• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, July 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Gjenerali i famshëm rus, Radimçev, më 24 korrik 1959, mbërriti në Durrës me vaporin ‘Bjello Ostrov’, por ai nuk e dinte se ky ishte udhëtimi i fundit…”/ Historia e panjohur e këshilltarit të Beqir Ballukut

Memorie.al
Raporti ‘sekret’ për Hysni Kapon: “Elementë me biografi të keqe i vunë zjarrin Bazës së Pashalimanit dhe…”/ Ngjarja e bujshme që alarmoi Komitetin Qendror në ‘68-ën dhe arrestimet
“Me Beqir Ballukun, kishim miqësi të ngushtë familjare dhe kur babai e mësoi për vrasjen e tij, na tha për Enverin…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së gjeneralit rus, dy herë “Hero i Bashkimit Sovjetik”

“Nuk mund të krahasohen Enveri e Mehmeti me Stalinin, ata janë më kasapë, ata ja presin kokën atij që flet, siç bënë me…”/ Biseda gjatë një darke në Yevksinograd të Bullgarisë, në ’62-in

Nga Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani

Pjesa e dytë

-Rrëfimi i Natalia Aleksandrova, vajza e vogël e gjeneralit të famshëm sovjetik, Radimçev, që drejtoi trupat në Ukrainë në Luftën e Dytë Botërore dhe në fundin e viteve ’50-të, shërbeu si këshilltar i Beqir Ballukut, e atashe ushtarak i BRSS-së, në Tiranë-

Memorie.al / Për herë të fundit, gjenerali Radimçev, ish-këshilltar i ministrit të Mbrojtjes Popullore, gjeneral-leitnant, Beqir Ballukut, ka qenë në Shqipëri në verën e vitit 1959. Ai udhëtonte me vaporin turistik “Bjello Ostrov”. Po me këtë vapor, ktheheshim për në Shqipëri, pas studimeve në Bashkimin Sovjetik, edhe ne, një grup oficerësh shqiptarë. Pikërisht, aty patëm fatin e madh, të njiheshim me gjeneral-kolonelin A. I. Radimçev, dy herë “Hero Popujve të Bashkimit Sovjetik”, i cili na tregoi përshtypje të mrekullueshme për jetën në ushtri, kujtimet për luftën e Spanjës, Stalingradin, për takimin me ushtritë aleate, në lumin Oder, çlirimin e Pragës, etj. Në atë kohë, gjenerali ishte 55 vjeç. Ndërsa pas viteve ’90-të, u riktheva në Moskë për disa kërkime arkivore e, studime shkencore. Duke e ditur se gjenerali dhe bashkëshortja e tij, kishin vdekur para shumë vitesh, vendosa t’ju bëj një vizitë dy vajzave: Irinës, drejtoreshë e muzeumeve me famë botërore “Kremlini i Moskës”, Natashës, kandidate e shkencave filozofike dhe djalit të tij, Ilia, kandidat i shkencave teknike. Të tre, të martuar e me fëmijë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Udhëtimi i gjeneralit me oficerët shqiptarë

Vapori “Bjello Ostrov”, i mbushur me oficerë shqiptar që sapo ishin diplomuar në Bashkimin Sovjetik, u nis nga porti i Odesës më 24 korrik të vitit 1959 dhe mbërriti pas katër ditësh në portin e Durrësit. Bashkë me ata udhëtonte edhe gjeneral Radimçev. Edhe pse ai nuk e dinte, se ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit për në vendin tonë. Sipas oficerëve që morën pjesë në këtë udhëtim Radimçev, ju tregoi për peripecitë e tij në luftëra të famshme, ku kishte marrë pjesë, si; në Spanjë, Stalingrad dhe çlirimin e Pragës nga ushtria naziste gjermane.

Për luftën e Spanjës, kujtonte se; edhe luftëtarët vullnetarë shqiptarë kanë luftuar heroikisht në brigadat internacionaliste në Spanjë, si shkrimtari Petro Marko, Mehmet Shehu, profesor Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Teni Konomi, Zef Prela, Veli Dedi, Mane Nishova e, shumë të tjerë. Sipas bisedës, Radimçevi e kishte filluar jetën luftarake në Spanjë, si kapiten i thjeshtë, duke qenë instruktor direkt në front, në transhe, ose duke luftuar në qytet, shtëpi më shtëpi, e rrugë më rrugë.

Kur oficerët e rinj shqiptar, e pyetën gjeneralin; si shpjegohet që divizioni juaj, megjithëse kishte një numër ters e të pa fat, pra numër 13, pati vetëm suksese, Radimçevi buzëqeshi dhe tha: “… e po, me sa duket, në rastin e divizionit tim të gardës, kemi të bëjmë, me një përjashtim nga rregulli…”!

Koha, në ato ditë të largëta të gushtit 1959 (kujtojnë protagonistët e atij udhëtimi), ishte e bukur, qielli i pastër dhe deti i qetë. Gjenerali lexonte ulur në shezllon, ose bisedonte me të njohurit e shumtë. Përgjegjësi i grupit të oficerëve shqiptar, ishte nënkoloneli Qamil Poda, një njeri shumë i dashur dhe dashamir i oficerëve të rinj dhe ndihmës i tij, ose “komisari”, siç e quanin me shaka, ishte kryetari i Gjykatës së Korçës, Ibrahim Xhuli.

Qamil Poda i lajmëroi të gjithëve që të bëheshim gati për një fotografi miqësore, me gjeneralin A. I. Radimçev. Oficerët shqiptarë, që takuan gjeneralin, ishin; Gjergj Titani, Halit Zhupa, Lutfi Shehu, Turhan Dervishaj, Rustem Peçi, Petraq Kita, Fuat Berdaj, Cane Matohiti, Ismet Demishaj, Fadil Zeqiri, Memo Pazaj, Rexhep Myftiu, Enver Bujari, Kamber Dinollari, Jaho Stepa etj.

Prej andej, vapori udhëtoi nëpër grykën e Bosforit, në detin Marmara, nëpër Dardanele e Çanakkale, në portin kryesor të Pireut të Greqisë. Pas një qëndrimi disa orësh në Pire, u nisën për në Durrës, nëpërmjet rrugës më të shkurtër, kanalit të Korinthit. Sapo vapori u bregua në port, gjeneralin Radimcev po e priste miku i tij i ngushtë, ministri i Mbrojtjes i RPSH, gjenerali Beqir Balluku.

                                                        -Jetëshkrimi-

Kush është gjeneral-kolonel Aleksandër I. Radimçev?

Gjenerali A. I. Radimçev, lindi në fshatin Sharllik, të krahinës së Orenburgut, më 8.3.1905 dhe vdiq më 18 prill, të vitit 1975. Në vitin 1927, thirret nën armë dhe në vitin 1929, e lidh jetën e tij përfundimisht, me ushtrinë. Në vitin 1932, përfundon me rezultate të “Shkëlqyera” arsimin e mesëm ushtarak dhe pesë vjet më vonë, më 1936, niset me vullnetarët e parë për në Luftën e Spanjës, me pseudonimin ‘PAVLITO’. Në vitin 1937, gjenerali i ardhshëm, kthehet në Moskë. Më 22 tetor të atij viti, dekorohet me urdhrin e “Leninit”, i jepet titulli i lartë “Hero i Bashkimit Sovjetik” dhe dy urdhra të “Flamurit të Kuq”. Me gradën major, Radimçevi regjistrohet në Akademinë Ushtarake “Frunze” dhe në vitin 1939, e përfundon atë me rezultate të “Shkëlqyera”.

Po këtë vit, merr pjesë në ngjarjet e tensionuara në frontin e Bjellorusisë Perëndimore. Pas kthimit në Moskë, Radimçevi caktohet të ndjekë kurset njëvjeçare, të trupave desanto-ajrore, pranë Akademisë Ushtarake të Forcave Ushtarako-Ajrore “Zhukovski”, të cilat, sipas përvojës më të përparuar të kohës, ishin hapur për herë të parë në botë në Bashkimit Sovjetik. Në prill të vitit 1941, emërohet komandant i Brigadës së V-të desanto-ajrore. Lufta e Dytë Botërore, e gjeti në Ukrainë. Më shumë se 8000 km. rrugë luftarake, përshkuan gardistët e Radimçevit, duke luftuar heroikish nga rajonet perëndimore të Bjellorusisë, në Stalingrad e, deri në Oder e Elbë.

Operacioni i fundit, ishte për çlirimin e Pragës më 11 maj 1945. Gjenerali ishte 40 vjeç, kur mori fund Lufta e Dytë Botërore në Evropë. Pas Luftës së Madhe Patriotike të BRSS-së, kthehet përsëri në shkollë, ku A. I. Radimçevi, përfundoi kursin e lartë pranë Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm. Ai shërbeu në detyra të larta: si komandant korpusi, komandant armate, zv/komandant Qarku Ushtarak dhe së fundi, inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik. Zgjidhet deputet i Sovjetit Suprem të BRSS-së, i Sovjetit Suprem të Federatës Ruse si dhe i Republikës Sovjetike të Ukrainës.

Fundi i Luftës e gjen Radimçevin me dy tituj “Hero i Bashkimit Sovjetik” dhe në gjoksin e tij, hijeshonin edhe 16 urdhra të BRSS-së, 16 medalje të BRSS-së dhe 15 urdhra dhe medalje të shteteve të huaja. Gjeneralin Radimçev, për merita të veçanta gjatë shërbimit në vendi tonë, Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë, e ka dekoruar me urdhrin e “Skënderbeut të Klasit të Parë”. Nga viti 1953 deri në vitin 1956, gjenerali Radimçev, ishte kryekëshilltari ushtarak i ushtrisë shqiptare, pranë ministrit të Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, e njëkohësisht dhe atashe ushtarak i BRSS-së, në Shqipëri./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur i thanë; Hasan aga, djalit i’u fal jeta, ai s’e ngriti kokën, por i foli shokut të qelisë; luaje gurin e dominosë...”/ Historia tronditëse e poetit nacionalist dhe tre vlonjatëve, që u pushkatuan nga dy herë

Next Post

“Një ditë kur nana më njoftoi se Sigurimi, kishte marrë të gjitha fotografitë e mia të periudhës fëmijnisë, nji zhgënjim i thellë më përshkoi dhe vendosa me...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

July 2, 2026
“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

June 27, 2026
“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

June 25, 2026
Next Post
“Një ditë kur nana më njoftoi se Sigurimi, kishte marrë të gjitha fotografitë e mia të periudhës fëmijnisë, nji zhgënjim i thellë më përshkoi dhe vendosa me…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja

“Një ditë kur nana më njoftoi se Sigurimi, kishte marrë të gjitha fotografitë e mia të periudhës fëmijnisë, nji zhgënjim i thellë më përshkoi dhe vendosa me...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme