• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Foto e rrallë / Kur “Pesë heronjtë” e gazetarisë dhe letrave shqipe, mblidheshin bashkë për…

Foto e rrallë / Kur “Pesë heronjtë” e gazetarisë dhe letrave shqipe, mblidheshin bashkë për…
14
Shares
820
VIEWS

Memorie.al publikon një foto të rrallë ku kanë pozuar bashkë, pesë personazhe nga më të spikaturit e gazetarisë dhe letrave shqipe: Dhimitër Shuteriqi, Dritëro Agolli, Vangjush Gambeta, Niko Nikolla dhe Marash Hajati. Të konsideruar me të drejtë si personalitete, ikona të letërsisë shqipe, gazetarisë, humorit dhe televizionit shqiptar, si: Dhimitër Shuteriqi e Dritëro Agolli, ish-kryetarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve e deputetë të Kuvendit Popullor, Marash Hajati, ish-Drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, Niko Nikolla, ish-kryeredaktori legjendar i revistës satirike, “Hosteni”, dhe Vangjush Gambeta, ish-gazetar i “Zëri i Popullit”, tashmë të ndarë nga jeta prej vitesh dhe në një periudhë të shkurtër kohe nga njëri tjetri, me të drejtë mund të quhen edhe si “Pesë heronjtë” e shtypit dhe letërsisë shqipe.

Ndonëse me histori jetësore dhe karriera profesionale nga më të ndryshmet, madje me shumë ulje e ngritje, duke shërbyer nga majat e “pushtetit të letrave” e deri kooperativistë në fshatrat më të thella e të humbura të vëndit, gjë të cilën ua ofroi koha kur ata jetuan, punuan dhe krijuan gjatë regjimit komunist, ata patën një gjë të përbashkët, miqësinë!

Gjë e cila duhet thënë se ishte unike, pasi u ruajt për më shumë se një gjysëm shekulli, madje pa u cënuar aspak dhe për asnjë moment nga gjithsecili prej tyre.

  •  DHIMITER S. SHUTERIQI,i diplomuar në Fakultetin e Filozofisë dhe Drejtësië në Grenoble të Francës në periudhën e Monarkisë së Zogut, profesor, akademik, ish-sekretar dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë nga viti 1945 e deri në 1974-ën, përbën një rast unik, pasi krijimtaria e tij letrare u ushtrua në katër regjime politiko-ekonomike krejt të ndryshme nga njëri tjetri, duke shënuar një periudhë kohe prej afro shtatë dekadash. Poet, prozator, romancier, publicist, shkrimtar, gazetar, përkthyes, akademik, studjues dhe historian i letërsisë shqipe, etj., profesor Shuteriqi, autori dhjetra librave, me të drejtë është quajtur nga Moikom Zeqo si “i fundit i Rilindasve shqiptarë”! I konsideruar si drejtuesi më liberal i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që krijimi i saj, arsye për të cilën dhe u shkarkua “me ceremoni” në vitin 1974, kur e nxorrën në pension dhe në profesion të lirë, u nda nga jeta në 26 korrik 2003, në moshën 87 vjeçare.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

  • DRITERO AGOLLI, i diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në Saint Petersburg, ai do të kthehej në Shqipëri ku ushtroi profesionin e gazetarit për shumë vite pranë gazetës “Zëri i Popullit” dhe për 30 vite ishte dhe Deputet i Kuvendit Popullor. Poet, prozator, romancier, publicist, gazetar, përkthyes, shkrimtar, akademik, etj., drejtoi Lidhjen e Shkrimtarëve nga viti 1974 deri në 1991-in, autor i një numri të madh librash të botuar brenda dhe jashtë vëndit, është konsideruar si “Patriarku i letrave shqipe”. Pas viteve ’90-të u angazhua edhe në politikë me Partinë Socialiste, duke qenë edhe deputet i Kuvendit Popullor në disa mandate. U nda nga jeta më 3 shkurt të vitit 2017 në moshën 86-vjeçare.

 

  • NIKO NIKOLLA, gazetar, shkrimtar, humorist, publicist, përkthyes, drejtoi me shumë sukses revistën satirike, “Hosteni”, nga viti 1971, deri në 1991-in, duke e çuar atë revistë në një tirazh prej 70 mijë kopjesh në javë. Eshtë konsideruar si legjenda e humorit dhe satirës së shtypit shqiptar dhe ende mbahet mënd për shprehjen e tij të famëshme “Ta kthejmë Ballkanin nga fuçi baruti në fuçi humori”, të thënë në një konferencë ndërkombëtare në Varna të Bullgarisë në vitin 1988. I konsideruar si “babai i gazetarisë shqiptare”, Nikolla u nda nga jeta në 4 janar të vitit 2006 në moshën 75 vjeçare.

 

  • VANGJUSH GAMBETA, i diplomuar në Universitetin e Kievit në Ukrainë dega Ekonomi, nga viti 1956 deri në 1975-ën, do të ushtronte profesionin e gazetarit si shef i sektorit ekonomik te redaksia e “Zëri i Popullit”, skenarist dokumentarësh në Kinostudion “Shqipëria e re”, dhe pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1975, do të pushohej nga puna dhe do të internohej për motive politikë në fshatrat me të thella të rrethit të Matit, ku punoi në bujqësi dhe pak kohë si magazinier. I kthyer në Tiranë në fillimin e vitit 1991, Gambeta rifilloi profesionin e gazetarit duke punuar për disa vite në gazetën “Republika”, si kryeredaktor i saj dhe nënkryetar i Partisë Republikane. Pas vitit 1993 u tërhoq nga jeta politike duke iu kushtuar studimeve si autor dhe përkthyes i disa librave. U nda nga jeta më 5 gusht të vitit 2008 në moshën 79-vjeçare.

 

  • MARASH HAJATI, i diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Saint Petersburg, dega Gazetari në Bashkimin Sovjetik, gazetar, redaktor, sekretar kolegjumi, instruktor për shtypin, autor librash, publicist i njohur i disa prej organeve kryesore të shtypit shqiptar, si gazeta “Puna”, “Zëri i popullit”, etj., nga viti 1974 e deri në 1988-ën, ka shërbyer si Drejtor i Radio-Televizionit Shqiptar, kurse në vitet 1988-1990, si kryeredaktor i “Zëri i Popullit”. Hajati i cili ka qenë gjithashtu edhe Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë para viteve ’90-të, mbahet mënd dhe është konsideruar si drejtuesi më liberal i RTSH-së, para viteve ’90-të! U nda nga jeta më 28 mars të vitit 2013 në moshën 79 vjeçare.

 

Foto në fjalë që publikohet për herë të parë nga Memorie.al. është bërë në fillim të vitit 1993 dhe “Pesë heronjtë” e shtypit dhe letrave shqipe janë mbledhur në një lokal te ish-Blloku, të ftuar nga Niko Nikolla, në një përvjetor të ditëlindjes së tij. Me këtë rast, kanë qenë të ftuar edhe një numër i madh personazhesh jo pak të njohur të shtypit dhe letrave shqipe, por në momentin që dikush ka nxjerrë aparatin për t’u bërë një fotografi si kujtim, janë larguar të gjithë, duke u lënë vëndin vetëm atyre të pestëve, që siç duken në këtë foto, janë të qeshur dhe plot humor, edhe për faktin se takoheshin me njëri tjetrin pas disa vitesh. Kjo foto publikohet nga Memorie.al me rastin e tre vjetorit të ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit, por duke qenë gjithashtu edhe një homazh për të pestë këta personalitete të letrave shqipe./Memorie.al

 

 

 

 

Share14TweetPinSendShareSend

Previous Post

"Filmin ‘Kur zbardhi një ditë’ të Milkanit, na e kërkojnë shoqëri perëndimore të distribucionit, deri në Tokio…” / Letra e zv/drejtorit të Kinostudios për Komitetin Qëndror, në ’73-in

Next Post

Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit: Në ‘65-ën më thirrën në Komitetin Qëndror, pasi me mjekun Alfred Serreqi, kishim fjetur në një shtëpi me diversantë…?!

Artikuj të ngjashëm

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.
Galeria e Fotove

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

March 20, 2023
Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.
Galeria e Fotove

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

March 19, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940

March 17, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940

March 17, 2023
Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940
Galeria e Fotove

Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940

March 14, 2023
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Galeria e Fotove

Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941

March 12, 2023
Next Post
Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit: Në ‘65-ën më thirrën në Komitetin Qëndror, pasi me mjekun Alfred Serreqi, kishim fjetur në një shtëpi me diversantë…?!

Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit: Në ‘65-ën më thirrën në Komitetin Qëndror, pasi me mjekun Alfred Serreqi, kishim fjetur në një shtëpi me diversantë…?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!