël e të varfër ballkanik, disa dhjetëra milion dollarë ndihma dhe kredi, ku shumica e tyre ishin falas apo me afat të gjatë shlyerje….!

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

Në ato dy dekada, qeveria shqiptare i mbështeste të gjitha planet e saj pesëvjeçare, vetëm në saj të ndihmave dhe kredive që jepte qeveria kineze dhe në këtë kuadër, përveç industrisë ushtarake si: Uzina e Artilerisë në Tiranë, Kombinati i Armatimeve në Poliçan të Skraparit, aeroportet ushtarake të Gjadrit e Kuçovës, bazave ushtarake detare të Porto-Palermos, Shëngjinit etj., në ato vite u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim pothuaj të gjitha veprat industriale në Shqipëri, si: Uzina e Naftës dhe e Gazit në Ballsh, Hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzë dhe Komanit, Kombinati Kimiko Metalurgjik i Laçit, Radio-Televizioni Shqiptar, fabrika e Letrës në Lezhë, Uzina e Telit në Shkodër, etj, uzina e fabrika të vogla në të gjithë Shqipërinë, në të cilat punuan specialistët dhe inxhinierët kinezë me përkushtim dhe korrektesën më të madhe.

Po kështu, për vënien në funksionim të këtyre veprave të mëdha industriale Republika Popullore e Kinës, morri përsipër edhe shkollimin e specializimin e qindra kuadrove shqiptarë, civile dhe ushtarak, në Republikën Popullor të Kinës. Këto tashmë janë të njohura nga brezi që e ka jetuar në atë kohë dhe ato janë të pasqyruara edhe në mjetet e informimit publik dhe propagandës të asaj kohe. Por e gjitha ajo “miqësi e pathyeshme” dhe e ngushtë midis dy “partive motra”, ka pasur edhe anën të errët të saj, e cila është mbajtur e fshehtë dhe nuk është bërë publike në ato vite. Bëhet fjalë për sjelljen imorale dhe qëndrimin e ushtarakëve, kursantëve e specialistëve shqiptarë, kuadro inxhiniero-teknik që asokohe, ishin në Republikën Popullore të Kinës, ku disa prej tyre, janë sjellë në mënyrën më të shëmtuar, duke bërë përdhunime të vajzave dhe grave kineze, kudo ku ato ndodheshin fabrika, kantiere, autobus, stalla lopësh, mbrëmje vallëzimi, ekskursione  etj, aq sa një pjesë e tyre, sipas raporteve të “shokëve kinezë” ishin bërë “tmerri i rajoneve…”?!. Të gjitha këto janë të pasqyruara me detaje në dhjetëra raporte e informacione që ambasada shqiptare në Pekin, ia ka dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, me anë të ambasadorit Reiz Malile dhe ato janë parë e firmosur me shënimet përkatëse nga vetë Enver Hoxha, Hysni Kapo etj. Në këtë “dosje të zezë” të marrëdhënieve shqiptaro kineze, e cila ka siglën “Tepër sekret” dhe përmban një korrespodencë të gjatë me raport-informacione të firmosura, nga ambasadori shqiptar në Pekin, Reiz Malile, atasheu ushtarak Elami Hado, drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror të PPSH-së, Pirro Bita, etj, Ku sipas raporteve në fjalë, “vajzat kineze kur përdhunoheshin, nuk bërtisnin, pasi nuk donin që të prishej miqësia shqiptaro-kineze” dhe kur pala shqiptare insistonte, që ata që kishin kryer këto akte të shëmtuara, të procedoheshin penalisht e t’i jepeshin gjyqit, “shokët kinezë” nuk ishin dakord me këtë masë të rëndë, por insistonin që ata “të bënin një autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës”…?! Lidhur me këtë dhe të tjera nga kjo “dosje e zezë”, na njohin disa prej dokumenteve arkivore sekretet, që po publikojmë.

                                             Vijon nga numri i kaluar

PJESE NGA PROCES-VERBALI I MBAJTUR NE KINE NGA AMBASADA SHQIPTARE DHE AUTORITETET KINEZE LIDHUR ME PËRDHUNIMET…

Në uzinën Nr. 1, Kiço F.

  1. Më 9 shtator në orën gjashtë të mbrëmjes ky ndodhesh i shtruar në spital, kur infermierja i pruri barnat ai e zuri me forcë dhe deshi ta çnderojë, por nuk ja arriti dot qëllimit sado që e përsëriti.

I tha infermieres se ka shumë gra në repart që vijnë me mua, prandaj, s’ka gjë. Një ditë në rrugë zuri një punëtore dhe i tha: ose do më duash mua ose unë do të vras ty.

  1. Më 11 gusht në sallën e fiskulturës ftoj një punëtore të martuar të shëtiste, e zuri me forcë dhe e puthi sapo ra në kontakt me të.
  2. Ky praktikant shpesh shan kamerierët duke u thënë; e poshtër, e të tjera fjalë të ndyta. Kur e diktoj njëri nga përkthyesit ai fillo të flasë me praktikantët se përkthyesit kinezë janë spiunë dhe dëmtojnë miqësinë tonë me ata, kjo është një shpifje politike. Të gjithë kërkojnë që për të të merren masa serioze.

Kozma Sh. praktikant në uzinën Nr.1.

Ky shpesh nuk shkon në punë, ditën fle, me pretekst sëmundje, natën del e shëtit me gra. Në 1 gusht në rrugën Lankoi, gënjeu një grua me para.

Një ditë në fund të tetorit erdhi I pirë nga qyteti dhe në rrugë takoj një punëtore e zuri e i tha mos fol se unë e ti punojmë së bashku në repartin 63. Deshi ta çnderoj, por ajo i shpëtoi nga duart. Në mëngjes ajo u ankua në drejtori dhe dy ditë nuk doli në turnin e natës.

Hilmi H. përkthyes në uzinën Nr.1.

Sillet keq me femrat, kthehet vonë dhe hyn nga muri në lokalin e fjetjes. Mban lidhje shpesh me gra të këqija. Në dans kryen akte vagabondazhi, përqafon punëtoret në dans dhe i shtrëngon shumë, disave u thotë se po të ishte në Shqipëri, do të martohesha me ty, kur gjen rezistencë nga vajzat e lë në mes të dansit dhe ikën.

Akoma më serioze është ngjarja që ai më datën 3 prill mblodhi rreth vetes 40 praktikantë dhe deshi të shkojë në danse jashtë uzinës, duke kaluar nga muri hyri në sallën e dansit, ky gjest nuk është knform marrëveshjes që kemi bërë me shokun Sherko. Unë tha ai, do të shkruaj në familje se si është miqësia me kinezët që hidhemi nga muri për të shkuar në danse, ndërsa në Bashkimin Sovjetik ne na përshëndesin kudo.

Shpesh ky u flet me kapriciozitet përkthyesve, si p.sh. në prill të këtij viti tha: neve këtu kryejmë praktikën dhe po na mësuat keq juve, shkon në burg. Kina është e varfër dhe harxhon shumë për industrinë e mbrojtjes, prandaj ka edhe vjedhës. Ushqimin që hamë ne këtu, tek ne e hanë edhe ata të varfrit. Unë në Bashkimin Sovjetik kisha shumë vajza. Kur të vinë specialistët kinezë tek ne, më mirë të mos vinë. Kur u nis Sh…në Shqipëri, ai tha se përkthyesit janë spiunë. Hilmiu pret në stacion të autobusit dhe u kërkon vajzave të bukura që të shëtisin me të.

Shpesh ndodh mos respektimi dhe mos besim nga ana e praktikantëve. Akoma dhe një fakt tjetër që në uzinën Nr.1. që një praktikant donte të rrihte punëtorin kinez.

Më 1 gusht u organizua mbrëmje vallëzimi. Njëri nga praktikantët ftoi një punëtore për të kërcyer, por ajo me që desh të pushonte u ngrit dhe shkoi në një dhomë tjetër. Pas saj shkoj dhe një punëtor po në atë dhomë. Praktikanti duke menduar se punëtori që shkoj së bashku me të në dhomë e nxiti vajzën për të ikur, prandaj deshi ta godiste punëtorin kinez.

Përkthyesi Kristaq P. goditi njërin nga punëtorët kinez për shkak se punëtori kishte marrëdhënie jo të mira me një nga praktikantët e grupit ku ishte përkthyes Kristaqi. Punëtorët kinez deshën që ta rrihnin Kristaqin, por meqenëse ky kërkoi falje nëpërmjet shefit të degës së IV-të dhe jo drejt për drejt punëtorit, prap ata e falën dhe nuk e goditën.

Në 9 korrik në festën e Ushtrisë Popullore të RPSH u organizua një mbrëmje vallëzimi. Meqenëse të nesërmen punëtorët kishin punë dhe do të organizoheshin gara sportive, u propozua që mbrëmja do të vazhdonte deri në orën 17.00. Mirëpo përgjegjësat kërkuan që të zgjatet koha e vallëzimit jo vetëm deri në orën 10.00, por më tutje. Pikërisht pse nuk u zgjat vallëzimi, praktikantët lanë në mes vallëzimit vajzat dhe ikën pse nuk iu plotësua dëshira e tyre.

Këto janë thyerje të etikës njerëzore. Ditën tjetër praktikantët që mbeten për të fjetur në qytet, e hëngrën drekën pak më vonë, njëri nga praktikantët i nevrikosur e përplasi derën deri sa theu një figurë prej qelqi. Kur iu mbajtën paratë nga rroga këtij, ky u revoltua shumë.

Neve për ushqimin e mirë të praktikantëve kemi organizuar edhe mësim me kuzhinierët. Por ka pasur raste që njëri nga praktikantët zuri një mizë në sallë dhe me qëllim e hodhi në gjellë, por meqë miza ishte gjallë akoma, ky gjest u demaskua menjëherë, kjo prishi miqësinë tonë.

Në uzinën Nr.1 Thomai pa se punëtorja që ky kishte kontakte seksuale me të, po kërcente më të shoqin e saj, Thomai e pengoi burrin e punëtores menjëherë, ndërsa herën e dytë e diktuan gjithë punëtorët e tjerë dhe deshën që ta rrihnin.

Në garat e futbollit me universitetin e Cuan Cinit, kur skuadra e universitetit shënoi golin, praktikantët nuk deshën që ta zinin (ta quanin, shënimi ynë), ndërsa kur topi ra në shtyllë të portës së tyre, deshën që ta konsideronin gol. Njëri nga praktikantët tha se studentët tuaj janë të dobët në fytyrë. Njëri bleu një pastë dhe e hodhi në rrugë për ta marrë fëmijët.

Për sigurimin e nevojave të praktikantëve është bërë gjithçka, por nganjëherë nuk ka, p.sh. nuk është siguruar marka e cigareve që donte njëri nga praktikantët, por këtij iu dha një markë tjetër cigaresh, ai e hodhi poshtë.

Këto raste kanë sjellë revolt në popull. Për praktikantët që kanë pasur lidhje me gra të martuara, burrat kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ka pasur dhe shprehje nga punëtorët se praktikantët nuk ngjajnë me shqiptarët heronj, ashtu siç na është shpjeguar neve.

Disa nga populli qortojnë drejtuesat tanë për humbjen e ndjenjave nacionale, ndërsa internacionalizmin e konsiderojnë mbi të gjitha.

Disa mjeshtra janë shprehur se sikur të mos na edukonin udhëheqësit për një miqësi me shokët shqiptar, neve nuk do t’i kishim mësuar ose do t’i kishim rrahur.

  1. Seriozisht dëmtohet autoriteti i PPSH-së dhe i popullit shqiptar.
  2. Nëse neve nuk do t’i merrnim seriozisht këto çështje, ne do të mbetemi të izoluar nga masat për të prishur miqësinë ndërmjet kinës dhe Shqipërisë.

Plenumi i 10 i Komitetit Qendror i thirrjes së Tetë theksoi se populli është një dhe i pandarë me Partinë, por ka dhe armiq që nuk na duna ne.

Veçanërisht në Cun Cin që ka qenë edhe qyteti i dytë i Gomindanit, po të ketë të tilla ngjarje shkaktojnë konsekuenca më të këqija ndërmjet nesh./Memorie.al

                                                           Vijon në numërin e ardhëshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share10TweetPinSendShareSend

Previous Post

Imazhet e rralla në zgjedhjet e para pluraliste. Si votuan Nano, Berisha, Ramiz Alia dhe intervistat e tyre para kamerave….

Next Post

Revolta e pëgjakur e Qafë Barit

Artikuj të ngjashëm

“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Dossier

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
Dossier

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

March 31, 2023
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
Next Post
Revolta e pëgjakur e Qafë Barit

Revolta e pëgjakur e Qafë Barit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!