• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 21, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“I diplomuar në Torino, vuajti 8 vite burg, i akuzuar si ndërlidhës i Mehmet Shehut me Fultz-in… / Historia e panjohur e Ihsan Qereshnikut

“I diplomuar në Torino, vuajti 8 vite burg, i akuzuar si ndërlidhës i Mehmet Shehut me Fultz-in… / Historia e panjohur e Ihsan Qereshnikut
“I diplomuar në Torino, vuajti 8 vite burg, i akuzuar si ndërlidhës i Mehmet Shehut me Fultz-in… / Historia e panjohur e Ihsan Qereshnikut
“I diplomuar në Torino, vuajti 8 vite burg, i akuzuar si ndërlidhës i Mehmet Shehut me Fultz-in… / Historia e panjohur e Ihsan Qereshnikut
“I diplomuar në Torino, vuajti 8 vite burg, i akuzuar si ndërlidhës i Mehmet Shehut me Fultz-in… / Historia e panjohur e Ihsan Qereshnikut
“I diplomuar në Torino, vuajti 8 vite burg, i akuzuar si ndërlidhës i Mehmet Shehut me Fultz-in… / Historia e panjohur e Ihsan Qereshnikut
15
Shares
2.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Ihsan Qereshnikut me origjinë nga fshati i Beratit prej nga ata kanë trashëguar mbiemrin, ku i atit i tij, Shaban Qershniku ishte diplomuar në Akademinë Ushtarake të Rendit në kryeqendrën e perandorisë osmane, në Stamboll, për disa vite shërbeu si Shef Policie i Tripolit dhe më pas si Guvernator i Përgjithshëm i Libisë.  

Ihsani u diplomua në shkollën Teknike Amerikane të Fultz-it në Tiranë, në vitin 1931 u emërua si pedagog në atë shkollë  dhe më pas Mbreti Zog e emëroi si drejtor i Centralit Elektrik në Vlorë, më pas si pedagog në shkollën Pedagogjike të Beratit dhe Medresenë e Tiranës, nga ku në vitin 1940 ai shkoi në Torino, ku u specializua si radio-teknik. Arrestimi i Ihsanit në vitin 1947-të së bashku edhe me 15 persona të tjerë, si: Niko Hajdari, Xhaferr Zoto, Stavri Bojaxhiu etj., të quajturit “Grupi i agjentëve amerikanë të shkollës së Fultzit”. Akuzat që i bëheshin Ihsanit  si “ndërlidhës i Fultz-it me Mehmet Shehun”, në atë kohë ishte në funksionin e Shefit të Shtatmadhorisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe dënimi i tij, duke qëndruar prapa hekurave edhe pasi gjeneral-major Mehmet Shehu kishte ardhur në postin e ministrit të Punëve të Brendshme…?!

“Në momentin e arrestimit, babai u tha oficerëve të Sigurimit të Shtetit që ta shikonin mirë urdhrin që kishin marrë, pasi ai ishte daja i Fiqiret Shehut. Por ajo ç’ka u tha babai oficerëve të Sigurimit, nuk vlejti fare, sepse urdhri për arrestimin e tij ishte dhënë pikërisht për atë fakt, që ai ishte daja i Fiqiret Shehut dhe bashkëshortin e saj Mehmetin, ai e kishte pasur nxënës në shkollën Teknike Amerikane të Fultzit në Tiranë. Pas dy ditëve që babai u mbajt në hetuesinë e Vlorës, ai u soll në hetuesinë e Tiranës, ku i’u komunikua edhe akt-akuza si “agjent e ndërlidhës i agjenturës amerikane të Harri Fultzit, me Shefin e Shtatmadhorisë gjeneral-major Mehmet Shehun”.  Dëshmon për Memorie.al, Bruno Qereshniku, që rrëfen historinë e babait të tij, Ihsan Qereshnikut, ish-student dhe pedagog i shkollës Teknike Amerikane të Harry Fultz-it dhe më pas i diplomuar në Itali, i cili në vitin 1947, u dënua me 8 vjet burg politik, pas një akuze të montuar enkas për të goditur Mehmet Shehun. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur shau udhëheqjen e Partisë, unë i thashë; ti Gjet Kadeli, je armik i betuar, ndërsa Kujtim Prushi, shtoi se do ta denonconte në Degën e Brendshme dhe…”/ Raporti me dëshminë e Fran Gjon Gjinaj, Mamurras, 1972

“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali

Ihsani, mik i Fultz-it

Në vitin 1922 Ihsan Qereshniku, filloi mësimet në shkollën Teknike që kishte hapur Kryqi i Kuq amerikan në Tiranë, të cilën e mbaroi në vitin 1931 dhe nisur nga rezultatet e larta, drejtori amerikan, Harry Fultz, e mbajti pedagog në atë shkollë. Për dy vjet punoi si pedagog pranë asaj shkolle. Gjatë atyre viteve, hartoi dhe botoi katër tekste shkollore: Kiminë, Aritmetikën, Fizikën dhe Manualin e Përgjithshëm, për degët Elektrike dhe Mekaniken, të cilat iu miratuan nga Ministria e Arsimit e asaj kohe dhe u futën në procesin mësimor menjëherë. Në parathënien e librit “Për Punë Teknike Elektrike- Mekanike”, të botuar në vitin 1933, midis të tjerash ai ka shkruar: “Një ditë kur isha tue u fjalos me Z. Fultz, mbi sistemin anglez të matjeve që përmbajnë tekstet e shkollës dhe vështirësinë që gjejnë graduatët në përdorimin e këtij sistemi, në jetën praktike, zotnia e tij u hodh edhe më tha: ‘Po nuk filluat, kurrë nuk keni për të mbaruar. Mos kërkoni të filloni përnjëherë me gjëra të mëdha. Shtypshkronja ja ku është, libra dore gjermanisht dhe italisht keni këtu, atje në libra anglisht, gjenden tabela dhe informata me sistem metrik, e për këtë, po të doni, mund, të zgjidhni ato ma të dobishmet edhe kështu mund të bëni një libër dore të vogël, në gjuhën SHQIPE. Kjo kishte për të vlejt jo vetëm për graduatët, por edhe për të tjerët, që merren me punët teknike’. Prej këtyre këshillave të drejtorit Fultz, mora përsipër hartimin e këtij libri-dore”, ka shkruar në tekstin mësimor që botoi me ndihmën e drejtorit amerikan, të asaj shkolle dhe kolegut të tij, Ali Cungut.

Mbreti Zog e emëron Drejtor në Vlorë

Ihsan Qereshniku ishte një nga nxënësit më të përgatitur për degët Elektrike dhe Mekanike  ai vlerësohej vazhdimisht nga drejtori Harry Fultz, për rezultatet e tij të larta. Lidhur me këtë, i biri i tij, Bruno Qereshniku, tregon: “Në vitin 1933, kur përgatitej të festohej 5-vjetori i Mbretërisë, në qytetin e Vlorës u prish Centrali Elektrik dhe Mbreti Zog i kërkoi ndihmë Fultzit, për të rregulluar defektin në Centralin e Vlorës, me qëllim që të mos dështonin festimet. Fultzi dërgoi nxënësin e tij, Ihsan Qereshnikun, i cili e rregulloi menjëherë atë. Pas kësaj Mbreti Zog e emëroi, Drejtor të Centralit të Vlorës. Në ato vite, përveç Centralit të Vlorës, babai dha një kontribut të madh edhe në instalimin e vënien në punë të centraleve të Durrësit e Beratit. Pas mbylljes së shkollave private dhe atyre të huaja, që ishin në Shqipëri në vitin 1933, u transferua në qytetin e Beratit, ku dha mësim në shkollën Pedagogjike, me të njëjtat lëndë që kishte dhënë në Tekniken e Tiranës. Në 1935-ën u rikthye përsëri në Tiranë dhe u emërua pedagog në Medresenë e kryeqytetit, ai dha mësim deri në vitin 1940-të. Në vitin 1941, babai shkoi në Itali,  për dy vite studioi dhe u specializua si radioteknik në qytetin e Torinos. Pas specializimit në Torino, ai u kthye në Tiranë, ku hapi një laborator, për rregullim radiosh në një ndërtesë brenda mureve të Kalasë së Toptanve, ku dhe banonte në një shtëpi me qera. Gjatë periudhës së Monarkisë dhe asaj të pushtimit fashist të vendit, babai nuk u përzje me politikë, por herë pas here shkruante e botonte artikuj të ndryshëm shkencor dhe letrar, në shtypin e kohës dhe sidomos në revistën “Njeriu”, që nxirrte Komuniteti Mysliman në Tiranë”.

Në ’47-ën arrestohet si agjent i Fultz-it

Pas mbarimit të Luftës, Ihsan Qereshniku u emërua në Ministrinë e Ekonomisë, që drejtohej nga ministri Nako Spiro, i cili e ngarkoi atë me detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Regjistrimit dhe Konfiskimit të fabrikave dhe punishteve, që ishin asokohe në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe, ai ra viktimë e një kurthi e cila do ja ndërronte rrjedhën e jetës. Nga maji i vitit 1946, kur babai im ishte Drejtor në Ministrinë e Ekonomisë, u dërgua me shërbim në qytetin e Vlorës. Gjatë ditëve që babai ndodhej në atë qytet, me urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Koci Xoxe, ai u arrestua dhe u mbajt për dy ditë në paraburgim. Kur e arrestuan, babai u tha të shikonin urdhrin që kishin marrë, se duhet të kishin gabuar, pasi ai ishte daja i Fiqiret Shehut, bashkëshortes të gjeneral-major Mehmet Shehut. Por, nuk vlejti, sepse urdhri për arrestimin e tij, ishte pikërisht për atë. Pas dy ditëve që babai u mbajt në hetuesinë e Vlorës, ai u soll në Tiranës, ku ishin arrestuar dhe një grup prej 15-vetash ish-shokë të tij studentë të shkollës amerikane të Fultzit, si Niko Hajdari, Xhaferr Zoto, Stavri Bojaxhiu etj., të cilët u quajtën “Grupi i agjentëve amerikanë të shkollës së Fultzit”. Bashkë me këtë grup ishte planifikuar për t’u arrestuar edhe Mehmet Shehu,  dhe babanë tim e futën bashkë me ta dhe e akuzuan si “agjent e ndërlidhës të Harry Fultzit me Mehmet Shehun”, të cilin ai e kishte bashkëshortin e mbesës së tij dhe për më shumë, që Mehmetin e kishte pasur nxënësin e tij në shkollën amerikane. Arrestimi i  këtij grupi, bëhej me qëllim që gjatë hetuesisë, ai të implikonte dhe Mehmet Shehun, si “të lidhur me agjenturën amerikane dhe Harry Fultzin”. E gjitha kjo ishte një lojë e kurdisur me urdhër të Enver Hoxhës, i cili kishte planifikuar goditjen e një pjesë të Byrosë Politike dhe disa funksionarëve të lartë, të Komitetit Qendror, ku bënte pjesë dhe Mehmet Shehu. Por, me gjithë torturat që i bënë babait gjatë hetuesisë, ai nuk pranoi të dëshmonte, që të implikonte Mehmet Shehun, me agjenturën amerikane dhe Harry Fultzin, ku t’i thuhej se kishte qenë ndërlidhës i tyre, meqenëse ai kishte punuar si radioteknik”.

Dënimi me 8-vjet burg

Ihsan Qereshniku dhe grupi i përbërë prej 15-vetash, pasi u mbajtën për dy vjet në hetuesi, u nxorën përpara gjyqit. Gjatë procesit gjyqësor, ndërmjet akuzave të tjera prokurori i tha babait: ‘Ti ke qenë agjent e ndërlidhës në mes grupit tuaj dhe agjenturës amerikane’. Pas kësaj akuze, babai u përgjigj: ‘Amerika ka ngritur disa antena të larta në Greqi, për t’u dëgjuar “Zëri i Amerikës” në Shqipëri, e megjithatë njerëzit nuk e dëgjonin dot mirë. Unë nuk kam ndonjë antenë të tillë dhe vetëm me një kumbull që kam në oborr, nuk mund të lidhem dot me Amerikën”. Pas kësaj përgjigje të babait, prokurori iu drejtua duke i thënë: ‘Kërkon të na bësh dhe injorantë’. Edhe pse babait nuk ia faktua asnjë prej akuzave, prokurori kërkoi 15-vjet burg, ndërsa Gjykata e uli dhe e dënoi me 8-vjet burg, duke e akuzuar si “ndërlidhës i grupit me agjenturën amerikane”. Në vitin 1950-të, kur Koci Xoxe doli vetë para gjyqit, u thirr dhe babai im për të dëshmuar rreth asaj çka e kishin pyetur gjatë hetuesisë së tij. Edhe pse ai proces u konsiderua si i kurdisur dhe i montuar nga Koci Xoxe, babai përsëri vazhdoi të qëndronte në burg dhe nuk u lirua dot edhe pse burri i mbesës së tij, (vajzës së motrës), Mehmet Shehu, mori funksionin e Ministrit të Brendshëm në vend të Koci Xoxes. Dënimin, babai e vuajti në Tiranë ku punoi si radio-teknik, për nevojat e Ministrisë së Brendshme në laboratorin e saj diku aty brenda Kalasë së Toptanasve. Gjatë vuajtjes së dënimit, shumë nga shokët e babait i thonin atij, të bënte kërkesë për falje, por babai nuk bëri asnjëherë, duke thënë se nuk kishte bërë faj, që të kërkonte falje. Ai u lirua nga burgu në vitin 1954, pasi kishte vuajtur shtatë vjet dhe në atë kohë hapi një lokal privat për riparim radiosh, tek Pazari i Vjetër. Ndërsa kishte filluar punë aty, në Teknikumin “7 Nëntori” u hap dega e Radios dhe Drejtori Gjergj Canco, bëri kërkesë që të merrte babanë si pedagog për të dhënë mësim pranë asaj dege, por ajo gjë nuk i’u aprovua. Pas kësaj, Canco iu drejtua me një letër Mehmet Shehut, i cili dha urdhër të prerë që të miratohej kërkesa e tij dhe babai punoi aty deri sa doli në pension në vitin 1962. Vitet e pensionit e deri sa vdiq në vitin 1970-të, babai i kalonte në shtëpi, kryesisht duke lexuar libra të ndryshëm dhe nën shoqërinë Qemal Meidanit.

Shaban Qereshniku, beratasi që shërbeu si Guvernator i Libisë në Tripoli

Origjina e hershme e familjes së Ihsan Qereshnikut, është nga fshati Qereshnik i Beratit, prej të cilit ata kanë trashëguar dhe mbiemrin e familjes. Nuk dihet me saktësi se në çfarë periudhe ajo familja është vendosur në qytetin e Beratit, por mendohet se ata kanë banuar në lagjen “Murat-Çelepias” që përpara viteve 1820-të. Një nga të parët e kësaj familje që ka bërë emër të madh, ka qenë Shaban Qereshniku, i cili ka lindur rreth viteve 1860-të në qytetin e Beratit. Që në moshën shtatë-vjeçare, Shabani u përzgjodh ndërmjet shumë bashkëmoshatarëve të tij beratas dhe u dërgua për t’u shkolluar në Stamboll, ku doli me rezultate të shkëlqyera. Pas gjimnazit, Shabani përfundoi dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake të Rendit të atij qyteti dhe Porta e Lartë me dekret të veçantë, e emëroi Shef-Policie në Tripoli të Libisë. Pas disa kohësh në atë detyrë, Shabani u emërua në funksionin e lartë të Guverantorit të Përgjithshëm të Libisë. Gjatë periudhës që Shabani ishte student në Akademinë e Rendit të Stambollit, ai u martua në Berat, me një vajzë të quajtur Hamide dhe nga ajo martesë atyre u lindën dy vajza: Abllaja dhe Lutfija. Pas emërimit si Guvernator i Libisë, Shabani u kthye në Berat dhe mori familjen e tij, gruan dhe dy vajzat e u vendos familjarisht në Tripoli, ku më pas i lindën dhe dy djem e një vajzë:  në vitin 1900, Mazeri në vitin 1902 dhe Zybejdja në vitin 1905. Shaban Qereshniku shërbeu si Guvernator i Libisë deri sa doli në pension aty nga viti 1910 dhe më pas u kthye në qytetin e tij të lindjes, në Berat, ku dhe vdiq pak vite më vonë. Disa vjet para se të ndërronte jetë, Shabani i dërgoi dy djemtë,  dhe Mazerin, për të vazhduar studimet në Vjenë, por nga që familja ishte në gjendje të dobët ekonomike, u kthyen në Shqipëri dhe vazhdoi mësimet në shkollën amerikane në Tiranë, që njihet ndryshe dhe si Teknikja e Fultz-it. Ndërsa u kthye në Shqipëri, vëllai tjetër, Mazeri, qëndroi në Austri, ku u diplomua në Akademinë Ushtarake të Vjenës dhe më pas u kthye në Tiranë, ku shërbeu si ushtarak i Monarkisë deri aty nga viti 1928, kur dhe vdiq në rrethana të panjohura. Vajza e madhe e Shabanit, Lutfia, gjatë kohës që ishin në Tripoli, punoi si pedagoge e frëngjishtes, ndërsa kur u kthye në Shqipëri, nuk punoi më në arsim. Vajza tjetër, Zybejdja, si fillim u shkollua në Teknikumin Bujqësor që kishin hapur amerikanët në Golem të Kavajës, dhe më pas ajo erdhi në Tiranë, ku u diplomua në shkollën “Nëna Mbretneshë”. Pas përfundimit të kësaj shkolle, Zybejdja u emërua mësuese në shkollën fillore të fshatit Petrelë të Tiranës, duke qenë e para mësuese në Shqipëri, që emërohej në fshat. Sipas një udhëzimi që doli në vitet ‘20-të, për të mos mbajtur për mbiemër emrat e fshatrave, edhe fisi Qereshniku e ndërroi atë dhe mori mbiemrin Meidani. Gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, familja e Ihsan Qereshnikut u konsiderua si “familje reaksionare” dhe u persekutua, duke u privuar nga shumë të drejta. Nga fëmijët e vetëm Adriani, (deri para disa vitesh ka punuar në RAI 5 në Itali), mbaroi shkollën e lartë, duke u diplomuar në Inxhinieri Elektrike. Kjo u arrit me ndërhyrjen e Beqir Ballukut, pasi Adriani kishte shpëtuar nga përmbytja, makineritë e Hidrocentralit të Bistricës, kur ai ishte duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share15TweetPinSendShareSend

Previous Post

Historia e panjohur e Stefi Ingrisit me origjinë austriake, që kishte takuar Leninin dhe që jetoi në qytetin e Shkodrës deri në vitin 1956

Next Post

Foto të pa publikuara të Nënë Terezës / Nga takimet me Ramizin, Nexhmijen e Llambi Gegpriftin, te shtëpia e prindërve, Kryegjyshata Bektashiane dhe kopshtet e fëmijve

Artikuj të ngjashëm

“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
Personazh

“Kur shau udhëheqjen e Partisë, unë i thashë; ti Gjet Kadeli, je armik i betuar, ndërsa Kujtim Prushi, shtoi se do ta denonconte në Degën e Brendshme dhe…”/ Raporti me dëshminë e Fran Gjon Gjinaj, Mamurras, 1972

March 20, 2023
“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali
Personazh

“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali

March 20, 2023
“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72
Personazh

“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72

March 19, 2023
“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit
Personazh

“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972

March 18, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Personazh

“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit

March 18, 2023
Ramizi në Byro: “Sigurimi në gjumë në ikjen e 9 vetave, por në esfelt shkofshin këta dhe 90 si këta! Me vagabondët s’mbahet Shqipëria…”/ Analiza e arratisjes së “Dukati”-t
Personazh

“Në vazhdim të bisedës, ai tha; për shpirt, udhëheqësin e partisë dhe kryeministrin, qysh nesër i vras, nuk i lë të gjallë dhe në vend të tyre…”/ Raporti sekret i B.p. të Sigurimit, “Çesma e Trojës”, Laç, 1973

March 16, 2023
Next Post
Foto të pa publikuara të Nënë Terezës / Nga takimet me Ramizin, Nexhmijen e Llambi Gegpriftin, te shtëpia e prindërve, Kryegjyshata Bektashiane dhe kopshtet e fëmijve

Foto të pa publikuara të Nënë Terezës / Nga takimet me Ramizin, Nexhmijen e Llambi Gegpriftin, te shtëpia e prindërve, Kryegjyshata Bektashiane dhe kopshtet e fëmijve

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!