• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, July 4, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Foto e rrallë: “Pesë klerikët katolikë të pandehur në gjyqin komunist në qytetin e Shkodrës, ku dy prej tyre u dënuan me vdekje dhe…”/ Imazhet nga revista “Në shërbim të popullit”, e vitit 1968

Foto e rrallë: “Pesë klerikët katolikë të pandehur në gjyqin komunist në qytetin e Shkodrës, ku dy prej tyre u dënuan me vdekje dhe…”/ Imazhet nga revista “Në shërbim të popullit”, e vitit 1968
0
Shares
993
VIEWS

Memorie.al publikon një foto të rrallë që i përket muajit prill të vitit 1968 e cila është fiksuar gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor të mbajtur për katër ditë me rradhë në Kishën e Motrave Sigmatine në qytetin e Shkodrës që asokohe ishte kthyer në Klub Rinie dhe bëhej në ngarkim të pesë klerikëve katolikë; At Gegë Luma, Dom Frano Ilia, Dom Mark Dushi, Dom Zef Bici, Dom Mark Hasi dhe dy besimtarëve Alfons Radovani dhe Kol Marlacaj, të cilët ishin marrë si të pandehur “për veprimtari armiqësore dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Gjyqi ndaj tyre që u zhvillua me bujë të madhe (gjyq publik demaskues dhe me dyer të hapura e altoparlantë) “në kuadrin e luftës kundër besimeve fetare dhe zakoneve prapanike”, që kishte ndërmarrë regjimi komunist i Enver Hoxhës që në vitin 1966, (kohë kur filloi edhe prishja e objekteve të kultit, si kisha, xhamia, manastire, teqe, manastire etj.), kryesohej nga Nuri Resmja, kryetar i Gjykatës së Qarkut të Shkodrës, i cili dha vendimin me datën 25 prill, duke dënuar me vdekje, me pushkatim, Dom Zef Bicin dhe Dom Mark Dushin, me akuzën: “Tradhti të lartë ndaj atdheut” dhe “agjentë të Vatikanit”, ndërsa me nga 25 vjet burg, Dom Frano Ilian, Dom Mark Hasin, At Gegë Lumën, etj.

Vetëm Dom Frano Ilia mundi të dalë i gjallë nga burgjet komuniste dhe të shërbente përsëri si meshtar edhe pas viteve ’90-të fillimisht në Kishën e Delbnishit të rrethit e Kurbinit (ku dhe ishte arrestuar në vitin 1967), dhe në 25 prill të vitit 1993, të shugurohej si Ipeshkvi nga vetë Papa Gjon Pali i Dytë, (gjatë vizitës që kreu i Selisë së Shenjtë bëri në Shqipëri), kurse At Gegë Luma dhe Dom Zef Bici, nuk arritën ta shikonin rrëzimin e regjimit komunist, pasi ndërruan jetë para viteve ’90-të.  Foto në fjalë që publikohet për herë të parë nga Memorie.al, fillimisht është publikuar në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme) në vitin 1968 dhe deri në vitin 1990, ka qenë e ekspozuar në një nga eksponatet e Muzeut Ateist të qytetit të Shkodrës.

Copyright©“Memorie.al”

Gjithashtu mund të lexoni

Foto e rrallë / Galezzao Ciano, i shoqëruar Francesco Jacomoni dhe Achille Starace etj., duke vizituar maketin e Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.

Fotot e rralla të qyteteve të Kosovës

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke dhe fqinjët tanë duan ta paraqesin si krijim i Turqisë, por ajo ishte shqiptare, sepse…”/ Shkrimi i panjohur i Mit’hat Frashërit, në 1928-ën

Next Post

Kalendari Historik 11 Qershor

Artikuj të ngjashëm

Foto e rrallë / Galezzao Ciano, i shoqëruar Francesco Jacomoni  dhe  Achille Starace etj., duke vizituar maketin e Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.
Galeria e Fotove

Foto e rrallë / Galezzao Ciano, i shoqëruar Francesco Jacomoni dhe Achille Starace etj., duke vizituar maketin e Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.

May 25, 2022
GJAKOVE, 1916 Trupat bullgare dhe shqiptare në Gjakovë
Galeria e Fotove

Fotot e rralla të qyteteve të Kosovës

April 15, 2022
Fotot e panjohura/Nga miqtë e tij të ngushtë, Luigj Gurakuqi e Padër Gjergj Fishta, te i vëllai, Dom Mikeli, motrat Margerita e Antonieta dhe …”/ Imazhet e rralla të Ernest Koliqit
Galeria e Fotove

Fotot e panjohura/Nga miqtë e tij të ngushtë, Luigj Gurakuqi e Padër Gjergj Fishta, te i vëllai, Dom Mikeli, motrat Margerita e Antonieta dhe …”/ Imazhet e rralla të Ernest Koliqit

January 21, 2022
Fotot e panjohura: “Leningrad 1961, kur marinarët shqiptarë dhe ata rusë, ishin ‘ballë për ballë’, gati për…”/ Prishja e marrëdhënieve me Moskën
Galeria e Fotove

Fotot e panjohura: “Leningrad 1961, kur marinarët shqiptarë dhe ata rusë, ishin ‘ballë për ballë’, gati për…”/ Prishja e marrëdhënieve me Moskën

October 12, 2021
Fotot e panjohura të Ramiz Alisë: “Nga Mehmet Elezi,  Sokol dhe Liljana Hoxha, te veteranët e Luftës, familjet e dëshmorëve dhe…”/ Imazhet e rralla të fiksuara më 8 gusht 1988, në Helmës të Skraparit

August 8, 2021
Fotot e rralla të Kongresit të Përmetit të 24 majit të vitit 1944, që nuk u publikuan, pasi…!
Galeria e Fotove

Fotot e rralla të Kongresit të Përmetit të 24 majit të vitit 1944, që nuk u publikuan, pasi…!

May 23, 2022
Next Post
Qershor

Kalendari Historik 11 Qershor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!