• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

At Shtjefën Gjeçovi
“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle…”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Katerina Josipi, një ‘primadonë të teatrit shqiptar’ dhe ‘ikonë e skenës në Kosovë’, si një motër e madhe e Bekim Fehmiut të paarritshëm, me të cilin…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Nga NDUE DEDAJ

                                    FAMULLIA E GOMSIQES, SELIA E “KANUNIT” TË GJEÇOVIT

Memorie.al / At Shtjefën Gjeçovi ishte modeli i dijetarit shqiptar, që rroi e veproi në provincë. Nëse shumë nga dijetarët e kohës merreshin me punë shkencore në Shkodër e Tiranë, pranë arkivave, bibliotekave dhe bërthamave shkencore, At Shtjefni e ndërtoi aty ku shkoi qendrën e tij kërkimore – shkencore, duke filluar nga skedat, gjetjet arkeologjike, eksponatet etnografike etj., ku ishin dhe librat në shqip e gjuhë të huaj. Famullia mes malesh ishte dhe objekt kulti i formimit shpirtëror të banorëve, edhe vatër e dijes shkencore.

Në të vërtetë asgjë e re nuk kishte ndodhur, po të kemi parasysh historinë e murgjve në botën Perëndimore, të cilët luteshin, studionin dhe punonin tokën. Por lajmi është se kjo nuk bëhet në abacitë e manastiret e Francës, Anglisë, Spanjës, Italisë, Austrisë, Polonisë, Portugalisë etj., me traditë në këtë lëmë, por në Shqipërinë e varfër të Veriut, ku doket, këngët, përrallat e sendet e vjetra të visarit kulturor kombëtar po bjerreshin dita–ditës e po të mos mblidheshin e dokumentoheshin me hyrjen e shekullit XX-të, brezat që do të vinin nuk do t’i kishin më ato.

Gjithashtu mund të lexoni

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

Në kontekstin shqiptar, famullia si metaforë kulturologjike është shumë më tepër se gjurmimi dhe arkivimi i së vjetrës. Autori shqiptar, shkrimtari, ka dalë nga një kishë, nga famullia e përndritur e Buzukut. E para qe Fjala… e Mesharit, “tue klenë ma e para vepër’ e fort e fështirë për të vepruom mbë gluhët tanë”!

Që nga ajo ditë kur ky libër parak doli për së pari në vitrinë, autori shqiptar ka nënshkruar sipas stilit të patjetërsueshëm: “U Don Gjoni, biri i Bdek Buzukut…”! A mund të kuptohen pa famullinë shkrimtarët e tjerë të vjetër: Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Gjon Nikollë Kazazi, Pali i Hasit? Apo Ipeshkvi i Arbënisë, Mark Skura, i Durrësit, Rafaele D’Ambrozio, prelati i Pavarësisë, Dom Nikollë Kaçorri etj?

Nga një famulli malesh matjane kemi dhe dokumentin e parë të shqipes, “Formulën e Pagëzimit” të Pal Engjëllit. Ka një vazhdë shkrimore që nga lashtësia. Shën Hieronimi (340-420), autori romak me origjinë ilire, është dhe prijëtari i kësaj race të ndritur diturakësh. Janë këta punëtorë të urtë të letrave që i konfiguruan si qendra studimore famullitë nëpër malshejte, kryekrejet Kuvendet Benediktine, ku punonin tokat e vreshtat, shkruanin, transkriptonin e arkivonin.

Ndërkohë që rapsodët popullorë nxitonin të shqiptonin epet, këngët e kreshnikëve, të motmotit, të historisë, këngët e lindjes dhe të vdekjes, të cilat do t’i regjistronin në letër famullitarët kulturologë Bernardin Palaj, Donat Kurti, Aleksandër Sirdani etj. Famullia (Mungada, Abacia, Ipeshkvnia) nuk do të reshtte së krijuari dhe nënshkruari shqip thelbet e identitetit shqiptar. Gjeçovi e ri-dimensionoi kuptimin e famullisë si qendër kërkimi e studimi.

Ai kishte shkopin prej druri bushi, si dëshmitar të adresave nga i shkeli këmba, nga Malësia e Madhe në Labëri, Mirditë, Pejë, Gjakovë, Elbasan, Berat etj., i cili niste me fjalët e skalitura; “Rrnoftë Shqypnia”. Rreth 30 vite më atë shkop në dorë si një “plak” i dijes, arkeologu dhe etnologu i parë shqiptar. Shkopi emblematik i Gjeçovit, të cilit poeti Xhevahir Spahiu i ka kushtuar një poezi, ruhet në muzeun e Shkodrës, duke qenë udhërrëfyesi i çuditshëm i shtegtimeve të dijetarit heroik.

Harta misionare e Gjeçovit dhe e veprës së tij të jetës, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, rrok mbarë trojet dukagjinase e më gjerë trevat shqiptare: Kryezi, Janjevë, Troshan, Lezhë, Shkodër, Bogë, Pejë, Gomsiqe, Orosh, Kashnjet, Rubik, Laç (Sebaste), Vlorë, Zllakuqan, Zym etj. Në të gjitha këto, në rend të parë është famullia e Gomsiqes në Mirditë, urë-lidhëse me Shkodrën, Pukën e Dukagjinin.

Është Faik Konica, aristokrati i metropolit shqiptar-amerikan, që e skicon më pak radhë famullinë e Gjeçovit, i mahnitur prej asaj, si studio kërkimore dhe muze i eksponateve arkeologjike, etnografike etj., duke e quajtur Gjeçovin “një nga njerëzit më të lartë të Shqipërisë”, që asokohe “merrej me institutet e vjetra të Shqipërisë, nga të cilat një që arrin deri në ditët t’ona, është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askush nuk mund t’i afrohej At Gjeçovit në diturin e këtij Kanuni…!

Në kat të sipërm të famullisë, përmi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbuluara e të mbledhura një nga një, me një fatbardhësi të rrallë dhe me një shije të mbaruar, nga dora e vetë At Gjeçovit”. Kjo ishte famullia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX jo vetëm në Gomsiqe, por kudo. Shoqëria “Bashkimi” e Shkodrës e udhëhequr nga Abati Prend Doçi, ishte një akademi kërkimore me filialet gjithkund nëpër famullitë e veta.

Pas elitës kishtare të mesjetës, u përvijua një vazhdë e re prelatësh të penës e dijes në kohën e Rilindjes, si; At Leonardo De Martino në Troshan, Dom Mikel Tarabolluzi në Stubëll të Epërme të Karadakut, Pjetër Zarishi në Orosh, Dom Ndoc Nikaj në Shkrel, Dom Ndre Mjeda në Kukël, At Gjon Karma në Pukë, Imzot Luigj Bumçi në Kallmet, At Bernardin Palaj në Dukagjin, Dom Nikollë Kimza në Kalivare, Dom Dodë Koleci në Ndërfanë, At Pal Dodaj në Rubik, At Pashk Bardhi në Vig, Dom Prend Suli në Kashnjet, Dom Nikollë Gazulli në Shkrel, Dom Nikollë Mazreku në Kryezi, Dom Zef Oroshi në Ungrej etj., famullitë e të cilëve ishin dhe çerdhe krijuese e studimore.

Misioni kombëtar i famullisë shtrihet deri në Vlorë, ku Dom Mark Vasa stilizonte flamurin kombëtar që do të ngrihej në qytetin historik më 1912. Fishta dhe Gjeçovi ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me “Kanunin e Lekës” dhe “Lahutën e Malcis”, duke mundësuar: i pari kalimin nga rapsodi anonim te autori i mirëfilltë letrar, që nuk shkëputet menjëherë nga filli i traditës krijuese dhe i dyti – duke marrë mbi vete “autorësinë” e Kanunit, që deri atëherë e kishte populli. Prandaj janë dhe dy fretërit më të popullarizuar në gjysmën e parë të shekullit XX-të, me njohje dhe jashtë vendit.

Gjeçovi i bëri kullat e maleve pjesë të studios së vet. Dy nga bardët e shquar nga të cilët mblodhi lëndë të shumtë e të vyer kanunore ishin: Çup Kolë Skana i Oroshit dhe Palucë Prengë Gjoni i Kashnjetit, ashtu si dhe ndonjë kapidan nga Gjomarkajt. Këta bashkë me Ndue Prengë Nikollë Lleshin e Simonit, Pleqtë e Fanit e të tjerë, ishin pleqnarë kanuni dhe ‘Plak Kanuni’ ishte titull fisnikërie, i ndryshëm nga titujt e parisë së krahinës, flamurit apo fshatit, që ishin të trashëguar. Titullin ‘Plak kanuni’ e fitoje falë aftësive individuale në zgjidhjen e konflikteve dhe nuk e trashëgoje.

‘Plaku i Kanunit’ ishte mishërimi i drejtësisë në sytë e publikut. Pleqtë kanunarë të dëgjuar merreshin dhe në krahinat fqinje për të pleqëruar. Askush më mirë se Gjeçovi nuk e ka njohur këtë racë siperane, prej së cilës ai “voli” Kanunin ditë pas dite e, javë pas jave. Famullia e tij e Gomsiqes, ku qëndroi mbi dhjetë vite, dalëngadalë vjen e merr atributet e një instituti kulturologjik. Kishte ardhur një kohë kur famullitarët e maleve ishin njëherësh bashkëpunëtorë të organeve të shtypit kulturor – fetar, si ‘Hylli i Dritës’, ‘LEKA’, ‘Kumbonma e së Dielles’ etj.

Në këtë kundrojë, shqiptari i sotëm një ndalesë duhet ta bëjë me doemos në Kuvendin e Arbnit (1703) në Mërçi (Lezhë), pasi ai tempull bekoi një kuvend historik shqiptar të përmasave kombëtare, për të ngritur aty një obelisk. Ashtu siç do t’i duhej ta zbulonte Prend Doçin, në të dy “abacitë” e tij, atë të Oroshit dhe shoqërinë “Bashkimi” (Shkodër), që i dha këtij kombi alfabetin e vet me shkronja latine, me të cilin shkruajnë dhe nënshkruajnë sot e gjithë ditën shqiptarët kudo janë.

Ravës për tek autori shqiptar kemi për ta takuar patjetër Dom Ndoc Nikajn (në Dajç të Bregut të Bunës etj.), duke u marrë me Historinë e Shqipërisë (të parën histori të saj), Shkodrën e Rrethueme, Bukurushën (të parat romane shqipe), apo gjuhëtarin e për-vutë me emrin pak të dëgjuar, Dom Dodë Koleci, që i ngulur në famullinë e Ndërfanës (Mirditë) hartoi ‘Fjaluer i Ri i Shqipes’ (1908).

Famullia kulturologjike ishte dhe në “Andrrën e jetës” të Ndre Mjedës, lirikat e qytetit të vet të Vinçens Prenushit, melodramat e Ndre Zadejës, muzikimet e At Martin Gjokës e Dom Mikel Koliqit, i pari Kardinal shqiptar. Në një nga famullitë më të vjetra shqiptare, atë të Shën Demetrit të Kalivares (1154) të Dheut të Spaçit, historiani Dom Nikollë Kimza shkroi artikuj të vlefshëm sidomos për historinë e Mirditës, por dhe të Tiranës, apo në famullitë e shumta ku shërbeu Dom Prend Suli, mblidhte “kokrrat e vjetra mirditore”, folklor dhe doke të trevës, si dhe plot famullitarë të tjerë shkrimtarë, gjuhëtarë, etnologë, piktorë, muzeolog, arkeologë etj.

Një meritim të madh kulturor kanë famullitarët e vonë, dijetarë të shquar, Dom Simon Filipaj në rrethinat e Ulqinit, përkthyesi i Biblës në shqip dhe At Vinçens Malaj, që u shkri si qiriri në bibliotekën e tij albanologjike në famullinë e Tuzit, për të na sjellë përmes dëshmive arkivore të Vatikanit Kuvendin e Arbnit. Në një famulli të shuar mund të jetë dhe “monumenti më i rëndësishëm i Shqipërisë Veriore”, – na thotë gjeografi i njohur Armao, për manastirin Benediktin të Shirqit në bregun e Bunës Shkodër, i ndërtuar nga ilirët në shekullin VI-të.

Në famulli arbnore Shkodre, Mirdite, Stublle, Dhërmiu, Kurbini, Vele, Pllane, Blinishti, Oroshi, Gjakove, Prizreni, Shkupi, Zllakuqani, kemi shkollat e para shqipe; misionarët shëtitës të pajtimit të gjaqeve Jungu e Passi, në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të, albanologët e shquar Zef Valentini, Fulvio Cordignano etj., parlamentarët e parë At Gjergj Fishta, At Ambroz Marlaskaj, Dom Ndre Mjeda etj.

Na duhet ta pohojmë e dëshmojmë me studime e publikime rolin kulturor të famullisë shqiptare veçanërisht në kapërcyell të shekullit XX-të e gjysmën e parë të tij, pa u tutur se po shkasim në ndo-njëfarë “religjionizmi” kulturor, ngaqë vijmë nga një botë ideologjike e paqëruar nga ateizmi komunist, nga një laicitet me deformime dhe shkojmë drejt një bote “vigjilente”, ndaj qasjes dhe spektrit të besimeve etj.

Në stilin e meshtarëve të vjetër, veçanërisht françeskanëve, janë marrë një jetë me letërsi, gjurmime, shkrime e përkthime edhe intelektualë të tjerë larg metropolit, si Lasgush Poradeci në Pogradec, Jakov Xoxa në Apolloni, Ndoc Gjetja në Lezhë, Dom Frano Illiaj në Kurbin, Dom Simon Filipaj në Shëngjergj & Kllezë të Ulqinit, Dilaver Kurti në Mat, Fatos Mero Rrapaj në Myzeqe, Xhemal Meçi në Pukë, Shtjefën Ivezaj në Tuz, Prend Buzhala në Klinë, Gjon Gjergji në Krushë të Vogël, Agim Faja në Shijak, Gjergj Vlashi në Durrës etj.

Së fundi, në Gomsiqe, fshat mirditor i skajit perëndimor, do të ishte me vend të kishte një muze të Kanunit, ku të përjetësohej vepra e pashoqe kërkimore-shkencore e At Gjeçovit. Mjafton të shohim se si e ka ngjallë në Kukël të Zadrimës tempullin e Ndre Mjedës famullitari dhe historiani bashkëkohës, Dom Nikë Ukgjini. Madje është bërë vonë për një muze të Gjeçovit në Gomsiqe, për më tepër në kohën e turizmit kulturor. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Duke folur për fillesat e fotografisë në Shqipëri, Qerim Vrioni shkruan se; fotografët me intuitë, e kuptuan se arti i tyre komunikonte me...”/ Refleksione rreth librit “Shkrepje të rralla fotografike”

Next Post

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe...”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!

Artikuj të ngjashëm

“Përse tre kriminelët më tipikë, Aranit Çela, Rrapi Mino e Zylyftar Ramizi, që pas ’92-it u dënuan me vdekje, gjetën strehim politik, pikërisht në Perëndim…”?! /Refleksione të historianit dhe diplomatit të njohur
Personazh

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

November 8, 2025
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja
Personazh

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

November 9, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Personazh

“Sami Repishti shkroi edhe për dy antifashistët vlonjat, Hamdi Gjoni dhe mësuesin Bego Gjonzeneli, që u burgosën e i torturuan komunistët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

November 6, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Personazh

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

November 5, 2025
“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit
Personazh

“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit

November 6, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Babai i tij, ish-oficer i Mbretit Zog dhe komandant i xhandarëve ballistë gjatë luftës, ka luftuar kundër partizanëve dhe pas çlirimit, si kriminel lufte, është vrarë nga…”/ Historia e panjohur e Musa Sinës

November 4, 2025
Next Post
“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe...”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme