• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat

“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
Kur Qazim Mulleti dhe “kolaboracionistët” e tjerë, mbronin hebrenjtë, duke u konfliktuar me gjeneralin gjerman, Hauzding, që iu mori 60.000 franga ari…/Dokumentet e panjohura
Dëshmia e rrallë: “Kur vetë gjermanët shpëtonin hebrenjtë në Shqipni në vjetin 1944, duke i…”/ Historia e panjohtun e djaloshit shkodran, Ludovik Deda, ish-ushtarak i tyne
“Në 1934-ën, kur Komisioneri i Lartë për Refugjatët, në Lidhjen e Kombeve, i kërkoi Mbretërisë Shqiptare, për vendosjen në Shqipëri, të një numri hebrenjsh nga Gjermania, ai…”/ Refleksionet e ish-kreut të Legalitetit
Kur Qazim Mulleti dhe “kolaboracionistët” e tjerë, mbronin hebrenjtë, duke u konfliktuar me gjeneralin gjerman, Hauzding, që iu mori 60.000 franga ari…/Dokumentet e panjohura

Nga Sulo GOZHINA

Memorie.al / Sa herë që afrohet 27 janari i çdo viti, mendja të shkon tek dita e Holokaustit, tek Lufta e Dytë Botërore, viktimat, nga të cilit vetëm hebrenjtë ishin 6 milion. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria ofroj për hebrenjtë strehimin e mbrojtjen e tyre. Vetëm në Berat gjatë kohës së luftës, erdhën mbi 600, burra, gra dhe fëmijë. Të shkruash për këtë popull sa të vuajtur po dhe aq fisnik, të duhet shumë kohë, punë, mund dhe djersë. Fasha e gjerë e kësaj teme tregon, se sa herë që ulesh të hulumtosh, po dhe aq herë të dalin detaje e histori të reja të pa publikuara më parë. Një temë të tillë në këto dy dekadat e fundit, ka trajtuar edhe publicisti e studiuesi i njohur beratas, Simon Vrusho, për këtë punë të vyer të deritanishme, por dhe për zbulimet e reja rreth kësaj fushe, i morëm këtë intervistë.

Z. Vrusho, gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, ju keni shkruar e botuar mjaft mbi praninë hebraike në Berat, libra, shkrime, studime, reportazhe, portrete, etj. Madje në disa shkrime e intervista për këtë temë sa interesante po dhe aq jetike për hebrenjtë, thuajse nga mesjeta e deri në kohën e para e pas Luftës së Dytë Botërore e në vijim, u jam referuar juve. Por edhe kur mendohet se kjo temë është ezauruar apo shteruar ju, sërish, befas, nxirrni, zbuloni, publikoni fakte, dokumente, detaje të reja. Pyetja ime është; Cili ka qenë zbulimi i fundit në lidhje me këtë temë?

I fundit është Miki, Miki, një hebre me tabaka në duar, strehuar në kohën e Holokaustit në Berat (1942-‘45) tek familja e Vangjel Budës, tek Budat, brez pa brezi argjendarë, me origjinë, ka gjasë dhe hebreje, argjendarë të spikatur edhe në punime ikonash me gdhendje, kuposje, derdhje dhe veshje me sava…! Vangjeli vdiq i ri, më 1968, 50 vjeç…! I dhënë pas argjendarisë, pas librave dhe “Zërit të Amerikës”…! Vdiq me “Zërin e Amerikës” tek veshi…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

Argjendarinë si profesion, ia la të birit Dhimitrit (Taqos), i cili ua trashëgon djemve, Gavril e Valirian…! Miki u mbajt si djalë shtëpie, deri më 1945, kur Vangjel Buda, e përcolli deri në Durrës, ku ishin mbledhur dhe hebrenj të tjerë, që riktheheshin në vendet nga kishin emigruar…! Nasho Qytyku, 81 vjeç, fqinj me Budat, e mban mend Mikin, se, duke qenë moshatarë, edhe luanin bashkë në rrugët e “Vakëfit”…!

Mesa duket numri i turistëve hebrenj, izraelitë po shënon rritje në qytetin e Beratit. Iu intereson prania e të parëve të tyre në këtë qytet, gjurmët, dëshmitë, jehona?

Kur dëgjojnë apo shikojnë se hebrenjtë kanë pasur një lagje të tyre, një lagje të vendosur në qendër të qendrës së Beratit, nga ana urbanistike, (midis xhamisë së Plumbit dhe Mitropolisë), atje ku rruga mban emrin “HEBRENJTË”, kur mësojnë se komuniteti i hebrenjve, ka pasur të drejtat e tij të njohura e të mbrojtura, kur kishin përfaqësues në drejtimin e qytetit, kur kishin sinagogën e tyre, sigurisht që ndjehen mirë…!

Por ata nuk kanë qenë në qendër vetëm nga pikëpamja urbanistike, por edhe ekonomike, edhe financiare, derisa komuniteti tyre apo hebrenj tregtarë, financonin dhe hyqymetin në kohë të vështira…!

Por kanë qenë në qendër edhe nga aspekti kulturor, derisa përfaqësues të tyre përfshiheshim me zell në konkurset apo garat letrare që organizoheshin në qytet, ku merrte pjesë paria apo elita e qytetit, siç mund të themi…! Nga fillimi i viteve 1500, lagja hebreje kish 11 familje, pas disa dekadash u bënë 25 familje dhe më vonë arritën në 100 familje…!

Gjurmët e tyre gjenden gjithandej, në Bilçë apo në Duhanas, me toponime kuptimplote, etj. Pra ka një prani historike, një komponent hebraik i pandërprerë me shekuj, natyrisht, kulmi arrihet me strehimin dhe shpëtimin e mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit…! Po, ky është një kapitull më vete, i ezauruar tashmë gjerësisht, megjithëse ka ende vend për ta hulumtuar…!

Ky strehim, ky shpëtim, tregon se ç’ka qenë Berati për hebrenjtë, prandaj duket, ndjehet sikur dhe vetë Berati, u thotë turistëve, vizitorëve, studiuesve hebrenj: “Hebrenj, Berati është edhe qyteti juaj”! Shko tek familja Xhezo dhe gjen një kuti, një dëshmi të qëndrimit e strehimit të hebrenjve, “një kuti të artë”, ku nga njëra është gdhendur ylli i Davidit, kurse nga ana tjetër, një sinagogë, (shih fotot e asaj periudhe), gra e fëmijë hebrenj, në kurse të mësimit të gjuhës shqipe në Berat, kurse jo pak të tjerë, fëmijë hebrenj, u regjistruan dhe vijuan vitin shkollor 1942-’43, bashkë me fëmijët beratas, si në rastin e shkollës së përzier “Kastrioti”, shkollë në qendër të Beratit, gjë që dëshmon se jeta vazhdonte, dhe mësimi, dhe edukim vazhdonte…!

Këtë e gjen edhe tek Jacqueline Silver, tek libri i saj studimor “…DHE ATA ENDE MËSOJNË”, “Education of Jeëish Children in Nazi Occupied Areas Betëeen 1933-1945”. (Arsimimi i fëmijëve hebrenj në hapësirën e pushtuar nga nazistët në vitet 1933-1945.)

Edhe Shqipëria, edhe Berati, bëjnë pjesë në atë areal ku fëmijët hebrenj mësuan në një shkollë, në një klasë, në një bankë me fëmijët shqiptarë…! Dhe kanë qëndruar në një bankë fëmijë hebrenj e, fëmijë shqiptarë, madje në një bankë me të birin e aspirantit Myrto Qafa (efektiv i xhandarmërisë Berat), Ermir Qafa etj.

Në amzën e shkollës së përzier “Kastrioti” Berat, për vitin shkollor 1942-’43, figurojnë të regjistruar dhe kalues për në klasën e dytë, edhe dy nxënës hebrenj, i pari Juso Ruben (me nr. amze 1490), lindur në Prishtinë, në vitin 1933, banues në lagjen “Uzgur”, Berat, kurse i dyti, Vili Albahar (me nr. amze 1491), lindur në Beograd, më 18.12.1934.

Prindërit e tyre, Mihal Ruben e Danilo Albahar, cilësohen me profesion emigrant. Sigurisht, në shkollat e Beratit të atyre viteve, ka pasur me dhjetëra nxënës hebrenj me emrat origjinalë apo dhe të ndryshuar. Nga ky këndvështrim, duket krejt i natyrshëm dhe kujdesi e financimi mijëra-dollarësh që ambasada e Izraelit në Tiranë, ambasadori David Cohen, bën për mjediset e çerdheve të fëmijëve në Berat, 70 vjet më pas…!

Ju ia keni dedikuar librin tuaj, “HEBRENJTË E BERATIT”, Dr. Zino Matathia?!

Po, Dr. Zino Matathia, “Qytetar Nderi” i Beratit, të cilit i kam dedikuar librin “Hebrenjtë e Beratit”, botuar më 2010. Në vitin 1971, në spitalin e Beratit, ka operuar edhe tim atë. Mjek në stafin e spitalit ushtarak izraelit, që u stacionua në kampin e refugjatëve kosovarë në Maqedoni, 1999.

Prej vitit 1991, banon në qytetin Kamiel, Izrael, ku është nderuar si “Qytetar i Vyer” i tij. Thuajse çdo vit vjen në Shqipëri, në Tiranë, Vlorë e Berat . Ka punuar si mjek, 14 vjet, duke qenë edhe drejtor i spitalit të Beratit.

Në korrik 2017, një delegacion i Bashkisë Karmiel, Izrael, i kryesuar nga kryetari i Bashkisë, Adi Eldar, zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Beratit, cila ishte risia që solli delegacioni në Berat?

Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve të binjakëzimit ndërmjet dy qyteteve, Berat dhe Karmiel. Në takimin që zhvilluan me përfaqësues të Bashkisë së Beratit, në datën 19 korrik, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, kryesisht në shkëmbimet kulturore, në fushën e arsimit, të bizneseve të agrobiznesit dhe në rritjen e kapaciteteve ndërmjet stafeve.

Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael, Menashe Getz. Gjate qëndrimit në Berat, delegacioni i Karmielit zhvilloi një vizitë në Qendrën Historike të Beratit, në Kala dhe Muzeun Ikonografik “Onufri”, si dhe në biznesin e këpucëve “Caterina Firenze”.

Pjesë e agjendës ishin edhe vizitat në njësinë administrative Roshnik dhe Sinjë, të cilat janë zona të rëndësishme të zhvillimit të agro-biznesit, kryesisht të prodhimit të ullinjve, qershive, vreshtarisë etj,.

Gjithashtu delegacioni zhvilloi disa takime me stafin e Bashkisë Berat dhe të Qendrës Kulturore, Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës Publike, ku u diskutua rreth mundësive të projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve kulturore.

Në fund të vizitës, u organizua një takim ndërmjet kryetarëve të Bashkive respektive dhe stafeve, ku u parashtruan konkluzionet e vizitës dhe u vendosën piketat e bashkëpunimit për projekte konkrete…!

Së fundmi edhe dy rreshta për enët me zbukurime me,“Yllin e Davidit” të gjetura në një familje në Kostren të Tomorrit?

Në fakt të tilla enë me zbukurime ku në qendër të tyre ndodhet “Ylli i Davidit” dhe që për mua janë shekullore, ka shumë në anët tona dhe kjo tregon miqësinë që në shekuj kemi pasur me hebrenjtë dhe që ende e kësaj ditë vazhdojmë ta ruajmë me fanatizëm.

Po t’i rikthehemi historisë të Luftës së Dytë Botërore, jo më kotë shqiptarët mbrojtën jetën e hebrenjve, duke rrezikuar jetën e tyre dhe kjo më e dukshme dhe më në aparencë në Berat, pasi hebrenjtë në qytetin tonë në vitet e luftës, u strehuan në disa lagje, ndaj dhe ne me plot gojën themi se; Berati është dhe qyteti i tyre.  Memorie.al  

                                                                          ***

Familje beratase që strehuan hebrenjtë e ardhur gjatë Luftës së Dytë Botërore

  1. Isuf Qojle
  2. Qani Civeja
  3. Mehmet Xhezo
  4. Halil Frashëri
  5. Xhevat Gjergjani
  6. Xhevahir Zaganjori (Shkodrani)
  7. Vexhi Buharaja
  8. Hysen Nallbani
  9. Bari Zeko
  10. Burhan Ruli
  11. Sulo Muzhaka
  12. Tajfur Haznedari
  13. Asaf Xhufi
  14. Gani Telegrafi
  15.  Sulo Droboniku
  16. Tefik Ruzi
  17. Taq Simsia
  18. Lilo Xhimitiku
  19. Jorgji Naço
  20. Irakli Meroli
  21. Gaq Kajana
  22. Dhimiter Shyti
  23. Llazar Shollla
  24. Toli Dodi
  25. Dhoksi Speci
  26. Siku Gjogu
  27. Kozma Gega
  28. Llukan Gjika
  29. Tasi Bixhonja
  30. Vangjel Sota
  31. Zoi Vesho
  32. Grigor & Peçi Shkurti
  33. Jorgji Angjeliu
  34. Resmie Spathara
  35. Ndon Papai
  36. Miti Cania
  37. Vlash Myzeqari
  38. Hiqmet Çipi
ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur sapo u rehatuam në ‘Xhip’, i thashë oficerit që merrej me të internuarit; nuk e di si duhet ta falënderoj sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë dhe kryetarin e Degës, ai...”? / Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Next Post

“Pjetër Arbnori bën pjesë në treshen e shkëlqyeshme të letërsisë së zhvilluar në burgje: krahas Trebeshinës së zjarreve të skëterrës dhe Zhitit të yjeve të qiellit, të cilët...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës
Intervista

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

June 6, 2025
“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
Next Post
“Pjetër Arbnori bën pjesë në treshen e shkëlqyeshme të letërsisë së zhvilluar në burgje: krahas Trebeshinës së zjarreve të skëterrës dhe Zhitit të yjeve të qiellit, të cilët…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Pjetër Arbnori bën pjesë në treshen e shkëlqyeshme të letërsisë së zhvilluar në burgje: krahas Trebeshinës së zjarreve të skëterrës dhe Zhitit të yjeve të qiellit, të cilët...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!