• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, January 24, 2021
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Fotot e panjohura/ Ndue Marashi, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, i cili më 17 dhjetor 1975, u gjet i vrarë në vilën e tij, me…”?!

0
Shares
473
VIEWS

Memorie.al publikon ekskluzivish disa foto të rralla të ish-Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi dhe të familjes së tij. Në dy nga fotot, që i përkasin vitit 1974, Ndue Marashi (në funksionin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1970 deri në 1975-ën), duket pranë Enver Hoxhës dhe udhëheqjes së lartë komuniste të kohës, (Byroja Politike), duke diskutuar për maketin e qëndrës së Tiranës.

Ndërsa në fotot e tjera që publikohen për herë të parë, Ndue Marashi është  me bashkëshorten e tij Françeska dhe dy djemtë e tyre, Gjovalinin dhe Vlashin, gjatë një dreke familjare të zhvilluar në vilën e tyre në Tiranë. Po kështu, shihet qartë dhe prania e ish eksponentit të lartë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, Mark Dodani, i cili, për një kohë të gjatë ka qënë një nga miqtë më të ngushtë të kësaj familjeje.

Sipas dëshmive të familjarëve të tij, shenjat e para të goditjes ndaj Ndue Marashit, u vunë re në banketin zyrtar të zhvilluar në hotel “Dajti”, për nder të Princit të Kamboxhias, Samde Norodom Sihanouk, ku kryeministri Mehmet Shehu, ndërsa ishte duke tokur gotat me të pranishmit, nuk pranoi ta bënte atë gjë me Nduen, të cilit i tha: “Me ty do kemi i punë…”!

Disa orë më vonë, në rrethana tepër të dyshimta bashkëshortja e tij, Françeska, do të goditej në rrugë, me mjete të forta në kokë, nga disa persona të paidentifikuar. Sipas dëshmisë së djalit të tij, organet e ruajtjes së rendit, nuk do të ndërmerrnin asnjë masë për zbardhjen e këtij incidenti të rëndë!

Ndue Marashi, do të raportohej zyrtarisht i vetëvrarë në datën 17 dhjetor të vitit 1975, por në fakt, vdekja e tij “aksidentale” kishte ndodhur 24 orë më parë në datën 16 dhjetor! Djali i tij, Gjovalin Marashi, ka rrëfyer për Memorie.al se i vëllai i vogël i tij Vlashi, kishte parë dy civilë të panjohur të cilët kishin dalë me vrap nga oborri i rezidencës së tyre (një vilë dykatëshe e ndodhur në rrugën “Haxhi Sina”, (pas Shkollës së Kuqe) dhe që ishin larguar me një motorr, në drejtim të paditur…?!

Ata ishin sinjalizuar nga një grua e paidentifikuar, e cila sipas dëshmisë, kishte qëndruar përpara lagjes ku banonte familja Marashi. Menjëherë në vëndngjarje do të mbërrinin forca të shumta policie të kryesuara nga Drejtori dhe Zv/Drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, përkatësisht Nusret Dautaj dhe Zef Loka. Autoritetet e kohës, do ta “mbyllnin menjëherë” çështjen e “vetëvrasjes” së Ndues, duke e konsideruar atë si “aksidentale”!

Të nesërmen, regjimi komunist nxorri një komunikatë “për përdorim të brendshëm”, ku thuhej se ish-Kryetari Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi, vrau veten si “armik të partisë dhe popullit”, sepse kishte qënë i lidhur me sabotimin ekonomik që i’u bë rrethit të Tiranës në Baldushk dhe Shëngjergj. Pas kësaj, familja e tyre do të internohej në Tapizë të Krujës, nga ku do të ktheheshin në Tiranë vetëm pas vitit 1990.

Ironikisht, gjashtë vjet më vonë, afërsisht të njëjtën datë, njeriu i hekurt i regjimit komunist, që kishte inicuar fillimin e sulmeve ndaj tij, kryeministri Mehmet Shehu, do të “vetëvritej po në rrethana aksidentale”, në ambjentet e vilës së tij, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981!/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
ADVERTISEMENT
Previous Post

“Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…”/ Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu

Next Post

Kalendari Historik 18 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

Gjirokastra gjatë Luftës së Parë Botërore
Galeria e Fotove

Gjirokastra gjatë Luftës së Parë Botërore

January 23, 2021
Fotot e panjohura: Kur Enver Hoxha priste grupet marksiste-leniniste: ‘Nga Ernest Aust, Raul Marko e Fosko Dinuçi, te afrikanët që merrnin pjesë në kongreset e partisë dhe…’
Galeria e Fotove

Fotot e panjohura: Kur Enver Hoxha priste grupet marksiste-leniniste: ‘Nga Ernest Aust, Raul Marko e Fosko Dinuçi, te afrikanët që merrnin pjesë në kongreset e partisë dhe…’

January 22, 2021
Fotot e rralla nga Lufta e Parë Botërore: ‘Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin në portin e Durrësit, për të evakuar Esat Pashë Toptanin dhe…’
Galeria e Fotove

Fotot e rralla nga Lufta e Parë Botërore: ‘Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin në portin e Durrësit, për të evakuar Esat Pashë Toptanin dhe…’

January 22, 2021
Fotot e rralla në Durrësin e viteve 1914 – 1917/ Nga rebelët e Esat Pashë Toptanit që mbahen në burg, tek ushtarakët hollandezë të Kolonelit Thomson, duke mbajtur rendin në qytet…!
Galeria e Fotove

Fotot e rralla në Durrësin e viteve 1914 – 1917/ Nga rebelët e Esat Pashë Toptanit që mbahen në burg, tek ushtarakët hollandezë të Kolonelit Thomson, duke mbajtur rendin në qytet…!

January 20, 2021
Fotot e rralla të Shkodrës para një shekulli/ Nga fshatarët me veshje tradicionale në rrugët, sheshet dhe pazarin e qytetit, te kleriku mysliman…!
Galeria e Fotove

Fotot e rralla të Shkodrës para një shekulli/ Nga fshatarët me veshje tradicionale në rrugët, sheshet dhe pazarin e qytetit, te kleriku mysliman…!

January 15, 2021
Fotot e panjohura: “Udhëtimi i vështirë nëpër Shqipëri i trupave serbe me në krye Krajlin Pjetër Karagjeorgjeviç, ku ushtarët e tij mbetën…”/ Albumi i rrallë i Andra Popoviq
Galeria e Fotove

Fotot e panjohura: “Udhëtimi i vështirë nëpër Shqipëri i trupave serbe me në krye Krajlin Pjetër Karagjeorgjeviç, ku ushtarët e tij mbetën…”/ Albumi i rrallë i Andra Popoviq

January 14, 2021
Next Post
Kalendari Historik 3 Dhjetor

Kalendari Historik 18 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Terms of use
  • Privacy policy
  • Rreth nesh
  • Kontakt

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!