• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Foto e rrallë/ 31 janar 1948, kur Mbreti Faruk i Egjiptit organizoi në Kajro ceremoninë zyrtare të varrimit të Princeshës Ruhije Zogu…

11
Shares
2.1k
VIEWS

Memorie.al Publikon foto që i përkasin 31 janarit të vitit 1948, kur në kryeqytetin egjiptain, Kajro, u zhvillua ceremonia zyrtare e varrimit të motrës së Mbretit Zog, Princeshës Ruhije, e cila ishte një nga tre motrat e Zogut që nuk u martuan. Kështu, gjatë periudhës së Monarkisë, Princeshat Maxhide, Myzejen dhe Ruhije, u angazhuan në veprimtari të ndryshme të Artit, Kulturës e Sporteve, dhe përkatësisht, Princesha Myzejen ishte Patronate (kujdestare) e Lartë e të gjitha Sporteve, Princesha Ruhije, për Artet e Bukura, ndërsa Princesha Maxhide, kishte në kujdestari, Entin Kombëtar të Turizmit dhe Automobilizmit.

Pas largimit nga Shqipëria në prillin e vitit 1939, për shkak të agresionit fashist ushtarak ndaj vendit tonë, Mbreti Zog me familjen e tij dhe njerëzit e Oborrit Mbretëror që e shoqëronin, u vendosën në disa shtete, deri sa në vitin 1947, ata shkuan dhe u vendosën në Kajro, gjë që u mundësua pas ftesës së bërë nga Mbreti Faruk, një nga pinjollët dhe themeluesit e dinastisë së famëshme egjiptiane me origjinë shqiptare që qeverisën Egjiptin për dekada.

Mbreti Zog u prit me nderime të mëdha nga Mbreti Faruk i Egjiptit, i cili ishte i vetmi që vazhdoi të njihte qeverinë shqiptare të Mbretit Zog në mërgim dhe të mbante hapur e në funksion legatën shqiptare në Kajro, duke i krijuar Zogut dhe Oborrit të gjitha kushtet e një jetese normale siç i takonin një Mbretërie. Mbreti Faruk e respektonte Mbretin Zog ndryshe nga të gjithë homologët e tjerë, nisur edhe nga origjina e tij e largët, ai e konsideronte si vëlla Zogun, dhe kur u sëmur Princesha Ruhie në janarin e vitit 1948, sipas dëshmive të Mbretit Leka Zogu i Parë, Mbreti Faruk u shqetësua shumë dhe shkoi për ta vizituar e nuk u largua që andej deri sa u gjet dhuruesi i gjakut për të. Gjithashtu Mbreti Faruk vuri në dispozicion gjithçka për shëndetin e Princeshës Ruhie, e cila ndërroi jetë në janarin e vitit 1948 në Kajro.

Madje jo vetëm kaq, por siç duket dhe në foton që Memorie.al publikon për herë të parë, Mbreti Faruk organizoi edhe ceremonialin shtetëror zyrtar me protokoll për varrimin e Princeshës Ruhie, i cili u zhvillua në Kajro më 31 janar 1948, me të gjitha nderimet e duhura, ku morën pjesë një numër i madh personalitetesh shtetërore vendas dhe të huaj.

Gjithashtu mund të lexoni

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

Mbreti Zog me Oborrin e tij Mbretëror qëndroi në Egjipt deri në vitin 1952, kur Mbreti Faruk ra nga froni për shkak të ardhjes në fuqi të Gamal Abdel Nasser-it, i cili së bashku Naguib Muhammad, kryesoi një “Lëvizje revolucionare” të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik dhe Beogradi i Marshallit Tito, gjë e cila u kurorëzua me një grusht shteti ushtarak që i solli ata në fuqi dhe detyroi edhe Zogun të largohej përfundimisht nga Egjipti./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share11TweetPinSendShareSend

Previous Post

"Komunistët e dogjën me vajguri trupin e gjyshit tim dhe baba, 13 vjeçar, iku nga internimi dhe shkoi e zhvarrosi kufomën..."/Dëshmia rrëqethëse e Frrok Mëlyshit nga Brukseli

Next Post

“Me shoqëruesin e Babë Myslymit, do i bënim atentat Enverit në Pezë…”, Deponimi në gjyq i Sulo Klosit, që e lanë tre ditë të varur në litar në mes të Rubikut

Artikuj të ngjashëm

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.
Galeria e Fotove

March 20, 2023
Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.
Galeria e Fotove

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

March 19, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940

March 17, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940

March 17, 2023
Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940
Galeria e Fotove

Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940

March 14, 2023
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Galeria e Fotove

Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941

March 12, 2023
Next Post
“Pas dhënies së dënimit me vdekje për Bahri Omarin në ‘Gjyqin Special’, motra e Enverit, erdhi tek ne dhe i tha babait…”/ Rrëfimi i të birit të Koçi Xoxes, për ngjarjen e shumëpërfolur

“Me shoqëruesin e Babë Myslymit, do i bënim atentat Enverit në Pezë…”, Deponimi në gjyq i Sulo Klosit, që e lanë tre ditë të varur në litar në mes të Rubikut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!