• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 25, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”

Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
0
Shares
1.5k
VIEWS

Memorie.al/ publikon për herë të parë tre foto të vizitës së Enver Hoxhës në “Vend-komandën qendrore të Ushtrisë”, ku ndodhen ambientet e vendstrehimit nëntokësor të Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, (i njohur që nga viti 2014, si “Bunkart 1”). Ky vendstrehim nëntokësor i ndërtuar në veri-lindje të kryeqytetit diku në kodrat e Tufinës, (ku deri në fillimin e viteve ’90-të, ishte përqendruar një pjesë e madhe e reparteve ushtarake të Ushtrisë Shqiptare, Uzina e Artilerisë, Ndërlidhja etj.), do të konsiderohej si një nga komplekset ushtarake anti-atomike më të rëndësishme të Shqipërisë komuniste.

Punimet për ndërtimin e këtij kompleksi gjigant, filluan diku nga viti 1972, menjëherë pasi Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë komuniste shqiptare filloi divergjencat e para me miken e saj të ngushtë, Partinë Komuniste të Kinës, gjë e cila erdhi pas vizitës së presidentit amerikan, Richard Nixon, në Kinë.

Për ndërtimin e atij kompleksi, projekti i të cilit  realizohej për herë të parë, u punua intensivisht nga forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, (ushtarakë dhe civilë), ku disa specialistë të saj, xhenierë ushtarakë, (si kolonel Josif Zegali etj.), teknikë dhe inxhinierë e specialistë civilë, etj., kishin shkuar për të marrë eksperiencë dhe për t’u specializuar në ndërtimin e objekteve të tilla ushtarake fortifikuese, në Korenë e Veriut, e deri në Suedi, Danimarkë dhe disa vende të tjera skandinave.

Ndryshe nga si ishte vepruar deri në atë kohë, (por dhe më pas deri në vitin 1990-të), që objektet xheniere fortifikuese, si tunele, qendra zjarri, depo armatimi, etj., kryheshin me punën e krahut të ushtarëve të reparteve të punës, (ushtarë që nuk kishin të drejtën e mbajtjes së armës), që vinin nga familje me probleme biografike, aty u punua me ushtarë, specialist dhe punëtorë civilë që kishin garanci nga ana biografike, pasi ai objekt konsiderohej dhe ishte një objekt “Tepër sekret i një rëndësie të veçantë”.

Gjithashtu mund të lexoni

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

Fotografi të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit

Destinacioni i atij objekti gjigant që i kushtoi shumë nga ana financiare shtetit shqiptar, ishte për strehimin në rast të një sulmi ushtarak ndaj Shqipërisë, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kryeministrit së bashku me kabinetin qeveritar, dhe sigurisht aty do të strehohej edhe Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, pasi ai ishte edhe Komandanti i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nga ku pre supozohej se ai do drejtonte luftën.

Dhoma e Enver Hoxhës, si Komandanti i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ishte një zyrë e madhe dhe më luksoze nga të gjitha ambientet që ishin aty. Ajo ishte projektuar dhe do të shërbente për punë dhe banim në kushte normale, jo vetëm për të personalisht, por edhe për bashkëshorten, Nexhmijen dhe familjen e tij, (me stafin e ngushtë që do u shërbenin për rast lufte), por ajo gjë nuk u tha kurrë publikisht në atë kohë, pasi ajo gjë, ashtu si dhe vetë objekti, ishte “Tepër sekret dhe i një rëndësie të veçantë”.

Zyra e Enver Hoxhës është e përbërë nga një paradhomë, në të cilën do të qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një tualet. Mobilimi tyre, edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti nga të gjithë mjediset e tjera të atij objekti gjigant. Vetëm në këtë dhomë, si dhe në atë të dedikuar për kryeministrin Mehmet Shehu dhe në atë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dume, ishte vendosur moket, ndërsa muret e saj janë të veshura në fibër, material sintetik që në atë kohë, konsiderohej si luksoz dhe me vlerë të madhe.

Ambientet e destinuara për Mehmet Shehun si Ministër i Mbrojtjes Popullore, përbëhen nga: paradhoma për sekretarin, dhoma pune, dhoma gjumi dhe tualeti. Ato janë vendi i dytë më luksoz i gjithë strukturës dhe janë vetëm pak metra më të vogla në kubaturë, në krahasim me atë të Enver Hoxhës. Ndërsa në dhomat e Enverit, muret janë të veshura me fibrën e shtrenjtë, muret në dhomat e Mehmet Shehut, janë të veshur me dru.

Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse ai mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë objektit më 24 qershor të vitit 1978. Këto dhoma, thuhet se në projektin fillestar ishin të rezervuar për kryeministrin Mehmet Shehu, i cili në periudhën e ndërtimit të bunkerit (1972 – 1978), në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes Popullore, e kishte inspektuar dhe surpervizuar gjithë ndërtimin e strukturës së tij.

Në këto tre foto, shihet qartë Enver Hoxha, i cili po viziton ambientet e këtij vend-strehimi, brenda dhe në hyrje të objektit dhe ndryshe nga vizitat e tij të zakonshme, atë nuk e shoqërojnë personalitete të larta, partiake dhe shtetërore, por aty shihen disa ushtarakë të rangjeve jo të larta, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të cilët kishin punuar për ndërtimin e tij. Kompleksi i vend-strehimit nëntokësor të Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, nuk u vu kurrë në përdorim. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kur i dhashë traktin e PKSH-së, Mehmeti u nxi në fytyrë e më tha; Luftën e paskan marrë në dorë….”/ Dëshmia e mikut të ish-kryeministrit Shehu

Next Post

Kalendari Historik 17 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940
Galeria e Fotove

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

March 25, 2023
Fotografi  të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit
Galeria e Fotove

Fotografi të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit

March 24, 2023
Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.
Galeria e Fotove

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

March 20, 2023
Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.
Galeria e Fotove

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

March 19, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940

March 17, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940

March 17, 2023
Next Post
Kalendari Historik 3 Dhjetor

Kalendari Historik 17 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!