• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Te studio, gjeta rojën e Klubit të Shkrimtarëve, F.C., që bënte sikur rregullonte çelësin e derës dhe mes agjentëve të tjerë të Sigurimit, dallova sekretarin e Lidhjes…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të Edison Gjergos
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’
“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studiuesit nga SHBA-ës
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

Nga Elsa Demo

Memorie.al / Kush është Ali Këlcyra? Një vepër e historianit Tanush Frashëri përmbush qëllimin për ta parë figurën e demokratit patriot, përtej legjendave të PPSH-së që deri dje e ka futur në historiografinë e saj si; “tradhtari”, “armiku”, “kolaboracionisti”, “bajlozi” etj. Shumë vite jetë i kaloi në mërgim, një dënim me vdekje u nënshkrua për të nga organet e gjyqësisë së Monarkisë, Partia Komuniste Shqiptare donte ta “shiste” tek Aleatët anglo-amerikanë si kriminel lufte, dhe që nga dita e instalimit të diktaturës komuniste, deri kur mbylli sytë jashtë atdheut, në Itali në 1963 e më pas, fushata anti Ali Këlcyra, është endur si hije. Edhe një vepër kushtuar kësaj figure, tanimë sipas burimeve arkivore, në dritën e të vërtetës, promovohet jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu për të dhe “Lahutën e malcisë” të at Gjergj Fishtës, përkthyer anglisht nga Robert Elsie dhe botuar nga “IB Tauris Publisher”, një pritje është mbajtur në dhomën e komunave të Parlamentit Britanik në Londër. Kjo u arrit nga bashkëpunimi i shoqatës gjithë-partiake Shqipëri-Britani, pranë parlamentit britanik me Qendrën për “Studime Shqiptare” e cila drejtohet nga publicisti Bejtullah Destani.

Shtëpia Botuese “Çabej” drejtuar nga Brikena Çabej, bashkë me këtë Qendër, kanë sjellë në shqip librin “Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi”, kërkimin disavjeçar të studiuesit Tanush Frashëri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

“’Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

Ali Këlcyra u lind në Këlcyrë më 28 maj 1891. Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” në Stamboll. Studion në “Mulqije”, shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike. Me shpërthimin e Luftës I-rë Ballkanike, kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke, largohet me muhaxhirët e tjerë në Vlorë.

Në emër të tyre përshëndet Princ Vidin e princeshën Sofi, që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara. Lë atdheun dhe vendoset në San Demetrio Korone, tek arbëreshët e Italisë. Në vitin 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Romë, kohë kur përqafon idetë e social-demokracisë, miqësohet me Avni Rustemin dhe shokun e betejave, Stavro Vinjau.

Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me Themistokli Gërmenjin e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare. Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë, themelohet organizata që u quajt “Mbrojtja Kombëtare”.

Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e Mbrojtjes Kombëtare kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve, që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke, që ishin vendosur rreth kufirit.

Merr pjesë në Kongresin e Lushnjes, zgjidhet në Kuvendin Kombëtar si deputet i prefekturës së Gjirokastrës dhe qysh në seancën e parë, propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”.

“Lëvizja e Qershorit” shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet. Në vitin 1925, themelohet në Bari organizata “BASHKOMB”, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në Tiranë, lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij, për t’u hetuar nën akuzën e; “propagandës kundër shtetit, regjimit e, kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të Mbretit Zog, duke shkruar në të përditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin” etj. Në vitin 1939, bashkë me Mehdi Frashërin është në krye të Frontit të Rezistencës që kthehet në “Nacionalizma shqiptare, Balli Kombëtar”.

Në vitin 1944 nga tribuna e Kongresit të “Ballit Kombëtar”, shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar, për t’i bërë ballë luftës në dy krahë.

Në nëntor të atij viti, bashkë me familjen të hipur në një varkë mbërrijnë në Bari dhe dorëzohet me tjerë tek Aleatët. Mbyllet në kampin Santa Fara. Nga formimi akademik Ali Këlcyra ishte jurist, një jurist me prirje politike, pikëpamjet e të cilit kanë për bazament veprën e Didëroit, “E drejta natyrore”, traktatin historiko-politik të Monteskjesë “Fryma e ligjeve” dhe posaçërisht traktatin politik, “Mbi kontratën shoqërore” të Rusosë”.

“Një figurë që kishte një vizion dialektik për vendosjen e demokracisë e shtetit të së drejtës, në përputhje me alternativat që shtronte praktika politike e statuore e vendit të tij”, – shkruan Tanush Frashëri.

Autori pohon se e njohu Ali Këlcyrën e vërtetë dhe u magnetizua prej kësaj figure, sidomos kur pa tek ai “gatishmërinë, vullnetin dhe durimin për të debatuar me kundërshtarët e vet politikë, në momentet e luftës vëllavrasëse, lidhur me nevojat e vendit e popullit në çastet tragjike që kalonte ai (1943); paanësia në gjykimin e qëndrimin që mban për ngjarjet që shkruan në pjesën më të madhe të të cilave, ai ka qenë pjesëmarrës aktiv”.

Autori Tanush Frashëri nuk nguron të vërë theksin tek ata historianë të djeshëm, po ata të sotmit, që po rishkruajnë historinë, të cilët u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra në linjën e qëndrimit të PPSH-së që e quante “vegël e fashistëve”, “tradhtari”, etj.

Ky qëndrim ndaj njërit prej udhëheqësve të “Ballit Kombëtar”, e kishte fillin në kohën kur Partia Komuniste Shqiptare i nxiste Aleatët në Itali që opozitarët, duke i quajtur kolaboracionistë, kërkonte t’ia dorëzonin si kriminel lufte.

“Jam përpjekur të shkruaj pa zemërim e me paanësi të them të vërtetën, pse e vërteta nuk fyen njeri, aq më tepër kur; “Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër është një kriminel”- shkruan autori duke cituar njëherësh Bertold Brehtin.

Kjo vepër historike është mbështetur në punën e hollësishme e të lodhshme arkivore në Arkivat e Republikës Italiane, ato angleze, sigurisht arkivat shqiptare dhe fondi arkivor i Këlcyrave./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 15 Shkurt 2026

Next Post

“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi...”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest

Artikuj të ngjashëm

“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara
Art & Kulture

March 30, 2026
“’Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur
Art & Kulture

“’Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

March 30, 2026
“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu

March 29, 2026
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

March 28, 2026
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit

March 21, 2026
“Për më shumë se 25 vjet në Nju-Jork, ai arriti të krijonte dhe të aktivizonte sazet e kompaninë e tij, duke prodhuar pllaka muzikore në gjuhën shqipe dhe…”/ Historia e panjohur e Ajdin Asllan Leskoviku

March 19, 2026
Next Post
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi...”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme